Të gjithë i kanë nxjerrë inatet e tyre

25 Qershor 2015, 21:38Editorial TEMA
Të gjithë i kanë nxjerrë inatet e tyre

 

Nga Mero Baze

 

Përfundimi i numërimit të votave për këshilla bashkiake tregon më qartë atë që ka ndodhur jo vetëm mes LSI dhe PS, por dhe brenda PS dhe brenda LSI ndaj kandidatëve të tyre.

Aleanca mes LSI dhe PS, në të vërtetë është një aleancë që u lidh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, nën betimin që do të jenë luajalë me njëri- tjetrin. Për dy vite në qeverisje, ata vërtet janë treguar të tillë. Në PS më kollaj përjashtoheshe po të ankoheshe për LSI se sa për Edi Ramën, ndërsa në LSI Ilir Meta mori vetë kontrollin për raportet e ndarjes së pushtetit me PS, për ta konsideruar këtë çështje serioze dhe për të mos lënë vend për keqkuptime.

Por, kjo nuk do të thotë që poshtë tyre nuk kishte pakënaqësi. Efiçenca me të cilën veproi LSI për punësimet, pushteti i fortë që ajo kishte në raport me pritshmërinë për punësime dhe punë të tjera, krijuan një farë zile në bazë mes socialistëve dhe antarëve të LSI, pasi këta të fundit quheshin me fat, ndërsa socialistët thuajse mbetën rrugëve.

E vërteta është po ashtu se Edi Ramës nuk mund t’ia hapje këtë bisedë se prisheshe me të, nëse ishe socialist. Ilir Metës nuk kishte kush t’i ankohej se po i shkonte puna mirë.

I gjithë ky tension në bazë, natyrisht do shfrynte diku në zgjedhje dhe një përqindje e ulët socialistësh sado që të tentojnë ta mbulojnë, nuk i kanë votuar kandidatët e LSI dhe po ashtu një masë serioze e LSI, nuk i ka votuar kandidatët e PS. Problemi është se kur nuk të voton një masë socialistësh qoftë dhe e vogël në përqindje, të rrezikon, pasi pesha e tyre është më e madhe. Nëse shikon votat nga Konispoli në Malësi të Madhe, kjo gjë është e qartë dhe nuk është arsye për debat, por një realitet që ka qenë debat prej dy vitesh, por s’kemi dashur ta dëgjojmë. Zgjedhjet kanë qenë një rast për të shfryrë inatin për këto gjëra dhe ka ndodhur.

Po ashtu, zgjedhjet kanë qenë një rast për të parë se si kanë funksionuar strukturat e partive kryesore. Fjala vjen, hezitimi kryesor ndaj kandidaturës së Veliaj me të drejtë para fushatës ka qenë se mund të mos i merrte gjithë votat e partisë së tij. Tani që shikojmë rezultatet, na del e kundërta. Veliaj i ka marrë votat e partisë së tij, por partia e tij s’ka ruajtur dot votat e veta në Këshill, dhe i janë shpërndarë. Kjo tregon se ka një fetishizim të fuqisë së strukturave të partive tona para zgjedhjeve, por në finale ata që vendosin janë votuesit e thjeshtë. Nëse shikon listat e këshillave, duhet të jesh joserioz ti marrësh të mirëqëna ato shifra. Në tërësi ato janë pazare kandidatësh, që kapin ndonjë parti fantazëm dhe bjerrin votën e partive kryesore. Në disa bashki kjo tendencë ka shkuar në ekstrem. Ata që akuzojnë LSI se në qytetet ku ajo kandidante, ka kërkuar me të njëjtin ngulm, dhe votën e kandatit dhe të LSI, duhet të shikojnë qytetet ku LSI nuk ka pas kandidat dhe ka triumfuar. Shembulli më klasik është Përmeti dhe Këlcyra. Në të dy bashkitë, LSI është forcë e parë në Përmet, PS forcë e dytë, ndërsa në Këlcyrë, LSI forcë e parë, PS e tretë, me një votë më pak se një person i vetëm që mban siglën e një partie fantazëm. Kujtoj se në Këlcyrë ka fituar kandidati i PS

Çfarë ka ndodhur? E qartë. Ata që bëjnë moral në emër të partisë, janë të parët që shesin votat e partisë dhe e çojnë këtë në ekstrem. LSI në këtë pikë është parti për t’u përgëzuar, pasi dhe atje ku s’ka pas kandidatët e saj, ja ka dalë të jetë aktive dhe të mbrojë dhe fitojë votën e saj, duke qenë thuajse parti e dytë në vend.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për përgjegjshmërinë politike të deputetëve në këto zgjedhje. Nëse do më pyesje përpara zgjedhjeve, unë kisha ndjesinë se LSI nuk e merrte dot Gjirokastrën, biles dhe ua kisha thënë këtë. E vërteta është se Vangjel Tavo arriti të funksionojë me deputetët socialistë dhe ish- kryetarin e Bashkisë dhe ja doli ta fitonte duke i sheshuar mosmarrëveshjet. Por, në zona të tjera duket se kjo gjë nuk funksionoi dhe inatet kanë bërë punën e tyre.

Por, e parë në tërësi tabloja e paszgjedhjeve nuk është se ka ndonjë problem të ri që koalicioni nuk e ka pasur para zgjedhjeve. E vetmja gjë e re, është se PD, duket se në dhimbjen e humbjes ky sherri PS- LSI i duket shpresa e vetme. Në të vërtetë kjo është dhe fatkeqësia e vetme e tyre se kështu si po shkon puna, e majta po bëhet aq e madhe sa është e vetëmjaftueshme për të pasur dhe pozitë dhe opozitë brenda saj dhe nëse PD nuk ringrihet, elektorati i saj do të jetë 2 vjet më vonë, pjesë e këtyre që po debatojnë. Se dhe ata kanë nevojë ta zbrasin diku inatin, pasi Luli mirë që i ka kthyer në humbës dhe i ka rrahur, por nuk i lë as të qajnë.

29 komente në “Të gjithë i kanë nxjerrë inatet e tyre”

  1. vojo peci says:

    Bgele duke bere elozhe pushtetit o Mero Bazja njelloj si spiuni i sigurimit te shtetit qe futi fshataret tan ne burg babai juaj Guri Bazja

    1. AD says:

      Ne fakt nuk jam ndonje tifoz i Edi Rames apo Ilir Metes por kurrë nuk do i jepja votat partise demonkratike qe ka nje kupole kriminale.
      Me vjen qe ne PD ka njerez relativisht te mire qe akoma besojne te monstra viqidolit

      Persa i takon marredhenieve PS-LSI duhet te pranojme se dhe ne familje ka te cara dhe mos marreveshja dhe jo ne nje mjedis politik ku ceshtja e punesimit eshte lufte per jete a vdekje…ose do shkosh ne rrugen e krimit ..ose drejt gjermanise.Sidoqofte populli i dha dhe nje here verdiktin e forte rames..nqs nuk shkon berisha ne burg brenda 2017..atehere edi rama do jete tradhetari me i madh i shqiperise per te gjithe kohrat

      Kam rënë në të thella mendime,
      disa herë në fushatë,
      “Për PD-në nuk jap investime!”,
      kur thoshte Njeriu i Gjatë!

      Marrina ka në fushatë,
      dhe fjalë me barrë e me bisht,
      por them se Njeriu i Gjatë,
      s’i tha këto fjalë seriozisht!

      Fushata ishte fushatë,
      Rama infinitin synonte,
      po dhe pa këtë deklaratë,
      e majta po njëlloj do fitonte!

      E majta mori kaq pikë,
      për Shqipëri Europiane,
      zhvillimi do jetë unik,
      për “gjenocid” nuk ka plane!

      Unë them krejt ndryshe do jetë,
      në pjesën e dytë të mandatit,
      askush nuk do lihet vërtetë,
      këtu në mëshirën e fatit!

      Askush në siklet të mos jetë,
      nga deklaratë e sikletshme,
      këtu e majta-vërtetë,
      është një forcë e ndërgjegjshme!

      E majta s’përdor dot sqeparin,
      Rama s’mund të jetë zemërak,
      aty ku s’ka ka marrë kryetarin,
      ka marrë Këshill’ Bashkiak!

      Kudo këshilli i ri,
      është fuqi e vërtetë,
      mbi pesëdhjetë bashki,
      e majta atë do ta ketë!

      E majta fuqishëm fitoi,
      ishte dhe mbeti kështjellë,
      po Luli nuk di të lexojë,
      që humbjen e ka më të thellë!

      Tani të tijën muzikë,
      ta dëgjoj e kam të pamundur,
      edhe është rritur me pikë,
      dhe faqja e zezë ka humbur!

      Ca analistë që i njohim,
      përtypin gozhdë në foltore,
      se s’kanë zemër të shohin,
      fitore kaq madhështore!

      Pas dy vjet qeverisje,
      më shumë s’do fitonte as Zoti,
      ora nuk ka nevojë për kurdisje,
      të tjerat janë pallavra më koti!

      Të tjerat janë muhabete,
      dhe fantazi politike,
      e majta ka marrë mbi vete,
      një përgjegjësi historike!

      E djathta do kohë të ringrihet,
      mbase njëzetë e ca vjet,
      Lulashi me nge le të krihet,
      përpara pasqyrës së vet!

      1. Omer Zabe says:

        malok i trashe me tru te shpelare

    2. e verteta says:

      Edhe me votat e publikuara prape genjeshtrat s’paskan fund.
      Te pakten mesazhi i votuesve duhet lexuar i sakte nga mediat, jo te mashtrohet per ti bere qejfin pushtetareve te rradhes.

      1. MASHTRIMI PER TIRANEN DHE VELIAN

      Ne Tirane per shembull, koalicioni i majte fitoi 64% te votave kurse velia fitoi vetem 53% te votave. Pra velia fitoi 11 pike me pak se koalicioni aq sac e nxirrnin edhe sondazhet. Shikojeni vete ne faqen e KQZ.

      Kur sondazhet treguan qe Velia ishte 10 deri 15 pike me pak se koalicioni velia quhej kandidat i dobet, nderkohe qe analsitet e Rames ne TV thonin qe kjo diference do ngushtohet. Tani qe votat e konfirmojne kete humnere mes veliat dhe koalicionit behen vjersha per velian bazuar mbi mashtrime.

      Me mbeshtetjen e koalicionit 64 perqindesh fiton edhe nje kerric cerriku mjafton qe ti vesh nje emer ne fleten e votimit, per shembull Kerrici99. Arritja e veliat ishte qe vuri ne rrezik fitoren duke marre 11 pike me pak se koalicioni. Po te mos kishte kandidate te pavaruar velia do rrezikonte fitoren se do ishte rezultati i ngushte 53% me 47%.

      2. MASHTRIMI PER VOTAT E PS QE MORRI VETEM 26%

      Sa per votat e partive jane nje turp kombetar justifikimet e rezultatit skandaloz te Rames, qe e katandisi PS ne 26% te votave, dhe per refuzimin qe beri nje pjese e madhe e socialisteve duke mos votuar.

      Justifikimet e turpshme thone qe keshilltaret bashkiake bejne pazare, dhe se shume votues gjenden jashte Shqiperise.

      Fakti eshte qe gjithmone ka pasur pazare per keshillat bashkiake por kurre PS nuk ka perfunduar ne kete kuote kaq te ulet.
      Por analistet nuk thone qe kesaj rradhe ka pasur 10 here me pak pazare per keshillat bashkiake sesa me pare. Deri ne zgjedhjet e kaluara cdo parti vendoste kandidate per 400 keshilla bashkiake, pra cdo parti kandidonte mijera keshilltare. Kurse kesaj rradhe pas reformes territoriale cdo parti vendosi kandidate vetem per 60 keshilla bashkiake.
      Atehere kur u ben me shume pazare? Me pare me 400 keshilltare apo tani me 60 keshilltare qe caktohen nga partite? Sot cdo parti vendosi 10 here me pak keshilltare se me pare, cka do thote 10 here me pak kusherinj e influenca lokale te cilat gerryejne voten sipas analisteve qe jane turpi i kombit.

      3. MASHTRIMI PER PJESEMARRJEN E ULET NE VOTIME

      Sa per rezidentet jashte Shqiperise, serish genjehet pasi refugjatet kane 20 vjet jashte Shqiperise, por kurre nuk ka rene pjesmarrja ne votime kaq shume pas vetem 2 vjet qeverisjeje.

      Rama u justifikua qe gjithmone ka ndodhur kjo renie. Por ne qeverisjen e Saliut numri i votuesve ne zgjedhjet lokale ra vetem 50 mije vota pas 2 vjet keqqeverisjeje. Kurse Rames i rane votuesit mbi 150 mije vota pas 2 vjet qeverisjeje. Pra qeverisja 2 vjecare e Rames qenka me shum zhgenjyese sesa keqqeverisja e Saliut.

      Refuzimi i votuesve eshte edhe me i madh pasi keto 2 vite jane kthyer qindra mije refugjate nga kriza ne greqi. Dhe prapeseprape pjesmarrja ka rene jashtezakonisht shume nderkohe qe refugjatet e kthyer duhet ta kishin rritur pjesemarrjen.

      4. MASHTRIMI QE VOTUESIT E PS DOLEN TE GJITHE NE VOTIME

      Rama me ata qe i mbajne ison thone qe mospjesmarrja eshte e votuesve te Partise Demokratike dhe jo e Socialisteve. Kete e bazojne mbi shifrat e koalicionit sigurisht sepse vete PS eshte ne rekordin historik per votat e pakta.
      Por a eshte e vertete edhe kjo genjeshter e rradhes?

      Fakti eshte qe koalicioni i ashtequajtur i majte sot ka te pakten 150 mije vota me shume qe nuk jane te partise socialiste.
      Me konkretisht, koalicioni i majte ka 30 mije vota me shume sepse tani eshte bashkuar me FRD, dhe 60 mije vota me shume nga PDIU. Gjithashtu ka me shume se 30 mije vota te tjera rreth dhjet parti te vogla qe nuk i kishte ne koalicion dy vite me pare, si psh PDK etj. LSI gjithashtu ka arritur te marri 20 deri 40 mije vota nga PD ashtu sic Meta i ben punet e veta.

      Pra po ti mbledhesh shifrat mesiper del qe koalicioni i majte sot ka rreth 150 mije votues me shume jo socialiste, pasi koalicioni i sotem nuk eshte ai i dy vjeteve me pare, por eshte koalicioni i lloj lloj Qifeve.
      Prandaj ata 150 mije votues qe kane refuzuar te votojne kesaj rradhe jane qartazi socialiste te zhgenjyer.

      5. MASHTRIMI PER MESAZHIN E 21 QERSHORIT

      Me gjithe presionin Berishist te Rames, socialistet e ndershem arriten ta jepnin mesazhin e qarte per kryetarin qe e ka bere PS filial te LSISE.
      150 mije socialiste bojkotuan zgjedhjet pra pothuajse cereku i socialisteve. Gjithashtu nje pjese e mire e tyre preferuan te votonin kandidate me integritet si Bojaxhi sesa nje regjim Berishian qe emeron Lulin e rradhes te katapultuar ne parti dhe qe kesaj rradhe e quajne Erjon. Socialistet gjithashtu nuk votuan kandidatet e Metes duke kundershtuar imponimin e turpshem te Rames dhe mediave te majta qe thone harrojeni ate qe keni pare dhe ate qe keni degjuar per Meten.

      Mesazhet e socialisteve ishin te qarta dhe mjaft dinjitoze. Por mediat e majta po vazhdojne te mbysin zerin e socialisteve te zhgenjyer me propaganden e peshtire te qeverise. Askush nuk priste te fitonte PD se fitorja ishte siguruar qe ne tavoline kur 20 parti aleate te Bashes, lidhen tashme aleance me Ramen, edhe pse pertej cdo morali. Me anen e ketij makiavelizmi Rama arriti te fitonte, por mesazhi i socialisteve te zhgenjyer ishte i forte dhe duhej lexuar sic duhej, jo me kete shurdheri dhe manipulim te skajshem qe po ben Rama me analistet e tij. Shurdheria do vazhdoje dhe socialistet se shpejti do kene kryeminister Meten dhe minister Qifen. Te pakten do jete nje qeverisje me e sinqerte sesa kjo e Rames qe hiqet si qeveri socialiste por asnje socialist nuk eshte me mire se ne kohen e Berishes.

      1. elio says:

        Mbase dakord mbase jo dakord me ty or mik..Por per ta perfunduar arsyetimin tone..kush fitoi??PD jo, e sigurte, pastaj se mund te thuash sa humbi e sa fitoi nje kandidat..kjo eshte e drejta jote por tani mbaroi cdo gje dhe PS eshte fituese..te tjeret vazhdoni me komente..

        1. e verteta says:

          Elio s’do e beje kete pyetje nqs do i kishe ndjekur ngjarjet.
          Patjeter qe koalicioni rreth Rames i fitoi zgjedhjet, pasi Rama perfshiu disa Qife-parti qe nuk i kishte ne koalicion 2 vite me pare, si dhe disa dhjetra parti te vogla qe s’i ka pasur kurre, dhe Lsija ka arritur te marri kesaj rradhe disa dhjetra mijra vota nga pedeistet qe votojne per vendin e punes pasi sic e dini asnje pedeist nuk eshte larguar nga administrata, por ata quhen lsista sot. Per keto arsye koalicionit iu shtuan 150 mije vota, nderkohe partia socialiste u refuzua nga po kaq shume socialiste.

          PD eshte nje parti e destinuar te humbase gjithmone per sa kohe ka Lulin e pandeshkuar ne krye, dhe shume vota te ASHE jane edhe prej urrejtjes qe ka populli per Bashen.
          Por nderkohe Rama ka zhgenjyer kaq shume socialistet saqe e coi PS ne rezultatin me te ulet historik. Ketu analistet perdorin nje standart te dyfishte, sepse kur vjen puna tek LSI thone qe morri rezultatin me te larte historik, per PD thone qe ka marre rezultatin me te ulet historik, kurse per PS thone qe nuk quhen votat e keshillit bashkiak.

          Ne nivel partish PS dhe PD kane humbur te dyja ashtu sic pritej, nderkohe qe LSI eshte dyfishuar ashtu sic pritej, pasi i dhe Rama i dha dyfishin e administrates LSISE, nga 20% qe i dha Saliu ja dyfishoi 40% (nderkohe qe premtonte se nuk do ndante torten).

          Votat e PS tregojne qarte zhgenjimin e skajshem qe ka shkaktuar Rama. 1 milion shpullat sot jane perseritur sepse koalicioni ASHE ka 150 mije vota me shume prej qife partive dhe administrates se lsise.

          Pra 150 mije socialiste qe e kane refuzuar Ramen, jane zevendesuar me vota Qifesh. PS sot eshte ne piken me te ulet historike te saj, por Rama eshte treguar pragmatist duke shfrytezuar etjen per pushtet te Qife partive. Politikisht kjo eshte e pranueshme. Moralisht eshte e turpshme. Kurse per socialistet e thjeshte eshte skandaloze qe mesazhi i tyre i 21 qershorit po mbulohet me votat e Qifeve dhe propaganden e mediave. Votat jane tashme publike dhe mesazhi duhet lexuar sic eshte. Media e majte po e ndihmon Ramen te vazhdoj drejtimin e gabuar, deri sa te vije dita qe as votat e Qifeve te mos e nxjerrin dot Ramen nga balta.

          1. sot says:

            Jam dakort dhe me vjen per te qeshur me ca kalamaqer te Rames qe thon Likja do e haj rradhes tjeter. Pastaj kur vjen rradha tjeter Likja rritet e rritet kurse Rama prap humbet vota. Une vete do votoj lsine heres tjeter. lsija ta shenon emrin e ti jep leket ne dore. Kurse Rama te jep gishtin e mesit.

