Fitues dhe humbës në zgjedhjet e së dielës

26 Qershor 2015, 18:07Politika TEMA

Të trija partitë e mëdha në Shqipëri, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po luftojnë shumë gjatë ditëve të fundit, me fjalë dhe jo aq shumë me vota, për të nxjerrë atë që në sytë e opinionit publik duhet të shpallet si fitues i zgjedhjeve të së dielës.

Rezultati është gjithsesi, gri. Në rastin më të mirë, secila palë mund të pretendojë fitoren po aq sa të meditojë edhe për dobësitë e veta elektorale.

Statistikat japin një panoramë shumë, shumë të paqartë. P.sh, koalicioni i majtë ka fituar shumicën dërrmuese të votave popullore, por Partia Socialiste më vete ka marrë efektivisht më pak vota se sa në zgjedhjet e vitit 2011.

Tashmë që KQZ ka raportuar afro 98 për qind të votave të proporcionalit, rezulton se PS ka marrë 25.1 për qind të totalit të votave, ndërkohë që në vitin 2011, kur ajo qe në opozitë, pati marrë 27.5 për qind të votave. Kjo është një diferencë e konsiderueshme që bie ndesh me pretendimin e kryeministrit Rama për rritje të mbështetjes popullore për qeverinë e tij dhe për reformat e tij. Por situata është pak më e komplikuar. Sistemi zgjedhor aktual favorizon në llogaritje partitë që konkurrojnë brenda koalicioneve. Kjo do të thotë që Edi Rama dhe Sali Berisha, në marrëveshjen e tyre politike të vitit 2008, krijuan një sistem që detyron të gjitha partitë e veta të bashkohen me njërin prej tyre nëse duan që votat e tyre të vlejnë në ndarjen e mandateve për këshilltarë bashkish apo për deputetë. Kjo njihet si sistemi duopolist i politikës shqiptare, apo përpjekjet e PD dhe PS për të shmangur konkurrencën.

Për shembull: Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut tw dielwn mori 1,141 vota në bashkinë e re Mirditë dhe ajo do të marrë një këshilltar në këshillin bashkiak me 21 anëtarë. Por, Partia Demokratike, e cila ka marrë 1,049 vota, efektivisht më pak se sa PBDNJ, do të marrë dy këshilltarë. Madje, Partia Uniteti Kombëtar, e cila garon në bllokun e majtë, do të marrë një anëtar pavarësisht se ka marrë vetëm 306 vota.

Pra, nëse shohim proporcionalin në rënie të Partisë Socialiste në krahasim me vitin 2011, duhet të kemi parasysh se kjo rënie nuk është domosdoshmërisht rënie e mbështetjes për këtë parti, por mund të jetë manovër politike. Ndodh shumë shpesh në politikën shqiptare që partitë e mëdha përpiqen të maksimizojnë përfitimet elektorale duke ndarë votat me aleatët e vet, të cilët, shumë shpesh, nuk janë parti të mirëfillta politike, por më shumë emra të sajuar nga partia mëmë. Kjo është njohur në Shqipëri si Sistemi i Dushkut.

Partia Demokratike, e cila udhëheq koalicionin humbës, ka marrë gjithashtu më pak vota se më 2011. PD ka marrë 20.2 për qind të votave këto zgjedhje, nga 20.5 për qind që pati marrë në vitin 2011. Kjo është një rënie e papërfillshme, nëse llogaritet që PD është në opozitë që nga viti 2013.

Në këtë pikë, mund të thuhet se të dy partitë kryesore të vendit kanë dalë të humbura përballë vetes së vet në krahasim me katër vite më parë.  Vetëm se ndërsa për Partinë Socialiste mund të thuhet se rënia në proporcional mund të jetë strategji elektorale, për Partinë Demokratike, çështja është më e komplikuar. Gjëja tjetër që vlen të theksohet është që Partia Socialiste ka qenë një parti shumë e qëndrueshme përgjatë kohës, pavarësisht se në rënie në zgjedhjet vendore. Votuesit socialistë kanë tashmë namin, për mirë apo për keq, si votues të bindur të partisë, në ditë të mira po në ditë të këqija, pa ndonjë reflektim të fortë mbi cilësinë e qeverisjes apo opozitarizmit të kësaj partie. Janë ndryshe votuesit e PD-së. Kjo parti ka nevojë të djersisë më shumë se sa partia Socialiste për të bindur mbështetësit e vet që të dalin në votime.

Të voglat fitojnë zgjedhjet vendore

Për shkak se numri i kandidatëve konkurrues në zgjedhjet vendore ka qenë shumë herë më i madh se sa në zgjedhjet për pushtetin qendror, partitë e vogla kanë qenë në gjendje të fitojnë më shumë vota në këto zgjedhje. Por kjo nuk do të thotë ndonjë gjë për zgjedhjet parlamentare, kur zakonisht, partitë e mëdha arrijnë të rekuperojnë një pjesë të asaj që në zgjedhje vendore fitohet nga partitë e vogla. Konkretisht, në zgjedhjet e vitit 2011, tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, morën më pak se 55 për qind të votave, ndërsa ato që klasifikohen si parti të vogla, morën 45 për qind. Më 2013, votat për partitë e vogla u tkurrën në mënyrë drastike. Ato morën sëbashku 18.7 për qind të votave.

Ajo që ka ndryshuar në zgjedhjet e vitit 2015 është që partitë e vogla, ndonëse kanë marrë 36 për qind të të gjitha votave, rezultojnë humbëse në krahasim me vitin 2011. Pra: PS dhe PD kanë pësuar një humbje të lehtë, partitë e vogla kanë humbur ndjeshëm dhe e vetmja parti që është rritur ndjeshëm është LSI. Kjo parti është rritur nga 7.3 për qind në gati 17 për qind. Dhe, në kushtet kur dy partitë e mëdha kanë pësuar rënie të lehtë, konkluzioni mund të jetë që LSI të ketë mbledhur votat që më 2011 i shkonin partive të vogla.

Në tërësi, duhet të theksohet se proporcionali për pushtetin vendor nuk është shumë domethënës për peshën elektorale të partive.

Pyetja e madhe pra është nëse votat e LSI në këto zgjedhje do të rezultojnë si votat e qëndrueshme të një partie të madhe apo do të rikthehen te partitë e mëdha duke iu nënshtruar fluktuacionit tipik të votave të partive të vogla në zgjedhjet vendore. Për ta mësuar këtë, do të duhet të presim vitin 2017, gjithmonë nëse nuk do të kemi zgjedhje të parakohëshme.

PS përgatitet për duel me LSI?

Koalicioni i djathtë i udhëhequr nga Partia Demokratike ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e vet, kjo ndodhi edhe për shkak se koalicioni qeverisës është shtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit me disa parti si PDIU dhe FRD ndërkohë që koalicioni i djathtë është tkurrur në 15 parti. Arsyeja se pse koalicioni qeverisës është shtuar, pavarësisht se kishte sakaq maxhorancë të cilësuar në parlament, duket se lidhet me dëshirën e PS për të pozicionuar veten më mirë përballë LSI në zgjedhjet e ardhëshme. Aleatët brenda koalicionit qeverisës janë dukshëm më shumë aleatë të PS se sa të LSI dhe rrjedhimisht vlen të shohim se si qëndrojnë këto vota për një përballje të mundshme:

Në zgjedhjet e së dielës së shkuar, PS dhe aleatët e tjerë përveç LSI morën 47.1 për qind të votave. Nga ana tjetër, Partia Socialiste duket se disponon edhe një numër votash, të cilët përbëhen nga një pjesë e popullsisë që vendosi të bojkotojë zgjedhjet e së dielës ose që qe indiferente ndaj tyre. Situata e ardhëshme zgjedhore është e vështirë të llogaritet në bazë të votave të vitit 2015, por dukshëm, në rast se koalicioni opozitar mbetet kaq i dobët, të gjithë skenarët janë të mundshëm për vitin 2017. LSI mund të fuqizohet më shumë, por mundet edhe të zëvendësohet si një anëtar i koalicionit të majtë nga një numër aleatësh më të vegjël.

Gjatë procesit të ndarjes së vendit në njësi të reja administrative, u argumentua se një nga faktorët pas ndarjes në shumë zona qe pozicionimi i PS, LSI dhe PDIU për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por fakti është që LSI humbi disa nga betejat më kyçe si në Pogradec, Lezhë, Selenicë e Mallakastër në përballjet për kryetar, sugjeron që një përballje për zgjedhje parlamentare mund të mos rezultojë po aq e suksesshme sa proporcionali i zgjedhjeve vendore për këtë parti.

Konkluzioni i përgjithshëm është që në zgjedhjet për pushtetin vendor, disa beteja kyçe dhe “publicitare” dmth që përbëjnë bazë për t’u krenuar, janë më të rëndësishme se sa rezultati i përgjithshëm. Partia Demokratike, me performancën thellësisht negative në përballjet për kryetar në Elbasan, Durrës, Fier e Vlorë, mund të konsiderohet si humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve. Në ato raste kur kandidatët e të djathtës fituan, apo konkurruan me dinjitet, si në rastin e Pogradecit, Mallakastrës, Lezhës apo Beratit, këto duhet të shihen më shumë si dobësi të krahut të majtë se sa fitore të krahut të djathtë.

Vetë kryetari i demokratëve Lulzim Basha, është humbës personal i zgjedhjeve për shkak se në zgjedhjet në bashkinë ekzistuese Tiranë, kandidati i tij Halim Kosova mori më pak se 100 mijë vota, nga 125 mijë vota që pati marrë Basha kur u zgjodh kryetar në vitin 2011. D.m.th, nëse banorët e Tiranës e vlerësuan apo jo Bashën si kryetar bashkie dhe si kryetar opozite, shifrat janë të qarta: ai është humbës.

Ndërrimi i krahut sjell fat të keq

Ndërsa për partitë e mëdha shifrat mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, për disa parti të vogla ato janë shumë të qarta. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka humbur tri të katërtat e elektoratit të vet përgjatë katër viteve të fundit. Këto zgjedhje, ajo fitoi më pak se 15 mijë vota ose 0.9 për qind të totalit të votave, nga 41 mijë që pati fituar në zgjedhjet e vitit 2011.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, e cila së fundmi ndërroi krah politik, mori 59 mijë vota këto zgjedhje nga 63 mijë që pati marrë në zgjedhjet e vitit 2011. Por ky nuk është problemi i vetëm. PDIU ka humbur gjysmat e votave të veta në qarqet Vlorë, Durrës dhe Fier, ndërsa ka pësuar rritje të ndjeshme në pjesë të tjera të vendit, të cilat duket se nuk janë vota tradicionale të kësaj partie.

Edhe kalimi majtas i partisë Fryma e Re Demokratike nuk duket se ka funksionuar mirë. Partia e ish – presidentit Bamir Topi ka marrë 29 mijë vota këtë herë, ose vetëm 1.9 për qind, nga 32 mijë vota që pati marrë më 2013, kur konkurroi jashtë koalicioneve të mëdha. Në Tiranë, ku është edhe baza kryesore e kësaj partie, votat për Topin kanë rënë nga 10 mijë në 8 mijë.

12 komente në “Fitues dhe humbës në zgjedhjet e së dielës”

  1. Per mendimin tim,keto statistika i duhen Partive e popullit nuk i interesojne. Populli di qe:

    1. Nga 61 bashki e manjta ka fituar 46 dhe e djathta 15. Fiuese eshte e manjta me nje rezultat te shkelqyer.

    2. Nga 61 bashki keshillat do drejtohen po nga e majta mbi 57 bashki ,pra fituese eshte e mjta.

    3. Force e pare politike te te gjithe vendin eshte e majta,
    Pra ftuese e shkelqyer edhe ne keto zgjedhje eshte e majta.

    Ato ku e pare e ku e dyte, ka me pake se 2011 apo me shume se 2o11 jane shifra per te kaluar kohen apo per t’u ngushelluar vet veten. POPULLI EDHE KETE 21 QERSHOR I DHA PO 1000000 SHUPLAKA FYTYRES ,APO 1000000 SHKELAM BYTHEVE PD-se e atyre partickave qe i mbajne ison……

    1. Lomi says:

      Te rroje partia! Syte mos i hap te lexosh – vazhdo drejt gremines me hap rreshtor shoku Marenglen! Koqe!

    2. babo says:

      Dale se te tregoje dhe dicka tjeter. Votat total per kandidatet e te Majtes jane 54%. Kurse per te “Djathten” (e djahte e leshit) 43% (duke mos pasur PDIU-ne kesaj radhe). E ken faqe te pare te KQZ kete rezultat. Duket ditur qe PD eshte cope-cope, nuk me duket diference e frikshme.

      Beni kujdes se kjo eshte diferenca e vertete, jo keshillat e pazareve te Bashkive.

  2. Mezani Celo says:

    Oh My Lord BIRN again !!!

    Qe kur dolen keta statisticienet dhe analistet e BIRN, Zaloshnjes i ndriti yll. Tani rolin e kllounit ne berjen e analizave te shifrave e ka marre BIRN. Zaloshnja tani ngjan si gjeni e jo me klloun.

  3. JAM NJE PERKTHYESE,
    EDHE NE ZYRAT E INSTITUCIONEVE NDERKOMBETARE NE TIRANE QE MERREN ME DEMOKRACINE DHE ELEMENTIN BAZE TE DEMOKRACISE QE JANE ZGJEDHJET E LIRA, FLITET HAPUR SE KETO ZGJEDHJE ISHIN ME SE TE KALUAR, DHE SE NUK MUND TE PRETENDOHET AKOMA QE NE SHQIPERI TE BEHEN ZGJEDHJE SI NE ZVICER APO SUEDI, ETJ.
    VETE KRERET E TRUPIT DIPLOMATIK NE TIRANE NE KONTAKTET E DY DITEVE TE FUNDIT ME VEZHGUESIT E BE, OSBE DHE DISA ORGANIZATAVE TE PAVARURA TE HUAJA E SHQIPTARE, TE KETIJ MENDIMI JANE SE, JANE BERE PERPARIME NE KRAHASIM ME ZGJEDHJET E KALUARA DHE SITUATA E DITES SE ZGJEDHJEVE DHE E ME PAS ESHTE SHUME POZITIVE. DO NGJARJE TE SHKEPUTURA NE FAZEN E NUMRIMIT NUK MUND TE PRISHIN POZIVITETIN E PERGJITHSHEM TE KETYRE ZGJEDHJEVE.
    PADYSHIM RAPORTOJNE ATA KA AKOMA PER TE PERMIRESUAR DHE AFRUAR ME STANDARTET BAZE TE BE, POR MERITA KRYESORE E KETYRE ZGJEDHJEVE I TAKON POPULLIT DHE PADYSHIM QEVERISE PER QETESINE DHE SHPEJTESINE E PERFUNDIMIT TE VOTIMIT.
    ME TEJ NE RAPORTIN PER QEVERITE DHE INSTITUCIONET KRYESORE TE BE DHE SHBA, ATA NENVIZOJNE SE SITUATEN DUAN TA ELEKTRIZOJNE PA ASNJE ARGUMENT VETEM PD DHE NDONJE ALEAT I PA RENDESISHEM I SAJ, SEPSE NUK DUAN TE PRANOJNE HUMBJEN SHUME TE MADHE QE PESOI PERSERI OPOZITA E DJATHTE.
    NE KETO KUSHTE QE SITUATA E QETESISE U PRISH NGA NGJARJA KRIMINALE E LAZARATIT, NJE FSHAT NE JUG QE ESHTE BASTION I PD QE NGA 1991, POR QE ESHTE DHE BAZA KRYESORE E HASHASHIT NE SHQIPERI, NJE FSHAT VERTETE REBEL, DEMBEL, I EGER DHE I PERDORUR PER KEQ GJITHMONE NGA PD DHE BERISHA QE NGA 1991. SEPSE KY FSHAT NXIRRTE MILJARDA DOLLARE NE VIT NGA DROGA DHE KU PERQINDJA E LUANIT I SHKONTE PD DHE LIDERSHIPIT PER PASURIM E PERDORIM PER FUSHATA ELEKTORALE, KU JO RRALLE NGA KY FSHAT REBEL FRIKSOHEJ E GJITHE ZONA E GJIROKASTRES PER TI BERE PRESION KESHTU GJITHE SHQIPERISE. BERISHA KURRE NUK LEJOI INSTITUCIONET LIGJVENESE TE ZBATONIN LIGJIN NDAJ KEQBERESVE TE KETIJ FSHATI, QE PER GJITHE SHQIPETARET ESHTE FSHATI I TURPIT PER SHQIPERINE, FSHATI I DROGES DHE ARMEVE. FSHATI I EGER QE VRET OFICERET E POLICISE SE SHTETIT NE KRYE TE DETYRES, DHE PERSERI NE MBROJTJE TE KETIJ FHSTI REBEL DHE TEPER NEGATIV PER GJITHE SHQIPERINE DEL NE MBROJTJE PARTIA DEMOKRATIKE DHE SALI BERISHA.
    KESHTU QE QEVERIA AKTUALE ME REZULTATE VOTE NE DY VOTIME RRESHT MBI 65% TE VOTES SE POPULLIT, PO TREGOHET E MATUR DHE SHUME E DURUAR DUKE BESUAR NE LIGJ DHE VEPRIME DEMOKRATIKE, NDERKOHE QE OPOZITA E KRYESUAR NGA PD VETEM MASHTROJNE E FALLSIFIKOJNE DOKUMENTA DUKE I HEDHUR HI SYVE DO EURODEPUTETEVE TE SE DJATHTES, QE PO JAPIN INTERVISTA TE PAPERGJEGJSHME DHE ASPAK KOHERENTE.

    1. relisti says:

      ke shume te drejte o rindese..me fal perkthyese e paguar nga Rilindasit

  4. orakulli says:

    Kujdes !-ruani popullin mos iken refugjat,e s’ka taksapagues per te mbajtur me leka rrogetaret e zgjedhur…

  5. Mergimtari says:

    Nuke ka analize me te mire se omenti i PERKETHYESES per rezultatet e zgjedhjeve te 21 Qershorit. Bashkohem me mendimin tuaj se PD ME saliun dhe Lulin po shkon drejt gremines. Inkurajimi, mbeshtetja dhe mbrojtja e trafikanteve dhe krimineleve te Lazaratit, per te kultivuar ashashin nga ana e PD ka bere qe kriminelet e Lazaratit te bejne be e rufe per Saliun, duke haruar qe populli cdo dite e me teper po distancihet nga ky bastard.

  6. batoni says:

    Gjithe keto analiza dhe llafollogji qe behen! Duken se gazetaret dhe politikanet s’kane pune, po ashtu dhe mediat. eshte fjala per zgjedhjet. Ato mbaruan, u bene dhe dolen me sukses. Suksesi eshte se u zhvilluan normalisht dhe ne kushte shume here me te mira se zgjedhjet e meparshme. eshte hera e pare pas 24 vjetesh qe humbesit urojne fituesit. Por udheheqesit e humbesvee thone se nuk ishin zgjedhje te drejta dhe manipuluara. Ke te besojme ? Ata qe ishin prezente ne humbje apo Bashen e Mehdiun, Saliun prapa perdes apo Ristanin e Strazimirin. Garen e bene Deromemaj ne Vlore e Kosova ne Tirane apo dhe bashki te tjera, por urimin per fitoren e Lelit dhe Veliaj e bene keta te dy, atehere çfare derdellisin ata larte per zgjedhjet? Perfundimishte une do thosha politikane te ndyre qe keshtu e kane ndertuar jeten politike dhe po keshtu duan ta mbajne dhe jeten e shqiptareve. Ndersa kush humbi e kush fitoi tani e dine dhe mizat e edheut. Fito koalicioni majte dhe humbi koalicioni djathte. Ato analizat se ku rane dhe ku hipen votat, le ti bejne seicila parti vete per te nxjerre mesime per te ardhmene e tyre dhe jo Preçi apo Hoxha qe thone fitoi PD! Keta njerez jane te çmendur dhe u duhet qendruar edhe larg e te mos merresh me ta. Fitoi koalicioni majte me 3/4 dhe humbi i djathti me 3/4. Keshilltaret aty jane. Le te bejne opoziten dhe mazhorancen para kryetarit bashkise. Ata perfaqesuesit e partive popullore europiane aq te pa pergjegjshem sa edhe Lulezimi, te shikojne Europen qe po e bejne çarçaf prej kaq vitesh se po u pellcet barku nga hajdutelleqet dhe krimet e tyre.Edhe Lulezimi mos te shkoje te ankohet te “millonai” se ai te bene gjemen pastaj. Megjithate eshte zgjedhja e tij per te lehur rrugeve se ashtu e kane ngrene ate popull.

  7. relisti says:

    nga keto zgjedhje o njerez..o popull…ka humbur SHQIPERIA…a doni ta merrni vesh apo nuk do merrni vesh kurr?

    1. Gezim says:

      Te kesh parti nuk mjafton (sidomos kur ta dhurojne) duhet dhe te dish te besh politike te kesh parime demokratike dhe ti vesh ne zbatim per shtetin dhe shoqerine dhe brenda partise te japesh dhe llogari kur nuk votohesh dhe te mos merresh me kauza qe u ka dale boja se pa boje nuk te le Bojaxhiu.

    2. Gezim says:

      Te kesh parti nuk mjafton (sidomos kur ta dhurojne) duhet dhe te dish te besh politike te kesh parime demokratike dhe ti vesh ne zbatim per shtetin dhe shoqerine dhe brenda partise te japesh dhe llogari kur nuk votohesh dhe te mos merresh me kauza qe u ka dale boja se pa boje nuk te le Bojaxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje