Një vit mister nga vrasja e bankierit Artan Santo

26 Qershor 2015, 17:49Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli*

Përballë hyrjes kryesore të Credins Bank janë vënë disa buqeta me lule. Të vetmet që kujtojnë se një vit më parë, në atë vend u ekzekutua me atentat bankieri Artan Santo. Ajo ishte vrasja e parë e një profili të tillë të lartë nga bota e financës, e cila tronditi thellë dhe shkaktoi zemëratë në  opinionin publik.

Tronditja dhe zemërimi ndodhi për disa arsye; ato kishin të bënin sa me veçantinë e viktimës që ishte mjaft i njohur në Tiranë, po aq dhe me marrëdhëniet që ai kishte me shumë personazhe të rëndësishëm të jetës publike, aktor individual i të cilës ishte dhe ai vetë.

Ato kishin të bënin me marrëdhënien që Santo kishte me median, por edhe me mënyrën barbare të ekzekutimit dhe vendekzekutimit të zgjedhur.

Një vit më pas, ka shumë dyshime, por asnjë të arrestuar për këtë vrasje.

Ka shumë pista, por asnjë motiv të vërtetuar për të shpjeguar motorin e zi me dy vrasës në trotuarin e bankës.

Ka shumë dilema, por asnjë ide se pse ka ndodhur, kush ka qenë me pistoletë në dorë, kush drejtonte timonin e motorit dhe kush urdhëroi vrasjen.

Ka shumë mister në atë çfarë ndodhi dhe ka edhe më shumë mistere që vetë Santo i morri me vete në heshtje.

Një vit më pas,  me gjasë, familjarët dhe miqtë e shumtë të të ndjerit Santo do të bëjnë përshpirtje për të.

Një vit më pas, ata, por dhe gjithë opinioni publik duan të kenë së paku një ide se pse ndodhi ajo çfarë ndodhi. Sepse zbardhja e misterit të vrasjes së Artan Santos mund të jetë hallka e rëndësishme e një zinxhiri që zbardh edhe mistere të tjera, tipike për një tranzicion harbut e absurd shqiptar, një tranzicion i pafundëm, i padrejtë, i ashpër, arrogant dhe plot ankth, gjak e mërzi.

Ky është borxhi që shteti i ka shtetasit të tij Artan Santo.

Zbardhja e motiveve se pse ndodhi vrasja e tmerrshme është njëkohësisht edhe pagesa e fundit që Santo mund të bëjë nga përtej ku e nisën padrejtësisht e pabesisht. Një pagesë dhe një kredi e pakthyeshme nga bankieri i vrarë dhe që vlen dhe shërben për të gjithë që janë gjallë! Një kredi që shërben edhe për të shpjeguar ndoshta dhe me një detaj më shumë egërsinë e tranzicionit shqiptar që nuk e meriton askush. Dhe natyrisht që Santo nuk e meritonte. Sepse meriton shumë më shumë sesa ato buqeta lulesh përballë hyrjes kryesore të bankës që krijoi vetë vite më parë. Meriton ta dijë se kush i dërgoi motorin në udhëtimin e tij të fundit.

*Javanews.al

19 komente në “Një vit mister nga vrasja e bankierit Artan Santo”

  1. Shahisti Klasik says:

    Po pse mer, nuk e ka bere Saliu edhe kete?

    1. adri says:

      Sa te jete minister i mbrendeshem saimirt kolopuci keshtu do te beje krimi kerdine ne Shqiperi. Edi rama duhet qe te shkarkoje urgjentisht ate minister te paafte dhe te emeroje nje profesionist qe te jete i afte qe te kryeje kete detyre teper te rendesishme per jeten dhe shemndetin e njerezve.

      1. komunalja says:

        Ma merr mendja se ai eshte eleminuar per aresye se ka patur dijeni per transaksione te medha parash. Tani, frike duhet të kenë patur ata qe per 8 vjet i qin’ robt! Përfshi Metën! Pastaj Santo, nje njeri i perfshire ne te tilla pazare nuk mund te jete vete i paster! Kush eshte perzjere me shpellarin dhe ka dale pa u lagur? Asnjë!

  2. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    Vangjo – pyet padronin se ai e di mire kush e vrau Santon.

  3. Malesori says:

    Z Lorenc pyete pak shefin tend ilir meten se te jeshe I sigurte ai I di te gjitha

  4. sokrati says:

    Sh.Lenci.Tahiri per babin e tij e gjeti vrasesin deri ne Norvegji ndersa i ndjeri Santo eshte vrare nga vete mafia ne pushtet prandaj leji dengelat dhe mos bej gjynaqarin.

    1. Pelasgian says:

      Epo aty ju preken telat e shtepise …..normalisht qe do ta gjente!

  5. anananananananna says:

    Loja te bejme sikur se dime.

  6. emigranti says:

    Si ka mundesi qe nuk gjenden vrasesit , perse nuk krijohet nje program televizioni dhe te nzirret vrasesi me emer dhe mbiemer se Mund te dale dikush qe Mund ti njoh vrasesit dhe keshtu polizia Mund te marr menjeher formacion per te kapur kriminelet. Apo e ka vrare Politika.

  7. Erions says:

    Z. Lorenc
    Duan pergjigje gjithe keta njerez qe po te pyesin, ashtu si Santo, keshtu qe ktheu ndonje pergjigje se nje emer duhet ta dish …besoj

  8. nardi says:

    Ishte nyja e zinxhirit te korrupsionit pd-ps-lsi. Dinte cdo gje per te gjithe, eliminimi i tij vuri ne qetesi shume koka te medha.
    Thjesht u vra nga parlamenti.

  9. Erion Ahmadinejad says:

    Ekzekutimi i Santos u be pas vrasjes së S.Olldashit dhe erdhi si rrjedhojë e dekonspirimit të planit të tyre per të realizuar një pastrim të politikës në të gjithë krahët e saj.Dekonspirimin e bëri G.Duma(Shqina)e cila u shpërblye me kandidimin e saj në Durrës dhe në të njëjtën kohë u dogj në pretendimet e saj për një karrierë blitz në Pd.Një “vrasje ne gjueti”ku të gjithë kanë shkrehur këmbëzën dhe askujt nuk i intereson zbardhja e vrasjes së tij përfshirë edhe këshilltarin Lorenc Vangjeli të Ilir Metes që shkruan me porosi.

  10. kuq e zi says:

    mister vrasja e santos??????????
    do thoja qe mister ishte jeta e tij…
    asgje nuk dime per te
    as per banken qe zotronte
    as per klietet qe kishte
    as si u be me banke
    pra kur nuk njohim kto hapa me te drejte nuk na intereson vdekja e tij

  11. CANI says:

    Artan Santo e ka vrare ministri Sajmir Tahiri ,le te merre gjykata edhe let ja kontrollij TL Tahirit 5 minuta para se te vritet Santo e ka telefonue Tahirin pore sju ka lamrue .

    1. Erion Ahmadinejad says:

      10 minutat e fundit të Santos në celular janë me Grida Dumën!Ajo po e mbante nën kontroll duke e pyetur edhe për itinerarin e ndjekur për të arritur në ndërtesën e bankës!S.Berisha ka nxjerrë këtë variant që thotë CANI për të mbuluar dhe penguar hetimet që do çonin edhe në zbardhjen e vrasjes së S.Olldashit.

      1. Pelasgian says:

        Po ti nga i ke marr kto info ????

  12. dante says:

    Po he mo Lorenc,gjejeni ku fle lepuri dhe aty rrotull eshte dhe dhelpra.

  13. emigranti says:

    Shume e drejte kjo analize nga kuq e zi, atehere cfare prisni gazetare germoni dhe do te zbuloni shume e me shume enigma te pa para dhe te pa degjuara.

  14. ilirjan says:

    Mosveprimet e Sajmir Tahirit, Adriatik Llalles dhe Visho Ajazit perbejne veper penale. Nuk do te vonoje dita qe Te gjithe Keta e te tjere sic, do te perballen me Drejtesine Popullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje