Maqedoni-Greqi, shkrihen akujt. Shefi i diplomacisë greke viziton Shkupin

24 Qershor 2015, 17:03Rajoni TEMA

Problemi 20-vjeçar mes Shkupit dhe Athinës rreth emrit kushtetues të Maqedonisë nuk mund të zgjidhet pa krijuar klimë mirëbesimi mes të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski, pas takimit me kolegun e tij grek Nikos Kotzias, tha se zvarritja e procesit për tejkalimin e këtij problemi ka ndikuar në përkeqësimin e raporteve midis dy vendeve.

“Çështja e emrit, dhe vitet që kanë kaluar pa gjetur një zgjidhje, kanë ndikuar në përkeqësimin e raporteve mes të dy vendeve, që jashtë këtij problemi kanë shumë interesa të përbashkëta. Sot nuk kemi zgjidhje për këtë problem, por kemi qasje që në të ardhmen na mundëson të krijojmë klimë për afrim mes dy vendeve. Problemi më i madh është mosbesimi, sidomos në rrafshin politik, dhe mungesa e besimit pamundëson zgjidhjen e një problemi kaq të komplikuar që prek emocionet e qytetarëve në të dy vendet”, është shprehur Nikolla Popovski.

Për të rritur mirëbesimin mes tyre, dy shtetet kanë paralajmëruar se do të zbatojnë një plan për vendosjen e bashkëpunimit në 11 fusha, siç është sfera e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, ekonomisë, energjetikës, etj.

Shefi i diplomacisë greke Kotzias, tha se Ahtina dëshiron që Maqedonia të lëvizë me hapa më të shpejtë drejt BE-së dhe beson se zgjidhja e çështjes së emrit është e mundur.

“Shpresoj se do të kemi mundësi që në të ardhmen të realizojmë edhe takime të tjera, ku do të mund të bisedonim mes tjerash edhe për çështjen e emrit. Besoj se edhe Nikolla Popovski, por edhe unë jemi të vendosur për ta gjetur zgjidhjen e këtij problemi”, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias.

Vizita e ministrit Kotzias në Shkup është e para e një shefi të diplomacisë greke pas më tepër se një dekadë. Diplomati grek është pritur në Maqedoni nga kreu më i lartë shtetëror dhe ka takuar edhe liderët politikë shqiptarë. Sipas disa analistëve, kjo vizitë ngjallë optimizëm për normalizimin e raporteve greko-maqedonase.

5 komente në “Maqedoni-Greqi, shkrihen akujt. Shefi i diplomacisë greke viziton Shkupin”

  1. Gjirokastriti says:

    Ky takim erdhi pas vizitava te shpeshta ne moske te Cipras.
    Sec eshte biseduar aty nuk dihet por afrimi i greqise me maqedonine dhe me lart ne serbi malin e zi etj po krijon nje carje ne ballkan dhe me gjere ne Evrope duke mare parasysh edhe hungarine.
    Nga ana tjeter kemi nje ftohje te turqise me ameriken dhe evropen si edhe afrim me rusine (ne energjitike gas) per dominimin e rezervave te gazit rus.
    Nqs kjo nuk eshte nje tjeter lufte e ftohte atehere nuk e di se si ta quajme.
    Nqs Evropa nuk reagon shpejt duke futur ne BE ballkanin dhe te bej investime gjerat nuk do jene mire.

  2. opus says:

    Nuk diskutohet, vllezerit ortodokse e gjeten gjuhen me mirkuptim dhe pa lufte, hap i mire per ortodoksine ne pergjithsi.

  3. ..... says:

    Tipik shtetet qe nuk i lidh asgje.me Europen sllavet e Uraleve Ruset Serbet Sllavomaqedonasit Hungarezet te ardhur nga Mongolia Turqit po dihet si dhe jevgjit e Egjeut mga Libani Armania e Egjipti jane bere front kundra Europrs me ne krye “denokratim” Putin CMENDURI

  4. Treviso says:

    Nje afrim i pakuptimte nga paraqitja e jashtme e Greqise me Maqedonine.
    Qeveria greke po i ben gropen me te thelle vendit. Une do ta quaja nje qeveri bananesh, jo pse u afrua me Maqedonine, por nuk ishte momenti qe tu afronte me ate qeveri mafjoze.

  5. Berlin says:

    Po nuk paguan leket gjakdhjeret i vijne raketat kokes kete e dine shume arrixhinjte gjakdhjere dhe prandaj kan filluar te shkojne ne kine e rusi e tek arrixhinjt e tyre gjakdhjere egjyptjane per te kerkuar mbeshtetje ushtarake.
    Kot e kane …ditet e tyre jane te numeruara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje