SHBA: Votimi nuk shënoi incidente apo dhunë, të certifikohet sa më parë rezultati zgjedhor

22 Qershor 2015, 16:54Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të të drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015.

Përmes një deklarate për mediat, SHBA thekson se:

Numërimi i votave vazhdon dhe u bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve.

Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune.

Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera.

Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR”.

3 komente në “SHBA: Votimi nuk shënoi incidente apo dhunë, të certifikohet sa më parë rezultati zgjedhor”

  1. Z/Kallami says:

    Jeni ambasador i ri ne Shqiperi.Po do mesohesh nga tradita arkaike shqiptare qe nuk mund te veprojne kundra tradites.Certifikimi do dite e muaj te perfundoj.Tashti do ia marrim kenges:Andej nga veriu maje krahut.Cifteli,lahute e sharki e tupana pa mbarim.Kendej nga jugu.Nji ia merr tjetri ia kthen e te tjeret i mbajne iso.Ca te tjere sazeve te larmishme teper te lakmushme.Apo nuk rrihet nen hije te menit apo te fikut per ta gjuejt me sy demokratikun.

  2. Bato says:

    Sa keq qe ska incidente ,sepse partia e pedeve sdo kete arsye si te mosi njohi zgjedhjet.

  3. lume e det says:

    Nje shtet ne te cilin pjesemarja e votuesve eshte vetem 40%, dhe nga perqindja e ketyre 30% votojne kunder qeverise perkatese, do te thote se asgje nuk eshte e ligjeshme… Dhe do te jete nje shtet qe nuk ka te drejte as nje here ne keto 25 vjet qe te kaloje ligje ne qejfe te cdo qeverie te pa ligjeshme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje