Sulmi ndaj RENEA-s në Lazarat kishte 6 muaj që përgatitej, donin të kthenin “Republikën e hashashit”

26 Qershor 2015, 15:20Politika TEMA

Sulmi ndaj forcave të policisë në Lazart, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij ishte i planifikuar të paktën 6-muaj përpara.

Ky është konkluzioni i arritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zbardhur një pjesë të hetimit të saj, lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mëngjesin e 24 Qershorit, ku një punonjës policie humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni policor në fshatin e njohur të Gjirokastrës, Lazarat.

Në deklaratën e zbardhur nga prokuroria mësohet se lidhur me ngjarjen organi akuzës ka bërë regjistrimin e procedimit penal nr.176, te vitit 2015, për  kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkepunim, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit Xh. Malo, etj.

Prokuroria lidhur me këtë proçedimi sqaron dhe dinamikën e ngjarjes duke nënvizuar se policia është sulmua disa herë nga me breshëri automatiku gjatë natës në të zbardhur të datës 24 Qershor, teksa veçon fatkin se ka dyshime të argumentuara se aksioni për të goditur policinë është ideuar rreth 6 muaj më parë.
Kështu, organi akuzës sqaron se më datë 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, kanë qënë të planizuar me shërbim forca të policisë të FNSH të cilat ishin ndodheshin të vendosur në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”,  dhe  “kryqëzimi i përroit të Kordhocës” dhe ndërkohë që vazhdonin sherbimin, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar. Po kështu në orën 04:44 një grup tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Në këto rrethana, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ngritur grupi i drejtimit dhe janë marrë masa për mbajtjen në rrethim të përsonave të armatosur, të cilët qëllonin me armë në drejtim të policisë dhe në bashkëpunim me forcat e policisë “Renea” është hartuar plani i operacionit për kapjen e këtyre përsonave.

Gjatë udhëtimit në drejtim të fashtit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti  me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë  këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është kostatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej per te sulmuar dhe luftuar forcat e policise se shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se meparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundesia per kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Arbion Aliko dhe Alban  Aliko.

Në vijim forcat e policisë, kanë bërë kqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike “Kokainë”, nderkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.

22 komente në “Sulmi ndaj RENEA-s në Lazarat kishte 6 muaj që përgatitej, donin të kthenin “Republikën e hashashit””

  1. adri says:

    Te debohen nga fshati te gjithe ata kriminele me familje. Tu sekuestrohen pronat dhe cdo pasuri e paluajteshm duke mos perjashtuar dhe ate dash alikon qe patjeter qe dhe ai eshte pergjegjesper kete krim te rende duke qene qene perfaqesues i atij komuniteti qe po terrorizon Shqiperine.

    1. Aqifi (po i verteti ama) says:

      Pse nuk thote policia se rikthimi ne republike hashashi ishte marreveshje me policine, perkundrejt votes per PS-ne. Dhe kur Lazot vazhduan zakonin e vjeter, shteti i te pabytheve u perpoq te hakmerrej…

    2. shqip says:

      thua, po pd ku do ti marre votat pastaj? nese kjo histori do te ndodhte ne kohen e xhaxhit, zgjidhja do ishte e shpejte e pa shpenzime te medha. nja ca litar te bere lak e te varur neper shtylla, dhe per disa dekada s’do kishte nevoje per renea e per polici. mund te me thote ndonje qe eshte nga ato ane, sa police ka patur lazarati ne kohen e para 90es? mbase nje, ose asnje, se nuk guxonin keta as te kolliteshin apo te teshtinin. e pra ja qe edhe “e keqja” e paskesh nje te mire. po mos i bini anes e anes. burimi i kesaj menxyre eshte tek zyrat e shqupit. aty dirigjohet, inspirohet, dhe gatuhet kjo çorbe e shpifur qe ka 25 vjet qe helmon mendjet e njerezve.

  2. fieraku4u says:

    PO SHERBIMI SEKRET KU ESHTE…???

    NUK E KUPTOJ ME KETE RAMEN, PSE NUK E SHKARKON NGA PUNA KETE AJAZIN.

    1. maqolakrori says:

      E kane dore Nishani shkarkimin

      1. LORA says:

        Alibi e bukur kjo,celsat e sigurise kombetare na i paska ne dore rrota e jarit (presidenti I nahije brekedhjere),kurse ju qe ju votuam paskeni topet e qenit.
        NEVERI,pa limit.

  3. Rrushit Bilbil Gramshi says:

    Ju arrini ne konkluzione dhe ata arrijne t’ju vrasin.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje gje eshte e paqarte.
    Pse forcat RENEA udhetonin me furgonin e policise?

    1. maqolakrori says:

      shqiperia nuk ka autoblida pa mase. 2 autoblindat ishin ne qender te fshatit, furgoni vajti per ndihme.

      1. baba nga durrsi says:

        po per te blere makina luksoze, dreka dhe darka pse nuk mungojne kurre parate?

  5. Tomorri says:

    Zgjohuni shqiptare se akoma jetojme ne gjiumin litargjik te berishizmit.
    Shqiptare pyesni:
    Ku eshte Visho Ajazi?
    Perse ai person paguhet nga populli shqiptar?
    çfar plani pune ka pasur per keto gjashte muajet e fundit?
    Si ka mundesi qe te kete shkeputur lidhjet me ministrine e brendeshme?
    Nga kjo strukture ai qe ka pasur kete zone si fle gjume akoma pa u rrasur ne burg?
    Po i nderuari komisjoni i sigurimit çfar ben,shikojini pak aktivitetin per keto muajet e fundit dhe ai Spartak Braho me se merret,apo keto ngjarje i kalon me nje çi qi temen.
    Po ai seksioni i sigurise ne gjirokaseter me PD fashiste çfar ben dhe a po merren ne konsiderate keto llafe sipas jushe.
    Ne vend te Visho Ajazit une do jepja dorheqen dhe do vrisja veten per te jetuare i qete ne boten e pertejme pa i patur borxh ketij populli.
    Ah mjeret ne mor vellezer se si jetojme nen trysnine e kremineleve te lindur te shqiperise dhe institucionet nuk kane fuqi te vene piken mbi I.

  6. niki says:

    Zoterinj, ju me te drejte ankoheni, ku eshte Visho Ajazi, por faji nuk eshte i Rames por i zotit President qe e pengon per te mos te bere levizjet e duhura. Perfshi ketu dhe Prokurorin e pergjithshem.

  7. Tirana says:

    SHiku eshte organ ineksistent.Mbas 1992 eshte shkaterruar themeli i ketij sherbimi,agjentura.Askush nuk pranon qofte edhe me para te bashkepunoje.Ka inspektore te Shikut qe per vite nuk japin asnje informacion per punen e tyre por vetem marrin rrogen kot
    Tranzicioni dhe qeverisja e P D ka qene kataklizem per kete organ.Nuk behet ky organ me veterinere, agronome , inxhinjer minierash, kapterra te Zall Herrit e badiguarde te byrose politike apo te oficere ushtrie.
    Duhen profesioniste mearsim baze 3 deri4 vjecar qe te duan profesionin dhe te perkushtuar.Eshte mbushur me te paafte , intigrante ,injorante, niper e mbesa te pushtetareve te larte qe nuk i kerkon dot llogari per punen qe lozin letra e bixhoz gjate teteorareshit.
    Askush nuk ka besim tek ky organ.Zoti e ruajte Shqiperine

  8. KU eshte fshehur SHIKU- I vISHO aJAZIT ? E dijeni pra, se po te ishte sigurimi i shtetit ,ishin zbuluar brenda 24 oreve ? Doni apo zdoni ju, duam apo s’duam ne,kjo eshte e verteta.

    A kishte spiun brenda popullsise? PO . E per te tilla raste,hallall qumshti i nenes…se nuk tallej njeri me shtetin…. .

  9. artiles says:

    Nga artikulli se mora vesh se pse prokuroria ka arritur ne konkluzionin qe sulmi ishte pergatitur qe 6 muaj perpara?!

  10. Ledio says:

    Nuk di a me lexon njeri por dua ta perserit. Bejuani sic u ben Izraeli Hamasit. Pasi ti keni vrare, prishuni shtepi e katandi dhe cfare pasurie tjeter kane merrjuani dhe jepuani familjes se policeve te vrare. Nuk ka zgjidhje tjeter per ata qe mbajne kallash, predikojne me nje gisht lart, dhe bien era gjize ose shellire.

  11. Usa says:

    Shteti Te shpalle lazaratin zone ushtarake. Banoret Te shperngulen ne kenete ose zone tjeter. Te bejn investim ushtarak ne ate zone askush Te mos afrohet me. Kur kerkohen kriminele ketu be amerike governatori dha urdher ne Boston askush Te mos dale ne rruge. Brenda dites e kapi ne vrimen ku qe fshehur. Beni shtet askush nuk mund te beje lodra me shtetin

  12. Usa says:

    Qeveria ti lere hartimet dhe figurat letrare. Qellohet nje polic eshte qelluar shteti eshte qelluar siguria e nje populli. Duhet dore e hekurt Jo hartime te klases se 8.

  13. baba nga durrsi says:

    shtet prej kartoni! ne perndim (aty ku ne pretendojme te integrohemi apo jemi “integruar” dhe kemi arritur standartet) nje ngjarje e tille kaq e rende do ishte zgjidhur ne harkun e 12-24 oreve ndersa ketu as edhe pas 3 diteve nuk kemi asgje konkrete apo te perfunduar!

  14. Malesori says:

    Me kot I kerkoni kriminelet ne lazarat ato I kini ne Tirana me parlament ku nje pjese e madhe e tyre jane trafikante droge .Larg duart nga Lazarati autoblindat e policise prepara se te dergohen me lazarat duhet te ndalojne ne parlament ne tirane deri atehere Larg duart nga Lazarati

  15. lili says:

    Ajo cka te cudit eshte amatorizmi i policier:ketu disa here Jane qelluar me mitrolloz edhe forçat rêneas shkoje atje pa antiplumb sikur Jane to shetit !duhet te besoj se nje ushtar i stervitur ne Afghanistan bene keto gabime!?
    Apo mos eshte menyra ma perfekt qe boss et e krimit me pushtet Kane gjetur me heq qafe nje ushtar te popullit qe pak shume ne ‘baqen’ e tyre? Te dergoj ne mission me te vra ma mire….Sidomos kur visho mbahet prape shef i sherbimeve,dihet sa te sigurta i kemi punet! Po pse mbahet ky shef nga keta shefat e ri eshte pyetja? Sepse as pushteti i ri,sikur ai i vjeter,nuk duan hulumtuese te ri si ky Ibrahim basha,qe mendon vertet per Atdhe e ofron jeten per Atdhe!per koalicionet perverse qe Kane te njetin shef te sherbimeve ,njerezet si i. Basha Jane te nje rezikshmeri te nalte,prandaj eleminohen…qofte Duke perdor disa kallamaj e Duke valvitur disant flamunj qe cuditerisht Jane ne per shtyp sikur me instagram!
    E vorrosen si cdo here’ en grande pompe’ kriminelet Trimin,edhe te verteten

  16. Matis says:

    ….kishin 6 muaj qe pregatiteshin :), po shteti i shqiptareve cfare bente ,sehir a thua se lazarati eshte ndonje lagje e Zyrihut ku pasditeve shetitet parqeve, dhe mbremjeve festohet me birre,dhe ne fund qershia mbi torte vajten dhe ben kurban nje djale te mire qe sot e qajne me lot krokodili dhe e quajne Hero, nje grusht me adoleshente sterviten nen hunden e shtetit shqiptar qe nuk nguron te “eksportoje sigurine ne Bote” dhe i le repartet elite te vriten si zogj nga disa lapangjoze.Kane 3 dite qe vijne verdalle si p… dhe nuk po i kapin dot , e ulen perdhe imazhin e vendit ,keto institucione qe nuk punojne te shkrihen, kryeministri ne fjalen e vet duhet te kerkonte shpagim per gjakun e Ibrahimit dhe jo te glorifikonte heroizmin e tij, ai ishte nje punonjes i ketij shteti qe shteti nuk e mbrojti por e la te vdiste nje djale i thjeshte qe askush nuk ia dinte emrin me pare dikush si gjithkush qe shkon ne pune dhe befas merr nje plumb Ballit, kjo eshte e padrejte,te kerkonte po ashtu Shpagim edhe ne emer te gjithe shoqerise shqiptare qe nuk duhet te fleje tash e mbrapa me kallash poshte jastekut , por qe don thjesht te jetoje nje jete normale e te qete pa FRIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje