20 vjet në shënjestër të terroristëve

27 Qershor 2015, 14:59Bota TEMA

Në fillim ishte një bombë në stacionin e Saint-Michel në metronë e Parisit, që shkaktoi tetë të vdekur dhe 150 të plagosur. Ishte 25 korriku i vitit 1995 dhe sulmet e marrë përsipër nga grupi islamik algjerian i dhanë jetë, ekzaktësisht 20 vjet më parë, një përshkallëzimi gjaku dhe terrori me vulën e xhihadistëve, kundër Europës.

Al Kaeda nisi t’i tregojë muskujt në mënyrë të dukshme në 11 mars 2004, me bombat në stacionin e Atochas në Madrid (191 viktima). Një vit më vonë ishte radha e Londrës, me 52 londinezë që gjetën vdekjen pas atentateve në metronë e Londrës dhe në autobusë. Që nga ai moment, ka qenë një përpjekje e vazhdueshme, nga njëra anë për atentate, dhe nga ana tjetër për t’i parandaluar.

Al Kaeda në fillim, ashtu si sot ISIS, në rrugën Paris-Sousse. Ndryshojnë siglat e galaksisë xhihadiste, por jo aksionet dhe shënjestrat. Duke filluar nga Saint Michel, për të mbërritur tek vendpushimet e Riu Imperial dhe Port El Kantaoui, terrorizmi islamik është bërë protagonist i 756 atentateve, duke shkaktuar 922 të vdekur.

Disa prej tyre janë aksione kaq brutalë, saqë vështirë se do të harrohen ndonjëherë, si përshembull kasaphana në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, atentati në brendësi të muzeut Bardo të Tunizit, apo bomba në kafenenë Argana në Marrakesh, si dhe në tregun Khan Al Khalili në Kairo. Të tjerë janë aksione të kryer nga “ujq të vetmuar”, të rekrutuar nga kalifi Al Baghdadi përmes instrumentit të përfshirjes mediatike. Aksione ndoshta më pak spektakolarë, por njësoj të tmerrshëm në realizim.

Si për shembull ai i ushtarit të rikthyer nga Afganistani, Lee Rigby, i vrarë në Londër me goditje thike nga dy ekstremistë në maj të vitit 2013, apo një episod i ish ushtarit franko-algjerian Mehdi Nemmouche, i cili në 24 maj të vitit 2014 vrau katër persona në muzeun hebre të Brukselit. Franca dhe interesat franceze vihen vazhdimisht në shënjestër me një rregullsi tronditëse.

Të bën të reflektosh për shembull, në lidhje me atë që ndodhi në hapësirën e 48 orëve mes 20 dhe 22 dhjetorit të kaluar. E gjitha nisi me një të ri nga Burundi, i cili sulmoi disa policë në komisariatin e Loira, duke plagosur në fytyrë me thikë një polic, përpara se të vritej. Në të njëjtën ditë në Digione, një 40-vjeçar, me një makinë Renault Clio u lëshua kundër një grupi personash, edhe ai duke thirrur Allah Akhbar, dhe duke plagosur 11 prej tyre.

Eshtë sërish një ekstremist autodidakt që në 22 dhjetor u lëshua me një furgon kundër turmës në Nantes, duke vrarë një kalimtar dhe plagosur 12 të tjerë. Më pas, mori një thikë dhe u vetëvra me nëntë goditje. Disa flisnin për “prova gjenerale” në pritje të të ngjarjes së 7 janarit në Rue Nicolas Appert, edhe pse agjentët e fshehtë transalpinë e prisnin diçka “të rëndë” në magazinat e Lafayette.

“Marshimi i muxhahedinëve do të vazhdojë deri kur të mbërrijmë në Romë. Sulmoni kudo, dhe në mënyrë të shpërndarë, pa ofruar pika referimi dhe nëse nuk arrini të gjeni një plumb apo një bombë, përdorni thikat, apo makinat tuaja dhe shtypini”, bënte thirrje pak kohë më parë Al Baghdadi. Kërcënime që lënë pa gjumë forcat e sigurisë, që në rrethana të ndryshme ia kanë dalë, për fat, të parandalojnë krime të tmerrshëm. Në Marok, Mohamed Yassine Mansouri, kreu i shërbimit të fshehtë, këshilltar i John Kerryt për luftën kundër terrorizmit në Maghreb, në tetor të vitit që kaloi arrestoi një celulë që, me mbështetje në Itali, po projektonte atentate në Milano dhe në bazilikën e Padovës, si dhe në Bolonjë.

007-at kanë zbuluar plane sulmesh në Paris (Disneyland), Strasburg (parlamentin europian), në aeroportin e Lutonit, në stadiumin londinez të Arsenalit, në xhaminë e madhe të Kordobës. Në këtë rastin e fundit, ISIS ka kërkuar sulmin ndaj kultit të Islamit, pasi në vitin 1236, ishte konvertuar në një katedrale të krishterë.

Il Giornale-Bota.al

3 komente në “20 vjet në shënjestër të terroristëve”

  1. tfgs says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkk………..

  2. Alkidi says:

    Tgfs fol si te duash ama per 4 minuta qe qendroi satem me nje patrizan sunit tek vrima e gardhit ti si djale suniti shpejt e ke mesuar shqipen o b..q…. Ne kete vape qershori ku greket po terheqin nga bankat monedhen e fundit mos harro hajde e takoje babain sunit se perseri ka detyrime per nje kopil qe i kushtuan vetem 4 minuta…ik tani dhe mbro punen qe te dha efendikoi.tung.

  3. ***** says:

    Bobobobo…..cfare behet keshtu! Vetem tfgs nuk i ben pershtypje ky lajm se i ka brothers in arms xhiadistat qe luftojne per filozofine Semite ashtu sic lufton dhe ai vete.

    Nese do rendisja rrezikshmerine qe i shfaqet Shqipersise:

    1. Ne krye te listes jane mjekerr gjatet Wahabist.
    2. Bandat e partive politike
    3. Ushtaret e Janullatosit
    4. Familjet qe merren me aktivitet kriminal te lidhura me anetare jashte shtetit.
    5. Bandat lagjeve ose te rinjeve 20-vjecar qe e kane nga e mira (tipi i Konstandin Xhuvanit)
    6. Agjenturat e hyuaja ruse, kineze, greke, gjermane, qe ne Shqiperi vetem marrin informacion, por ne Kosove dhe Maqedoni kane bere aksion.

    Dhe dicka…..Filozofia e Abrahamit do vdesi aty prej nga ku ka dale!

    RROFTE IZRAELI AKTUAL! DHE MBESHTETJE DERI SA TE BEHET LAIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje