Makina futet mes turmës së blerësve. 3 të vdekur dhe mbi 34 të plagosur në Austri

20 Qershor 2015, 16:33Bota TEMA
Makina futet mes turmës së blerësve. 3 të vdekur dhe mbi 34

Të paktën tre njerëz kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pasi një person është futur me makinë në mes të turmës së njerëzve në një rrugë shopingu në qytetin austriak, Graz.

Shoferi u arrestua, por policia nuk ka lëshuar hollësi të mëtejshme rreth ngjarjes.

Një pjesë e qytetit është mbyllur dhe shërbimet emergjente kanë nisur një operacion të madh.

Graz, është qyteti i dytë më i madh i Austrisë dhe sheshi ku ndodhi aksidenti mikpriste garën për Çmimin e Madh të Austrisë së Formula 1.

Fotografitë paraqesin një makinë të tipit SUV të dëmtuar si dhe gjak mbi trotuar.

Agjencia e Lajmeve Austriake APA raporton se dy trupa njerëzish në vendngjarje janë mbuluar me çarçafë.

Një dëshmitar tha për agjensinë se makina po udhëtonte me 100 km/h kur hyri në shesh.

5 komente në “Makina futet mes turmës së blerësve. 3 të vdekur dhe mbi 34 të plagosur në Austri”

  1. Graz says:

    Eshte qyteti ku une banoj ,nje qytet teper i qete dhe ne fund jave ne kete shesh ka aktivitete te ndryshme .
    Ky ishte nje psikopat i cili ka dal nga makina me thike ne dore duke u perleshur me policine .
    Falenderoj zotin qe nuk qendrova ne kete shesh .

    1. Nallbani says:

      Simbas gazetes Vesti-Online ky psikopati ishte boshnjak i Bosnjes!

  2. Dean says:

    Do Zoti dhe autori nuk eshte ndo1 nga ato “shqiptaret e allahut” se perndryshe na felliqen fare.

  3. kaurri realist says:

    Xhihad ne Graz!Vej bast se ka thirre “allahu akbar” para se me i marre perpara kambsoret e shkrete.
    Po Austrija, e cila nuk merr pjese ne asnji konflikt botnor, ça faji ka???

    1. Eno says:

      Nuk ka lidhje me fene e me ekstremiste fare.Eshte nje 26 vjeçar me shtetesi austriake me origjine nga Bosnja me probleme te renda familjare.Ka lene te vdekur tre vete nje motoçiklist, nje femije 7 vjeç dhe njerezit e kane pare qe e drejtonte makinen aty ku shihte njerez, pra qellimisht.Ka dale nga makina dhe ka tentuar te sulmoje edhe kalimtaret por kur ka ardhur policia nuk ka bere rezistence.Bota eshte mbushur plot me psikopate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje