Moska: Zgjatja e sanksioneve nga BE një shantazh për Rusinë

20 Qershor 2015, 14:12Bota TEMA

Moska e cilësoi sot si shantazh zgjatjen nga Bashkimi Evropian për një vit të sanksioneve si kundërpërgjigje për aneksimin e Krimesë nga Rusia vitin e kaluar duke theksuar se këto masa nuk do të kontribuonin në një rikthim të gadishullit në gjirin e Ukrainës.

Bashkimi Evropian zgjati me një vit një sërë sanksionesh të dekretuara për të protestuar kundër aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, dy ditë pas vendosjes së zgjatjes prej gjashtë muajsh të sanksioneve të tjera ekonomike lidhur me krizën në Ukrainë.

“Krimeja dhe Sebastopoli janë pjesë integruese e Federatës së Rusisë”, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë duke shtuar se ka ardhur ta njohim këtë si fakt që nuk mund të ndryshohet me metoda të shantazhit ekonomik dhe politik.

”Sanksionet nuk ofrojnë perspektiva”, vijoi ministria duke shtuar se zgjatja e njoftuar e sanksioneve zbulon diskriminimin.

4 komente në “Moska: Zgjatja e sanksioneve nga BE një shantazh për Rusinë”

  1. "U.E" says:

    Mos u shqetesoni fare Putine te Rusise,

    Sepse do vene veton Putanat e Greqise.

  2. gegaa says:

    Rrace e poshter muzhike

  3. Treviso says:

    Zoti Putin, kur je kaq i fuqishem pse duhet te shqetesohesh me embargon ekonomike dhe politike???

  4. sopiqoti says:

    Amerika dhe BE mund t’u bejne shantazhe vendeve te varfera,vendeve vasale,atyre vendeve qe jane nen ombrellen e tyre POR jo Russise dhe e dine vete pse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje