Rezultati i zgjedhjeve, nis kontestimi i rezultateve/PD ankimon Tepelenën dhe Kurbinin, LSI për Vorën

27 Qershor 2015, 11:56Politika TEMA

Rezultati i zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit nis të ankimohet nga forcat politike, të cilat kanë depozituar ose pritet të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pretendimet e tyre.

Ankimimet janë celur nga Partia Demokratike, e cila pati një nga rezultatet më të dobëta të saj në zgjedhjet e fundit. Burime nga PD theksojnë për TemA se do të jenë të paktën 8 -10 bashki, rezultati i të cilave do të ankimohet dhe do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, bazuar në provat dhe faktet që kjo parti zotëron.

Paralelisht me këtë, demokratët kanë angazhuar departamentin juridik dhe ekspertët zgjedhorë në plotësimin e dokumentacionit që sipas tyre provon pretendimet se procesi zgjedhor u deformua për shkak të presioneve dhe shit-blerjes së votës. Në këtë kuadër paralelisht me sensibilimin e faktorit ndërkombëtar dhe depozitimin e ankimimeve, PD po përgatitet edhe kallzimet penale në prokurori për personat apo institucionet që sipas saj kanë shkelur ligjin zgjedhor.

Demokratët kundërshtojnë rezultatin në Tepelenë, për të cilën Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ kërkesën ankimore, që kundërshton mënyrën e mbajtjess ë zgjedhjeve e që si pasojë ka nxjerrë fitues kandidatin e majtë.

Në kërkesë thuhet se fleta e votimit ka qenë e gabuar pasi 2 kanddiatët e ASHE dhe APPD kanë pasur të njejtin numër rendor në fletë, nr 2,  çka ka sjellë sipas tyre konfuzion mes zgjedhjësve. Një tjetër pikë ku demokratët mbështesin kërkesën ankimore është edhe pretendimi se mazhoranca ka ushtruar presion ndaj administratës.

Zgjedhjet lokale në Tepelenë u fituan nga kandidati i majtë Tërmet Peçi i cili la pas me 2138 vota ndaj kandidatin e djathtë  Veip Çela , si dhe kandidatin e pavarur Dritan Memsuhi i cili po ashtu do të dorëzojë një kërkesë ankimore në KQZ.

Një tjetër bashki që pritet të kontestohet nga PD është ajo e Kurbinit, për të cilën demokratët kanë dërguar edhe një procedim penal në Prokurori për komisionerët e PS.

Po kështu pritet që PD të anikomojë edhe Bashkinë në Malësinë e Madhe, e fituar nga kandidati i ASHE dhe për të cilën demokratët kanë denoncuar presionet dhe dhunën e ushtruar ndaj kreut të degës lokale.

Gjithashtu Lëvizja Socialiste për Integrim po vlerëson mundësinë e depozitimit të ankimimit të saj për Bashkinë e Vorës, e fituar nga Fiqiri Ismaili.

Por LSI pretendon se diferenca e votave mes dy kandidatëve është më e vogël, sesa numri i votuesve fiktivë që u përfshinë në listat zgjedhore për këtë bashki.

Ndërkohë të parat kundërshtime për zgjedhjet e 21 qershorit në KQZ kanë ardhur nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, si dhe Partia Aleanca Demokratike Shqiptare të cilat u kthyen për plotësim. /gj.k/

1 komente në “Rezultati i zgjedhjeve, nis kontestimi i rezultateve/PD ankimon Tepelenën dhe Kurbinin, LSI për Vorën”

  1. Neveri says:

    Dhe une mendoj se PD-se i jane vjedhur votat por fakte nuk ka. Keshtu ka thene dhe eurokrimineli Book se kete ceshtje do ta vere ne rendin e dites.
    Nqs saliu thoshte qe dhe Enveri nga varri te ngrihet por kutitt nuk do te hapn ,partia socialiste thote gjeni te pakten nje fakt dhe zgjedhjet do ti anullojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje