PDIU: Fituam bashkitë e Peqinit, Rrogozhinës dhe Konispolit

23 Qershor 2015, 16:23Politika TEMA

PDIU bëri të ditur se kandidatët e saj të zgjedhur bashkërisht me partnerët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkitë e Peqinit, Konispolit dhe Rrogozhinës rezultojnë fitues.

“Ky rezultat i mrekullueshëm në garën për udhëheqjen e bashkive të reja sipas reformës administrative, në të cilën ne ishim pjesëmarrës vendimtarë, na tregon disa përfundime. Cilësia e kandidatëve, mosha e re, formimi i tyre profesional, dhuntitë morale, programi ynë i veçantë për bashkitë, mesazhet e pajtimit mbi ndarjet e gjitha llojeve, ishin përcaktues në këtë sukses të ri elektoral të PDIU-së, që konfirmohet si njëra ndër partitë kryesore në vend”, thuhet në një njoftim për shtyp të PDIU-së.

PDIU përgënjeshtroi gjithë “kasandrat” brenda dhe jashtë vendit, me rezultatin e arritur.

“Ajo u konfirmua si partia e bashkimit të shqiptarëve mes vetes, pavarësisht fesë së tyre, të shqiptarëve me pakicat etnike, etj, dhe kjo ishte përgjigja më e mirë për gjithë ata që donin ta asocionin partinë tonë me parti imagjinare naziste apo fashiste të së shkuarës”, vijon njoftimi për shtyp i PDIU-së.

Sipas PDIU-së, trendi i votave në Këshillat Bashkiakë tregon po ashtu një rritje të konsiderueshme.

“Për t’u veçuar është rezultati i lartë i Peqinit nga kandidati ynë i përbashkët brenda ASHE-së, Saimir Hasalla. Me këtë rezultat PDIU konfirmoi se ajo di të bashkojë shqiptarët pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, rreth një kandidati të shkëlqyer dhe një oferte elektorale cilësore”, përfundon PDIU.

9 komente në “PDIU: Fituam bashkitë e Peqinit, Rrogozhinës dhe Konispolit”

  1. tfgs says:

    qenkan shtuar shume te pabeset,kjo perben mega problem………..

      1. Qari says:

        O tfgs
        Per ke votove ?
        Per mamin tat

  2. lavdosh says:

    Te gjitha partite e tjera te vogla jane duke u zhdukur. Qe te mbijetoni do te duhet qe te zgjedhurit tuaj te performojne dhe te jene afer njerezve

  3. salem says:

    Cam i pabese,pse nuk thua:”i fituam” si koalicion ti?
    Te rroje ps se te ishte per ty …..

  4. ennio says:

    Kjo eshte diferenca midis Idrizit dhe Dules.I pari largpames e gjakfohte,i dyti jovizionist e aspak realist.

  5. zago says:

    Ti o Idriz vetem per ceshtjen tuaj qe nuk lufton. Por per pazare te tjera je si gjithe te tjeret. Jazëk. Çamet te votuan dhe e majta. Po cfare do besh per ata ? Hajt se folim.

    1. .... says:

      Po prsim ne akoma per ate Firmen Angleze te padisi Gerrqine hahahaaaahahahhaahaahhaha
      Me 1 genjeshter e shtyn 1 jete te tere,,,,pabesi ndaj CESHTJES CAME e pa kufi.

  6. kd says:

    Ore po ardhacaku jevgjit nga Anadolli Dulejman dhe partia e tij lu u renditen ne keto votimi se nuk po lexojm gje apo zbriten nga 1perqind ne 0 perqind

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje