Kukan: Përgëzime për progresin. Dekriminalizimi, minusi i të gjithë procesit zgjedhor

23 Qershor 2015, 20:07Politika TEMA

Edhe eurodeputeti Eduart Kukan përgëzoi për progresin e arritur në këto zgjedhje. Por, ai tha se do të pritet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it. Për Kukan, minusi më i madh i procesit ishte dekriminalizimi.

Eduart Kukan: Nga çfarë kam lexuar deri tani, në përgjithësi zgjedhjet ishin paqësore. Nuk pati parregullsi të mëdha dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it thotë se, ky proces zgjedhor pati shumë përmirësime dhe se dita zgjedhore nuk shënoi parregullsi, apo incidente të rënda. Prandaj dua t’i uroj shqiptarët për zgjedhjet dhe dua të çmoj përmirësimet e bëra për këtë proces. Sigurisht që pati parregullësi, të cilat përfshihen në raport dhe duhet të hetohen plotësisht, me qëllim që të arrihen përmirësime të mëtejshme në të ardhmen. Pati mjaft polarizim të medias dhe ndërmjet vetë partive politike. Por, përshtypja fillestare është se zgjedhjet shkuan në rregull, e për këtë arsye ato do të vlerësohen si një hap i mirë për përmbushjen e pritshmërive nga Shqipëria, përpara publikimit të raportit të progresit.

TCH: Pra për ju, Shqipëria e kaloi testin për nisjen e negociatave, apo jo?

Eduart Kukan: Është shumë herët dhe do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime po të shprehesha. Le të presim raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Këto zgjedhje ishin të rëndësishme për të kapërcyer testin për datën e çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE-në, por jo i vetmi faktor që do të merret parasysh nga Komisioni, për të  shqyrtuar nëse do të rekomandojë, apo jo, nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

TCH: Por, përveç reformave në 5 prioritetet kyçe, këto zgjedhje u quajtën të rëndësishme për të vijuar me fazën tjetër të procesit anëtarësues të Shqipërisë. A ishin fushata elektorale, dita zgjedhore dhe procesi i numërimit deri më tani, në përputhje me pritshmëritë?

Eduart Kukan: Kjo është ende një deklaratë paraprake dhe unë gjykoj në bazë të raportimeve, që kam marrë deri më tani. Kështu që, qëndrimi im është se Shqipëria, me këto zgjedhje lokale veproi mirë dhe pres me plot besim për raportin e radhës dhe rekomandimin, e nëse 5 prioritetet kyçe janë trajtuar pozitivisht, rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale nuk do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë.

TCH: Këto zgjedhje përbënin dhe ushtrimin e parë elektoral për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Si doli ai, sipas jush?

Eduart Kukan: Për çfarë kam dëgjuar, zoti Basha ishte shumë aktiv në fushatë zgjedhore dhe u paraqit në një mënyrë mjaft shembullore, siç më kanë treguar shumë njerëz nga Shqipëria. Rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve nuk janë pozitive për të, por le të presim për rezultatin përfundimtar të bashkive. Ai bëri më të mirën e tij, si udhëheqës.

TCH: Po përsa i takon dekriminalizimit?

Eduart Kukan: Aty ka një hapësirë të madhe për përmirësimin e kësaj çështjeje, sepse nuk u zbatua plotësisht, ashtu siç ishte rënë dakord në dhjetor. Këtë e shoh si një minus ndaj të gjithë procesit në tërësi.

TCH: Nga cila palë nuk u zbatua?

Eduart Kukan: Nga qeveria.

5 komente në “Kukan: Përgëzime për progresin. Dekriminalizimi, minusi i të gjithë procesit zgjedhor”

  1. Tr says:

    Minusi i dekriminalizimit beri qe te fitonin me shume Hajdutet e LSI dhe Garipat e Rames.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fatkeqsi, Kukan ka rene ,viktime e propogandes berishjane !

  3. O KUKAN VETEM NE PARLAMENT JANE ME SHUME SE 17 DEPUTET QE DUHEN FUTUR NE BURG TE CILET JU MASE I KENI LISTAT SE KUSHE JANE E PO KESHTU DHE KRYETARE BASHKISH U BENE SHOKET E KETYRE TE FORTEVE ,mendoj se politikes shqipetare i duhet dhene shuplake e forte dhe e qarte ku europa te flase me hapur dhe shkoqur fare me emer e mbiemer per inkriminimin e politikes shqipetare ku fare mire munde te ngreje ne mese te tiranes institucionin qe te verifikoje cdo politikan qe nga vitet 90 e ketej ,si dhe te vendose drejte e pa dorashka per personat qe duhen arestuar e denuar sepse ju o z,kukan e mesuat forte mire qe shqipetaret nuke e bejne dote kuren e kures drejtesine qe europa kerkon ,prandaj koha apo ndihma konkrete qe i duhet shqiperise per te pasur njerez te paster ne politike po trokete gjithnje e me forte ne institucionet tuaja ,bolle me fjale te cilat nuke kane per te gjetur kurre zbatim ne ate shqiperi qe per nga numeri i popullsise dele vendi me me shume miliarder ne europe. prandaj meqe europa kerkon te behet nje familje e bashkuar duhet te veje dore konkretishte mbi rrugacerine e politikes qe mbane penge dhe varferon shqiperine per ta shpetuar popullin shqipetar qe per te ardhur keqe ka 25 vite qe po lengon ma shume se sa ne kohen e diktatures komuniste. ndahe shapin nga sheqeri z.kukan .

  4. epo ky don edhe pidh t stervit,edhe t paqim!!
    pidhi qe stervitet ben leksjone t qimesh,dhe kur ti e pallon karin ta argton!!!
    kurse kur ja fut pidhit t paqim,esht sikur me t’ra makina n gremin//,/

  5. tfgs says:

    Kakun:
    – Ore shume gjera me kane thene dhe ca i kam degjuar vet me veshet e mi se, vec suniteve por edhe shiitet e LSI-qenkan hajdute te mdhenje,normalisht pa haruar edhe te pabeset came,te cilet me c’kam degjuar u mburen sot se fituan 3 bashki !!!edhe pse u votuan ne aleance me PS ,se ndrishe o te kishin fituar kkkkkkkk si tokat ne Tsamouria………
    Gyzeli i TCH:
    -Me cpo flitet larte e poshte Mallakastres evropianet kane mbetur te kenaqur me votimet dhe pritet Bruxeli te jap”OK”-in per ne BE……..!
    Kakun:
    -Ore kete ma thane edhe mua,po nuk e besoj se sipas informacioneve qe kam [pike e besueshme] Bruxeli nuk iu beson shume ketyre krimineleve te Tiranes cilado qofte parti,pasi keta te pabese shesin edhe baben per nje cik Evrope…….
    Gyzeli i TCH:
    -Dmthn se edhe kete rradhe duhet te presim te zhgenjyer per nje vend ne BE….!!!!!??
    Kakun:
    -Keni shume pune per te bere,nuk mjafton te nderroni vetem lekuren por nuk duhet te jeni edhe kriminele,se ndryshe…….te gjatin si Erdogani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje