Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar procesin zgjedhor të zhvilluar sot në të gjithë vendit.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” , ministri Tahiri ka përshëndetur të gjithë efektivët e policisë , të cilët u angazhuan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai thekson standardi i procesit zgjedhor është më i rëndësishës se dhe vetë rezultati i zgjedhjeve.
“Fituesi më i madh eshte qytetaria! Kjo falë qytetareve në çdo Bashki, falë vullnetit institucional për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme me shumë sesa rezultatin e garës.
Faleminderit me shume se 7.000 punonjësve të Policisë së Shtetit në çdo cep të Shqipërisë, që kontribuan bashkë me qytetarët për të arritur standartet më të larta zgjedhore.
Kur fiton procesi, fitues nuk është vetëm fituesi, por fitojnë të gjithë. Ky eshte suksesi i vertete sot.Faleminderit të gjithëve” , përfundon mesazhin Tahiri.