Lulzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje qytetarëve me një buzagaz të njeriut që ka gjetur batutën se duhet të votonin për ëmbëlsinë. E tillë është apo ishte Grida për të, dhe jo vetëm. Baton Haxhiu nuk linte pa përfillur hiret e saj kur shpjegonte arsyet se pse në Durrës duhej të fitonte kjo zonjë. Vizatimi i saj si një yll, që sjell me vete edhe joshjen, nisi me vargjet e Luan Ramës tek “Opinion”-i, vijoi me Oltën që bën selfie, me daljen si divë në cover-in e magazinës së familjes së kryetarit, dhe përfundoi me shpërthimin pastiçier të Bashës në shesh. Në pamje të parë krijohej ideja se po garonim për pozitën e bukuroshes së mozaikut të lashtësisë, dhe jo për t’i marrë bashkinë Gjushit. Kaq i madh ishte zhgënjimi i dërrmimit të saj në garë, sa mysafirët e së hënës të Fevziut më ngjanin si dashnorë të parealizuar, që rendin pas mitit të Dylqinës së Tobozës.
Grida Duma, si kurrë më parë në Shqipëri, është një kandidate politike e imponuar me zell të madh nga media. Eshtë krijim i mirëfilltë i shtypit, i gazetave dhe televizionit. Ylli i saj në Partinë Demokratike nuk ndriçoi në mbledhjet e grupseksioneve, por u hodh me katapultë nga studiot televizive në foltoret e mëdha të partisë, pavarësisht se ndonjëherë në to të merret këmba dhe bie. Ajo u paraqit deri akademike, megjithëse, kur mendon Eqerem Çabejin në gjuhësi apo Radium Avxhiun në gjeofizikë, edhe mund të kesh pak dyshime për akademizmin e saj. Ama media e ka komoditetin që të këpusë të trasha, e herë-herë të flasë me metafora e hiperbola.
Kjo është gafa kryesore e Grida Dumës dhe e politikanëve që pranuan t’i çelnin derën. Media nuk krijon, nuk e ka këtë mision, nuk di ta bëjë. Televizioni në përgjithësi është i rrejshëm, është fiksion. Shkoni dhe shihni një studio pa drita të ndezura, e më pas diell nga projektorët. E kuptoni sa kallp është ky realitet! Dilni një herë të vetme të pagrimuar para kamerave, dhe do të shihni si dallohen aknet, gungat e ballit, hollësia e buzëve apo plot defekte; ndaj në televizion njerëzit janë aq sqimatarë. Media ka rëndësi për komunikimin, për arritjen e mesazheve tek individi, për audiencën, por nuk krijon dot, madje, sa herë e bën, pjell monstra.
Politika është një profesion që ka shumë nevojë për propagandën, për instrumentet e saj, për masmedian. Ndër të parët që e ka kuptuar këtë ishte Adolf Hitleri, dhe pa dyshim plot të tjerë, por askush nuk tentoi ta kapërcejë rrugëtimin e gjatë të ecjes në politikë duke ardhur nga paradhomat televizive.
Fushata elektorale e Grida Dumës është një shfaqje e madhe, një farë reality. Kaq shumë televizive ishte kandidatja e demokratëve, të cilët në këto zgjedhje luajtën me kartën e skamjes, sa ajo renditej në vend të parë për paraqitjen. Kurrë nuk e gjetëm të pakrehur, të veshur pa kujdes dhe shkarazi. Kjo krijonte një shkëputje të paevitueshme me votuesit, krijonte idenë që kandidatja i përkiste një tjetër shtrese, por kësaj here po bënte një sforcim të madh që të zbriste pak në nivel sa për të mbledhur votat. Zonja dhe ata që organizuan fushatën e saj nuk e kuptuan që përballë qëndronte një makineri votash, e cila ndërtohet vetëm falë strukturave partiake, dhe jo mediatike. Nuk ka gjasë të fitojë televizioni tek partia, dhe e kundërta.
Dako fitoi herën e parë me 300 vota ndaj Armando Telitit, vota të cilat ishin lehtësisht të kontestueshme, por demokratët nuk bënë zë, sepse ishin në qeveri. Ndaj Ferdinand Xhaferrit Dako krijoi një hendek me 2500 vota. Një lapsus fatkeq i Xhaferrit u amplifikua nga të njëjtët operatorë mediatikë që shpikën Gridën, dhe ish-ministri u zhduk nga skena në mënyrën më të pamëshirshme. Sot, Grida dhe ndjekësit e saj janë thyer keqas nga rivali që e trajtuan si reptil të vockël të lënë në qoshe, sepse në zgjedhje pak rëndësi ka shtati, bukuria, por përdorimi i instrumentave politikë, që gazetarët nuk i njohin, ashtu siç politikanët nuk e njohin kamerën, montazhin, make up-in, dritat.
Më vjen keq se Grida Duma, me atë qasje që ka ndaj kamerës, me atë vëmendje instiktive që ka për ta gjetur llambën e kuqe të saj, me atë zë të mirë, me atë natyralitet në qëndrim, me atë artikulim të qartë, do të ishte një drejtuese e shkëlqyer lajmesh apo studiosh televizive, sa kam bindje që do të ngjallte një xhelozi gati armiqësore të Fevziut apo të ndonjë tjetri, të cilët do t’ia mbushnin me litarë shkallët për të shkuar në studio. Gjithsesi, kjo ndodh rëndom në Shqipëri: që ngatërrojmë talentet dhe humbim dramatikisht personalitete në zeje të ndryshme!
*Tesheshi.com
Më pëlqeu ku këndvështrim, o Keli!
Grida na u bë ca koh ne Media si Kim Kardashin, sikur te jemi ke revista PlayBoy dhe jo kandidate per Kryetare Bashkie ne Dr. Lexo kete artikull keputi edhe 1 kafe nga mbas dhe e kupton drejte si arsyeton klas Politiko-Mediatike te Shqiperi.
grida eshte thjesht nje femer e trash, jo inteligjente sic thoshte batoni, ajo u fut ne pd se kishte mentor saliun. nuk erdhi as nga baza dhe as nga ndonje struktur tjeter. ajo nuk arriti te behet kurre demokrate por thjesht nje servile ndaj saliut. pastaj u be servile te luli me menyrat e saj jo shume transparente, ne momentin qe spostoi duken, dhe kshu humbi perball dakos. saliu dhe luli le ti mbajne keto femra dhe te vazhdojne te humbin. durresi nuk do lejoj kurre qe te kete te tille njerez pa integritet si kryebashkiak
♤♡♢♧
Ku e lamë
E ku na ngeli
Mu “te sheshi”
Doli Keli ?
Burri Palmës
Keli Besëlidhja
Si kofini
Pas të vjeli.
♤♡♢♧
Burri i Palmës
Kel Bedeli
Si kofini
Pas të vjeli.
Po po, po kam nje pyetje , te pakten a e lexoi para se te i vinte emrin
Ndersa mua nuk me pelqeu per faktin se kjo Grigja nuk vjen nga ndonje shtrese ashtu sic e paraqet ai,por vjen nga llaci betoni tullat, nga Landi pra. Kjo eshte steka e Sumes. Pervec kesaj, hiret e saj te leshit me shtatin e shkurter dhe kembet te trasha dhe te shtremat,nuk jane te denja as per nje prezantuese TV.Autori duhet te nenvizonte faktin qe ajo esht nje vegel e perdorur nga Plaku per shum pun te tij, si rasti Olldashi apo Santo.
Po kur u bo dhe ky…Leli i mencem..!!! Se kisha kuptuar kur e kisha te Klani. E shita per pese leke..me iku per lesh.
Po mire e ka gjet…do te nderroj programacionin dhe do te gjej ndonje emision per Griden tek Klani. Do te gej dicka per oret e vona..kur ti kete zene gjumi kalamajte.
Apo ta coj te japi lajmet tek ABC News…t`ja fus Shkullakut ?!?
Po mban anen e gruas haptazi fare tani …lene se e bone balt fare mer Enkel ?
Te lumte dora!
Nje bravo te madhe per artikullshkruesin!
Edhe ti more Brut!!
i ke rene pikes Keli. Nuk i heq asnje presje konkluzioneve tuaja rreth personazhit te Grides,nje personazh i krijuar dhe i hedhur befasisht ne publik.
Eshte nje analize dhe konkluzion i bere me vonese, si kofini pas te vjelit. Analize dhe konkluzion realist e i guximshem ishte ai i Nazarkos, kur deklaroi se ASHE do te fitonte mbi 70 perqind ne shkalle vendi. Kurse sofizmat e Tan Hoxhes, nuk jane gje tjeter vecse nje prove e turpshme per inteligjencen e ketij populli per te mbuluar Diellin me shoshe.
……nje pershkrim briland,me le pa fjale Keli . . . .
Po ky qe ben si ekspert politik kush eshte. Don Kishoti?
Apo ia ka shkrujt gruja refleksionin filozofiko-politik?!
O bo booooo ti lexoje Grida keto lajme sa poshte me paska ulur ,ne nje nivel me Sonila Mecon .
Me vjen cudi per autorin.
Bravo ,Keli…! I sakte , elokuent , i pameshirshem per te vertete …
O Keli te ka vene Mesila mision te godasesh PD-ne, nderkohe qe t’i lepine edhe kocken qe te ka hedhur padroni yt Rama. Ashtu sikurse ti thua qe Grida do ishte me mire nje folese lajmesh se sa politikane, ti do ishe me me mire te beje kllounin me kutira te fundit e te para, e jo te merresh me analiza te tilla qe nuk jane per showmena qe vetem kuti dine te hapin. Nuk jam fare dakord me arsyetimin tuaj, sepse kete zgjedhje na kane treguar qe kane kandiduar dhe fituar njerez qe dine te perdorin “Internet Explorer” e hajdute si Erjoni “gjenial” me tufen e tij te te kamurve nga pas!
Bravo Enkel
Ky shkrim e evidenton shume sakte Znj. Grida Duma
Ve bast qe kete artikull e ka shkruar Pamela!
Enkel, me pelqeve si kurre ndonjehere. bravo
Po te qe ne rjetet kinematografise do kish rrzultat.
Edhe une u habita por mua me pelaen me shume shqina se duma!
Enkel JINI SHUME TE PA FYTYRE KUR U CENOHEN INTERESAT SIDOMOS TI NE KETE SHKRIM ME 100 PERQIND ANALIZON DHE VETEN TENDE.
Mund te jete edhe keshtu por fakti I te qenit b/shorti I kundershtares se eger femerore te Grides analiza bie ere jo burrerore..
Grida ngado qe te kete ardhur eshte vertet nje femer e zonja , karizmatike , dhe me nje perspective dalluese ne PD.
Haram do ta kete ajo nqs humbjen nuk do dije ta menaxhoje me dinjitet dhe te shohe perpara per te respektuar mbeshtetesit dhe per tju ofruar ne te ardhmen me kalkulimet dhe korigjimet e nevojshme
Natyrisht qe humbja eshte e hidhur por nuk mnd te kemi dy fitues ne nje ndeshje ….
Grida le te hapi ndonje emision naten.
Nga ato qe merr ne telefon me 2-3 $ minuti.
Do bej goxha leke. Gjithe ata demokrate do e marrin ne telefon
Shkrim i mire,por pse sot !?
Asnjehere nuk e kam menduar se ky z. Keli ka pene, por sot me te vertet me ka habitur. Jam i bindur se ne se ky zoteri eshte i qete e i baraz larguar nga cdo pale politike, pavaresisht rrethanave familjare, me syrin e vet analitik ky beka realisht spektakel te te vertetes. 5000 flete gazetash qe kane shkruar per kete Dylqinen, jane disa shkalle me poshte se ky shkrim i “vockel”. Cudi! Ja qe intelekti, kur perdoret sic duhet rrit vlerat edhe te bashkeudhetareve te vet shoqeror apo familjar. Z Keli! Perpiqu te mos e ulesh steken pas te sotmes. Coje personalitetin tend aty ku te takon, ne sofren e vleres. Urime o mik i panjohur.
a sa bukur ke shkruajtur
Ndoshta ne Shqiperi gazetari nuk gjen dot raste qe kane dale nga televizioni e jane bere politikane, por ne bote ka sa te duash. Prandaj, nuk mund te jete nje postulat perfundimi i nxjerre nga gazetari Demi. Nese nuk u vertetua kete here me Dumen, nuk do te thote se nuk mund te kete raste te tjera sepse eshte njelloj si te thuash: “Shiko, ju te televizionit, ju te pashmit, ju te bukurat, se mos ju shkon mendja ta provoni te futeni ne politike, se do te perfundoni si Grida!”.
ta la grun tek cepi deres kjo ty KELI prandaj paske pas icik me shum mllef se cfar duhet
po pse nuk flet per erion veliajn. o ka pompuar media njeri ne shqiperi si ate o askush.veliaj eshte tipiku i prodhimit mediatik. edhe edi rama eshte i pari prodhim mediatik shqiptar, por erioni eshte kampion i prodhimit nga media. nejse ti dhe deputetja demi a doda si quhet joteshoqe do te kaloni me lsi-ne sepse meta ju a ka hapur deren. njesoj si atehere kur sila doda ishte zedhenese e metes dhe u largua kur meta iku si kryeminister. ju iu bashkuat sali berishes. e bukura qendron ne faktin se rruga juaj si bashkeshorte politike ne gjysmen e pare te viteve dy mije, kaloi nga meta te berisha nepermjet erion velise – mjaftit. dhe tani nga berisha te velia do te kaloje nepermjet metes. ketu nuk ka ndonje problem sepse ju medioker jeni.
p.s. sa me patos dhe nostalgji flet ajo sila per sokol olldashin.
replike me Pallatet Agimi
Me vjen shume keq sepse Enkeli e ka bere shkrimin per njerez qe kane lexuar dhe shkuar ne shkolle,tamam shkolle,jo si shkolla e plepave apo dipllomat e 123 universiteteve shqiptare.Grida dhe Pallatet Agimi nuk e kane idene se kush eshte Dulqina e Tobozes,jo me per Radium Avxhiun,prandaj me vjen shume keq qe Enkeli ben kete krahasim,duhet te gjente krahasime moderne si psh,Pamela,Merlin Monro,apo Sudja sepse eshte bela e madhe sot,ngaqe nuk dine gje,dalin ne Tv dhe mendojne kjo eshte bota.Por bota ka rrota.Artikulli shume i mire per ata qe e kuptojne,mos harroni kush eshte Panco Villa?
Shume ulet e ke bere goditjen o Keli. E ke nxjerre fare zbuluar konfliktin midis Mesiles e ca grave te tjera ne PD dhe Grides nga ana tjeter. Edhe une mendoj qe Grida eshte e katapultuar, etj, etj… por nje grup grash te reja jane ne PD, e po dole kaq hapur kunder Grides, e ke te shkruar ne balle motivin: Me sa duket gruaja jote (dhe ti bashke) nuk e shikoni dot me sy Griden, prandaj na del si opinionist i rralle tani. Nuk te takon ty te hedhesh balte mbi Griden o Keli, leri grate t’i zgjidhin vete punet e tyre. Mesila eshtee zonja e vetes, ti dukesh thjeshte si kone me kete artikull.
Jam kurioz, a do vazhdoje Grida te jetoje ne Durres apo jo?! Hehe
Grides mos ia qni hallin. Ajo biznesin e ka te ngritur.
Fabriken e ka me vete. Nje hyrje pallati e shet disa here dhe ja leket vijne vet.
Pavaresisht motivit, Enkeli artikullin e ka qare.
Bravo Ankel Demi! duke qe je rrace e jo zvarranik.
shkrim i shkruterdhe tejet tejet i skate. BRAVO ENKEL!
Eshte per ” te ardhur keq ” kur fitoi Gjushi “i Lulit” i cili eshte sa qerpiku i Grida Dumes !!!
Kendveshtrim i sakte.
te lumte Enkel