          2. eri says:

            E veteta eshte se Zgjedhjet i fitoi Mazhoranca, i mori tre piket:) se fitoi 1:0 apo 2 :0 pak rendesi ka.

            1. e verteta says:

              Qe ta kuptosh edhe ti Eri. Per shembull ne Tirane, PDIU, FRD dhe PDK kane marre se bashku 25 mije vota. Te treja keto parti 2 vjet me pare nuk ishin ne koalicion me Ramen dhe marrin votat e elektoratit te djathte. NQS keto tre qife parti do ishin rreshtuar ne krah te Bashes atehere Erion Velia do kishte humbur zgjedhjet ne Tirane sepse diferenca ishte me e vogel se 50 mije vota. Pra Erioni shpetoi nga votat e qife partive jo nga elektorati i majte qe e refuzoi.
              Nqs heq edhe votat e dhjetra partive te tjera te vogla qe erdhen pas pushtetit ksaj rradhe, si dhe votat e lsise qe ka marre 40% te administrates ne Tirane, mungesa e votave te Velise behet edhe me e thelle.
              Luli pervec se eshte i inkriminuar tashme eshte edhe nji lider i paafte qe nuk di te beje koalicionet. Te gjithe e kritikuan kur i la aleatet tradicionale ti largoheshin tek Rama dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe refuzimi i socialisteve nuk solli humbjen e Rames.
              Votat e qifeve mbuluan boshllekun qe lane socialistet e thjeshte. Gazetaret e majte tashme kane marre rrugen pa kthim drejt Fahri Ballizmit, cdo dite po mbulojne Ramen me gjethe fiku, me te njejten gjethe qe perdoren per Meten por gjethja po kalbet tani.

      2. black_lion says:

        Bravo, mese e drejte verejtja!

    3. Unitet says:

      Shoku Mero Ju falenderrojme ne veterrranet!

  2. Vito says:

    pak kontradiktor tek ceshtja veliaj, z.baze
    Sic betoheshin ne heshtje dhepermendi dhe ju vete shume socialiste nuk e votuan veliajn. Keni “harruar” se faktori LSI beri te mundur ardhjen e veliajt me nder dhe shkeputje te ndjeshme ne numer votash
    Pa votuesit e kesaj partie ku aleancat e Metes nuk diskutohen prej ndjekesve te tij, cunat, veliaj do ishte ne nje rezultat koke me koke me halim kosoven, ne mos thene i rrezikuar seriozisht

  3. Barist ne Vicitol says:

    Veliaj eshte nje djale inteligjent, punetor, orator, me ide te qarta, me program te mbeshtetur ne faturen financiare, por ishte me fat qe kundershrar kishte nje mut te fjetur si Halimi, qe nuk lidhte dot dy fjale, njeri pa ide, program, 61 vjec e ne prag te pensionit, ku ne cdo dalje me mbeshtetes te tij thoshte cdo minut: Une jam Halim Kosova, do te me shihni se cfare do te bej…. E pame qe pesoji humbjen me te madhe ne keto 25 vjet “demokraci”, me mbi 43 mije vota diference, ky ishte Kiri i PD.

  4. lili says:

    E ketu kuptoje se lexuesit e temes nuk i bind me

  5. lili says:

    Fushata Juaj per erioni nuk bindi aspak ato 55 mije tiranas socialiste qe nuk votuan hic…e qe nuk doni as ti permendeni sot ne nje analize pak ma ne nivel se kjo!
    Fitorja e Erionit ne Tiranen eshte nje fitore alla pyrrhus!Me githe ate fushate,ato shpenzime e ate mobilizim mediatik e shtetnor prape se prape ma pak vota se ne 2013 per kandidatin e majte!Sukses po,po suksese e nje ylli ne zbritje!Mashtrohen njerezet pa shkolle ndoshta nje here,po jo te tjeret nga llafologjia,o mero Baze!
    Po ju me tiffozllekun tuaj per Erionin deshtuat ne misionin e informimit e kaluat tek puna per te cilen jeni stervite,propaganda,pa e kuptuar se sot jemi ne nje shekull tjeter ku nuk funksionon me rreshtimi pas Njeshit!Reshtimi i juaj pa asnje fije kritik per erionin i beri ma shume dème se sa mire atij,po duhet me zdryp pak tek elektorati per me kuptuar pse!
    Te shohim tash punen e Erionit,a do glaberoje prape 1|3 te budxhetit per asgje!
    With regrets!Preferoj meron e fushates tjeter.

  6. Sit back.. and .....relaks says:

    Shpelarja e trurit funksionoi edhe ket rradhe. Tani mbasi e lane dhe e shpelane trurin ngelet vetem ta varin ne tel per ta thare e bere pasterma qe ta kene gati per zgjedhjet e tjera. Hajt ju rruat pluralizmi i partise punes se vete nuk qete te zote te qullosnit gje.

  7. salem says:

    Te tilla analiza jane te pakte qe i bejne.
    E thelle,e plote dhe e paaneshme.
    Bravo Mero,por pragmatizmin e shfrenuar te LSI une e kam frike.
    Ai s’ka skrupuj dhe nje dite,mund t’i kerkoje ne tavoline edhe Tiranen Edit dhe ai(si edhe Saliu)s’kane c’i bejne dhe do t’ja plotesojne “qekfin”

  8. England says:

    Nuk e di si do vej kjo pune po keshtu si po vene punet Leshelia do blindohet dhe do i shtoj votat ne kurriz te PS dhe do jete shume vone kur PS te reagoj.Po ju jap nje shembull, nje njeriu im shume i afert ka mbaruar shkollen e larte dhe ka mbi 3 vjet pa pune,gjithmone votuese familjarisht e PS kete vit para zgjedhjeve iu premtua vend pune nga Leshelija dhe te gjithe anetaret e familjes se saj e perbere prej 5 anetaresh votuan Leshelin nga halli megjithe urrejtjen qe kane per ate parti dhe Ilir Meten.

  9. METEH says:

    Z.MERO,i sakt,i paanshem,keshtu vazhdo,gojet,mendjet e liga le te vazhdojne.Mallakastra votoj djathtas per disa arsye:1-Fitusi ishte bisezmen dhe shpejtoi i par te beje do pune qe e donte elektorati,PSH-shtroi me rere bituminoze rrugen:Bejar-Çorrush… dhe premtime te tjera bindese.2.Elektorati me shume rural u josh nga premtimet per DRITAT,TAKSAT,SHTES PAGE,etj.Fshati vazhdon te djeg drita pa hesap,afrofe(pa sahat),por dhe atje ku ka sahat behen marifete nga banoret por dhe elektriçistet e korruptuar.3.Ajo zone nuk e do LSI-ne dhe kompromisi PS + LSI nuk ngjiti fare.4-Fenomeni Kaç Islami duhet pare si precedent karierist,mendjemadhesie,ku PS i ka llastuar dhe jo ndeshkuar.5.Deputeti PIRO LUTAJ nuk eshte dukur fare gjat 2 vjeteve dhe gjat fushates shprehej me tamtame per fitore.6.Çorrushi eshte braktisur fare nga infrastruktura e çdo gje tjeter..! Nga MALLAKASTRIOTI…!

  10. Sali Birishi says:

    Nje analize e thjeshte e ketyre zgjedhjeve thote (votat per partitedhe jo per kryetaret e bashkive)qe koalicioni i majte ka arritur te kap perseri 1 milion votat (me aq sa jane be publike ka kapur shifren 935 mije vota, ndersa koalicioni i djathe 440 mije) pra, rreth 100 mije vota me shume se kandidatet e tyre. Sikur keto shifra te ktheheshin ne vota per kandidatet vetem Dropulli dhe Shkodra do ishin bashkite e fituara nga PD.

    Kjo eshte nje tregues qe PD si udheheqese e opozites duhet rrenjesisht te ristrukturohet, qe ti mundesoj vetes te kthehet aty ku meriton te jete, nje force qe do i ndihmoj vendit ne luften anti-korrupcionin dhe rrugen per ne BE.

  11. astrit says:

    Mero. Babezia e LSI-se per vota ka brenda babezine per para. Dihet nga te gjithe psikoza qe ka krijuar kjo parti ne popull se po votove per LSI-ne futesh ne pune. Ky mashtrim detyroi popullin fukara te konvertoje voten e tyre per llogari te kesaj partie. Por zgjedhjet e vitit 2017 nuk jane e larg dhe ky mashtrim LSI-ist do t’i kthehet asaj ne bumerang.

  12. al paci says:

    Mero pse nuk thua qe Ramen e ka zen frika se Like hajduti to ti kerkojn karrigen e kryeministrit, se lulezimja eshte ber gati qe mbas dy vjetesh ti ofroj likes karrigen e kryeministrit vetem te bashkohen me pd. Gjeja me e keqe qe ndodhi ne keto zgjedhje ishte ngritja e lsi.

  13. tironci says:

    Ore shum shkrime po lexoj, e ne shum raste bien ne kontradikt vet ata qe i shkruaj. Ti vejm pak pikat mbi i. Kush fitoi e kush humbi, kush qeveris e kush jo, PD esht per gjynah apo esht fituese, PS duhet te jap llogari pse mori shumicen e bashkive apo pse si la ca PD. Nje gje kam per te sqaruar se nese martesa Meta-Sali 2 do te behej, pa merak se ateher do te shihni fuqin e vertete te PS

    1. akrepi says:

      Dakort jam me ty tironci shume votues te PS jane te pa kenaqur nga aleanca PS me LSI ose me troc nuk e duan LSI per arsyet qe dihen por nga ana tjeter kualicjonet prandaj behen qe votat te mblidhen e jo te llogariten te vecanta,dhe dihet roli i aleancave edhe sot sikur LSI ti bashkohet PD. PD del shumic , gje qe kete kart LSI di ta luaj shume mire per interesat e veta.

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mbledhja arithmetike e votave,per ne keshillin bashkiak,nga PS+LSI,duhet ti conte keto dy “superfuqi” politike,me fitore edhe ne KAMEZ!
    Te dyja kane mbeshtetur,te dyja kane sulmuar njera tjetren,per interesa,nostalgji,apo arithmetike elektorale.
    Dikur,ne zgjedhjet e kaluara,kur numeri i votave ka qene i ngushte,ka votuar i “dehur” nje anetar dhe kryetarin e ka marre forca tjeter politike.
    Ne Pogradec,kandidati i “pavarur”,anetar i forumeve te PS-s,prej shume vitesh,morri 997 vota,ose me gjuhen e Berishes,paterica e kundershtarit politik.
    Mund te thuhet,se ne mjafte raste,ish PD-st,qe kane aderuar ne LSI,votat nuk ja dhane kandidateve socialist,por forces se tyre politike.

  15. latif says:

    Koalicjoni anti berrisha fitoi ne gjithe vendin,fitoi Tiranen me diferencen me te madhe te gjitha zgjedhjeve.Keto bejne analiza,sikur kandidati i te majtes ka humbe si Basha me 10 vota ne 2011.U desh te perveshi menget Arvizuja ta nxjerri fitues,kete njeriun qe qesh,qe duket se e kane vene per te si maske per te mbuluar surraterat vucidolas te Saliut dhe Argites.Edhe nje fitore si kjo analitike dhe i lajme duart me partine e malokeve dhe hajduteve.

  16. antikamunist says:

    Ne kete rruge qe eshte futur lulushi ose thene ndryshe pordha e sales ,nuk ka asnje shans per te fituar ndonjehere.Per ne votuesit e majte eshte fantastike nese ai dhe sala vazhdojne ne kete rruge.Me sa duket degradimi i pedes do jete i pandalshem dhe ne zgjedhjet e 2017 pedja do marri me pak se 35 deputete.

  17. emy says:

    Bravo Mero, si gjithmone finalja shume e bukur.

  18. Realist says:

    Ok me Te gjitha Qe thua ti e verteta por realiteti nga Ana e kampit opozitar Nuk na jep asnje shprese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje