Votat e të burgosurve/ Mark Frroku, batuta për “zemrën”. Dritan Dajti: Unë pres ndonjë ministër këtu, këta më sjellin Xhuvanin

22 Qershor 2015, 09:21Politika TEMA

Dje për herë të parë në Shqipëri, kanë pasur mundësi që të votojnë edhe të burgosurit.

Ajo ka që ka ngjalur kureshtje, ka qenë votimi i disa të burgosurve “VIP”.

Mes tyre ka qenë deputeti Mark Frroku, që është përfshirë në disa batuta me një vëzhguese.

-Mirë zemra, e pyet vëzhguesja?

-Mirë, faleminderit, thotë Frroku, me idenë se ajo i tha zemra atij.

-E kisha për zemrën zoti Frroku, vijoi vëzhguesja, për shkak të problemeve që ka pasur Frroku me zemrën.

-Ëhë, mirë edhe ajo, tha Frroku.

Batutat kanë shkaktuar të qeshura.

Mes votuesve ka qenë edhe Dritan Dajti, vrasësi i katër punonjësve të policisë.

Ai ka dalë në një foto me ish-drejtorin e Fondit të Sigurimeve, Pjerin Xhuvani, që u arrestua vetëm pak ditë më parë, raporton Panorama.

“Ky drejtori është gabimisht këtu.

Unë pres ndonjë ministër, këta më sjellin një drejtor.

Edhe dy ministra nuk do ishte keq”, ka thënë Dajti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje