INTERVISTA/ Astrit Patozi: Beteja ime “epike” me Ilir Metën në Vorë

23 Qershor 2015, 15:22Politika TEMA

“Unë u shtrëngova  t’i përgjigjem Ilir Metës në të njëjtën monedhë. Për humbjen e bashkive,  e ka detyrë të shprehet lidershipi i PD”

Astrit Patozi është padyshim heroi i opozitës në këto zgjedhje. Ia ka dalë që bashkë me kandidatin e PD-së për Vorën të fitojë betejën më të fortë politike mes PD-së dhe LSI-së më 21 qershor.

Kjo betejë që dominoi një pjesë të madhe të teritorit ishte përqenduar politikisht në Vorë, atje ku deputeti demokrat Astrit Patozi drejtoi fushatën e kandidatit të PD-së, Fiqiri Ismaili. Gjatë fushatës u duk se i gjithë shteti kishtë zbarkuar atje për të fituar ndaj Fiqiri Ismailit, i mbështetur nga Astrit Patozi. Rezultati edhe pse i ngushtë është humbja faktike e Ilir Metës përballë Astrit Patozit.

Edhe pse nuk preferon të cilësohet si hero i këtyre zgjedhjeve, Patozi dhe triumfi i tij bashkë me kandidatin në Vorë, mbetën të paktat histori suksesi të 21 qershorit për opozitën.

Në një intervistë ekskluzive për “tesheshi.com”, Patozi thotë se është në pritje të rezultatit të votimit për këshilltartët, me shpresën se partia e tij ka rritur nurmin e votave. Nuk ka shumë dëshirë të komentojë humbjën e thellë të PD-së në shkallë vendi. Megjithatë ai thekson se pyetja për arsyet e humbjes së kandidatëve për bashkitë, nuk është për të por për lidershipin e partisë. Megjithatë Patozi flet për nevojën e një analizë të thellë e cila nuk u realizua as për humbëjn e  23 qershorit 2013. Fitorja e Patozit në Vorë është padyshim si një leksion për drejtuesit e PD-së që personalitet e kësaj partie nuk mund të lihen në hije pavarësisht se debateve të brendëshme…

Zoti Patozi, ju mund të konsideroheni si hero i asaj fitoreje të vogël të opozitës, por që në fakt është një fitore shumë e rëndësihme. Çfarë e mundësoi fitoren e kësaj beteje, duke pasur parasysh  atë që e cilësuat gjatë fushatës si “agresionin” e LSI-së?

E para, unë jam kundër përdorimit të këtyre termave superlative, sepse nuk më pëlqejnë as për të tjerët, as për vete. Unë kam bërë detyrën time, atë që bëj çdo dy vjet dhe e bëj me vullnet dhe dëshirë të plotë.

Por ka qenë një betejë politike shumë e ashpër, ku u duk se i gjithë shteti u angzhua për t’ju mundur në atë betejë për qytetin e vogël të Vorës?

E tillë ka qenë. Nuk ishte zgjedhja jonë, ishim të detyruar që ta përballonim. Ishte një presion i papërfytyrueshëm i të gjitha segmenteve shtetit, kryesisht që kishin të bënin me LSI. Kishte një trysni policore, bandash, kishte një trysni ekzekutive sa i përket pjesës nën flamurin e LSI-së, nën qeverinë e Edi Ramës. Duhet konsideruar si një fitore e një përfaqësuesi dinjitoz të Partisë Demokratike në Bashkinë e Vorës, por mbi të gjitha një fitore e qytetarëve të Vorës, Prezës dhe Bërxullit, të cilët përjetuan fushatën më barbare dhe më të egër në historinë e zgjedhjeve shqiptare dhe ja dolën me sukses, sepse vullneti i tyre u respektua dhe çdo votë e tyre u lexua. E tillë duhet konsideruar. Më shumë si një fitore e qytetarëve ndaj dhunuesve të zgjedhjeve.

Zoti Patozi, por situata të tilla të ngjashme ku ka pasur akuza të opozitës për agresion të LSI-së edhe në zona të tjera, nuk ka ndodhur që të fitohet beteja në këtë mënyrë. Madje ka humbje të thella edhe në zona të konsideruara të lehta politikisht. Çfarë e mundsoi fitoren tuaj dhe sa ka ndikuar prania e ndërkombëtarëve në Vorë?

Unë nuk e besoj se ka ndikuar prania e tyre. Dua të shpreh mirënjohjen se ishin prezent, por nuk ka pasur ndikim të tyre në qetësimin e situatës, sepse nuk pati situatë të qetë as ditën e votimit. Unë nuk mund të bëj krahasime me zona të tjera sepse kam qenë i fokusuar në Vorë, dhe nuk kam informacion për zonat e tjera. Di të them që përballjet e PD-së me LSI-në kanë qenë relativisht të ashpra dhe ne kemi arritur të fitojmë edhe në zona të tjera, nuk ka qenë Vora rast i izoluar.

Meqënëse jemi këtu, është fjala për Pogradecin por edhe për Përmetin që PD e ka fituar përballë PS-së. Do të thotë që ka pasur një reagim të qytetarëve të dy qyteteve, pra ata kanë reaguar kundër arrogancës së pushtetit, në këto dy bashki ku kanë votuar majtas historikisht? Ndërkohë  nuk është bërë e mundur që opozita të ketë të njëjtin sukses në bashki të tjera që padyshim kanë patur të njëjtat kushte të përafërta me këto dy qytete. Çfarë ndodhi me opozitën që nuk mundi të marrë votat e pakënaqësisë ndaj mazhorancës?

Është ende herët për të nxjerrë konkluzione, duhet pritur ende numërimi i votës së fundit. Kur them vota e fundit kam parasysh që duhet pritur edhe numurimi i votave për këshillat bashkiakë, sepse zgjedhjet lokale janë të tilla që nuk numërohen vetëm bashkitë që fitohen por edhe vota popullore ka ndikimin e vet, për ta përkthyer politikisht. Prandaj unë them që duhet bërë durim dhe duhet të presim rezultatin final të  votave  popullore në Shqipëri, për të nxjerrë një konkluzion dhe për të bërë një analizë më të ftohtë asaj që ka ndodhur në raportin e opozitës me pushtetin në këto zgjedhje.

Cilido qoftë rezultati i kësaj pjesë të dytë të numërimit të votave, besoj se do të ketë një analizë, sepse opozita nuk ka bërë një analizë të humbjes së parë?

Kjo nuk është pyetje për mua, është pyetje për autoritete më të larta në PD dhe është një pyetje që nuk më takon mua t’i jap përgjigje.

Kthehemi edhe një herë tek Vora. Mund të konsiderohet si një betejë e juaja me Ilir Metën e fituar shumë dukshëm…?

Jo sepse ajo nuk ishte sfida ime. Po të ishte për mua unë nuk do të kisha dalë asnjëherë publikisht sepse unë nuk e konsideroj si sfidë personale, këto janë zgjedhje lokale. Unë nuk kam kandiduar kurrë për kryetar bashkie dhe as për këshilltar bashkiak. Betejat e mia i kam pasur sa herë Shqipëria ka pasur betëjë politike, e tillë do të jetë edhe pas dy vjetësh. Unë kam qenë i detyruar që të flas sepse e tillë ishte situate, sepse atje kishte nevojë që gjërat të thuheshin dhe të bëheshin publike për të gjitha institucionet të cilat ishin të interesuara për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë rast nuk besoj se kam ndonjë meritë në fitoren e përfaqësuesit të PD, përveç faktit që kam bërë detyrën.

E kuptoj modestinë tuaj, por ka qënë e dukshme gjatë fushatës kjo përballje juaja me LSI për të mbrojtur kandiatin tuaj?

Unë u shtrëngova  t’i përgjigjem Ilir Metës Metës në të njëjtën monedhë. Them u shtrëngova sepse nuk kisha dëshirë të bëja këtë punë. U detyrova sepse e tillë ishte trysnia, nuk mendoj se kam bërë më shumë se detyrën time si  përfaqësues i opozitës.

12 komente në “INTERVISTA/ Astrit Patozi: Beteja ime “epike” me Ilir Metën në Vorë”

  1. Petro says:

    Te marr shembull xhaferi anemik(pse) ne Shijak, Spaho(anemik) ne Durres, Halimi(pse) anemik ne Rrogozhine she shume te tjere.Me nje fjale Patozi mbetet i vetmi personalitet i PD diinjitoz dhe me integritet.

    1. Fredi says:

      Une propozoj Voren si kryeqytet. Ha ha ha ha!

      1. Pilo Lala says:

        Kot u harxhove, se ne Vore do behen zgjedhje perseri ne Dhjetor, se Kryetari do shkoje burg.
        Ne Vore dhe ne Kamez, do behen zgjedhje per 6 muaj, te dy do shkojne ne burg.

  2. TJ says:

    Patozi vuan nga diagnoze e Stokholmit! Berisha e poshteroi,denigroi i hoqi te gjitha postet dhe Astriti therret “rrofte qyteterimi Vicidoli”!

  3. arnaut says:

    Patozi nuk vuan nga ajo diagnoze, por nga frika te dale perballe Saliut. Eshte shume realist se e di qe e “mbysin”, sic mbyten Azemin (pastaj thane: u kry Azem!).
    Eshte ne PD ploitikani i vetem qe meriton njefare respekti e vemendje, por nuk e lene te shpaloset, se meqe vet nuk eshte i inkriminuar, Saliu nuk mund ta caktonte “shef” te partise, Saliut i duhet nje qe i ka duart “te ngjyera” si Basha, e tani e merr e perdredh si ti doje by….
    Po ti mbushet mendja ne sekonde e heq Lulin.
    Sidoqofte Patozit i ka zene rrota bishtin, nuk del dot nga llogorja qe ka hapur Saliu, se ne fakt mendoj se do te ishte e vetmja figure, qe duke u shkeputur nga Saliu, mund ti jepte drejtim tjeter PD-se.

  4. s.h says:

    Ne fakt , portreti yt nuk fitoj ndaj I.Metes por ndaj politikanit karafil te LSI , Luan Rama….Edhe ne debatin qe bete te Fevziu, L.Rama fliste si kapadai …Keshtu foli edhe sot ne zedhenes i LSI …. permendi pazarin e Roskovecit, por realisht hengri hajdarin e F.Ismailit ne Vore.

  5. Z/Kallami says:

    Ajt ma sikur se cfare ke ba.Mos pret elozhe.Ike tek Basha se do te kenaqin me fitore qe nuk asht pare ndonjihere si me 21 qershor 2015.Ne mos u kenaqesh leshoi nji za terma kacit te zi.Ky asht i mbytun me filozofina qe nuk i ha as gomari po vetem partia e juaj.

  6. Tomorri says:

    Ky person vetem dell politikani nuk ka,perse do te thoni ju?
    Kur je nje antar dhe deputet i nje partije te “madhe” si mund te mburresh qe ke fituare zgjedhjet ne nje mini fshat pa asnje rendesi te veçante,por kete veprim e ben vetem nje njeri pa tru fare qe kete fitore do ta perdore si ate shprehjen popullore– Ndaj hiçes po marr te Birçes– dhe ne kete rast per Patosen birçja eshte Vora e fameshme.

  7. madam fifi says:

    Te lumte je i zoti vella kot nuk ke afersisht mbiemrin e nje prej musketerieve te Dumes jo grides Aleksanderit.

  8. Elson says:

    Ky duhet te jet krytari ardheshem i partise demokratike. Kam shume konsiderat per kete njeri Uroj qe nje dite te jet krytari PD-se.

  9. Elson says:

    Edhe Tema si e majt qe asht i rrepekton ato te djathte qe kane dinjitet dhe vlera qytetare.

  10. xho says:

    Cdo me thene fitova “beteje Epike, ne Vore. Mos e ka fjalen per vorin e bamit ne Tirane. O te pjerdhsha ne tru ore mendje madh i saliut,qe shet mendje per fitore te gjyzelave te PD. E harove Gerdecin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje