Në listat e këshilltarëve fitues të bashkive në të gjithë vendin, pas zgjedhjeve lokale bien në sy shumë emra të njohur.
Mediat kanë zbuluar këto ditë se ajo që shihet është emri i Ilir Pjetrajt, i cili kryeson grupin e anëtarëve të djathtë të Këshillit Bashkiak të Kurbinit.
Pjetraj, që është dhe vëllai i deputetit demokrat, Mhill Fufi, u bë i njohur pas tentativave të shumta që bëri Partia Demokratike për ta kandiduar në garën për kryetar të Bashkisë së Kurbinit në vend të Altin Bibës që u propozua fillimisht nga selia blu.
Një tjetër e dhënë interesante vjen nga këshilli bashkiak i Gjirokastrës, ku e djathta në këtë këshill do të përfaqësohet nga ish-kryetari i Komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, dhe kreu i PD-së së këtij qyteti Roland Bejko.
Ndërkohë, një tjetër fenomen që bie në sy nga listat përfundimtare të këshillave bashkiakë është dhe kandidimi familjar në disa prej këtyre këshillave, si në Bashkinë e Hasit, Kukësit etj, raporton Dita.
Ndërsa në listën e këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Lezhës bie në sy që lista e këshilltarëve të PS¬së kryesohet nga nënkryetari i PDK-së, Eduard Ndrecaj.
Në Bashkinë e Pogradecit, Roshi Tollozhina, kryeson listën e këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të këtij qyteti.
Tollozhina, ish-kryetar i Komunës Buçimas, ishte pretendent për kandidat për kryetar të kësaj bashkie, por në momentin e fundit, u vendos që në këtë garë të konkurronte Diana Mile.
Në Korçë, në kampin e djathtë bie në sy rikthimi në politikë i ish-deputetes Ledina Aliolli, e cila do të jetë anëtare e këshillit të ri bashkiak të Korçës.
Në Himarë, kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano, do të jetë anëtar i këshillit bashkiak të Bashkisë së re të Himarës.
riciklim plehrash politike.Nuk mund te jetojne dot pa vene duart mbi ate qe nuk u takon.
Vazhdojne plehrat,si Aliko me shoke.
Po ai gangstjeri tullaci qe mban uniformen e policis e njini dot
Tani I mbetet qe dhenderushi I Rosh Tollozhines nga me qera ate pjese te plazhit ta privatezoje dhe karocen kjoske ta beje lokal.Taksat nuk I paguante qe kur ishte mafiosi A.Shkembi I cili ka biznesin e tij (shkollen)ne ish komunen e Bucimasit ku drejtonte R.Tollozhina e Jo tani qe eshte I kunati ne bashki ne mos u befte kryetar I keshillit bashkiak e pasaj ska kush tia prese qimen .E lum qyteti per keta qe do e drejtojne.
Nga viti ne vit keshillat bashkiake perfaqsojne llumin e krahinave perkatese…. Trafikante droge, tutore prostitutash, gangstere lagjesh perpiqen te ngjisin shkallet ne politike nepermjet llustres se “keshilltarit”….
E turpeshme e pa faleshme kur shikon qe 1/2 e keshilltareve me pa arsim te mesem shih keshillin e ri bashkiak te qytetit Pogradec 75% nga fshati as dreqit nuk i sherbejne dot keta keshilltare . Nje pjese e mire e tyre pjese e blerjes se votes e aferave te partive prane qeverise .
PUU …PUU … PUU !! … KAQ MEKATQAR ESHTE AI POPULL QE DREJTOHET NGA BIGJOSGJIT – TE PASHKOLLUARIT – TE KORRUPTUARIT – DROGAGJIT – E TE KONSUMUARIT !
Te lutem o Tema mos na hap barkun ,…..po pse o Tema vetem PD,.apo Omonia paska te forte
Keto te Rilindjes dhe LSI jan Engjuj
kur te besh nje artikull permendi te gjith ,..ose mos e hap fare si teme ,…se behesh lepirs
je larg ralitetit,….jeton ne boten e cudirave ,…ose ne boten e gazetris sipas oreksit !!!!!!
si mund te jete Ilir Pjetraj vella me Mhill Fufin?!
Ilir Pjetraj eshte vellai i M Fufit,po ka nderru emrin se eshte i denuar me burg ne Itali,ish kryetar i komunes Mamurras nga 2011,per kete personazh ka dhe.nje episod te emisionit Xhungel ne News 24 ,nga Artan Hoxha,dhe per te s flitet fare,madje degjova tani ne fund qe vete PD beri te mos kandidohej nepermjet kqz duke i thene atij qe ste do kqz
Ilir Pjetraj eshte vellai i M Fufit,po ka nderru emrin se eshte i denuar me burg ne Itali,ish kryetar i komunes Mamurras nga 2011,per kete personazh ka dhe.nje episod te emisionit Xhungel ne News 24 ,nga Artan Hoxha,dhe per te s flitet fare,madje degjova tani ne fund qe vete PD beri te mos kandidohej nepermjet kqz duke i thene atij qe ste do kqz