Apologjia e një sakrifice

26 Qershor 2015, 21:30Editorial TEMA

Nga Edvin Kukunja

Drejtësia është i vetmi instrument, e vetmja garanci që i mbetet vegjëlisë në sistemet e ekonomisë së tregut, ku interesi i kapitalit, e jo atij njerëzor, është preminent në çdo dinamikë sociale dhe politike.

Ndërthurja e konjukturave ekonomike të ekonomisë së tregut me strukturën e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, gjen ekuilibër veç në ato momente kur drejtësia është me të vërtetë e shurdhët dhe e verbër ndaj kujtdo interesi, përveçse ndaj interesit të drejtësisë e të së drejtës.

Ligji është shkronjë dhe si e tillë, shkronja mbi celulozë, mund të mbetet dhe veç aq po nuk u jetësua në frymë e veprim. Kushtetuta kthehet në strehëzën justifikuese të dështimit të demokracisë, të dështimit në ndërtimin e institucioneve të pavarura e të bilancuara. Pas mburojës të pavarësisë kushtetuese e brenda saj, çdo institucion mund të dhunohet prej logjikës së faktit, që asgjë nuk ka të bëjë me logjikën e normës dhe rregullit, madje dhe e injoron dhunshëm këtë logjikë shpesh e më shpesh, e të shndërrohet në mekanizëm që i shërben klasës apo kastës që e ka pushtuar atë.

Pikërisht, pushtuar! Sepse për këtë flitet kur ne flasim për drejtësinë në vendin tonë.

Imagjinoni një prokuror apo një gjykatës, i cili futet në sistem me çdo mënyrë, ngjitet në karrierë me çdo mënyrë, ai gjykatës ngjizet e ngjiz statu quo-n që, më shumë se vetë institucioni, është vetë në të vërtetë institucioni.

Imagjinoni, e nuk do aspak kallauz, se çfarë frymë mbizotëron në gjykatat tona me gjykatës e prokurorë bajraktarë, që jetojnë mbi mundësitë reale të rrogave dhe shpërblimeve legjitime. Nuk kemi nevojë as për prova sepse provë më të fortë se fakti që kemi çdo ditë përpara syve ndërsa ecim rrugëve të qyteteve tona nuk mund të gjejmë.

E më pas, më pas jemi ne dhe Ibrahim Basha, si dhe viktimat e panumërta e të pafytyrta që ka mbjellur e vazhdon të mbjellë ditën për diell sistemi ynë i drejtësisë. Imagjinoni dëmin ekonomik e provoni të imagjinoni të paimagjinueshmin dëm ndaj së ardhmes që një bylmez me diplomë e togë ngjeshur i bën çdo ditë shoqërisë tonë. Imagjinoni çfarë krimi! Krim që nuk e imagjinojmë dot, as përpara arkivolit të heroit të paqes tonë të përbashkët, Ibrahim Bashës.

Sepse pa drejtësinë e duhur, pa gjykatën e çliruar prej pushtuesve, sepse të tillë janë, sakrificat tona të përditshme, sakrifica jonë e përbashkët për të ndërtuar një bashkëjetesë të paqtë e të mirëqenë, sakrifica e Ibrahimit, shumëzohen me zero.

Është e patolerueshme që kjo kastë të vazhdojë ti bëjë karshillëk logjikës tonë me arrogancën e pushtetit të tyre të paprekshëm falë dhunimit të Kushtetutës si frymë e domosdoshmëri. Është e patolerushme që vetë Kushtetuta të përdoret, duke u dhunuar, në mburojë mbrojtëse për dallaveret e këtyre palaçove që rendin lartë e poshtë në luks të paimagjinueshëm, luks produkt i krimeve që ata kryejnë çdo ditë ndaj nesh, ndaj shoqërisë.

14 komente në “Apologjia e një sakrifice”

  1. Henri says:

    Nese ke kurajo filloje listen me parine e tiranes. Bashke me nje pjese te mire te gjyqsorit. Se ai gjyqsor qe thua zotrote esht katandisur ne kte dit fale ndereve qe i ka be ne gjith kto vite politikes. E tashi nuk e mjekon dot nje plage pa kuruar tjetren. Me berihaj behen koka turku. Ska sherim. Shkruaj se mu duke djale i lexuar dhe qe po kerkon te analizosh sinqerisht. Koka…….. Koka e ka fajin. Gjyqsori jane nje nga gjymtyret. Shpresoj te dish te degjosh. PERSHENDETJE

  2. mond maloku says:

    Te lumte dora z.Kukunja!
    Je shume I perpikte.

