“Mungojnë” mbi 230 mijë vota

21 Qershor 2015, 20:50Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara

Zgjedhjet kaluan relativisht qetë në Shqipëri të dielën më 21 qershor 2015, ndonëse tensioni qe i lartë në disa zona zgjedhore, veçanërisht në zonat ku garonin kandidatët e aleatëve të vegjël të qeverisë, LSI dhe PDIU.

Pjesëmarrja qe dukshëm e ulët ndërsa të dhënat paraprake të raportuara nga KQZ tregojnë se vetëm 45 për qind e votuesve u paraqitën në qendrat e votimit, plot 8 pikë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2013. Në rast se pjesëmarrja qe me të vërtetë 45 për qind, atëherë rreth 1.5 milionë shqiptarë e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, mbi 230 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2013.

Kjo është edhe pjesëmarrja më e ulët e regjistruar në zgjedhje që nga viti 2009.

Pjesëmarrja reale e popullsisë votuese aktualisht të pranishme në Shqipëri duhet të jetë shumë më e lartë se sa 45 për qind për shkak se një pjesë e konsiderueshme e votuesve janë praktikisht emigrantë. Gjithsesi, rënia e ndjeshme e numrit të votuesve përbën një vlerësim indirekt për qeverisjen aktuale si dhe për mungesën e alternativës reale nga ana e opozitës aktuale.

Në zgjedhjet e vitit 2013, pjesëmarrja qe rekord, me 53 për qind, gjë që konsiderohet edhe faktori kyç pas fitores masive të zgjedhjeve nga ana e Partisë Socialiste.

Përveç pjesëmarrjes së ulët, një pjesë e shqiptarëve shprehën protestën e tyre edhe përmes zhgarravitjes së fletëve të votimit, shpesh, me shprehje dhe figura fyese ndaj partive politike apo kandidatëve.

Të ndërgjegjshëm për problemin moral të shkaktuar nga pjesëmarrja shumë e ulët në votime, deputetja Olta Xhaçka e Partisë Socialiste deklaroi pas mbylljes së kutive të votimit se në fakt, pjesëmarrja e votuesve të kësaj partie ka qenë “masive dhe në nivelin më të lartë historik”. Mbetet për t’u pritur rezultatet finale për të parë se cilës prej palëve të partive politike i munguan votuesit në këto zgjedhje.

12 komente në ““Mungojnë” mbi 230 mijë vota”

  1. N says:

    Kjo tregon se shumica e shqiptareve Jane akoma shpellare primitive qe meritojne te kene ne krye xhahil bilbilin berisha. Akoma genjehen me dy like e nje these miell. Akoma Kane idhull kohen e vjedhjes se energjise dhe mungesen e ligjit. E meritojne trajtimin si kafshe!

    1. tani says:

      E drejt e meritojn trajtimin si kafsh po NGA gjithe politica,perfshire dhe qeverisjen aktuale, pa salen e nanon po e po,bashk me like djalin

    2. ad says:

      o truthare rilandas

      po 1.000.000 vota kunder berishes kush i hodhi joteme.

      ti je fotokopje e berishes po me siglen e rilindjes.

      1. Lomi says:

        Me keto mend qe paska sh shpejt do terhiqet zvarre!!

  2. Tiku says:

    Fati per ps se ata qe nuk moren pjes jan ata te pakenaqurit qe iken emigrant dhe qe tani jane neper kampe por prap rilindja eshte pran funeralit

  3. N... says:

    Kjo tregon se shqiptaret kan hec shum perpara dhe ndihen te ofenduar te votojne ciftin Meta-Kryemadhi.Keto zgjedhie do jene nje disfate per LSI dhe nje leksion jete per Ramen.

  4. Daku says:

    Keta qe mungojne jane ata qe jane punesuar dhe rehatuar keto dy vjet :p. Ndersa keta te merziturit jane ata qe s’u varen ne 91 dhe bejne perr-perr se i kane ardhur kelyshet ne pushtet po s’po ju ecen!!

  5. Tom says:

    Mendoj qe eshte e kunderta. Shqipetaret nuk kane aspak nostalgji per qeverisjen e Berishes dhe ata skane asnje arsye per ta pasur idhull berishen sepse ne te gjitha versionet, per shkak te prejardhjes, Berisha eshte shqiptari me i prapambetur i ardhur ne kete bote nga nje vrime e humbur ne shpellat e Vicidolit. Pra askush nuk mund te quhet kafshe kur nuk ka aspak deshire te ndjeke nga pas te vetmin kafshe qe ka nxjerre ky vend.
    Nga ana tjeter mospjesmarja eshte nje elemente proteste dhe mospelqimi per qeverisjen aktuale per te cilen pritshmeria publike ishte me e madhe sesa performanca e saj.
    Kjo eshte normale, pasi abstenuesit jane edhe pjesa me e zhvilluar e votuesve te cilet nuk bien dakort me qeverisje dhe klasen politike ne teresi.
    Abstenuesit jane ne kerkime te nje levizje te re politike per te cilen ka nevoje aktualisht Shqiperia, duke kerkuar te sfidojne dhe menjanuar ne zgjedhjet e ardheshme politike klasen e paafte politike.

  6. Patriot says:

    Bojkoti ne shumice i shqiptareve me te drete vote nuk tregon injorance,por pjekuri qe verteton pakenaqesit e Tyre ndaj politikave te dites qe me fuqine e pushteteve te botes se krimit ne pozite dhe opozite i thenshin,vazhdojne te kandidojne me paturpesi dhe pike pergjegjesie politikane me te kaluar,sa korruptive aq dhe kriminale ne vite.
    Te kometosh eshte sa kulture,dije dhe profesjon,por te zhgaravites sikurse N-21qershori qe me paturpesi ofendon shqiptaret,do te thote injorance dhe bashkepunim me djallin per hire te lekeve te pista nen dore.Turp dhe bashkefajesi.
    Dita e shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi,por as Rama-meta dhe Basha e Berisha me shoke nuk duan ta besojne dhe vazhdojne me skenaret erradhes duke ricikluar boten e krim-korrupsioni-imoralo-politik dhe ne pushtetin lokal.

  7. agimi says:

    Zoti Erebara!
    Jam dakort me ju, që shkaqet e mungesës në votime janë në radhë të parë emigrantët, punët e përditshme, të sëmurët, etj, etj. Më vjen shumë keq që ju nuk përmendni si shkak kryesor mungesën në votime dhe “Dëshmitarët e Jehovait”.
    Falangat e tyre janë shumë destruktive. Ata nuk votojnë dhe janë një numër shumë i madh që kanë filluar t’a brejnë shoqërinë e brishtë shqiptare.
    Shoqëria dhe sidomos ligjvënësit duhet të mendojnë seriozisht për këtë kategori të këtij sekti fetar.

  8. I zhgenjyeri says:

    Mungojne 230.000 votues? U rrit LSI dhe PD ndenji ne vend, sigurisht qe jane te majtet e PS, keshtu ndodh kur injoron ata qe te sjellin ne pushtet dhe je krenar per kete. Vazhdo injoroi se te njejten pergjegje apo me keq do kesh edhe per zgjedhjet qendrore. Me kete menyre do te lavderohesh qe hoqe Saliun e do mallkohesh qe solle Meten.

  9. fitimi says:

    nuk i vej faj shumices se shqiptarve pasi jane mesuar me dhune si ne 2009,2011,2013.me shprese te kuptojne qe zgjedhjet e ardhshme per sa kohe te jete ne pushtet rilindja nuk ka per te pasur incidente makabra.epokes”berishiane” i erdhi fundi pavarsisht shpifjeve te pafundme qe pretendojne kto te shqupit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje