FRD e Bamir Topit, partia me më shumë vota nga partitë jashtë parlamentit

27 Qershor 2015, 09:29Politika TEMA

Partia Fryma e Re Demokratike që drejtohet nga Bamir Topi, ka marrë rezultatin më të mirë në këto zgjedhje, nga partitë jashtë parlamentare.

Ajo ka mundur të grumbullojë jo pak, por 29.505 vota.

Pas partisë së Topit, renditen PDK e Nard Ndokës dhe PDS e Paskal Milos.

Ato kanë marrë përkatësisht 20.074 dhe 20.029 vota.

Më pas vjen LZHK e Dash Shehit, me 19.486 vota.

Partia Socialiste e Moderuar e Gjergj Kojës ka fituar 14 mijë vota, dy partitë e Ballit nga 13 mijë vota secila.

Po kaq ka marrë partia e Luvter Xhuvelit dhe Arjan Starovës, ndërsa Aleanca Demokratike ka marrë 11 mijë vota.

12 komente në “FRD e Bamir Topit, partia me më shumë vota nga partitë jashtë parlamentit”

  1. razo says:

    As 6 mij vota nuk kishte marre ne Tirane ky “tironsi”. Me shume kane marre camet. Pasi hengren e pine mire ne kurriz te PD-s dhe Saliut tani duan te hane ne kurriz te se majtes dhe Rames. Nuk mund te harrohet 21 Janari, ky plehra president mbushi breket dhe bente “letrat”.

    1. tani says:

      Pse edi ca po ben per 21 janarin?te dy plehra jane,tradhyare dhe genjeshtare

    2. petrit zela says:

      Mundohu te njohesh vetveten,me sa duket nuk ke identitet politik.Se ne
      te kunderten nuk do te ishe kaq I papergjegjshem..

  2. babo says:

    Pas FRD-se renditet me 22.400 vota PSD e GJinushit. Apo me qe nuk ishte ne kualicion se permendni tani.

    1. turi says:

      Normal se thojne se i ka urdheruar edi qe mos te marrin me shume vota te majta se i prish pune pushtetit diktatorial te tij.eshte kthyer ne nje sali ngjyre roze

  3. fieraku nga ferrasi says:

    Ne pazar ishin i kan ble edhe bamkes
    ca vota.
    Bamiri qe ne krye te shtetite se ndriti
    Do ta ndrise tani
    Po e t’ha saliu nje gje ,dijeni se eshte e vertere
    Nuk e di sikur informatore mbajne radhen per te raportu te ai.

  4. Iliri says:

    Kaq frike kini te thoni te verteten per PSD??der dje thonit qe partite brenda koalicionit perfitojne nga te medhenjte tani mburrni FRD e haroni Psd qe doli me vehte.me cduket esht ne mode legenlleku

  5. korcari says:

    Bamka mo qe ka privatizuar edhe rrugen,ky rilindasi qe mori pronat qe ja kishte lene esati[pashai]qe shiti shqiperine.

  6. Z/Kallami says:

    Urime me shpirt dhe zemer Partise FRD te Topit.

    Kjo asht e ardhmja e te djathtes se vertete Shqiptare.Me program civilizues qytetariet.Pa yckla,bryla e inate ndermjet shqiptarve.Po me piksynim te ndertojme shtetin shtet qe ti sherbej gjithe popullit duke i ba jeten sa ma te lumtur.Sa ma te garantueme dhe gjithenji ne rritje e ne perparime.

  7. petrit zela says:

    Frd-ja, shpresa e se ardhmes per politikat dinjitoze te Shqiperise…

  8. neri says:

    Cudi . Vazhdojne te flasin akoma Berishjanet. Perandoria e tij ra. Po pse o njerez primitive veni ne diskutim emrin e Bamirit me Salira r Paskalra api Gjinushra akoma o te varfer ne mendje. . Kaq keni vjedhur sa sju ndahet shpirti nga kta batakcinje. Por Bamiri e ka token e vet fundja. Beheni keq per 5 mij metra dhe hidhni tutje mijera metra qe ka vjedhur Saliu juaj apo kta komunistat ish ministrat e Enver Hoxhes. Faik Konica ka thene e beme Shqiperine ,tani hajde te bejme Shqiptaret . Po a beheni ju. Pupupupu . Me vjen keq tja u them por duhet se e meritoni. Katunare ! Me vjen keq por Shqipria sbehet me. Erdhet ju e po na tregoni nga te ecim ne . Copa e mishit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje