PD pëson humbjen më të thellë në historinë e saj. Rezultati më keq se në vitin 2000

23 Qershor 2015, 20:42Politika TEMA
PD pëson humbjen më të thellë në historinë e saj.

 

 

 

 

Edhe pse kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po përpiqet të sajojë shifra që nuk ekzistojnë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ka një procedurë normale për mënyrën sesi vlerësohen zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Zgjedhjet palamentare vlerësohen me mandate deputetësh dhe zgjedhjet lokale vlerësohen me mandate kryetarësh për njësitë vendore.

Më poshtë po paraqesim një tabelë që tregon se cili ishte rezultati i Partisë Demokratike në vitin 2000, viti më i keq zgjedhor i Partisë Demokratike. Lexuesit duhet t’i kujtojmë se Partia Demokratike nuk mori pjesë në raundin e dytë në 121 njësi vendore në këto zgjedhje.

Pra, po të kishte marrë pjesë, mund të dilte shumë herë më mirë se Basha në vitin 2015.

Tabela tregon sesa për qind të mandateve ka marrë PD-ja në vitin 2000, pa balotazh dhe sa ka marrë në vitin 2015.

Nëse shikon këtë tabelë, e kupton se në vitin 2000, Partia Demokratike ka marrë gjithsej 24 për qind të mandateve, pra i ka fituar zgjedhjet me 24 për qind.

Por, ky rezultat do ishte më i lartë nëse PD-ja do merrte pjesë në raundin e dytë, të cilin e bojkotoi Berisha me një vendim personal, pas një krize nervore.

Në vitin 2003 Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet në gjithë vendin me rezultatin 37 përqind, duke marrë 115 komuna dhe Bashki në gjithë vendin.

Në vitin 2007, Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet bindshëm me 59 përqind, duke fituar 187 komuna dhe bashki.

Në vitin 2011 Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet po bindshëm duke fiuar 57 për qind të mandateve, ose 181 komuna dhe bashki

Në vitin 2015 nën udhëheqjen e Lulzim Bashës Partia Demokratike ka fituar 25 përqind të bashkive.

Kjo shifër është thuajse e njëjtë me atë të vitit 2000, vitit më të keq të Partisë Demokratike pas vitit 1997, ku PD nuk mori pjesë në balotazh. Nëse do kishte shkuar në balotazh, e sigurt ishte se do shkonte deri në 31 për qind.

Mjafton kaq që Lulzim Basha të pranojë zyrtarisht se e ka kthyer PD-në në pikën e saj më të ulët, në vitin më poshtërues të PD nga pikëpamja elektorale.

7 komente në “PD pëson humbjen më të thellë në historinë e saj. Rezultati më keq se në vitin 2000”

  1. ASHTU SIC E KISHA DEKLARUAR MUAJ ME PARE ,DERI DJE ,SE;

    P D ,DO TE SHPERBEHET KOMPLET SI BANDE SHESHELIANE QE ESHTE !

    80 % e parashikova,por dola bllof…….mbi 85 % fitoj Shqiptaria !

    humbi banda e cetnikeve te Sheshelit !

    Shqiperia ,avash avash, po merre fryme lirishte !….

    nuk keni pare gje akoma ……..hhaaaaaa ypppp……

    Alpin……kuuuu je more djale…ke humbe fare ……

  2. gegetoske says:

    Lulush! Po qe se dalin te verteta keta te dhena………….
    – IK SHPEJT, nga syte kembet, PRANE FAMILJES, ne HOLLANDE !
    – NUK TE DUAN ME AS SHOKET TUAJ TE TE NJEJTES LLOGORE !
    – IK, SE KESHTU NUK TE DO AS BABAI SHPIRTEROR- SALSERBI !
    – E POSHTEROVE EDHE ME SHUME NE SY TE SHQIPTAREVE !
    – SHPETO KOKEN, NESER DO TE JETE VONE………
    – Buzeqeshje e ngrire ne buze, djerse te ftohta, deshperim dhe urrejtje e pafund per te gjithe shqiptaret qe nuk ju votuan !
    JU URREJNE -prandaj NUK JU VOTOJNE !!!!!!!!!!!!!!!!

  3. sit.. back....and relaks → says:

    Duhet te behet nje here me keq qe te filloj te behet me mire

  4. TROJAN says:

    Iiiiiikk Luuuuuliiiiii iiiiikkk.

  5. petrit zela says:

    PD-ja do te te jete gjithmon e mundur,derisa nje pjese e vogel e popullit e mbeshtesin anti shqiptarin Berisha…Duhet nje angazhim I pergjithshem I partive politike,per ta diskriminuar ne themel poliagjentin e skandaleve te pa shembullta,qe ka krijuar prej 23-vjetesh si varrmihes jo I vetem shqiperise,por i tere popujve te shqiptarizmit..Mendoi;se ky angazhim I politikes shqiptare,duhet te jete me se I domosdoshem..Se shqiperia ka nevoi per nje opozite
    konstruktive,dhe jo ate destructiven, me Berishen ne krye…

  6. Overdoze fasulesh says:

    O djalkat mavi po Pd-istat kane gjetur te gjithe strehe te ngrohte te Lsi dhe deri tani ka qene nje marredhenie e frytshme ruajtja e vendit te punes ndersa Lsi rritje te frikshme, ndersa sa te marre veten Pd e cila pas 2 vjet renie nga pushteti 8 vjecar nuk eshte ndonje tmerr te jete ne keto nivele, pastaj moderatori bç pse nuk merret me shifrat e Ps qe ka me shume renie se Pd dhe te pasqyroje shifrat e Lsi fituesit te vertet te ketyre zgjedhjeve, po sikur ti ngrihet likes per KM me keto rezultate PS 30% ne rang vendi ku do futeni pastaj nejse gezoni me fitoren e aleatit jo te tuajen ndryshe eshte hipokrizi

  7. Dak Ulqini says:

    PD vetem nje here ka fituar ne historine e saj, ne fillim te viteve 90 kur e gjithe era e ndryshimeve po perfshinte europen lindore edhe PD ishte pjese e saj. Pra jo sepse ne kry tes saj ishte Berisha apo komunist te tjere, po pse populli donte demokraci e ndryshim. Kjo qe arsya e vetme e PD ka nje fitore te paster, por me pas ajo kurr nuk ka fituar me merite kjo ska nevoje per komente. Edhe kur fitoj me moton me duar te pastra eta ja dhuroj Fatos Nano qe e kishe qelbur me korrupsioni dhe nuk dinte si te dilte nga situata, pra po mos te kishte qe F. Nano ne krye te PS as atehere nuk kishte patur per te fituar, pas rrjedha e ngjarjeve dihet. Nese ne qeverin Nano kishte korrupsion por nuk kishte viktima ky Saliu me PD mbrapa punoj te krijonte dhe viktimat e para sepse keshtu ishe kalitur qe ne kohen kur ishe oborrtar i bllokut, keto historia nuk do ti harroj. Ideologjia komuniste ishte ajo qe te krijonte pucista, sabotator, e diversante per te burgosur edhe me tej popullin dhe ti injektonte dogmen e saj. kete beri dhe Sali PD’ja. Zhduku konkurrencen, rivalet, te rinjte e dhjetorit dhe vuri bazat per nje diktature nen petkun e demokracise, ashtu si Erdogani, Putin, e shume lider afrikane e aziatike. Por kete here populli u tregua i matur, i zgjuar dhe me demokrat se ato qe ket emer Mbajne.Nuk u hutuan me spektaklin dhe luksin e PD. Nuk mund te jemi kaq naiv ne shekullin 21 viti 2015. Ora e antishqiptarizmin per te vdekur po arrin ashtu si edhe Berisheserbeve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje