Putini dhe gënjeshtrat e tij

22 Qershor 2015, 14:45Bota TEMA

Nga Leonid Bershidsky

Fjalimi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg, që u mbajt këtë të premte, mezi po pritej, sikur të ishte mesazhi i tij më i rëndësishëm ekonomik i vitit. Por cilindo që pret nga Putini, të zbulojë një lloj plani që ka të bëjë me masat kundër krizës ekonomike në vend, duhet të zhgënjehet rëndë.

Kriza? Çfarë krize? Duke patur parasysh ecurinë ekonomike të Rusisë, pjesa dërrmuese e fjalimit të shefit të Kremlinit ishte një komedi stand-up e klasit të parë. “Kërkesa konsumatore, që përdoret për të shtyrë përpara ekonominë, ka rënë pak, gjithashtu”–tha Putin mbi rënien me 7.7 përqind të vëllimit të shitjes me pakicë nga janari në maj, e cila përfshinte rënien më të theksuar për muajin janar, në të paktën 10 vitet e fundit.

“Ne kemi mbajtur nën kontroll inflacionin”- tha më tej Putin. “Po, inflacioni u rrit për shkak të zhvlerësimit të rublës, por tanimë kjo tendencë po shkon në rënie”. Më pas, ai vazhdoi të japë shifra nga muaji në muaj për inflacionin, i cili ra nga 3.9 përqind në muajin janar në 0.4 përqind në maj.

Por Putin, la pas dore faktin se çmimet e konsumit të gjerë janë rritur deri me 8.3 përqind, që prej fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, dhe se ndërsa rritja e çmimeve është ngadalësuar, kjo është ndoshta pasojë e rënies së kërkesës, dhe jo për shkak të ndonjë mase qeveritare, me përjashtim mbase të stabilizimit të kursit të këmbimit.

Putin u mburr në lidhje me madhësinë e fondeve rezervë të qeverisë së tij, më shumë se 150 miliardë dollarë, pa përmendur megjithatë se shumica e këtyre parave, tashmë janë rezervuar për kompanitë e mëdha shtetërore, të cilat kanë humbur qasjen në tregjet e kapitalit perëndimor, për shkak të sanksioneve ekonomike.

Ai u mburr për shkallën e papunësisë, që është më e ulët se gjatë krizës financiare 2008-2009, pa treguar se ajo ishte 5.6 përqind në muajin maj, nga 4.9 përqind një vit më parë. Ai shmangu të komentojë rënien e theksuar të prodhimit industrial, që është reduktuar çdo muaj që prej shkurtit të këtij viti, ndërsa qëllimisht nuk e përmendi faktin, se prodhimi i industrisë së manifakturave është ulur me 4.1 përqind nga janari i këtij viti.

Por ai u ndal në pak fusha, në të cilat prodhimi është rritur falë ndalimit të importit të shumë ushqimeve perëndimore, vendim që ka filluar të zbatohet që nga viti i kaluar, si kundërpërgjigje e sanksioneve ekonomike. Rusia tani prodhon shumë më tepër djathë, mish, gjalpë dhe peshk – për shkak se këto produkte nuk mund të importohen më.

Por edhe pse prodhohen në vend, çmimet e këtyre ushqimeve, janë rritur në përputhje me inflacionin. “Po, sigurisht, ne kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim”- u shpreh thatë Putin. Në fakt, të enjten, një zyrtar i lartë i Ministrisë ruse të Bujqësisë, tha se qeveria ka në plan të zgjerojë embargon ndaj çokollatave të huaja. “Unë po e përsëris se ne nuk jemi duke iu përgjigjur kufizimeve të jashtme, duke e mbyllur ekonominë tone. Ne po kundërpërgjigjemi, duke e zgjeruar lirinë, dhe rritur transparencën e Rusisë”—nënvizoi presidenti rus.

Sipas Putin, investitorët e huaj e pranojnë këtë linjë dhe zgjedhin Rusinë, si një destinacion investimi. “Vetëm vitin e kaluar”- tha ai, “60 kompani me kapital të huaj, filluan investimet në Rusi”. Sipas bankës qendrore, investimet e huaja direkte në Rusi, kanë rënë me 3.3 pikë në krahasim me vitin 2014, në vetëm 20.9 miliardë dollarë, thuajse po aq sa Angola apo Pakistani.

Putin nuk ka pse ta luajë këtë lojë. Të dhënat janë në dispozicion për të gjitha palët e interesuara, dhe çdo investitor potencial mund të përcaktojë vetë, nëse gota është gjysmë bosh apo gjysëm plot. Edhe pse ekonomia po ecën më mirë se cilido mund ta parashikonte në fund të vitit të kaluar, kur rubla ishte në rënie të lirë dhe rezervat ndërkombëtare të Rusisë u shkrinë, Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, deklaroi kohët e fundit se rënia ekonomike nuk ka përfunduar ende ciklin e vet.

