Ka një ngatërresë në debatin publik lidhur me pjesëmarrjen në votime, pasi të gjithë i referohen listës së votuesve shqiptarë e cila është 3.36 milionë njerëz.
Në të vërtetë lista faktie e votuesve është popullsia nga 18 vjeç deri 100 vjeç që jetojnë faktikisht në Shqipëri.
Ajo sipas revistës Monitor përbën 65.4% e zgjedhësve të regjistruar. Pra nëse shifra formale e votuesve është 3.36 milionë zgjedhës të regjistruar në të gjithë Shqipërinë, duhet llogaritur vetëm 65 përqind e saj.
Diferenca prej 1.16 milionë banorësh nuk është rezidente në Shqipëri.
Nga të dhënat e KQZ, rezulton se në zgjedhjet e 21 qershorit kanë votuar gjithsej 1.56 milionë zgjedhës, pra rreth 48% të zgjedhësve të regjistruar gjithsej. Po ta konvertojmë këtë në votuesit prezent në Shqipëri, pjesëmarrja e votimit ngjitet në total vendi në 71%.
Në këto llogaritje nuk janë marrë parasysh emigrantët që mund të jënë kthyer për të votuar.
Sipas qarqeve, pjesëmarrja më e lartë e votuesve, në raport me banorët rezidentë rezulton në Gjirokastër, 107.5%, çka nënkupton se një numër i madh emigrantësh janë kthyer në shtëpitë e tyre për të votuar (mediat kanë shkruar për shtim të numrit të autobusëve që hyjnë nga pikat kufitare në jug të vendit).
Përqindja më e ulët e votuesve në raport me banorët rezidentë është regjistruar në Shkodër, me rreth 59% të totalit.
Situatë më interesante është në Vlorë, ku pjesëmarrja e votimit sipas KQZ ishte më e ulëta, në vetëm 37%. Por, sipas INSTAT, rezulton se rezidentët kanë votuar masivisht, me një pjesëmarrje prej 79%. Diferenca e lartë lidhet me faktin se vetëm 46% e zgjedhësve të regjistruar jetojnë në qytetin bregdetar, që njihet për nivel të lartë emigracioni.
Në mënyrë të ngjashme në Durrës, pjesëmarrja e votimit ngjitet nga 47% sipas KQZ, në rreth 63% sipas popullsisë rezidente.
Për Tiranën, përqindja e votimit ishte 50% e zgjedhësve të regjistruar dhe 66%, sipas rezidentëve.
Të dhënat e plota për 12 qarqet i gjeni në tabelat dhe grafikun e mëposhtëm (në llogaritjet sipas qarqeve nuk janë marrë parasysh lëvizjet e zgjedhësve nga një qytet në tjetrin muajin e fundit, si psh në Durrës, apo Vorë.
Burimi: Revista Monitor
ne kete zgjedhje pjesemarrja e votuesve eshte ne te vertete shume e mashe pas thirjeve edhe te qeverise dhe nderkombetareve dhe garantimit te nje procesi kualitativ nga ana e qeverise shqiptare!! per kete arsye, te gjithe shqiptaret jane krenar!!
PO ZGJEDHJET E KALUARA A NUK KA QENE KETA BANUES JASHTE SHQIPERISE?
TURP PER GAZETEN TEMA QE MANIPULON KESHTU. PJESMARRJA E ULET ESHTE EVIDENTE KESAJ RRADHE. MADJE ESHTE EDHE ME E MADHE PO TE KEMI PARASYSH QE JANE KTHYER QINDRA MIJERA REFUGJATE KETO DY VITE.
Po mjaft more se na i shpifet me keto genjeshtra! Sipas jush i bie qe zgjedhjet e meparshme te kene qene nga 90%. Nuk ka fjale te shpreh neverine per keto lloj mashtrimesh a thua se jemi te gjithe budallenj.
Bravo Dori !!!
Po mire o, po une qe erdha nga Anglia dhe votova bashke me nje te dyte per Dritan Lelin? Une nuk quhem ne kete perqindje?
Dhe gjithe arsyetimi bazohet tek opinioni i revistes monitor. Se nga e di nje cop reviste se sa rezidente ka ne shqiperi e sa jo kete vetem mero baze mund te na e sqaroje. E dyta, ska nevoje te beni pehlivanlleqe, merrni numrin total te votuesve ne 3 zgjedhjet e fundit dhe krahasojini. Kaq mjafton per te pare diferencen. Ju dhe ajnshtajnin e nxirrni me barre o matematicienet e temes
Nxito,jepja kete te dhene ketyre staticieneve te 71%, qe ta nxjerrin 200% pjesmarrjen… qe ti mbushet mendja popullit qe votoi se ishin me shume se c’vete ata pane….
Je njish … po e kam thene une … sjane popull budallenj shqipetaret … e dallojne te miren dhe te keqen shpejt keta …
71% nuk eshte e sakte pjesmarrja per popullsine rezidente – eshte 75%.
1.645.000 zgjedhes morren pjese, 1.615.000 vota t vlefshme per kryebashkiake, ndersa 2.204.000 eshte popullsia rezidente ne moshe votimi. pra pjesemarrja 75%.
Shpresoj qe 75% te jete sarkazem ne keto qe po thua.
Se sa statisktika te besueshme ka Shqiperia e dime te gjithe. Mjafton te shkosh ne gjendjen civile ku nje person ka dhjete emra, per faj te injorances dhe mungeses se diturise per te germezuar korrekt emrat ose thjesht fallsifikime per tia hedhur ndeshkimit ligjor.
Nga keto te dhen most te shkojme pastaj tek mungesa e sinkronise nga nje qytet ne nje tjeter, ku nje njeri mund te votoje ne Tirane, Durres, etj…
Me keto te dhena te siguroj qe pjesmarrja ne votime eshte 200%.
Kur 100% eshte 3.36 milion pra perfshi dhe emigrantet si eshte e mundur qe gjirokastra shkoi 107.5%???
I urojme nje fitore sa me te thelle te kandidatit te koalicionit te majte te drejtuar nga PS e LSI.
Kjo eshte Rilindja e dyte per Shqiperine dhe shqipetaret pas Rilindjes se dt 23 Qershor te perpara dy vjeteve. Perfundimisht mund te thuhet se populli Shqipetar dhe Shqiperia i ka thene jo poltikes destruktive te partise demokratike me militantizmin e saj te paafte dhe ka miratuar fuqishem reformat e ndermarra nga ana e Qeverise Socialiste si dhe Reformen Territorjale.
Vota e 21 Qershorit per koalicionin e majte eshte nje vote Inteleigjente dhe vote qytetarie.
Filloi matematika alla shqiptarce tani.
A ke 3,3 milione zgjedhes te regjistruar ne Shqiperi? Vete thua, Po
A thua se 1,16 milione banore nuk jane rezisdente ne Shqiperi? Edhe ketu thua: Po
Pra kur diferenca ne perqindje perben vetem 48% qe kane votuar, atehere si dilka 71 % pjesemarrja, kur vetem 800 mije kane votuar te majten dhe 650 mije te djathten?
I ke si i ke, ata jane ne lista dhe ketu mbron muhabeti. A u merr taksat e plehrave, gjelberimit dhe pagesat e tjera aforfe?
Natyrisht, pra i ke ne listat e taksave, ndersa nga listat e votimit i fshin me gome keta “jorezidente”.
Po perse keta te erdhen ne 2013? Kete pyetje perse nuk e ben?
Atehere ky eshte abstenim dhe masiv bile dhe jo llogritje te tipit alla-shqiptarce per te na mbushur mendjen se votini hste masiv kur kishte njesi qe votuan deri ne 37%.
Ahahahahahahaha!
Filloi dhe INSTAT-i me urdherin e peshkut mashtrimin.
Kur i ka nxjerre INSTAT-i te dhenat e censusit?!
Kjo menyre llogaritje eshte per te ber “shkence”, e per te nxjerre konkluzione sipas deshires. thoni thjeshte; sa kane votuar ne vitin 2009, 2013 dhe kjo krahasohet me 1564 mije qe kane votuar kete radhe dhe u krye.cdo njeri e nxjerr vet konkluzionin. vetem kujdes se mos edhe ti je i lsi, se ata te gjithe mashktroje, genjejne dhe vjedhin.
Ja dhe pjesnmarrjesia gjetem nje justifikim. Vetem ate pazarin e Roskovecit nuk po e saqrojme dot
E vetmja gje qe na mungon eshte opozita reale shqiptare. Pa nje opozite reale te djadhte edhe krahu i majte do te degjeneroje se shpejti.
Fashizmi gjakatar i shqupisteve duhet te nxirret jashte ligjit si uzurpatore te lirise se shprehjes dhe te prones, Ne kete menyre do ti hapet rruga se djathtes reale e cila ka qene duke mbllaciur dokrrat cerekshekullore te fashizmit gjakatar berishian. E djathta shqiptare, se ciles i dhembet atdheu duhet te ngrihet me kembe me guxim per te shporrur berishistet e shitur tek serbomedhenjte dhe enderruesit maonarko-fashiste greke me Fred Bejleri e me prifterinjte politikane te Janullatosit, ketij pasuesi pasionant te priftit reaksionar Sebastiano! Sot poer sot rreziku me i madh vjen prej Jugut sepse leshimet per varrezat dhe pensionet e “vorioepiroteve” i kane shtuar arekset e grekeve deri ne ezauriment mendor!
Tani po na mohoni vendlindjen more LEGENA.
Dikur kerkoje mbeshtetjen tone (te emigranteve).Po sot je ne pushtet dhe ste duhemi,se nuk votojm per 5 leke dhe nuk i lepihemi pushtetit. Po Ti ke qene dhe do mbetesh buk shkal.Tani ne nuk jemi Shqipetar…….MASHTRUES.
Ekonomistet thone:
“SHIFRAT JANE SHIFRA DHE NUK GENJEJNE , POR NJEREZIT QE JAPIN SHIFRAT MUND TE GENJEJNE”
Eshte mare peng vellacko…, dhe nuk e leshojne keta PD, qe te “shfarosin”… Mbasi interesi polotik shqiptar mesa i te gjitha aneve eshte i tille…
Në Fier 36423 Subashi + 25822 Alibeaj + 4188 Çaçi= 66433 po shtoj edhe 5 000 vota te pavlefshme arrijme ne 71433.Tani sipas KQZ 71433 ne 185 087 votues bejne 48%?????Ore po pse budallenj na dini ju neve????
Je i papare … Nje BIG LIKE nga une …
Arsyetim i dobet.Jane dy gjera krejt te ndryshme pjesmarrja ne votime e qytetareve me te drejte vote dhe tjeter gje pjesemarrja ne votime e qytetareve rezidente.Pjesemarrja max mund te jete 100%.NJE pyetje per artikullshkruein.po qe se do te ishte e mundur qe gjithe qytetaret me te drejte vote te kishin votuar sa do te ishte Pjesemarrja ne votime 150%?
Sipas Censusit te vitit 2011 popullsia e vendit e regjistruar ka qene 2.893.005 persona, ku perfshihen te gjitha moshat. Pra kuptohet qe pjesa tjeter jane ne emigracion. Por, ne listat e zgjedhesve sot jane mbi 3 milione vete. Si ka mundesi?! Kush na e sqaron kete?
Ta sqarojn ata qe votojne nga 3 here.
Edhe mua me beri pershtypje lista zgjedhore me mbi 3 milion vete,ne se dikush ka njohuri me shumeper kete mund te na e sqaroje.