    1. Bureto says:

      Dakord me Kokunjen, por si specialist, qe me duket se eshte, duhet te jape ne menyre te koncentruar dhe ndonje menyre sesi dilet nga ky batak, kryesisht ne permiresimet ne Kushtetute. Pak e sakte do te thoshja. Megjithate na eshte premtuar se ne vjeshte do te shohim nje reforme te thelle ne drejtesi. Urojme te jete ajo e duhura. Pastaj fillohet nga njerezit brenda saj dhe nga ata qe e kane kompozuar kete drejtesi te tille, vegel te politikes ne pergjithesi dhe te pushtetit ne vecanti. Gjithsesi drejtesia, jo vetem gjyqesori kerkon qilizme.

  3. "BALASHI" says:

    Lere Edvin se e dermove fare sistemin e korruptuar te drejtesise. Tani pas editorialit tend nuk dine ku te futen.
    Per drejtesine duhet dhene kushtrimi e ulurima ti flet me buze e jo me zemer.

  4. sit.. back....and relaks → says:

    gjykatesi zbaton ligjin zoteri. nqs ligji te le 7 variante denimi ath ke 7 variante korrupsioni. duhet filluar nga kodi penal e duhet vazhduar me gjykatesit nga me i madhe tek me i vogli. duhet vazhduar me prokurorine qe merr provat ne administrim dhe me policine e cila mbledh provat. nqs policia mbledh prova gjysmake dhe prokuroria ben nje pune gjysmake me keto prova gjysmake ath dhe gjykatesi jep nje vendim gjysmak. ketu duhet zhbere sistemi dhe ndertuar nga e para. sa per gjykatesit qe jetojne mbi nivelin qe ju lejojne te ardhurat ekziston deklarimi i pasurise. nqs pasuria e tyre nuk perputhet me te ardhurat dhe nuk justifikohet dot ath kuptohet qe ato parajane te ardhura nga korrupsioni dhe gjykatesit perkates te pezullohen deri sa te sqarohet pasuria e tyre. nuk do ndonje shkence te madhe, vetem vullnet do.

  5. Pelasgian says:

    Ja prit se do te bejne reformen ne shtator ….

    muajin e dime …vitin akoma jo !!!!

  6. SHQIPTAR says:

    Merru me shkakun more zotri jo me pasojen. Shkaku eshte politika, dhe drejtesia eshte vecse pasoje e politikes. Politiken e votojme ne, por politikes nuk i plas te reformoje drejtesine. Cfare ben vota ne kete mes thua ti? Po hic e kot per variacion, se kush ka thene qe duhet vota ne demokraci dhe votojme ne mekanikisht.
    Ata ambasadoret qe u kputen duke fol per reformen ne drejtesi si kusht, demogogji bejne se ne kur moren statusin kandidat po kete fare drejtesie kishim. Te na japin dhe anetaresine se nuk u be qameti. Apo na marrin me te mira qe te votojme?! Atehere llogaria merret vesh: vete ata se duan reformen ne drejtesi.

    Nje gje eshte e sigurte: sa me shume vonon reforma ne drejtesi, aq me shume rendohen shqiptaret me taksa; sepse lobimi per mbylljen e te dy syve ka kosto merret vesh. Mos me merrni me siklet, kujdes thesin e miellit cdo 2 vjet per zgjedhje dhe ne rregull. Ca duhet tjeter?!

  7. Petro says:

    Fjale, vetem fjale te bukura dhe ajo qe te ben me shume pershtypje eshte fjala turke bylmez.Po nuk jane vetem ata bylmez.S mund te jene.Ata jane brenda sistemit.As mendohet qe bylmezet qenkan vetem ne sistemin e drejtesise, apo me shume i gjejme atje.Me shpejtesi bylmez po kthehen te gjithe kategorite e shoqerise sone postkomuniste me ne krye parine e Tiranes injorante,te indoktrinuar me ngjyre te shpelare(thone do te shkojme ne perendim dhe ecin me thmbra drejt lindjes) te pangopur.Nje shoqeri qe po rrokulliset me shpejtesi drejt humneres.S di nga ta kapesh.Une nuk besoj se mund ta ndreqin kete situate ca njerez gjysme te shkolluar qe zbriten nga malet si me 45 pa breke dhe tash kapardisen me kollare.Dikush quajti gjeneral te ushtrise se vdekur.Nuk e besoj.Ata jane gjeneral te vdekur te ushtrise se gjalle.Ushtra nuk vdes kurre.Do vije nje dite qe do te zgjedh gjeneral qe t i nxjerr ne drite, sado e larget qofte ajo.

  8. Yxhym ti qim temen says:

    O votues eshte e semure apo eshte e plagosur. Them te presim cdo thote LSI dhe i dekriminalizuari Meta. Se helbete ky ka jetuar dhe perfituar dy lloj drejtesie, drejtesine e Saliut dhe kete te Rames. Pastaj me qetesi dhe dashuri Ilir Meta do te heq disa dhe do te vej disa te tjere mercenare. Rama eshte i qete se mendon se krimin e lufton dhe drejtesine e jep gjykata policore e Tahir gjigandit. Jo vaj medet o pallosh por vari k…….

  9. G.Karagjozi says:

    Autori ngre nje problem qe po geryen shtetin Shqiptar, dhe ka fundosur ekonomine,thedhuar varferine,hequr personalitetin e individit te edukuar,puntor te ndershem dhe Patriot.
    Kush nga lexusit e komentusit, mendon se Autori ka bere “pak”,le te beje dhe Ai gjysmen e asaj qe Autori me te drejte e bie ne Media si problem dhe shqetesim dhe keshtu edhe Ai komentus kritik ne adrese te Autorit,ka vene nje gurre(qofte dhe i vogel),ne themelet e Shtetit Shqipetar.

  10. Endri says:

    Me nje “bumje Arabie” zgjidhet kjo pune. Hidhi te gjithe gjykaten ne ere e te ikin ne gope te somes dhe kjo quhet drejtesi. Te tjeret pas tyre zor se do kene kurajo per tu bere gjykates pasi rroga do i duhet e vogel.
    Keshtuqe pasioni do zevendesoj zilin.
    Reforma beni sa te doni nuk do zgjidhni gje.
    Vdekje gjygjesorit ose qe te zen mend pafshin ne fmite e tyre.

  11. Suferina says:

    Shkrim bindes e i argumentuar drejt. Viktimat e kesaj drejtesie te peshtire cdo dite behemi vet ne shtetasit qe e durojme dhe mbajme ne kembe. Ne se Rama do vazhdoje vonesen e operacioneve reformuese te sistemit te drejtesise sone xhunglore, ka gjasa qe shume shpejt vendi te kthehet ne shtojce e ISIS

  12. XXX says:

    Nje hartim i bukur i nje profesori , qe ka hapur tani dritaten dhe shikon qe bien pika shiu mbas bresheri ka pushuar. Do te dali dhe me te drejte kerkon nje ombrelle qe te mos laget, edhe pse kalimtareve bresheri ua ka bere koken me xhunga dhe ai ka qene duke parë novela ne dhomen e ngrohte. …
    Ky hartim pa emra eshte kulmi i poshtersise ne ate vend. Kushdo qe merr lapsin dhe ju drejtohet shqiptareve duke u perpjekur tu shpjegoje se ka korrupsion ne Drejtesi, eshte nje IDIOT me shume. Jam i sigurte se ashtu si une dhe shume te tjere i njohim te gjithe me emra, por ti qe na tregon perralla, perse nuk permend asnje nga ata qe i shikon cdo dite ashtu si pretendon?! Ndofta ke frike dhe nuk te gjykoj, ke familje, eshte normal… por te pakten me be nje nder, mos shkruaj se me acaron. Lereni vetem Mero Bazen te shkruaj, ai eshte i vetmi qe ka kurajon ti thote gjerat me emer e mbiemer. Kjo pune do bole shoku!

  13. MATT HITO says:

    Z. EDVIN JU E THONI BUKUR : “DREJTESIA ESHTE NJE INSTRUMENT ” POR JU SI JURIST NUK KENI KURAJON TE THONI ( TE SHKRUANI QARTE ) EMRAT E INSTRUMENTISTEVE , ME QARTE THONI : KUSHE ESHTE VIOLINA E PARE NE KETE ORKESTER QE Ç’ DO DITE LUAN HYMNE MAKABRE . PERSONALISHT JU KESHILLOJ TE DEKLARONI PUBLIKISHT SE SI KOLEGU I JUAJ ” JURIST ME PERVOJE ” ME FUNKSIONE TE LARTA NE MINISTRINE KU JENI KESHILLETAR , SHTETASI PLARENT NDRECA. MBRON DHE BASHKEPUNON ME FALLESIFIKATOR DHE BANDITE NE GJYKATEN E RRETHIT GJYQESOR VLORE , SKENDER HALUCI . JU REKOMANDOJE TE LEXONI SHKRIMIN NE EMRIN TIM MATT HIT NE GAZETEN SHEKULLI DATE 27.06 .2015 ( shkrimi letra e dites ) DHE PO TA SHIHNI TE ARESYESHME JU JAP DOKUMENTACIONIN E DUHUR PER TE BERE NJE SHKRIM DINJITOZ !!! E BENI DOTE ?? ? NE RASTE SE PO , ME DERGO e-mail me adres : Matt @hito .us ! NE RAST SE JO MOS MERRNI ME KURAJON TE SHOQERONI NJE ORKESTER TE DIRIGJUAR NGA KRIMINEL . DR .MATT HITO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje