Loja me Këshillat Bashkiakë/ Kandidatët e së majtës, rezultate më të dobëta se sa koalicionet

26 Qershor 2015, 14:25Politika TEMA

Ndërsa koalicioni i majtë fitoi gati 64 për qind të votës popullore në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, kandidatët e saj fituan vetëm 53 për qind të votave, ose 11 për qind më pak se sa koalicioni.

Nga gjergj Erebara

Kandidatët e së majtës në rang kombëtar treguan dobësi të shumta përballë kandidatëve të së djathtës nga jugu në veri të vendit me përjashtime të vogla, duke sugjeruar se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve vendosi të votojë kandidatët e njërës palë, pavarësisht se ia dha votën për këshilltarë palës tjetër.

Të dhënat e KQZ tregojnë se në total, koalicioni i majtë fitoi 840 mijë vota në garat për kryetarë dhe mbi 980 mijë vota për këshilltarë me një diferencë prej së paku 140 mijë votash. Të dhënat mbi votimin proporcional nuk janë përfundimtare

Situata duket se ka qenë pak e ndryshme nga zona në zonë.

Kandidatët e së majtës kanë fituar në dhjetë nga 12 qarqet e Shqipërisë ku rezultati më i thellë dallohet në Qarkun e Elbasanit ndërsa humbja më e thellë në qarqet Lezhë dhe Kukës, që të dyja, qarqe ku konkurruan dhe humbën për të majtën kandidatët e LSI. Gara për kandidatët qe e ngushtë në qarkun Dibër.

Sa i përket garës për proporcionalin, koalicioni i djathtë ka humbur me 31 pikë në rang kombëtar, ku Shkodra është i vetmi qark ku rezultati ka dalë barazim. Humbja më e thellë është shënuar në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Kandidatët e dobët të së majtës

Kandidatët e së majtës dolën shumë më dobët se sa koalicionet që përfaqësonin në të gjithë Shqipërinë me përjashtim të Qarkut Shkodër. Diferenca më e thellë mes kandidatëve të së majtës dhe votave për koalicionin e majtë u shënua në qarqet Gjirokastër, Fier dhe Lezhë. Në qarkun Gjirokastër, e majta fitoi 67 për qind të proporcionalit, por vetëm 44 për qind të votave për kryetarë. Me një diferencë prej 23 për qind, kandidatët e së majtës në Gjirokastër shënuan rezultatin më të keq në rang vendi, pavarësisht se arritën të fitonin pesë nga shtatë bashkitë e këtij qarku.

Në Fier, e majta fitoi në proporcional 69 për qind të votave ndërkohë që kandidatët e saj arritën të fitonin vetëm 54 për qind të votave. Në këtë qark të konsideruar si bastion të së majtës, e djathta fitoi bashkinë e re të Mallakastrës ndërsa e majta fitoi në të pestë bashkitë e tjera.

Në qarkun Tiranë, kandidatët e së majtës morën 10 për qind më pak vota se sa koalicionet e tyre ku diferenca më e thellë u shënua në bashkinë e re Tiranë, ku kandidati fitues Erion Veliaj arriti të marrë pikë 13 përqindjeje më pak vota se sa koalicioni i majtë. Në Tiranë konkurruan edhe katër kandidatë të pavarur apo jashtë koalicioneve të mëdha, të cilët morën së bashku 7.4 për qind, gjë që sugjeron që së paku 6 për qind të votuesve të bashkisë së re Tiranë kanë zgjedhur koalicionin e majtë dhe kandidatin e djathtë.

Në përgjithësi, për zgjedhjet për pushtetin vendor, koalicioni qeverisës ka qenë në gjendje historikisht të marrë shumicën e proporcionalit në Shqipëri, por diferenca në zgjedhjet e së dielës ka qenë shumë më e lartë se sa zakonisht.

7 komente në “Loja me Këshillat Bashkiakë/ Kandidatët e së majtës, rezultate më të dobëta se sa koalicionet”

  1. hj says:

    kshu esht kur bendosen kandidate pa pyetur bazen socialiste sic beri Rama.

  2. 25062015 says:

    Llogarite i ke mire ne pamje te pare, por ama besoj se e di mire qe kemi dy sisteme te ndryshme ( maxhoritar dhe proporcional). Keshtu qe nuk mund te behen keto lloj llogarish, pasi ne njeren ane ke nje parti dhe ne anen tjeter nje njeri, i fundit ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Kur duhet te vleresosh per nje fryme apo parti eshte me kollaj sesa te vleresosh nje njeri.Keshtu qe mos u mundo, jo ti, pro te gjthe ata qe duan te bejne statistika, te krahasojne 2 siteme te ndyshme referimi.

  3. Daja says:

    Se cfar llogjike perdor ky zoteri nje zot e di,si do te merrti Velija te njejta vota ne % , me ato te koalicionit te majte. Jo te gjithe sipatizantet e te majtes e pelqejne Z. Veliaj kjo asht me se normale ne demokraci. Kto jane zgjedhje per pushtetin vendore e njerzit votojne ate kryetare qe mund ti sherbeje me mire e jo partite politike , gje qe u vertetua ne Lezhe, Permet, Pogradec ne mos gabofsha. Po ti je munduar ti japesh nje hije rezultateve te arritura nga e majta, qe tja z`butesh pak dhimbjen e humbjes te djathtes, kjo varet si e interpreton goten e mbushur me uje pergjysem .

  4. Makony08 says:

    Analize Koti

  5. Skifter Mergimi says:

    Z. Gjergj, me kete llogjike qe ke kuptohet lehtesisht se nuk ke haber nga matematika dhe akoma me shume nga politika. Perjashtohet rasti ne se e ben per diversion sic po vepron rendom opozita.

  6. sarandjoti says:

    Asnje analize per ket pune nuk ka baze logjike,matematike,dhe as politike.Ne rastin e zgjedhjeve lokale,vetem votat per kandidatin per kr. Bashkie mund te konsiderohen pjeserishte politike,dhe pjeserishte per personin.Votimi,per keshilltaret eshte krejtesisht kaotik.Shume ,me te shumtet e votuseve,votojne te njohurit e tyre,pavaresisht perkatesise partiake te kandidatit per keshilltare,dhe votuesit.Analistet ne ket rast rahin uje ne havan.

  7. Skifter Mergimi says:

    O Sarandjot, edhe kur nderton nje fjali nevitet nje baze llogjie dhe jo nje analize. Edhe ne bastet me te rendomta te sporteve hyn matematika dhe probabiliteti dhe jo ne zgjedhjet e nje kombi. Ndersa perkatesite politike per rastin konkret jane te pa diskutueshme. Por me sa duket duhet te jesh ndonje kuader plepi ose ne rastin me te mire nga tashme universitetet dmokratike,dhe po te jete keshtu sinqerisht e jstifikoj reagimin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje