PD asnjë reagim për zgjedhjet, pret votat për këshillat/ Basha pritet të mos njohë rezultatin

23 Qershor 2015, 13:37Politika TEMA

Partia Demokratike ende nuk ka një reagim zyrtar mbi zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ndërkohë që ka përfunduar numërimi në 55 njësi vendore, nga të cilat 41 janë fituar nga koalicioni i majtë dhe vetëm 13 nga opozita.

Burime zyrtare nga PD i thanë gazetës TemA se do të pritet përfundimi i procesit të numërimit të votave edhe për këshillat bashkiake për të pasur një qëndrim përfundimtar mbi zgjedhjet.

Partia Demokratike zotëron prova dhe fakte, të cilat tregojnë ndërhyrjet në proces dhe mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, të cilat i janë bërë të njohura edhe vëzhguesve të OSBE/ODIHR të atashuar për vëzhgimin e zgjedhjeve”, u shpreh i njëjti burim.

Ndërkohë gjithmonë e më shumë duket se Partia Demokratike nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse në rrjetet sociale nga mbështetës të saj i kërkohet Lulzim Bashës të mbajë përgjegjësi për rezultatin dhe humbjen e thellë.

Zyrtarisht PD pret rezultatet e votave për këshilltarë bashkiakë, të cilat do të krahasohen me zgjedhjet e 2013 dhe jo të zgjedhjeve vendore të 2011.

Në 2013, Partia Demokratike arriti një nga rezultatet më të ulëta në të gjithë historinë e saj, cka do të thotë se krahasimi i votave të 2015 me ato të dy viteve më parë, pritet të shmangë cdo lloj analize dhe debati brenda rradhëve të PD.

Por duket se linja zyrtare e PD-së do të jetë ajo e shfaqur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një komenti në rrjetin social ka zgjedhur të njollosë procesin zgjedhor, duke shmangur cdo lloj përgjegjësie për humbjen, madje edhe në bastionet e PD-së, të strukturave drejtuese të partisë më të madhe opozitare.

Këtë qëndrim duket se do të mbajë zyrtarisht edhe Partia Demokratike, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në shtator të rikthehen protestat. /gj.k/

5 komente në “PD asnjë reagim për zgjedhjet, pret votat për këshillat/ Basha pritet të mos njohë rezultatin”

  1. salem says:

    Varet c’urdher i ka dhene teveqeli Bisha,ashtu do beje Basha;kukull e bindur.

    1. era says:

      Pd duhet zhdukur nga faqja e dheut per te gjitha vjedhjet dhe maskaralleqet qe kane bere keto 25 vjete.Kush mendon se kjo parti mund te ringrihet gabon shume rende , sepse duke pare se nga çfare njerezish kjo parti drejtohet duhet te jesh injorant ti besosh voten.Te votosh lulin,paloqen,halimin,ristanin,zhozin,stazmirn dhe femijet e sales , eshte njesoj sikur te mos duash te miren e femijeve te tu.Jo se ps apo lsi jane me te mire,por pastrimi i politikes shqipetare nga keta kusare duhet te filloje nga pd,sepse ishte kjo parti degjenerate qe pas viteve 90,futi ne trend ndarjen e shqipetareve,vjedhjen e votave dhe pasurise shteterore dhe mbi te gjitha urrjtjen partiake dhe krahinore.

  2. le says:

    kur do do ta kuptoj ky njeri qe populli shqiptar nuk e pranon me si politikan dhe aq me pak si udheheqes te tij berishen!
    Hapi rruge te rinjve demokrat e boll me intrigat e tua se e njollose jo vetem partin e djathte por te gjith besuesit e saj po e con drjet shkaterrimit te plot, nuk eshte partia jote private se fundja te zgjedh ai popull te arrish aty ku ishe dhe jo vetja jote pffff

  3. andromeda says:

    Pas këtij grushti të dytë PD pëson knockout dhe zor se do të ketë forca të ringrihet pavarësisht nga lehjet e qenit Berishë.

  4. alti says:

    Opozita eshte partnere e pushtetit ne demokraci. Keto zgjedhje jane te dukshme ,si me te mirat qe jane bere per keto 25 vjet ,ku thelbesore ishte pamvaresia e te ushtruarit te drejtes se votes , per shumicen e shqiptareve si dhe menyren e rregullt te qendrimit te organeve shteterore ne mbarevajtjen. e zgjedhjeve . Opozita mori pjese ne zgjedhje beri fushaten ,qe per mendimin tim kishte dy difekte ne strategji , ate te premtimeve qe nuk vareshin nga ajo , si dhe fushaten e shpifjeve qe komplet eshte jashte loje sot. Po te kishte vene shume te rinj dhe te reja ,te pa perlyer me te kaluaren kriminale te saj, dhe po te ishte bazuar ne programe te vecanta per cdo bashki, dhe perfundimet do te ishin me te mira. Sa per mosnjohjen e zgjedhjeve eshte thirrje koti, pa baze se dhe diferenca e te majtes fituese me te eshte shume e madhe . Populli shqiptar nuk eshte ai qe genjehej nga thirrjet e Saliut ,por kerkon argumenta dhe realizim projektesh ku qeveria e majte po e tregon me rilindjen e qyteteve qe nuk dallonin nga fshatrat. Humbja eshte e thelle e opozites , e ngarkon te majten me pergjegjesi per te permiresuar jeten e banoreve, dhe sidomos per shfrytezimin e resurseve te seciles zone , ne drejtim te punesimit si dhe subvencionimin e zonave fshatare per drejtimin e tyre bujqesor ne baze te rajonizimit te kulturave dhe kafsheve . Vetem keshtu rritet efikasiteti I pushtetit lokal duke u kthyer jo vetem njesi administrive por dhe menaxheriale se ekonomise se zones qe mbulon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje