Si po ndikon Rusia në Europë përmes kishave?

27 Qershor 2015, 09:45Bota TEMA

Kur një klerik i lartë në Maqedoni ka bekuar ndërtimin e një kishe ortodokse ruse vitin e kaluar, ai ka thënë se kisha do të jetë “një copë e shpirtit rus” në vendin ballkanik.

Por, disa maqedonas druajnë se kisha mund të jetë një copë e muskujve rusë në vendin e tyre të vogël.

Në ceremoninë e përurimit në Shkup, në qershor të vitit 2014, personazh kryesor ka qenë Sergei Samsonenko, një biznesmen i pasur rus, i cili zotëron ekipet maqedonase të hendbollit dhe futbollit.

Kisha “do të lidhë ngushtë dy vendet, pasi ka një afërsi të madhe shpirtërore”, ka thënë Samsonenko.

Ceremonia po ashtu është ndjekur nga ambasadori rus.

Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kryepeshkopi Stefan, ka bekuar vendin ku kisha ruse do të përfundojë këtë vit.

Edhe pse shteti prej 2 milionë banorësh ka rreth 2,000 kisha, Stefan ka thënë se “akti i sotëm i përcaktimit të themeleve të kishës ruse është i një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi do të kontribuojë në afrimin e Rusisë dhe të popullit maqedonas”.

Disa dyshojnë se Rusia mund të ketë plane më të mëdha se afrimi.

Në bisedat me Radion Evropa e Lirë në Shkup, zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të bëjë përpjekje që të përdorë Kishën Ortodokse për të avancuar interesat e saj në Maqedoni.

Një zyrtar ka thënë se Rusia – të cilën kritikët e Kremlinit e kanë akuzuar vazhdimisht për përdorim të gazit natyror dhe të naftë si leva të ndikimit në Evropë – e sheh ndërtimin e kësaj kishe si pikëmbështetje në vendet e huaja, pa shkaktuar alarm apo kundërshtim të zëshëm.

“Ndërtimi i kishave shihet si një gjë e mirë. Si mund të argumentojë dikush ndryshe”, ka thënë zyrtari maqedonas, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Por, kjo çështje ka bërë jehonë edhe në vendet e tjera evropiane, ku kishat ruse janë ndërtuar ose janë në plan.

“Gjatë dy dekadave të fundit, Rusia ka bërë përpjekje që të marrë nën juridiksionin e saj të gjitha famullitë ortodokse, që janë ndarë nga Kisha Ortodokse Ruse në Moskë, pas Revolucionit rus”, thotë Irina Papkova, studiuese e politikave ruse në Universitetin Georgetown në Uashington.

“Por, në rastin e disa famullive evropiane, kjo nuk ka funksionuar. Andaj, Moska ka thënë: ‘Mirë, ju bëni si të doni, por ne do të ndërtojmë kisha gjithandej Evropës që do të jenë nën juridiksionin e Moskës”, shton Papkova, e cila është autore e librit Kisha Ortodokse dhe Politikat Ruse.

Pasi bolshevikët, militantë ateistë, kanë marrë kontrollin në revolucionin e vitit 1917, shumë kisha ortodokse ruse në Evropë kanë transferuar aleancën e tyre nga Patriarkana e Moskës te Patriarkana e Konstandinopojës.

Agjencitë sovjetike të sigurisë kanë vrarë mijëra priftërinj dhe kanë rekrutuar mijëra të tjerë si informatorë.

Kisha Ortodokse e Rusisë ka gëzuar ringjallje të madhe që nga shpërbërja sovjetike më 1991, por reputacioni i saj është njollosur nga akuzat se shumë klerikë, përfshirë edhe udhëheqësin e saj aktual, patriarkun Kirill, dhe paraardhësin e tij, Aleksy II, kanë qenë informatorë të KGB-së.

Kisha ruse në Shkup është njëra prej disa kishave që janë iniciuar nga Aleksy ose Kirilli, i cili është zgjedhur në vitin 2009, pas vdekjes së paraardhësit të tij, dhe ka mbështetur zëshëm presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërtimi i një kishe ortodokse ruse në kryeqytetin e Estonisë, Talin, është financuar nga burime të lidhura me Vladimir Yakunin, aleat i Putinit, i cili drejton kompaninë shtetërore të hekurudhave të Rusisë.

Agjencitë estoneze të inteligjencës kanë thënë se disa mjete të destinuara për ndërtimin e kishës, janë kanalizuar përmes partisë së politikanit pro-rus, Edgar Savisaar, i cili kryesisht përfaqëson rusët etnikë.

Në Paris, një katedrale ortodokse ruse, gati e përfunduar, është financuar nga Qeveria e Rusisë, ndërsa në Strasburg, një kishë ortodokse ruse është duke u ngritur pranë Parlamentit Evropian.

Thomas Bremer, profesor i studimeve katolike dhe i kishave lindore në Universitetin Muenster në Gjermani, thotë se ka një aryse për praninë e re të Rusisë në Maqedoni.

“Maqedonia ka marrëdhënie të trazuara me Greqinë, andaj, në nivel të kishave, është i kuptueshëm krijimi i marrëdhënieve më të afërta me Rusimë”, thotë Bremer.

Deparatamenti për marrëdhënie me jashtë i Patriarkanës së Moskës nuk i është përgjigjur kërkesës për koment të Radios Evropa e Lirë, ashtu si edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë.

14 komente në “Si po ndikon Rusia në Europë përmes kishave?”

  1. tfgs says:

    ju flisni per nje kish ruse ne FYROM,per ”pasojat” ruse te saj,por imagjinoni big xhamine e Erdoganit dhe te ”mirat” e saj ne mes te suniteve………..!!!
    kesaj i thone te shikosh qimen ne ballin e tjetrit,por mos te arrish te shikosh traun mbi koken tende………….!

    1. o koqe TFGS
      e idiotit moralizon ne gjuhe shqipe duke u pozicionuar si aziatik orthodhoxcar,duhet te vuash nga demenca

      1. tfgs says:

        pis sunit……….

    2. Dardan says:

      Tfg. Turqia eshte aleati me i rendesishem i NATOS. Ndersa Rusia armiku me i madhe i NATOS dhe perendimit. Kjo esht diferenca.

  2. Toni KS says:

    Stili i njejte si majmunave saudit dhe sulltan erDOGanit.

  3. Elez says:

    Shqipetaret ortodokse duhet te kene nje besim te pavarur e te shkeputur nga c’do lloj patriarkane!

  4. Zigur Qarri says:

    Aty ku ndertohet nje Kishe ruse,ka me pas pretendime territoriale.
    Ne Rusi dhe ne Greqi,Kisha njesohet me shtetin,ashtu si ne Bizant.
    Prandaj edhe prifterinjt e ketyre vendeve,jan automatikisht punonjes shtetrore(spiune) kamufluar nen pektun fetar.Edhe Janullaposi esht spiun i shtetit grek,ndermjeteson interesat e tij ne dem te kombit shqiptare.
    Nje rrol i tille hipokrit ka pasoja katastrofale per moralin e ketyre popujve.Lexoni komentet e atyre qe jan pro Janullaposit ne Shqiperi,te gjith bastarde,peverse dhe pa me te vogelin sens te nderit.Dhe e gjitha kjo,fale propagandes militante ortodokso-nacionaliste te prifterinjve ne Kishat ku predikojn prifterinjt bastarde grek.

    1. tfgs says:

      pis sunit,ti mund te japesh mendim vec per xhamijat/hale vatra te jihadistave dhe injorancise muslimone………..

      1. undefined says:

        Qen zgjebs nuk te dha njeri leje te lehesh rri urt ne ate kolibe Kishe dhe kruaj sumen nga mizat

        1. Zigur Qarri says:

          Mutofagos eshte pleh “me vlere”,e kemi si shembull per te indetifikuar(diskretituar) habitatin bastard te Kishes greke.Do te
          ishte fatkeqesi nese do te kishte sjellje normale.Por,si me thote nje shoku im ortodoks,bythlepiresit e prifterinjve grek,jan çunat e kurvave,naivet,bythshiturit,halabaket pa sensin e nderit,spiunet qe shiten per nje cope buke dhe nje kolibe tek greku,injorantet,por kurresesi besimtaret e vertete shqiptare me shpirt.

  5. €€€ says:

    Kishte jane pasqyrim i kultures dashurise e tolerances. Jo si ato halete arabe qe jane kthyer ne vatra terroristesh. Si shpjegohet qe ne Cdo 20 vrasie ne shqiperi 19 jane myslimane dobicat e turkut nuk mund te kthehen ne njerez normal KURRE

  6. Z/Kallami says:

    Inferioret dhe racistet e terbuem kerkojne te influencojne mbi popujt e qytetnuem nepermjet besimit fetar me ngritje tepujsh kisha e cfare ti vije per doret.Pikrisht besimet e reja si Ortodoksizmi dhe ky ma i riu dhe ma idioti besimi Mysliman(osman).Qi pa ti ndjekesh,lindjen,ardhjen dhe zhvillimin e besimeve fetar mbi Toke rrezulton ne perpjestim te drejte.Sa ma i von besimi aq ma idiot permbajtja dhe ma i thelle kanibalizem.

  7. Lie says:

    Ishte nje periudhe e lavdishme kur shqiptari nuk kishte shtet por kishte nje Mbi Mbret, ndersa sot ai ka tri shtete dhe nuk e di as vete, sepse nuk kane kohe per t’i bere balle ndikimeve mashtruese te jashtme te veshur me petkun fetar.

    Sa cudi, lejojme te na i fusin pasigurine dhe grindjen Janullatoset dhe Erdoganet, kinse besimi perkates eshte i lidhur pas Krishtit Grek dhe Muametit Turk, dhe jo pas te Madhit Zot, pa patur nevoje ritualesh e institucionesh apo klerikesh qe ‘bekojne’ turmat vetem me percarje dhe grindje per ca therrime perallore hyjnore ose ndonje dreke me uje shiu.

    Zonja e Zoterinj, ne emer te kishave e xhamive leshohen bekime ushtareve kryqtar te Serbise te vriten shqiptaret dhe xhihadisteve te lindjes se mesme qe te vrasin te huajt si dhe shqiptaret ne mesin e tyre. Nuk ka mashtrim me te forte se ky gjest kur kisha te xhamite, i shlyejne mekatet dhe i fshijne gjynahet e mercenareve perkates ose ithareve te manipuluar te cilet mendojne se e kane fituar parajsen nepermjet te ketij bekimi qe fshihet prapa nje mallkimi.

    Ata qe besojne ne Zotin e Madh, i cili nuk ka nevoje per lutjen tone sepse eshte i pavarur nga lutja jone dhe ritualet tona, duhet qe ate adhurim dhe ate dashuri ta shfaq per gjitonin e vet, per vellane e vet sepse ajo eshte prove e vertete dhe jo ca formula te zbrazura te pasinqerta. Sa me shume kisha e xhamia aq me shume per te huajt te arsyetojne ndikimin e tyre dhe pretendimin e tyre neser.

    Ju bej lutje per shqyrtim te pasojave dhe jo per sharje e grindje sepse duket qarte nepermjet mllefit tuj se dikush kerkon te na pushtoje fetarisht apo edhe ekonomikisht dhe me vone edhe kulturen tone qe shkelqen nga toleranca dhe gjenialiteti sidomos i talentit shqiptar qe bota ka rastin e rralle te bindet per te qofte ne sporte apo shkence.

    Mbi te gjitha besimi eshte i lire nga flamuri nacional grek apo turk apo romak, apo budist e hindus – c’lidhje ka Zoti me flamurin shoven te ketyre shteteve.

    Si eshte e mundur qe shqiptaret e famshem te sundonin me te huajte neper vende te huaja dhe jo me veteveten, sepse na i fusin pykat kishat e xhamite, ose me saktesishte thene, perfaqesuesit e tyre, agjent dhe informator te shteteve perkatese te veshur me petkun fetar.

    Zoti eshte i lire dhe i takon te gjitheve, jo partive fetare qe bejne tifozllek se cila fe eshte me e mire, me vjen keq por si mund te kem respekt per ndonje kur e sheh ekzistencen e vete nepermjet te zhdukjes se fese tjeter dhe derisa Zoti eshte nje mendimi per te mbetet pluralist ngase ka me shume se nje rruge qe shpien tek destinacaioni i Tij. Zoti ju bekofte te gjitheve nenkuptohet se per ata qe i Besojne Atij.

    1. Pelasgian says:

      Provo e nderto noj Kishe Katolike ne RusMongolistan , do ta kesh te rrethume akoma pa hedh tullen e pare !!!!

      Vazhdoni EuroKara vazhdoni te beni tolerantin !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje