Debati pa bukë mbi "fajtorët" në PD

28 Qershor 2015, 21:08Editorial TEMA
Debati pa bukë mbi "fajtorët" në PD

Nga Mero Baze

 

Ka pas disa reagime private ndaj idesë së rithemelimit të Partisë Demokratike, si mënyra e vetme qe ajo të dalë me këmbët e saj nga historia e tranzicionit dhe të ketë shanse të lërë një trashëgimi politike për të ardhmen. Disave u duket fundi i botës të rithemelohet një parti, e cila ka një rol historik në rënien e komunzimit. Të tjerë mendojnë se kjo është një mënyrë për të hequr qafe Berishën nga Partia Demokratike dhe historia.

Në të vërtetë, ideja që PD-ja duhet të rithemelohet nuk ka parasysh të shkuarën e saj, por të ardhmen e saj. E shkuara e asaj partie është vetëm Berisha dhe një histori e tërë abuzimi me parimet politike dhe rregullat me të cilat funksionon një parti e lirë. Ajo është në thelb një parti leniniste, e cila është kujdesur të jetë një alibi për të qenë në pushtet Sali Berisha. Edhe kur ka bërë radikalin dhe të moderuarin, ai ka pasur qëllim mbijetesën e tij. Është kjo arsyeja që PD-ja u katandis në këtë ditë, që dy vjet pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare humbet edhe më keq, me gjithë një qeverisje plot probleme.

Shqiptarët janë të qartë se nuk duan t’i japin më asnjë shans rikthimit të Sali Berishës. Ia dhanë një herë më 2005-ën, nën arsyetimin se është diktator por i ndershëm, por kur ranë nën putrat zhvatëse të Familjes së tij, që edhe vranë për të vjedhur, e mbyllën këtë kapitull.

Për t’i dhënë përgjigje gjithkujt që mendon se kam ndonjë merak për ta parë PD-në pa Berishën, dua të them se nëse ka njeri që i do sot të keqen PD-së dhe të ardhmes së saj, janë ata që duan ta mbajnë atë të lidhur me Berishën. Një PD e tillë është ëndrra e vetme e pushtetit të sotëm, që mund ta shtyjë sa të dojë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Një PD e diktuar nga Berisha, siç është sot, është dhe jo efiçente, përveçse anakronike. Berisha e diktonte PD-në vet dhe shpesh mezi ia dilte. Kurse kjo që ndodh sot, që ai ta drejtojë duke bërë telefonin e prishur në vesh të Lulit është banalitet që nuk funksionon.

Besnik Mustafaj shprehej me të drejtë dy ditë pas zgjedhjeve, që Basha duhet të zgjedhë nëse do të drejtojë një parti si lider autoritar pa rregulla, apo një parti me rregulla të forta dhe të besueshme, që nuk ka nevojë për një lider autoritar.

E vërteta është se Basha do që të drejtojë një parti ku ai të jetë kryetar fuqiplot pa rregulla, por nëse nuk fiton, fajin mos ta ketë ai. Kjo nuk mund të funksionojë. Ndaj duhet rithemelimi. Aty duhet të vendosen rregulla të forta dhe të qarta për një marrëveshje të re politike, që nuk bazohet tek gjetja e një lideri, por tek ngjallja e shpresës përmes rregullave që garantojnë karrierë politike, përmes rezultateve politike. Kështu si e ka bërë Berisha e Basha PD-në, nuk vlen për asgjë. Për të siguruar veten dhe familjen, Berisha vuri Bashën në PD , kurse Basha për të siguruar veten bëri një Këshill Kombëtar me punonjësit e firmës së Kunatit. Kështu që të bësh debat sot në PD për përgjegjësit e humbjes, është sikur të hysh në një bordello dhe të përjashtosh dikë duke e akuzuar se nuk është e ndershme.

E vetmja zgjidhje është rithemelimi dhe distancimi nga Berisha. Askush nuk mund t’ia dalë dot në parti pa goditur berishizmin si fenomen që degradoi atë parti. Por, ta drejtosh këtë proces me Berishën në krye, është sikur për denazifikimin e Gjermanisë të ngarkoje Gëbelsin.

Niveli i debatit të sotëm në PD nuk i intereson askujt. Debati i Jozefinës me Lulin, i Lulit me Alibeaj, i Alibeaj me Aldon e kështu me radhë janë debate jo produktive dhe regresive, pasi në thelb mbështeten tek ideja se kë do më shumë Berisha, njërin apo tjetrin. Ekuacioni sot është ndryshe. Debati është kë nuk do Berisha në atë parti. Ata vlejnë. Ata kanë bërë qoftë dhe një gjysmë beteje me Berishën. Ata kanë provuar që dine të flasin, të ngrejnë zërin, qoftë edhe vonë. Të vdekur klinikisht janë këta që mendojnë se do të vijë prapë dita që Berisha t’i përzgjedhë si shërbëtorë që i duhen. Njoh disa tipa të tillë në atë parti, që sa herë humbet PD-ja, dhe nuk ka humbur rrallë, turren të parët të gjejnë armiq, që Berisha ka bërë gabim që i ka zgjedhur. Pastaj kalon pak kohë, Berisha sërish nuk zgjedh ata, dhe ata vazhdojnë presin humbjen e radhës që ai më në fund t’u thotë “erdhi radha jote”.

Kjo është PD-ja e sotme, me njerëz në radhë që presin të thirren nën armë, meqë s’i kanë përfillur kur ishin mirë. Ajo është PD që shkon nga humbja në humbje dhe krejt e pashpresë. Shpresa në atë parti nuk vjen më nga ata që mendojnë se Berisha këtë herë duhet të zërë mend dhe të gjejë një Luli të mirë. Shpresa vjen qoftë dhe sikur Luli t’i thotë Berishës, nuk dua të më zgjedhësh më.

Ndaj rithemelimi është rruga e vetme dhe më e sigurtë, që i jep kohë të ngrihet si opozitë. Nëse nuk e bëjnë sot, nesër do të jetë vonë. Kështu siç është askush nuk e ringjall dot, pasi shqiptarët e shikojnë si një shans të Berishës dhe jo të tyre. Ndaj nuk do ta votojnë.

44 komente në “Debati pa bukë mbi “fajtorët” në PD”

  1. Kapterri says:

    Nje PD e re mund te behet vetem kur nje dore e mire kriminelesh me ne krye B&B te futen ne burg. Teorite e tjera nuk pine uje

    1. wanted berishoviq head says:

      Përsëri zoti Mero po i anashkalon problemit kryesor.

      Te deklarosh sot e PD ka rol historik ne rrezimin e komunizmit eshte me shume se nje mashtrim.

      Edhe ne baze te vete teorive te komunizmit ai sistem nuk mund te realizohej ne Shqiperi per aresye qe dihen ku kryesorja eshte fakti qe nje vend me zhvillim mesjetar qe ishte ne 1944 ishte e pamundur te zhvillohej ne rend i tille shoqeror.

      Sistemi i Enver Hoxhes ishte nje shtet hibrid i deformuar nga konjukturat e kohes qe pati lindjen,zhvillimin,lulezimin dhe kalbjen fatale.

      Ne 1990-1992 ai sistem kishte vdekur dhe levizja studentore dhe me pas PD ishte me shume nje loje e konjukturave te brendeshme dhe te jashtme por kurre nje revolcjon popullor dhe aq me shume demokratik.

      Sidomos pas 31 marsit 1991 PD ishte nje parti qe me shume ishte nje garnizon paramilitar tropojanesh qe levizej prapa skene nga Elez Biberaj dhe pas 1992 nga Will Rajerson se sa njepari qofte dhe leniniste qe ben shaka MERO

      Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.

      Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
      Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.

      Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
      e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
      dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

      E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
      E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
      E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
      E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?

      I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.

      Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

      Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..

      Zoti Mero le ta themi troc:

      Eshtë koha që miqtë amerikanë të dorzojnë kokën e Berishes se nuk mban më ujë pilafi..se është bërë i rrezikshem per paqen ne Ballkan por dhe diskretitues i politikave perendimore ne Shqipëri.

      1. timo says:

        Mesazhi është: Amerikës i duhet Berisha si gogol(destabilizues) për të trëmbur PS-në dhe Europën. – Kujdes se ju lëshova Berishën!

        1. komunalja says:

          Berisha i duhet vetem karteleve te Medellin-it dhe ndonje te semuri psiqik! Shqiperise i duhet vetem i vdekur!

      2. Rroku says:

        Ju zoteri apo zonje, duket te jeni i pergatitur ne keto lloj polemikash dhe me nje formim te kenaqeshem kulturor. Por fatkeqesisht, duket te keni nje lloj prirje drejt nje abstraksioni konfuz te orjentuar drejt teorive konspirative. Te pakten ne kete koment keni rene viktime e kesaj prirje.
        Gjithashtu, jeni mjaft kontradiktor lidhur me raportin SHBA-Berishe.
        Ne kete koment nuk po mundohem fare te rrjeshtoj njeqind arsy perse Berisha ka qene, eshte dhe do te jete faktori individual me karizmatik dhe me inteligjent i elitave intelektuale dhe partiake ne vend.
        Pra e thene ne gjuhe popullore, ai ka koqe te renda dhe dominuese ne politike dhe lidership.
        Kjo spjegon arsyen perse Baze nuk e heq emrin Berishe ne te gjithe artikujt e tij. Nese Baze shkruan rreth subjekteve te pa lidhura me Berishen, ai do te ishte nje ze ne shkretetire pa asnje jehone.
        Per vite te tera, qe nga 2007-2008, Baze the Tema kane mbijetuar ne saje te “subjektit Berisha”. Baze dhe Tema do te jene ne market per nje kohe te gjate, per disa dekada, pasi Berisha gezon shendet te plote fizik dhe mendor. Dhe ky eshte nje shans per Bazen.
        Lidhur me Ameriken dhe politiken e saj ne Shqiperi, rajon dhe me gjere, ju duhet te kuptoni qe ajo nuk eshte krijuesja e asnje kombi, rrace, aq me teper te individit, por ajo ka dhe do te kete akoma ne shekujt qe do vine misionin e riformatimit dhe te venies ne rrugen e Zotit keto kombe, raca, shtete bile dhe individe.
        Fale zotit qe Shqiperia perfshihet ne keto grupime dhe per me teper Berisha eshte nje nga idividet qe Amerika do ta perkrahe dhe mbeshtese.

    2. d,gorezi says:

      PD nuk behet,se te gjithe jane me Berishiste se vete Berisha.Ata qe jane atje jane te gjthe idjote qe pa Berishen behen Kashte e Koqe.

    3. M says:

      Mero une mendoj qe cfaredo te ndodhe ne Shqiperi ti cdo gje e lidh me Saliun.Jeni bere gazete si Zeri i Popullit.Fillo me qeverine njehere se nuk jane tamam ne drejtimin e duhur per popullin te pakten.

      1. komunalja says:

        Problemet merren me rradhe, nga me i rendesishmi e deri tek i parendesishmi. Shpellari eshte problemi kryesor i Shqiperise. Ai duhet te vdese sa me shpejt!

  2. Loko-Loko says:

    Te vleresoj se tepermi Mero Baze,por t’i thuash Sali Berishes “leninist” eshte mungese njohurish nga ty ose keshtu mendon se e akuzon me rende!
    E ke gabim Mero!
    NUK KA ASGJE LENINISTE tek Sali Berisha!
    FUND E KRYE AI ESHTE NJE NAZISKIN DHE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE per mijra vjet!!!
    Se dyti ,Mero ,PD-ja nuk eshte partia qe RREZOI SOCIALIZMIN dhe pruri DEMOKRACINE,sepse SOCIALIZMIN e rrezuan vete Ramiz Alia me “USHTARET” e vet,nje prej tyre edhe Sali Berisha,NDERSA DEMOKRACIA KURRE NUK KA QENE E PRANISHME NE SHQIPERI NPER ASNJE DITE!!!
    Se fundi:PD-ja nuk ka qene kurre parti politike,por nje BANDE KRIMINALE qe i solli kombit shqiptar deme te pariparueshme me shume se te gjithe pushtuesit bashke!
    Prandaj mos prit RITHEMELIMIN e PD-se se kjo nuk ka per te ndodhur kurre,por ne vend tre saj te KRIJOHET NJE PARTI E RE nga njerez IDEALISTE,qe duan me shume Shqiperine se PARTINE!!!

    1. Spartaku says:

      Lolo-lolo! Ke dhene mendime shume te mira,ke percaktuar qarte se kushe eshte Sali Berisha dhe pd-ke.Eshte e vertet se Sali Berisha eshte nje naziskin,dhe pd-ke nje bande kriminelash-.

    2. xhenet says:

      Ke shume te drejte,edhe une keshtu mendoj.

    3. shpetim arapi says:

      Te lumte
      Me ne fund ka shqiptare qe kuptojne te verteten

    4. Majlinda says:

      PA PIKE DHE PRESJE JAM NE NJE MENDJE ME PARAFOLESIN, Berishes i ben nder ti thuash leninist- Lenini beri revolucion- kundra Careve te Rusise , per te sjell me shume liri, berisha nuk ka te krahasuar as me hitlerin- hitleri beri shume per gjermanine- pavaresisht kush ishte dhe cfare beri, ndersa berisha e shkaterroi shqiperine- mbolli percarje, hakmarrje, ndarje, qe askush nuk i ka bere ne kete truall, dhe vellezerit Frasheri i kendoni shqiperise nga larg, dhe beni thirrje per bashkim, si dhe shume te tjere, berisha- te kunderten, Prandaj ai duhet te cduket dhe rrjetet sociale, me vjen per te vjell kur lexoj komentet e tij, Ik mor plak matuf, e keqja q e ketij vendi, qe nuk shkulet kollaj.

  3. G.Karagjozi says:

    Ideja e reformimit te PD-se eshte pozitive dhe e kohes.Duhet vetem Mendje,Guxim e Inisiative.Nje PD e re pa kriminelet e hajdutet e vjeter por te jete selektive dhe intelektuale do jete e sukseseshme dhe gjithashtu e nevojshme dhe domosdosme dhe shume e perkrahur,duke mos qene e varur ne Cengelin e kasapanes se Berishes apo nivelit ordiner te Bashes.

    1. neda says:

      Vetem nje rithemelim eshte rruga e veteme e saj, pa berishen,jozefinen,halimin,boden,doden, ne pergjithesi ish ministra e deputet ,me nje drejtues radikal ku te denoje vijen e berishes e te gjithe te tjereve servil qe e mbshteten ate,ku midis tyre ka kriminel, qe e ktheyen pd ne nje organizate JQ; ne nje parti pa lufte klasash e gjithperfshirese, me nje plan afat gjate ku ajo mund te vije ne pushtet. Rithemelimi i saj eshte nevoje urgjente e saj, pa lindur ende ndonje parti e re demokratike, ku PD e sotme do i takoje se shkuares dhe do falimentoje si parti.

  4. TJ says:

    Z.Mero ke te drejte por pyetja shtrohet KUSH? Berisha ka mbledhur tere tutkunet qe s;dine as te flasin jo me te rithemelojne PD?! Le te shkrihet dhe te behet nga e para pa Berishen dhe gjithe larot e tij! Por falenderoj Z.Baze per horizontin dhe fuqine!

  5. guri says:

    zgjedhjet e tjera do te jene vendimtare per ndryshime.luli ka dhe 2 vjete kohe te bej stervitje ..

  6. METEH says:

    E keqa e PD & shqiperise ka qene,eshte & do te jet S.Berisha-Berishizmi.Por veset e tij i kan marre dhe shume te tjere,veç Lulit,qe din vetem te shpifin,shajne,mallkojne ….kundershtarin.Saliu nuk iken vet,por nuk e perze askush,pasi ai u ka hapur dosje dhe ua vervit ne fytyre.Saliu di gjithshka ne kete vend,per te gjithe,te djatht e te majt…!Ndaj nu ja ben syri terrrrr.Ai largohet nga PD kur te nderroi jete nga perendia.Te ne ka shume politikan e gjyqtar te korruptuar e kriminalizuar ne keto 25 vjet,dhe duhet TOPI I MATO GRUDES ti eliminoi..!

  7. england says:

    Te presesh rithemelim brenda PD-se,eshte njesoj si te mundohesh ti largosh derrat nga lluca!Ata jane aty ku jane sepse e kane zgjedhur vete te qendrojne ne balte,derrkucet rreth e qark derrit Sali i kane borxhe per ti lare ketij te fundit pasi eshte ai qe i katapultoi nga hici,si mund te behet nje parti me Ristanin e kutive te votimit,apo me nje ish-gazetar ordiner si Paloka,po kryetari hije Lul cfare kontributi ka ne ate parti?Aty dhe ish drejtuesit dhe themeluesit e asaj partie si Imami Rruli apo ndonje tjeter,ja pane hajrin asaj partie duke vjedhur sa munden,pasi ky ishte qellimi edhe i kreut te asaj partie duke i lene dore te lire femijeve Zenit dhe asaj hunderres.

  8. ben says:

    Nje gabim tjeter o Mero eshte se ju mendoni, se Luli po te jete i pavarur nga Sala do ti beje gjerat mire ne Pd.Me vjen keq,por Luli nuk ka aftesi minimale per te qene lider.Eshte vecse nje karabush.

  9. Mali i Robit says:

    Ne ate parti antaret dhe simpatizantet e saj nje fytyre kane. I bashkon deshira per vjedhje, per mos njohje te ligjit, destruksion, sharje, urejtje. Tek Berisha ato shikohen ne pasqyre, pra shikojne veten e tyre. Nese keta njerez bejne nje Parti te re, njelloj do e bejne. Edhe pa Berishen e njejta fryme do sundoje. Çdo kohe do kete njerez te tille qe do kerkojne fole imoraliteti dhe ate mund ta gjejne ne PD ose pjellen e saj.
    Mendoheshe se PS do humbte shume ne votime per shkak te reformave qe forconin shtetin. Por nuk pati firo dhe a dini pse? Ndertimet pa leje, vjedhjen e energjise elektrike, evazionin fiskal e kryenin ne mase shume te madhe antare dhe simpatizante te PD. Prandaj, pakenaqesia e tyre nuk mund te sillte ndryshime ne numrin e votave. Ato shikojne tek udheheqesi shpirteror mbeshtetje per instiktet e tyre imorale.

  10. oldman says:

    Fjala rithemelim jo se nuk eshte e sakte ne aspektin leksikologjik te fjales, por nuk percakton thelbin e problemit per njerezit e thjeshte.
    Populli duhet ta kete kuptuar tashme qe PD-ja, qe nga momenti qe u krijua sipas udhezimeve te Ramiz Alise dhe Sigurimit te Shtetit ne vitin 1990, ka funksionuar si prone private e administruar ne menyren me makiaveliste nga Sali Berisha dhe klanet e hajduteve qe e shoqeruan per 25 vjet, per ti sherbyer kupoles komuniste te kohes dhe trashegimtareve te saj.
    Nje parti e privatizuar qysh ne themelimin e saj nuk mund te quhet e tille sepse nuk i ka sherbyer asnjehere interesave te popullit.
    Cdo parti duhet te jete nje aset publik dhe duhet administruar sipas rregullave demokratike te njohura ne vendet e zhvilluara.
    Sigurisht, per ne nuk eshte e lehte qe te pranojme realitetin e hidhur, por sa me shpejt ta bejme kete ndryshim aq me mire do ti sherbejme interesave tona qytetare dhe kombetare.
    Une kam besim se edhe ne Shqiperi ka figura intelektuale dhe te ndershme per te realizuar, ne bashkepunim pragmatik dhe te sinqerte me komunitetin europian kthesen (rithemelimin) e duhur.

  11. Nard says:

    O Mero a ka mundesi te besh nje liste te njerezve me poste drejtuese ne PD qe nuk jane te perzier ne veprimtari kriminale?

  12. Anonim says:

    Seriozisht nuk kuptoj, kujt i kerkon z. Baze te riformoje nje parti. Pa shume teori, nje parti politike, sidomos e djathte, perfaqeson interesa dhe grupet qe kane keto interesa, zgjedhin perfaqesuesit e tyre qe do mbeshtesin dhe mbrojne keto ne parlament, qeveri, ne bote a kudo qe ata jane te interesuar. Z. Baze kete thirrje a kerkese t’ja beje keto grupeve qe “kane zgjedhur” kete “udheheqje te Partise Demokratike”. Partia Demokratike perfaqeson te djathten, biznesin e madh. Ata, “Sipermarresit, bankieret, pronaret e korporatave, pronaret e pasurive te patundeshme etj” te punojne e te zgjedhin nje udheheqje per te mbrojtur interesat e tyre…Ne themelimin e saj, Partia Demokratike ishte nje fryme, nje nevoje qe kishte lindur per te reformuar politiken dhe vete shoqerine ne ate periudhe. Sot asaj nuk mund ti kerkohet me te jete fryme. Vetem te jete fryma e doganjereve, gjykateseve dhe nenpunesve te tjere qe duan te ruajne privilegje e te pasurohen ne rruge te paligjeshme. Partite politike qe ndertohen nepermjet “frymes” jane partite e majta qe perfaqesojne masa dhe ide per ndryshime te medha..

  13. Albi says:

    Qe kur ka filluar te te behet vone ty Mero per parimet demokratike dhe karrieren brenda partive shqiptare? Ti mire e ke me PD-ne, por ke mbajtur qendrim diametralisht te kundert rreth jetes politike brenda ne PS. Ende e sot nuk e ke shkruar nje editorial per zgjedhjet kundra Maqos psh, talljen me te madhe me garen brenda partise, qe organizoi Edi Rama.

  14. Anonim says:

    Ju kerkoj ndjese. Parti qe krijohen dhe punojne sipas nje fryme pervec atyre te majta, jane dhe ato parti qe ne progrmet e tyre ceshtja kombetare ze nje vend te rendesishem ne mos me te rendesishem apo partite me baza fetare….

  15. Spartaku says:

    Nqs dikush krtikon MERO BAZEN per keto mendime qe jep,e ka gabim.Zoti Mero,me keto mendime po ndihmon pd-ke,madje sa as edhe ndonje nga te pd-ke nuk i thote troç gjerat si i thote Zoti Mero.Them se duhen marre ne konsiderate per te miren e pd-ke.

  16. tomsojeri says:

    Mir e keni Mero dhe ju, qe mendoni per nje riformim te ksaj partie bordello pa kurva ne gjirin e saj !!!!Kryebanditi i kesaj partie qe e degjeneroi dhe e ktheu ne bordello dhe vazhdon si hije e keqe ta ket akoma nen kontroll, sepse ky esht vendstrehimi, i mbrojtes i gjynaheve ,i mekateve ndaj ktij populli, esht tempulli nga ku derdh helmin te krijoj alibin e krimit e tradhetis !Fjalet e Majakofskit (shkrimtarit te madh Rus te socializmit ) “Partia esht Lenini e Lenini esht Partia” i shkojn per shtat ksaj PDje te Saliut ! Per rjedhoj,pa denimin perfundimtar e shembellor te tij ,kurr ska per te pasur nje PD ma !Nuk mundet te ndertosh kurr dicka te re, mbi themele te kalbura !Emri i ksaj partie esht i lidhur plotesisht me emrin dhe vepren e ktij banditi e vetem “varrosja” e tij hap rugen e nje reformimi me komplet te tjer kuadro ! E them kte, sepse te gjith kta qe shohim e njohim ne kte parti ,kan nderuar kush me shum e kush me pak ,”ngjyren e gjakut”, sepse “fresku”qe i ben e i bejn ktij krimineli,nuk le vend ma tju besosh ! Perfundimisht pra Sa koh qe ky kriminel vazhdon te jet i lir ,kjo parti ,qe ka per simbol kte “figur”,esht e destinuar te vdes……….

  17. Nuk ben vaki ,qe te ngresh nji parti me ata njerez qe kane qene dhe jane ne krye edhe sot !
    Nga atje ne Tirane,e deri ne fshatin me te humbur[pa emer],ku ka pas ujqer grabites te deleguar nga banda PD,si gjoja drejtues ,nuk munde te vihet askush nga ata.
    Por lind pyetja ;kush munde te bej pjese ne ate parti ?
    Vetem njerez te moshes 20 vjec ,deri 30 ,ku nuk kane pasur asnji lloj lidhje me ate bande.
    Ajo Kolere,me emrin PD,tani per tani duhet abstenuar kudo,dhe pas dy vjetesh humnera do te ishte nji privilegj per ta,duke i pastruar nga harta politike e shqiptareve,do ti jepte mundesine nji pjese njerezish,te krijonin nji parti,me emerim te perafert; psh,[partia demokratike e re ]!
    Keshtu ,shqiptaret do ta shihnin kete grupim te peshtire njerezish me emrin PD ,si nji enderr te keqe dhe asgje tjeter !

    —Dy fjale per Lulzim Bashen !—-
    ———————————–

    Ai njeri,u more nga banda fashiste demoleshe,dhe u zhyt mire ne balten e perjeteshme.

    E vune ne Kosove,per te spiunuar njerezit e UCK-se,vendim ky i UDB se,qe te kalonte proven e pare per lider ne ate parti.
    Dhe ate pune e beri nen mbikqyrjen e vajzes se Kryetarit te ISIS it shqiptare,
    Sali Berisha.

    Pastaj,e bene minister,dhe i ngarkun rreth 200 milione euro ,sikur i vodhi ai !!!Jo ooooo,nuk munde te vidhte ato para Lulzim Basha !
    Ato para i vodhi Sali Berisha.
    Ashtu sic vodhi dhe ne banken e Shtetit,ku vjedhjen ja faturuan [nji njeriu qe dashuronte bixhozin] !

    E vuri minister te brendshem !
    U vrane 4 vete me duar ne xhepa ,ne funde kur protesta ishte ne mbarim !

    Jooooo,ATA NUK MUNDE TI VRISTE lULZIM bASHA!Ata i vrau urdheri i Sali Berishes !
    U vodhen votat e bashkise ne dite me diell,qe te dilte fitimtare Lulzim Basha !Jooooo,ato vota nuk i vodhi Lulzimi !
    Votat i vodhen maloqet e Saliut nen urdherin e tij ,qe te merrte Lulzimi fitoren.
    Me te gjitha keto ,pamvaresishte se nuk i ka bere vete,Lulzim Basha ,eshte nji raste i djegur per te drejtuar nji parti te re ,pa berishet.

    LULZIM BASHA,KA QENE NJI NJERI I [MARRE ME QIRA]NGA Sali Berisha !

  18. ARBER RADOMI says:

    KRAHU I ARMATOSUR I MEDIAVE TE SHKRUARA DHE VIZIVE NE SHERBIM TE CIFTIT RAMA META , ASHTU SI EDHE PARASHIKOHEJ , JANE TURRUR PAS ZGJEDHJEVE , KUSH E KUSH , TE BEJE SERVILIN , KASANDREN , PROFETIN ETJ….SYNIMI KRYESOR I TYRE ESHTE T’i japin mend demokrateve DHE KJO , THJESHT NGA DASHURIA E MADHE QE ATA PASKAN PER PD-NE , DALLOHEN DHE JANE PER T’IU A VENE FOTON NE TABELEN E EMULACIONIT SOCIALIST SHOKET : MERO BAZE , ANDREA STEFANI , MUC NANO , LORENC VANGJELI , ILIR YZEIRI , EDUARD ZALOSHNJA , SKENDER MINXHOZI , ANDI BUSHATI etj. I GJITHE ANTURAZHI I BLERE DHE I SHITUR DISA HERE I MEDIAVE , I DIJNE DELE SHQIPTARET , MADJE KETA INTELEKTUALE , PUBLICISTE , OPINIONISTE , ediTORIALISTE , E ANAListe TE MEDHENJ , vene ne dyshim deri dhe koeficentin e inteligjences se shqiptareve , teksa rreken T’IU A MBUSHIN MENDJEN ATYRE , SE NJESOJ SI GEZIM KRUJA NE ATE SKECIN E FAMSHEM ME SHOFERET , TE CILET PASI KISHIN PIRE NGA DISA GOTA VERE TE BANAKIERI GEZIM , ISHIN NISUR PER RRUGE … POLICET E QARKULLIMIT U DALIN PERPARA DHE I KONTROLLOJNE DUKE U VENE TUBIN QE TREGONTE SASINE E ALKOOLIT NE GJAK , POR CUDITERISHT KJO SASI ISHTE BRENDA NORMAVE!!! ATEHERE DY SHOFERET NE KTHIM PERSERI U NDALEN TE LOKALI I GEZIMIT PER TE PIRE NDONJE GOTE , E SIDOMOS PER TA FALENDERUAR PER ” NDERIN ” , QE U KISH BERE DUKE I TREGUAR ATE SE SI KISH NDODHUR QE TUBI NUK KISH TREGUAR FARE ALKOOL NE GJAK , PASI VERA KISHTE QENE UJE FARE !!! SHERRBUDALLAI GEZIM ,PASI I DEGJOI , ATY PER ATY U PERGJIGJ : PO NE PER TE MIREN TUAJ MUNDOHEMI !!!MJERE TE MJERET O MJERO !!!!

  19. albani says:

    Cfare roli historik ka kjo parti ne renien e komunizmit? Dhe kush tha se ka rene komunizmi dhe komunistet?

    Nese behej fjale per te rezuar komunizmin,Ramiz Alia do te gjente njerez te tjere, intelektuale, me fryme demokratike dhe te qyteteruar, dhe jo te zgjidhte nje malok nga Vucidoli.

    Misioni i PD ka qene te ruaje komunizmin, thelbin e saj, dhe t’i jape nje trajte tjeter, dhe me kryesorja, te shpetonte nga gijotina Ramiz Aline e te tjeret, si ai.

    Nje spiun si Sali Berisha, nuk do te sillte kurre demokracine ne Shqiperi. Mire, heren e pare e kishte nga mungesa e pervojes (1992-1997), po nga 2005-2013? Edhe kete here nga mungesa e pervojes?!

    Shqiperia, shqiptaret dhe demokracia do te shpetojne kur ky njeri te zhduket nga faqja e dheut. Kur? Zoti e di!

  20. Azio says:

    Nuk eshte e vertete qe PD te konsiderohen nje parti qe solli demokraci ne ne vendin tone .Per te gjithe eshte e qarte si drite e diell it se Demokracia erdhi si rezultat I renjes se komunizmit ne Europen
    lindore,per tu mos u futur ne specificat
    e vendit tone ne periudhen e viteve 1991-1992.
    PD e formuar ishte rrjedhoje e. Levizje a Stundentore te cilen ata qe pretendojne se jane themelusit e PD nuk jane gje tjeter vecse spiunet
    e partise se punes dhe Ramiz Alise.
    Megjithate kjo e ashtuquajtur PD nuk beri gje tjeter vecse e shkaterroi vendine
    dogji e vodhi sa desh.
    Ajo u be streh e krimineleve me te tmerrshme te shqiperise qe zaptuan
    postet kryesore ne parti e shtet,gje te cilen u munduan
    te mbajne ashtu sic dinin ata,me force vjedhje e krime deri para 2 vjetesh.
    Prandaj te kerkosh faj tore te hum ja e PD ne keto zgjedhje eshte e kote sepse te gjithe ata jane jo vetem faj tore por edhe kriminele e hajdute me damke .
    Prandaj eshte e domosdoshmeri te krijohet nje
    parti e vertete demokratike qe te jete serioze konsulente dhe e afte per alternativa per te cilat populli ka nevoje,qe me mendimet e saj te ndikoje
    ne realizimin e program eve te qeverise,duke qene e forte dhe e besueshem si opozite per te cilen ka nevoje cdo Qeveri dhe populli I shqiperise.
    Kjo e tashmja ka vdekur nje here e pergjithmone.

  21. Rroku says:

    Na kenaqe Mero vellai!!!
    E shoh se tu dogj barku per PD, me apo pa Berishe.
    Nuk te ze gjumi nates, qe ta shohesh PD te reformuar dhe pa Berishe.
    Ku mezi prisni qe ajo te ringrihet e te fitoje!!!
    Me ke jeni ju zoti Mero???
    Po si keni guxim dhe i jepni mesime PD sesi te ringrihet dhe e beni kete ne syte e Ramushkes?
    A nuk e kuptoni se Ramushka do tju varrose per kete pabesi qe beni ndaj tij? duke u bere nje “Advisor” per PD-ne?
    Por ju duhet te vazhdoni te kunderten, per ta varrosur PD-ne pergjithmone dhe jo ta keshilloni per te mbijetuar apo per te ardhur ne pushtet.
    Shakaxhi i madh jeni more Z. Mero

  22. bostonian says:

    PD eshte parti me parime shume te gabuara, me cfare kemi pare,uqer me qime te re nuk i duhet shqiperise.ato forumet rinore te tyre jane po aq te pafytyre sa vete prinderit e tyre.
    Mire te shkrihen disa parti,te mbeten 2,3 mjaft jane.

  23. Socialisti bythpambuk says:

    Loko- Loko ,
    Shume sakte .

  24. Petro says:

    Perse mendoni keshtu zoti Karagjozi, kur edhe partite e tjera, te pakten dy te medhate e majta jane pak a shume po ne kete gjendje, mbushur me te pasur te dyshimte, me injorante me nga dy dhe tre diploma etj etj.Ambjenti shqptar i sotem politikes eshte ky dhe nuk besoj se do ta bej PD kete.Besoj se edhe te tjerat do te bien keshtu.Edhe sikur te doje nje grusht intelektualesh te beje kete, do te minohet qe ne nisje nga infiltrimi i horrave, i injoranteve te tjere qe nuk mungojne dhe situata do te filloje nga e para.

  25. Nuk jane aq te zgjuar shqiptaret qe ta kuptojne qe 24 vjet Berisha ja ka çu dam djersen e bijve te tyre ne emigracion. Por merita asht e te majteve qe l”uajten shah” me ngjyrat e votave edhe nga fuzioni u perfitua kjo boje fasade. Kur ta kuptojme ne do jete vone, si per mire ashtu edhe per keq.

  26. tirana says:

    ne shqiperi gjithmone njerzit merren me punet e te tjereve dhe jo te vetave, Keshtu mero merret me PD a thua se i ha barku per PD, i vika keq per te ardhmen e PD. nese Mero mendon se duhet nje PD e rithemeluar, le te behet inisiator dhe ta formoje. ata qe jane ne PD e dine vet sesi organizohet , se cfare njerzish duan te perfaqesohen sesi duhet te bejne politike. ne fund te fundit e vlereson elektorati peshen e seciles parti. nese ata duan te humbasin perseri le te vazhdojne ne kete menyre, menyrat sesi duhet te dalin nga kjo humbje le ti gjejne vete dhe nuk ka nevoje te marrin teza apo mendime nga Mero apo te tjere persona qe nuk ia ndjejne per te.

  27. Qani says:

    Mero te pata kundershtuar gjithmon ne shkrimet e tua,se jam demokrat. Por te them te drejten kam ca koh qe po bie dakort me shkrimet e tua. Vetet ne bemokratet e ndershem kemi ngelur pa buk,per ca hajdut te qelbur qe drejtojne PD e ji veten ne Tr po ka gjithandej. Une per vete jam dorezuar se nuk dilet perpara elektoratit me keta njerez

  28. Daku says:

    Rithemelimi do te duhet ne nje moment te dyte sepse tani ne PD po luhet loja e trashegimise se pushtetit. Nuk ekziston me nje binom Berisha – Basha por thjesht Berisha qe shfrytezon e perdor Bashen e iluduar qe do kete pushtet nje dite. (Jo me kot e la bashen te kishte vetem ca te paafte ne struktura) me qellimin e kalimit te pushtetit tek femijet nje dite. Per kete Berishes i nevojitet dhe Meta si garant i percarjes e perthithjes se te majtes e marrjes se pushtetit ndoshta ne 2017 nga ai e me pas te nje tranzicioni te bute. Meta, i vene nen sulm e presion, jo me kot shan Bashen e therret Berishen, – ai ngutet qe tranzicioni brenda pd te ndodhe shpejt pasi dyshon ne nje trinom Basha-Rama-nderkombetaret…
    Mund te ngjaje si konspiracion por ne fakt disa hallka jane pasoje e instikteve natyrale politike e disa te tjera pasoje e lidhjes se bizneseve te perbashketa.
    Momenti i rithemelimit te pd mund te jete vetem 2017 dhe vetem me meten e berishen te plagosur rende politikisht apo dhe larguar nga skena…

  29. Olti says:

    O “TEMA” ( me sakte Mero ) botoje dhe shkrimin e Prof. S.Gjinushit per rezultatin e zgjedhjeve te 21 qershorit per te pare tendencat ne raport me zgjedhjet e v.2013.
    Pas kesaj lexuesit tuaj (te tjeret e kane te qarte) do te shikojne rritjet apo tkurrjet e partive.Opinionet tuaja dhe diversionet pa informacionin baze te shifrave jane “ushqim” i mire per ekstremistet qe s,kuptojne apo sduan te kuptojne.

  30. Tomorri says:

    Shume po na lodhni more njerez:Normalishte dhe katerqinciperishte PD te dorzoje urgjent SHQUPIN,te shkoje ateje ku ka lere dhe ka bere krime,ku jetonte e rrethuare me tanke dhe bazuka,te rithemelohet edhe nje here si parti duke mesuare ne radhe te pare se çfar eshte nje parti politike qe kurre mos e barazoje me nje bande se populli te djeg kur vjen momenti dhe te punoje forte qe te mundin Ramen se ky eshte edhe shume i gjate dhe i shikon shume mire levizjet e te tjereve dhe te kunder vihet,por qe do vije nje kohe qe edhe Rama do te leshoje pe por do jete mbas disa vjetesh se tani i duhet shqiperise shume per te bere shtetin dhe per te çfarrosur berishizmin shqipatr qe eshte gangrena me e madhe e ketij kombi mbas 100 vjetesh shtet.Kjo PD edhe mund te dale jashte ligjit se ka bere shume krime dhe kur te marre rruge edhe gjykata pale se çfar vendos per egzistencen e saj dhe kjo more te dashur mos ju duket habi dhe çudi se gjera qe ndodhin jane .

  31. Mergimtari says:

    Mero, si gjithnje i shkelqyer. Edhe pse i kini dhene nje ndihmes te jashtezakonshme PD, me analizat dhe editorjalet, ata skane per te vene mend. Bahkohem 100 perqind me mendimin tuaj se, nese pd nuke rreformoet, duke hequr qafe Sali Berishen, fundi i kesaj partie dote jete me skandaloz, pore me keq dota pesoi populli se ata qe e kane drejtuar ate parti. Sado e perkryer te jete nje qeveri, ajo ka nevoje per opozite, ndryshe ska demokraci. Po kujt ja thua kete bajraktarit sali Berisha qe kerkon ta mbaje pushtetin me keq se Enveri, Lulit qe pret cdo dite ta mare ne telefon Berisha, apo ish qeveritareve te tije qe vodhen sa munden, apo ati llumi qytetaresh traikante, kriminel e te kooruptuar qe vune pasuri ne shtetin rrumpalle, kjo kategori kerkon te rikethehet koha e arte e ati pushteti, sepse ja pane hajrin

  32. Mali says:

    Enveri la Ramizin,Shpellari ka zgjedhur Lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje