Në Berlin, ashtu si edhe në kryeqytetet e gjithë Evropës, politikanët dhe hartuesit e politikave kanë filluar të mendojnë për të nesërmen. Ndoshta kjo mund të jetë java, muaji dhe viti pasues. Hapi i parë është për t’u përgatitur për pasojat e mundshme, nëse qeveria greke vendos të shpallë falimentin.
Hapi i dytë, është të pyetet çfarë ndodh më pas. Dalje vetëm nga euro dhe ndoshta edhe nga BE-ja?
Një shtet i dështuar, që rrënohet krah të një shteti tjetër të dështuar? Apo një terren ballkanik për Vladimir Putinin e Rusisë?
Mes kësaj vorbulle, kam dëgjuar një duzinë arsyesh të mira, se pse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët dhe kolegët e saj të eurozonës – në Madrid, Lisbonë dhe Dublin, sa për të përmendur 3 prej atyre që kanë një linjë më të ashpër ndaj Athinës – duhet t’i përgjigjen bllofit të Greqisë.
Jo nga ndonjë ndjenjë e vetë-drejtësisë, dhe as në frymën e dënimit ose ndëshkimit, por për shkak se negociatat nuk kanë sjellë ndonjë alternativë më të mirë. Kryeministri grek Aleksis Cipras, nuk ka pasur një histori të keqe për të treguar pas fitores së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të janarit të këtij viti.
Greqia ka nevojë për lehtësimin e borxheve; dhe qeveria e udhëhequr nga Syriza u ka premtuar votuesve, se do të thyejë klientelizmin që helmon politikën dhe ekonominë e vendit. Një vëzhgues objektiv, do të kishte propozuar një marrëveshje:reformë radikale të institucioneve shtetërore, zbrapsjen e oligarkëve dhe mbylljen e karteleve dhe dyqaneve që varfërojnë popullin grek, si dhe një sulm të vazhdueshëm ndaj fenomeneve korruptive, në këmbim të premtimit për rishikimin e borxhit.
Vullneti i mirë është konsumuar. Premtimet e Syrizas u katandisën në hiçmosasgjë. Klikat, kartelet dhe oligarkët, lulëzojnë si më parë. Dhe në bisedimet me kreditorët e saj të eurozonës, Athina ka shfaqur një përzierje toksike të arrogancës, amatorizmit dhe korrupsionit zulmëmadh.
Harroni argumentat e detajuara në mesin e teknicienëve, mbi madhësinë e saktë të tepricave primare të Greqisë ose shkurtimet e nevojshme, për të krijuar një sistem të qëndrueshëm pensionesh. Në bisedat me udhëheqësit e tjerë, zoti Cipras ka patur qasje një linjë fondamentaliste. Ai dëshiron lehtësimin e mjaftueshëm të borxheve, për ta çliruar Greqinë nga të gjitha detyrimet në programin e tij aktual me kreditorët.
Dhe ai dëshiron të dalë nga programi, për shkak se Syriza kundërshton parimet liberale të tregut. Prandaj, nuk është befasuese që nëse ecni nëpër korridoret e Berlin këto ditë, të keni ndjesinë e një frustrimi të madh. Nga kancelarja tek ministrat e financave dhe të mbrojtjes, mesazhi është se fati i Greqisë qëndron në duart e qeverisë së saj.
Nëse zërat më të lartë, dëgjohen në mesin e Kristian Demokratëve të zonjës Merkel, partnerët e koalicionit, Socialdemokratët kanë shprehur edhe më herët simpatinë e tyre ndaj Syrizas. Njerëz të afërt me kancelaren, thonë se ajo është absolutisht e gatshme ta shohë Athinës jashtë eurozonës. Sigurisht, që ka dallime me ministrinë e financave, shefi i të cilës Volfgang Shojble këmbëngul se detyra e parë e Gjermanisë, është të sigurojë një të ardhme afatgjatë për eurozonën, duke zbatuar rregullat. Merkel ndërkohë sheh tek një perspektivë më e gjerë politike.
Nga ana tjetër, ajo po ruhet nga krahët ndaj një kryengritje të mundshme brenda partisë së saj, nëse endet shumë larg nga linja e ministrit të financave. Kancelarja, dhe kjo ndonjëherë harrohet, është një lidere e praktikuar mirë edhe në artin e vetë-ruajtjes. Dhe e vazhdon akoma. Ndërsa Syriza, duket e vendosur të marshojë edhe buzë humnerës dhe partnerët e saj, janë të bindur se eurozona do të përballojë goditjen e rënies së tij, një arsye e mirë për të insistuar në mbajtjen e Greqisë në eurozonë, ndjehet në mënyrë më akute nga zonja Merkel, sesa nga ndonjë lider tjetër i BE.
Ka shumë arsye jashtë ekonomisë, që mund të ndikojnë tek ajo. Dalja e Greqisë nga euro, do të grumbullonte më shumë pasiguri në kontinent dhe sidomos tek rajonet më të ndezura.
Putin, që tashmë po provokon destabilitet dhe subversion në Ballkan, do të kapte momentin. Qëndrimi i Evropës, kundër revashizmit rus mund të dobësohej seriozisht. Do të ishte edhe më e vështirë të kontrolloheshin flukset e emigrantëve nëpër Mesdhe;dhe përpjekjet për bashkimin e Qipros do të ngecnin.
E gjithë kjo, madje edhe para ndikimit mbi besueshmërinë e tregjeve në të ardhmen afatgjatë të eurozonës. Megjithatë, hamendja ime është se gjëja që e mban zonjën Merkel zgjuar gjatë natës, është në të njëjtën kohë shumë më pak të prekshme dhe jashtëzakonisht më e fuqishme, se çfarëdolloj llogaritje e vështirë në kokë.
Më shumë gjasa, ajo është e ndarë në mes besimit të saj të fortë, mbi rëndësinë e ruajtjes së rregullave – shkelja e rregullave nga zoti Putin, shpjegon reagimin e saj të ashpër ndaj pushtimit rus të Ukrainës Lindore – dhe kuptimit të saj akut të misionit evropian të Gjermanisë.
Zonja Merkel, e sheh veten si një rojtare të unitetit evropian, aq më tepër që prej kohës kur qeveria franceze e Fransua Holond, është tërhequr nga roli i bashkëudhëqësit, që dikur përbënte metaforikisht motorin franko-gjerman.
Largimi i Greqisë do të ishte një dështim historik; një pranim i brishtësisë së ndërmarrjes Evropiane, dhe një sinjal për botën se procesi i integrimit ende mund të shkatërrohet. Asnjë nga këto, nuk do të thotë shumë për anglo-saksonët, me një prirjeje euroskeptike. Por një Gjermani e re e ribashkuar, u themelua mbi supozimin se e ardhmja e saj ishte rrënjosur në unitetin më të madh, që kishte patur ndonjëherë Evropa.
Kjo, dhe vizitorët në Berlin e kujtojnë, ishte trashëgimia e madhe e Helmut Kolit. Një mik i imi italian, sugjeroi pak ditë më parë se Evropa mund ta shikojë Greqinë, siç Italia e ka parë prej kohësh rajonin Mezzogiornios:të pazëvendësueshëm, jashtëzakonisht të shtrenjtë, por në fund të fundit me vlerë për të paguar për të.
Unë jam i sigurtë, se Merkel nuk do të shkojnë aq larg, por as nuk do ta lerë kaq lehtë Greqinë të largohet. Këtu qëndron edhe ironia. Sido që të jetë rezultati – Grexit ose një program tjetër shpëtimi – kancelarja gjermane mund të jetë humbësja më e madhe.
“Financial Times”-Bota.al
E kujt i hyne ne pune Greqia brenda BE- së?
Po mjafton qe te mos vendos tanket Rusia aty,
dhe vetem per ate ja vlen o miku!
PLasen shqipot injorante, plaaaaaaaaaaaaaaaasen.
Hahahaha……per cilin,per nje Komb te skllaveruar dhe te poshtruar qe po tallet Bota dhe eshte bere per meshire,per nje Komb pa moral dhe mashtrues,per te vetmin Komb qe deshtoi ne Eurozone,per nje Komb hipokrit
qe ka per partnerin me te rendesishem tregtare ate qe urren me shume,
Turqine,per nje Komb te pabese qe flirtet me Rusine nderkoh qe eshte antare e NATOs dhe Komunitetit Europian???
Ik ore injorant trumykur mos tall veten,se je bere per meshire!Ik e pellit tani,qe te qetesohesh pak!
Artikull propagande bajate. Trushperlarje ne shaklle industriale me gogolin Rus.
Patoku Merkel u be si pule e lagur kur duhet te kerkonte llogari pse e pergjonte SHBA-ja. E kuptoni kush jane sot “Lideret” Evropiane. TE gjithe bashke nuk bjen dot as nje cerek De-Gol psh.
starkia mas….
nje veti e pazevendesueshme e gjermaneve eshte racionaliteti por ajo qe urrejne ne maksimum eshte kur dikush ben dinakun dhe nuk ndeshkohet kete nuk e falin cilido qofte cmimi per te arritur ta ndeshkojne
plehra sunite,ju duhet te merreni me jihadistet e ISIS-it nuk eshte teme per ju politika greke,ju i perkisni botes arabe…….o Zike dylberi,more vesh mor koke presh!!??
Sa gjyna ,do kthehen ne asi,andej nga kan ardhure.seshte europi per ju dembel stambolli.
Sa gjyna ,do kthehen ne asi,andej nga kan ardhure.seshte europi per ju dembel stambolli.
njëlloj si për enter dhe për ty o putanë e dalë dore
Komenti juaj është në pritje.
robt o gërk muti!!
gjith fisin o putanë greke!!
Mos i shaj se e marin per lavderim e u behet qejfi
e di!!
mastrubohen të shkretët,por si mund të shkruash ndryshe me ta?
Pse harxhon kohen me Greqine, variantin ortodoks te ISIS-it?
qe europa nuk mund te behet kjo s ka dyshim.
deshtoi nji sistem i tere qe kishte perkrahjen e gjith popullit. komunizmi pra. dhe e dini pse deshtoi?
deshtoi ekonomija. njerzit u katandisen sa s kishin c te hanin.
dhe e dini pse deshtoi ekonomija? sepse ishte e centralizume,me plan.
edhe tash,europa don me u bo me plan,si dikur komunizmi,dhe e centralizume nga berlini.
nese bohet europa,ajo bohet vetvetiu,nga zhvillimi i t gjithve vec e vec dhe me deshir natyrale te gjithanshme e jo kshtu,m hu,me plan,me detyra,me piksynime,me kerkesa… si ato ndermarjet prodhuese te diktatures se proletarjatit…
me zorr nuk bohet gjo.
edhe po ja hudhi ksaj rradhe greqija,rradhes tjeter ajo prap do pjerdh dhe dhjes edhe me keq se sot..
Grexit i kontrolluar…
Dmth ta kene gjithmon “leprin ne bark” eurokurvat!
Mos me thuj more Filo qe eurokurvat nuk e dinin dashnine e zjarrte te greqise per rusine!
Ne ish ballkanin “osman” te gjithe nxjerrin leng prej bythe sapo flitet per Rusine,pervec Shqiptarve!
Atyre qe ishin pro jush u futet shkelmin e klysht e rusit i majtet si djem te veten!
Mire tju behet!
Hahahahahahahahaa
Greqia tere jeten ka luftuar me laps.asnje nuk i shpeton dot lapsit grek.Greqia ka toke per 30 milion njerez,por jetojne sot me pak se 10 milion,5 milon ne Athine ,4 milion ne Selanik dhe 1 milion fshatrave te braktisura.Edhe Aleksandri i madh kurre nuk shkoi dot ne Athine,ate e nisen greket neper azi sepse vetem keshtu e hiqnin qafe.Asgje nuk do te ndodhi,vetem qari i hajduteve te Greqise qe do te vjedhin me shume.
O Mali,
Lapsi i Greqise u thye qekur Roberspieri ndau kishen nga pushteti. Sot bota nuk eshte me e sheshte dhe dielli nuk rrotullohet rreth saj.
Nje mustaqexhi qebaptoreje me perqwindje te larte pigmenti D, i cili krenohet se ka shipkur demokracine; nuk mund te dije ti beje llogarite me mire sesa prej atyre qe dinte te inovojne ne ekonomi dhe teknologji.
Turkofagos ISIS dhe jihadistet mbase greqia i pekrah,e ke pare politiken greke mbeti duke bere propagande kundra gjermanise,kundra amerikes dhe tani u lepine dhe te pasmen me fal qe ta them.
Turkofago ISIS dhe jihadistet mbase mbeshtetje me shume ne greqi gjejne.aty kam degjuar te flitet me urejtje per gjermanine dhe ameriken.e njof mire greqine dhe grekerit paguajne haracet e politikes se tyre dhe e verteta jane dhe pak dembela.lol.
Le ti qihet nana greqise turqise e serbise se gjithmone kane perfituar nga europa se jani dhelper dinake po si do arrijme ne shqiptaret kohen e humbur nen qeverisjen e pdese seedhe ne ne kete rrube do na shpjente qeverisja e sali peles me shitje privatizime e falje teritore shqiptare nje male me borgje pa arsim ,shendetesi,rend e ligj shtet rrumpalle e duke u mbytur ,me nje shqiperi te forte si ne kohen Skenderbeun:
E mire edhe ju qiriet e buzuqeve greke. Pse merziteni. Eshte e qarte qe edhe ju njesoj si pjesa tjeter e ballkanit do jetoni.
Kush jane jevgjit ne kete histori ? Me duket se jane greket qe sa kishin leket e europes lyenin edhe bythen me vaj. Tani qe skane leke kerkojne te mos i paguajne. Ok ja nuk i paguat. Ku do i gjeni leket e tjera ? Tek Putin? Hajt fshini bythen me fjete fiku tani se nuk ka me vaj per ta lyer. E ka prere rubinetin Merkeli.
Lereni te gjithe pretendimet e tjera.Te cilat shumezohen me zero dhe Greqia automatikisht perfundon shtet i zgjebosur pa pike meshiret.Kjo kisht ndodhur qe diten e pare me konstatimin e falimentimit ekonomik te shtetit Grek.
Kryesorja asht qe te mos kete terren brenda gadishullit Ballkanik per Rusin.Rusia asht bombula e oksigjenit Grek.Edhe me nji Rusi te dobet Greku falimenton.Rusia nuk asht aq e dobet perderisa mban Krimen kundra vullnetit te perendimit ne mbar boten.
Edhe here tjeter ekam theksuar,se ne rrjetet sociale njerzit tane jane marre shume me Greqne.Ndjenja nga komentet nje lloj ngazellimi per deshtimin e saj.Dhe ja ndodhi ajo qe pata parshikuar,Greqia jo vetem nuk del nga BE,por edhe nga euro.Jane te tjera interesa ato qe mbajne greqine ne Europe.