Pavarësisht nga kjo, udhëheqësi rus zgjodhi të japë një tabllo rozë, që cilido analist që ka respekt për veten, nuk do të mund ta blejë. Kjo përpjekje për t’i ikur realitetetit, është karakteristike e daljeve të fundit publike të Putinit:Është sikur ai të përpiqet si me magji, që nga ajri i hollë të nxjerrë botën që do të donte të shihte.

Ai sigurisht, që nuk po përpiqet të ndryshojë realitetin e tmerrshëm në vend:Ai nuk u ofroi investitorëve asnjë politikë të re, që mund të bëjë Rusinë më tërheqëse, përveç premtimeve boshe për rëndësinë e bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe duke vënë theksin tek mundësitë e krijuara nga heqja e taksave në Lindjen e Largme të Rusisë. Shtrembërimet e Putinit, ishin po aq të dukshme në sesionin e pyetje përgjigjeve, me moderatorin e njohur televiziv Çarli Rouz, duke shërbyer më shumë si intervistues sesa në rolin e vet natyral. Shumica e pyetjeve të tij ishin rreth gjeopolitikës, ndërsa Putin thjesht përsëriti përgjigjet e njohura: Perëndimi ka shkelur mbi interesat e Rusisë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kriza në Ukrainë nuk ishte vepër e tij, rusët dhe ukrainasit janë një komb, dhe se e gjithë çka ai dëshiron, është që vendi i tij të respektohet dhe jo poshtërohet në arenën ndërkombëtare.

Ndoshta Putin merr të njëjtat pyetje, sa herë që një gazetar jo-rus ka shansin për të biseduar me të, sepse intervistuesit shpresojnë se do të ndodhë diçka e papritur, dhe presidenti rus do të zbulojë synimet e tij të vërteta. Ai e ka bërë tashmë këtë – herë pas here. Putin dëshiron një botë, në të cilën Rusia sundon në lagjen e vet dhe ku nuk mërzitet kurrë mbi çështjet e tregtisë ndërkombëtare dhe të sigurisë, dhe ai do të jetojë në këtë botë, pavarësisht nga ajo që të tjerët thonë apo bëjnë.

Bloomberg View- Bota.al

13 komente në “Putini dhe gënjeshtrat e tij”

  1. atdhetari says:

    I MESUAN NGA AMERIKANET QE GENJEJNE PER TERRORIZMIN DHE PER ARMET E SHKATERRIMIT MASIV NE IRAK PER CDO GJE. SULMOJNE AFGANISTANIN PER MINERALET, IRAKUN DHE LIBINE PER NAFTEN DHE SIRINE PER SIGURINE E IZRAELIT. PERENDIMI ESHTE GENJESHTARI ME I MADH NE BOTE DHE GAZETA JUAJ NJE LETER HIGJENIKE

    1. komunalja says:

      fuck the muzhiks!

      1. Albatros says:

        Fuck the niggers and muslims

  2. vizioni i Bashes says:

    Ndërsa amerikanët e “kanë ndritur” botën, anembanë… Ku “kanë futur hundët” (Afganistan, Irak, Siri, Egjypt, Libi, Ukrainë etj.etj), shikoni rezultatet…(???!!!) Shkojnë, krijojnë kaos e çorroditje, “marrin atë që duan” e ngrihen e ikin, duke i lënë njerëzit të hanë njeri-tjetrin…

  3. janullatos kolonel i sherbimet shtetor grek says:

    ti duhet te jesh atdhetar grek ndersa per vizion e bashes dihet kelysh i janulles qe merr 30 evrot
    ne fakt rusi nuk ka mekate fare ne fakt gjithe popujt jo rus jetojne ne begati ne rusi edhe mineralet e tyre i hane ruset duke u bere miliardera ne gjakun e atyre popujve ne fakt te gjitha pasuirte qe ka rusia sot nuk jane ruse sa per dijeni edhe siberia nuk i perkiste rusise tjeter pune se e moren me arme gjak duke shfarrosur popullsine NOMADE VENDASE prandaj mos na hapni barkun
    sa per greiqne edhe greku ka sejlle vetem begati kujtojme genocidin cam qe nuk lane asnje te gjalle ne fakt ne greqi aq liberal ishin dhe te kulturuar sa shqiptaret nuk thoshnin dot jemi shqiptare apo cam TE NJEJTEN LOJE LUAN EDHE GREKU DO DET DO TOKE DO VARREZA DO TELEKOMIN SHQIPTAR DO BANKAT SHQIPTARE MOS NA BENI SI ENGJEJ IKNI LEPIJINI TOPET JANULLES PEDOFILIT KOLONEL TE GREQISE

  4. janullatos kolonel i sherbimet shtetor grek says:

    ne fakt kot nuk thone greku shtet kurve zemra ne moske stomaku ne bruksel hiqen edhe per grek te lashte evgjitet e greqise ku cdo gje e kane kulture orientale bashke me buzukin qe eshte si muzike libaneze ne fakt gjithe popujt e lindjes se mesme kane dashuri per rusin edhe greku meqe kane origjine nga lindja e mesme i therret gjaku kane dashuri per rusin

    i pabese = grek pra kur i thua tjetrit je grek dmth i pabese qe perdoret ne gjuhen shqipe

    1. napoloni leshgjate says:

      Ne ne fshatin tone per te pabese mbanim ……hahahahaa e kupton vete ti

  5. Ermal says:

    Ska me idjote ne bote sesa ata qe sbejne dot lajm, por kopjojne “lajme” made in hale’. Sidoqofte, Putini genjen thone bajgat perendimore? Une jetoj ne perendim dhe shikoj nje gje ketu: ska genjeshtare dhe hajdute me te medhenj se ketu o njerez: ata e kane emrin: amerikane, angleze, cifute, kanadeze, australiane…. ata jane ajka e ajkave te mutit: plehra qe shume shpejt do tu vije dita: europa e vertete kristiane eshte ajo pa bajgat anglisht-folese dhe demokracia e vertete eshte ajo qe i takon atij qe e shpiku. ( sot e pergojojne jopo greku kshu jopo greku ashtu, le te hane mut ata qe sdine ceshte koncepti “popull” dhe “demokraci”.

    1. Eri says:

      o Ermal o plehre grek, po ik o futja vetes o halabak. Akoma me Greqine ti, shtetin me te deshtuar dhe korruptuar ne BE? Pse jeton ne perendim ore hipokrit kur jane muter,apo paraja eshte e embel?

      1. Albatros says:

        Pse Italia dhe perendimi qe po vdes apo Amerika me mbi trecerekun e lopullsise ne varferi eshte shtet i ndritur?Budalla dhe shpellar se e gjith bota juaj rreth Greqise rrethohet.Ne fund te fundit o mbeturina turke muslimane grekerit nuk e nderruan fene si jo u byths qe ja derguat motrat nenat grate apo vajzat me deshire per harrem Sulltanit

  6. LABI says:

    Amerika dhe Rusia jan si nata me diten…. Rusi po luan ca politika qe populli I tij te mos bjete ne graken e se keqes, qe te mos ja cenojne njeri TERITORIN, qe te mos ja haje njeri PASURITE, qe te mos I qasen EMIGRANTET, qe tu a kene ziline te gjithe. Per kete duhet falenderuar Jo vetem Putin, por edhe populli heroik Rus…..
    Ruset jan popull I kulturuar, inteligjente, paqsore, te pa nenshtrueshem, puntore e humane. Nuk e shesin vendin si shqiptaret…..

  7. tirana says:

    ske goje te ermal te shash anglishtfolsit ishin anglishtfolsit qe e ndaluan milloshevicin edh grekun ne 99 te futeshin ne lufte me shqiptaret ne kosove po behej genocid kundra popullit shqiptar me bekimin e francefoleve dhe prosllaveve ishin ata lobi cifut ne senat edhe anglishtfolsit qe dhane OK per ti rene serbise perndryshe serbi u fut edhe ne shqiperi
    nderkohe ne europe jote jo anglishtfolsja thoshte ti jepnin kohe milloshecicit ose mos te nderhynte ishte bushi anglishtfolsi qe te dha lirne edhe sigurine
    dhe gjithe vendet jo anglishtfolese ishin kundra ishin proserb edhe sot e kesaj dite jane proserb mos te jete amerike Europa jote e bythes kristaine te ben cope cope si edhe te beri na tregon bythqirat e europes ti TY TE KA APRE UEORPA JO E KE PARE
    KAM QENE NE AMERIKE ASNJE STHOTE SHQIPTAR MUTI NDERKOHE NE GJITHE EUROPEN SHQIPTARET I TRAJTOJNE SI NJEREZ TE DORES SE 3

    1. Albatros says:

      Anglksht folesit e shkaterruan Kosoven me keq se ne kohen e serbit.E kthyen ne fushe groposjesh per mbeturinat radioaktive toksive apo per pesticidet e fbrikave Amerikane.Sot kane ndertuar kampin e Bondsteel ne Kosove per te kontrolluar dhe shkaterruar Ballkanin.Mbajne nje qeveri pro Zionisto Cifute Amerikane qe e shkaterroi Kosoven dhe nga ku Kosovaret po ikin ne menyre Masive.Futi feminizmin Drogen Degjenerimin dhe sot eshte ,je Krize familjeje si Ne Kosove por dhe Ne Shqiperi nga ndikimi i ketyre te mallkuarve Perendimor.Liria nuk falet por fitohet.Amerikanet jane kolonizatoret me te keqinj.Turqia ju ofroi ndihme Kosovareve por dhe UCK donte te blinte arme te luftonte vete por kete gje nuk e lejoji Amerika se nuk i leverdiste.Ajo e beri cdo gje per interesat e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje