Fatos Lubonja: Gjykata Speciale për UCK-në? Perëndimi akuzohet se bëri një luftë të padrejtë duke krijuar një shtet tejet problematik në Ballkan

28 Qershor 2015, 14:13Rajoni TEMA

Analisti Fatos Lubonja që më parë është vënë në qendër të replikave pas akuzave dhe kundërakuzave për Haradinajn thotë së fundmi se është e qartë se shumica e atyre që nuk e pranojnë një Gjykatë Speciale nuk e kanë ndërgjegjen të pastër përpara ligjit.

“Lufta u bë së bashku me aleatët perëndimorë e madje pa ta ajo nuk do të ishte fituar prandaj do të duhej të respektohej edhe vullneti i tyre për të bërë transparencën dhe drejtësinë e kësaj lufte duke i çliruar edhe ata nga akuza që kanë filluar të marrin jo pak terren në Perëndim se kanë bërë një luftë të padrejtë duke krijuar një shtet tejet problematik në Ballkan – thotë ai në një intervistë për Express.

Si e shihni ju dështimin e Kosovës që të themelojë një Gjykatë Speciale e cila ishte paraparë që të merret me hetimin e krimeve të luftës të kryera nga UÇK-ja?

Lubonja: Kudo ku ka pasur luftëra etnike si ato që ndodhën së fundi në Ballkan, ka qenë e vështirë të ndahet qartë kufiri në gjykimin e atyre njerëzve që kanë vrarë – nëse këta do të duhet të quhen vrasës apo heronj; nëse duhet të shkojnë në gjyq apo tu ngrihen monumente. Në këtë kufi të papërcaktuar qartë hyjnë shpesh edhe vrasjet e të pafajshmëve, civilëve, që, sipas ligjeve të së drejtës, hyjnë në krime lufte. Sepse jo rrallë edhe ato krime justifikohen me luftën, gjendjen shpirtërore të luftëtarëve etj. Aq më e komplikuar bëhet gjëja kur këta luftëtarë, pasi kanë bërë një luftë që konsiderohet çliruese apo mbrojtëse nga një pastrim etnik, kanë marrë edhe pushtetin, siç ka ndodhur në Kosovë.

Është e qartë se shumica e atyre që nuk e pranojnë një Gjykatë Speciale nuk e kanë ndërgjegjen të pastër përpara ligjit dhe duke e refuzuar atë kërkojnë të mbrohen duke e futur veten në brezin kufitar të papërcaktuar qartë për të cilin fola më sipër, të mbrohen, pra, nga ligji me mitin e luftës çlirimtare, por edhe me pushtetin që kanë marrë pas luftës. E duke qenë përfaqësues të popullit të Kosovës ata, dashur pa dashur, implikojnë edhe këtë popull që përfaqësojnë në vendimin e tyre. Nuk mohohet, megjithatë, se një pjesë e mirë e popullit i mbështet sinqerisht ata sepse është ushqyer apo manipuluar me narracionin e tyre mbi këtë luftë, çka për mua ka një të keqe të madhe sepse një narracion i tillë i luftës, që justifikon edhe vrasjen e të pafajshmëve dhe civilëve, mund të prodhojë nesër luftëra dhe viktima të tjera.

Tek e fundit, nëse mund të flitet për një dështim me mosthemelimin e kësaj Gjykate ky, sipas meje, është dështim në ecjen e një populli përdrejt më shumë pjekurie e mençurie pas përvojave të hidhura; përdrejt më shumë vështrimi vetëkritik, drejtësie dhe kulture të paqes. Thënë ndryshe është një triumf i kulturës sonë tradicionale të pandëshkueshmërisë së të fortëve që mbajnë peng shoqërinë me arrogancën dhe dhunën e tyre.

Amerikanët dhe evropianët kanë kërkuar miratimin e kësaj Gjykate në të kundërtën do të themelohet një Tribunal nga OKB-ja me iniciativë të Rusisë. Në fakt, ku e kanë dërguar deputetët e Kosovës shtetin e tyre?

Lubonja: Në rastin e Kosovës çështja sipas meje bëhet delikate për disa arsye ndër të cilat po veçoj vetëm dy:

Së pari, se lufta u bë së bashku me aleatët perëndimorë e madje pa ta ajo nuk do të ishte fituar prandaj do të duhej të respektohej edhe vullneti i tyre për të bërë transparencën dhe drejtësinë e kësaj lufte duke i çliruar edhe ata nga akuza që kanë filluar të marrin jo pak terren në Perëndim se kanë bërë një luftë të padrejtë duke krijuar një shtet tejet problematik në Ballkan.

Së dyti, sepse Kosova nuk është njohur ende nga të gjithë si shtet sovran dhe refuzim i tillë nuk shkon në të mirë të idesë se ajo premton të bëhet një shtet i suksesshëm jo i dështuar, një shtet pra i së drejtës, pra do të vononte mbajtjen e Kosovës në një gjendje që nuk është në të mirë as të vetë popullit të Kosovës dhe as të rajonit.

Cila është e ardhmja e Kosovës, me këtë klasë politike që e ka rrëzuar për tokë sistemin e drejtësisë, cila refuzon të themelojë një mekanizëm të drejtësisë, i cili do të merrej me dyshimet e ngritura nga Senatori zviceran, Dick Marty?

Lubonja: Gjithsesi, për mua mbi të gjitha ndërtimi i një shteti të së drejtës është para së gjithash një çështje që ka të bëjë me besimin e popullit të Kosovës tek shteti i vet. Ikja e një numri të madh kosovarësh drejt Perëndimit apo drejt ISIS-sit vetëm një dekadë e gjysmë pasi ishin gati të jepnin jetën për të pasur shtetin e tyre tregon se diçka e rëndë ka ndodhur me aspiratën e tyre për të pasur një shtet ku do të ndjeheshin gjithnjë e më mirë. Dhe përgjegjësia e klasës politikë për këtë është evidente.

Nuk ka luftë çlirimtare që i çliron ata nga mëkatet e kësaj dekade e gjysmë, madje shteti i dështuar që kanë ngritur e komprometon edhe atë luftë. Sepse të mos harrojmë se kur flitet për të një ardhme të Kosovës nuk duhet të flitet vetëm për të ardhmen e kufijve të Kosovës si shtet, siç bëjnë shumë, por për të ardhmen e kosovarëve si individë, si shoqëri, që kërkon të jetojnë në një shtet ku të ketë punë e mirëqenie ashtu sikurse liri, dinjitet, drejtësi dhe barazi përpara ligjit. /Express/

37 komente në “Fatos Lubonja: Gjykata Speciale për UCK-në? Perëndimi akuzohet se bëri një luftë të padrejtë duke krijuar një shtet tejet problematik në Ballkan”

  1. e nuk bejn dot shtet shqiptart!nuk duan dhe nuk munden.
    e keqja esht ngrejt ne fuqi t dyt.
    shqiptart kan shtet dhe e prishin.
    ka kombe konstruktive
    shqiptart jan destruktiv. prishes rrenues shkatrrues..

    1. Dreni says:

      Perëndimi akuzohet se bëri një luftë të padrejtë duke krijuar një shtet tejet problema ne Ballkan.

      Nga kush akuzohet Perendimi Oooooooooo Fatos Arumuni nga kush ngaaaaaa Rusia haaaaaaaaaa ike o ndytesir.

      1. tushi says:

        Problematiket ishi nata qe filluan luften kunder Ibrahim Rugoves.

    2. Kelmend says:

      Shteti i Kosoves eshte sot nje realitet jo i perkryer, por eshte realitet. Midis tij dhe statusit te autonomise nen terrorin serb, te themi te pakten do te zgjedhim ‘shtetin tone problematik’. Problemet e brendeshme te tij jane shqetesime te Shqiptareve, jo te Serbeve apo Lubonjes. Dhe te mos harrojme, u a morem nga kthetrat me lufte Serbve, jo me bisedime te vetndergjegjesuara. Kjo lufte u zhvillua ne territorin e Kosoves, jo te Serbise. Pra konseguencat e nje konflikti te armatosur jane rrjedhoje dhe pergjegjesi e shkaktarit dhe jo te te vetmbrojturit. Kosovaret vihen sot perballe nje sprove diplomatike e cila kerkon zgjuarsi dhe mbi te gjitha njemendjesi. Eshte pertej llogjikes te mendosh qe nje shtet fashist si Rusia qe pushton fqinjet ne mes te dites ushtarakisht, te kete ndonje qellim paqesor ne krijimin e ‘gjykatave drejtesi-venese’. Ata do te perdorin cdo mjet, duke perfshire edhe ‘ndergjegjen e vrare’ te ndonje intelektuali shqiptar te bindin boten se lufta e Kosoves ishte nje’ faj i perbashket’. Eshte detyra jone te mbrojme dinjitetin tone, ashtu si edhe te zgjedhim apo tu hapim rrugen njerezve te duhur per drejtimin e shtetit te brishte Kosovar.

      1. artan says:

        Analize e qarte, bravo Kelmend

      2. Altin says:

        Jam shumë dakort me Kelmendin,
        Lubonja është analist i zoti, jep mendime për të ndihmuar duke ndikuar sado pak shoqërinë Shqiptare (në çdo anë të kufirit), por një gjë duhet të mos harrojmë,që të jemi realist! I thonë një llafi “Të mos paraqitemi sikur jemi me katolik se PAPA!” Më katolik se PAPA nuk ka!

        Bëhet apo jo gjykata speciale në Kosove, ka pak rëndësi në ecurine e Kosovës si shtet! Madje me aq sa e njoh unë situatën, Kosova e ka shtetin mjaft më mirë se Shqipëria vet, përsa i përket marrëdhënieve brenda shtetit, marrëdhëniet me aleatët, profesjonalizmin e strukturave shtetrore, nivelin e korrupsionit etj etj.

        Urime dhe njëhere Shqiptarëve të Kosovës!

  2. Z/Kallami says:

    Gjykat speciale duhet te bahet per gjithe gadishullin Ballkanik nga 1990 e deri ne perfundimin e luftes ne Kosove,e jo vetem per Kosoven

  3. sulo permeti says:

    Autori ka sh. te drejte.Klasa politike e Kosoves ka tregu deri tani nje pazotesi te pashoqe,korrupsin ne cdo qelize te shoqerise,papunesi deri ne 60%.Pra kl.politike do te mbushi xhepat akoma,dhe prandaj nuk duan te tilla filtra drejtesie.Edhe 1000 Adem Jashare ,edhe 1000 Rugove,pa ndihmen e perendimit,Kosova do ishte nen Serbi.Kush nuk e kupton kete ,ka te meta ne koke,kush nuk e do,do te thote,qe se do Kosoven,se do shqiptarizmin,por do xhepin e tij.Turp!!!

    SULO

  4. Toni KS says:

    I jap te drejte Lubonjes ne te gjitha pikat e analizes perveq njeres. Ata qe kundershtojne krijimin e Gjykates nuk jane domosdoshmerisht ata qe do te akuzohen. Opozita Vetevendosje, AAK dhe Nisma e bejne kundershtine si hakmarrje ndaj Hashim Thaqit (edhe Isa Mustafes) per menyren si nuk u lejuan te formojne qeverine edhe pse kishin shumicen. Shtetet perendimore gjithashtu e perkrahen Thaqin ne kete konflikt te brendshem. Prandaj ndodh kjo kryengritje qe ishte e paimagjinueshme nje vit me pare. Padyshim pa Perendimin as nuk do te ishim cliruar as nuk do te kidhim shtet. Por gjate shtetndertimit shpesh u perkrahen pikerisht keta element kriminal qe akuzohen nga Gjykata ne deme demokracise ne Kosove. Ky eshte deshtim i joni por edhe i UNMIK, EULEX dhe ShBA. Gjykata duhet te themelohet por edhe qasja ndaj Kosoves duhet te ndryshoj, perndryshe nuk do mbetet kush ne Kosove pos byrokrateve perendimor dhe partnereve te tyre kriminao vendor.

    1. r. th. says:

      Shum i drejt komenti (ndonse nuk e lexova deri ne fund). Per tu shtuar eshte, qe ky kundershtim ndaj kesaj gjykate nuk vjen vetem nga lufta politike (per poste), pra nga inati per Thacin, por edhe nga ngritja arsimore dhe kulturore e ketyre deputeteve dhe inteligjences kosovare, -nje fakt per kete esht Rexhep Qosja, i cili po ashtu e kundershtoi kete gjykate pa argumente, duke u dhene tani rast te gjithe atyre qe i duan te keqen Kosoves, te flasin si te duan dhe sa te duan. Mungese pjekurie e ketyre deputetve.

  5. shqiptar says:

    Ata qe jane me ardhje e prej ardhje aziatike nuk mund te shndrohen e integrohen ne qyteterimin modern;perberja teper heterogjene me mentalitete te shekujve te kaluar,kudo shtrojne teper probleme shqetesuese e qe e cojne shoqerine mbrapa.Shqiperise e popullit saj i kane futur shumeVESE e semundje mafiozesh;sidomos trafiqet e zeza kriminale,drogen e prostitucionin,valutat fallco,vrasjet me pagese dhe psikologjine e pabesise (se bashku me camet),jane tema teper serioze qe sot i perdor politika e feja e zeze

  6. Toni says:

    Ju thoni qe eshte e drejte qe cifutet te ngrejne nje Gjykate Speciale per te denuar ata cifute qe kane vrare nazistet gjermane, apo gjermane ne pergjithesi. Ju po thoni qe eshte e drejte qe viktimat te denohen sepse moren armet per tu mbrojtur dhe agresori te behet viktime. A e kane ngritur OKB-ja nje Gjykate Speciale ne Serbi qe te denoje kiminelet e luftes. Arkani thone qe sapo u kap, pra levizte i lire 16 vjet pas vrasjeve makabre qe kreu. Forca me e fuqishme ushtarake ne Ballkan iu turr nje populli te paarmatosur dhe tani sepse kerkoka Rusija pushtuese e Krimese dhe kercenuesja e paqes ne Europe, u dashka tu krijoka Gjykata Speciale. Por une do te thoja perse nuk ngrihet edhe nje Gjykate Speciale per forcat e NATOs qe vrane njerez te pafajshem me bombardimet e tyre? Gjykata Speciale i sherben vetem Serbise dhe sllavo-grekeve qe te denojne shqiptaret dhe luften clirimtare dhe mbrojtese te zKosoves ta nxjerrin si nje lufte kriminelesh. Kjo duket nje loje e turpshme.

    1. r. th. says:

      Toni, ju ngaterroni gjykatat e zakonshme te cdo vendi me Gjykaten Speciale, e cila (kjo e fundit) ka nje mandat special te miratuar nga keshilli i sigurimit ne OKB, si ajo ne Hage. Pra, gjykata speciale do te gjykoje jo ata qe kane kapur armet, te cilido krahu qofte, por ata qe kane tejkaluar normat e luftes, pra kane kryer veprime ndaj popullsise civile. Ne mos gaboj, edhe Serbise u esht kerkuar dicka e tille, por nuk e di nese ata e kane pranuar nje gjykate te tille.

      1. Toni says:

        Sipas kesaj llogjike edhe NATO ka vrare njerez te pafajshem, ne luften kunder Serbise, qe nuk kishin ngritur armet me Milloshevicin. Perse OKB-ja nuk ngren edhe nje gjykate kunder NATOs? Shume gjermane te pafajshem qe nuk kishin ngritur armet u vrane gjate luftes se dyte boterore. Perse nuk u ngrit nje gjykate speciale te denonete ata qe vrane gjermanet e pafajshem, qe ishin ne shtepite e tyre? Kjo qe kerkon Rusija apo europianet eshte non-sens per tu bere qejfin ruseve dhe serbeve ne kurriz te popullit shqiptar. Asnje Gjykate Speciale nese nuk krijohet nje e tille ne Serbi. Gjykata speciale subjektin e saj duhet te kete krimet e serbeve ndaj popullsise civile ne Kosove dhe asgje tjeter. Ky eshte poshterimi me i madh, qe i kerkohet nje populli viktime te fashistit Milloshevic.

  7. Berlini says:

    ja na Doli edhe Shoku Lubonja perseri me Intervista “Brilante”, dhe “Analisti” Lubonja na e gjeti edhe Shpjegimin per te gjite ata qe nuk duan krijimin e nje Gjykate Specjale per Kosoven..
    1-Shoku Lubonja nuk na thoni:A ekziston ne Serbi nje Gjykate specjale per te Gjykuar krimet e Serbeve ne Kroaci-Bosnje dhe se fundi ne Kosove??
    2-Pra sipas “Analistit” Lubonja te gjithe ata qe i thane JO-Themelimit te Gjykates jane “Fajtor” dhe “Analisti” i madhe harron te Komentoj se kosova eshte nje Shtet i Pavarur si dhe ka nje KUSHTETUTE…
    3-Nese nje Vende Sovrane do te hapte Gjykata apo prokurori Specjale ,sepse keshtu e kerkon Europa-EKB-ja apo Russia dhe Amerika athere ky shtet nuk ka BAZE Funksjonale….more vesh shoku Lubonja??
    @@Fatos Lubonja Antishqipetari i radhes qe ha buken e Shqiperise ka Vjelle vrere per Luften e Lavdishme te UCK-se ::
    N DEL ne skene Perseri Lubonja me “Intervista” dhe pas disa Ditesh do te Shohim se ne Kosove do te na dale nje Tjeter “Analist” Kosovare..Shoku Halil Matoshi-alias Palloshi,qe ka marre Diplomen e “Analistit” te c´eshtjeve Shqipetare ne Trajnimet qe i ka Bere UDB-ja gjasme ne Burge..
    Lubonja ne Shqiperi, Halil Matoshi ne Kosove vjellin vrere kunder Luftes se UCK-se,dhe Kombit Shqipetare ne Pergjhithesi..
    @@Shoku Fatos Lubonja nuk me thua:Pse na del ti dhe vetem ti dhe na bene “Analiza” per Kosoven`???Pas disa ditesh na del edhe Matoshi??A thua eshte Rastesi???
    @Po te pergjhigjem une z.Lubonja:
    Heren e pare eshte Rastesi, te dyten edhe ndodh, kurese me heren e trete athere eshte me Qellim–pra Shoku Lubonja ti mbetesh dhe do te jesh Antishqipetari i radhes, ti nuk harron qe Enver Hoxha te Mbylli ne Qeli, ti urren gjithcka Shqipetare….por edhe Shqipetaret te njohin se kush je…mbylle Gojen tende qe bie ere UDB-je Ndyresire…lol

    1. Ato maja rripa-rripa,.. says:

      Lubonja eshte nje kontrapedal qe vetem kerkon te duket si koke e madhe, as i plas bytha per Kosoven. Kerkon te jete ne qender te vemendjes duke qene kunder te gjitheve e te gjithave.Egoist i peshtire ,llafazan i papergjegjshem. Pis !

  8. alexis says:

    Lubinji po kush i kishte kompetencat ekzekutive n drejtesi polici drejtim vendi deri dje sdi une kta ose nuk lexojne sa duhet tekstet ose sdi

  9. liria nuk dhurohet por fitohet says:

    eshte me shume se fatkeqesi qe ne shqiperi nuk ka media dhe analiste por vetem rrogtare qe bejne punen e gazetarve si bacevanet me speca domate dhe i shesin.

    Ne problemin kosovar ka shume probleme qe mendohen por nuk thuhen per aresye te ndryshme:

    1-kerkesa per pamvaresi ne kosove filloi ne 2 prill 1981,ku pas protestave paqsore te kosovareve , filloi terrori serb me vrasje dhe reprezalje dhe asnje fuqi nderkombetare nuk e hapi sqepin pasi perendimi dhe ish jugosllavia ishin partnere…Pra ku ishin keto miqte tane USA & BE…?

    2-kur ne 1990-1991-1992 po ndahej ish jugosllavia dhe kroatet,boshnjaket dhe sllovenet sugjeruan dhe kerkuan qe te hapej nga ibrahim rugovet fronti Kosoves per pamvaresi ne rruge te armatosur ..perendimi jo vetem nuk ndihmoi por fronezoi nje filoserb ne shqiperi qe e dogji ate vend..Lufta u be ne ish jugosllavi por zjarri dogji shqiperine.

    3-Reprezaljet ne milloshevicit kunder kosoves ne 1997-1998-1999 ishin me teper si rezultat i perkedheljes qe perendimi i beri ish jugosllavise dhe me pas serbise si inerci te sherbimeve qe ka bere ajo nga 1948-1992.

    4-Ne kete kuader sulmi i perendimit ishte me shume per te ndeshkuar Milloshevicin qe po tallte lesht me to..per te hyre ushtarikisht ne nje territor free..dhe e fundit ishte per ate popull qe u masakrua si ne kohen e Hitlerit.

    5-USA & BE kene gabuar rende ne Kosove (qe vazhdojne pasojat edhe sot) sepse nuk u neshkrua nje akt kapitullimi i Milloshevicit por u lufta u mbyll me bisedime…si arme pushim

    6-USA & BE kene gabuar rende ne Kosove (qe vazhdojne pasojat edhe sot) sepse ne aktin e kapitullimit duhej detyruar i munduri per te paguar reparecjonet e luftes

    7-Nuk duhej te carmatosej UCK por te themelohej Ministria e Mbrojtjes Kosoves dhe jo te shkriheshin si rezerviste “part time”

    8-Kombi shqiptar nuk duhet te lejoje qe te diskriminohet duke barazuar “te huajt” dhjetra mijra te vrare,te zhdukur,te perdhunuar dhe 1 miljon te perdjekr nga shtepite me 20 ose 30 veta qe pasken vrare ca UCK-ISTE.

    9-Me keqardhje shikojme se miqte perendimore “po i leshojne pe” serbit per aresye qe nuk dihet sot por nje gje dihet nga te paret qe ‘Liria fitohet por nuk dhurohet” sepse ai qe ta dhuron mund te behet “pishman”

    10-I rrjeshtova pikat me siper se kur lexoj kete monstren Fuckos Lubonja qe te tjera thote,te tjera mendon dhe per te tjera paguhet…kam vetem nje mallkim: e ke patur hallall burgun e Enver Hoxhes se e paskeni ne gen antishqiptarizmin.

    E Fundit:
    Cfare do thone ca titiste,zogiste,ish diversante ,ish profashiste,berishiste,ediramiste,dhe mathefuckiste qe kane bubulluar me idiotizmin se Enveri “ja fali” Titos Kosoven qe e kishim fituar nen pushtimin gjerman.Ku jane keto ‘Karafila” sot qe po tallin lesht jo vetem armiqte por dhe miqte..sepse jo vetem pjesa shqiptare e kosoves por dhe shqiperia londineze jane kthyer ne territore te banuara nga shqipfoles ku ulurijne ca ujqer me kollare si ky Fatos ulkonja…

    RIP ALBANIA…liria nuk dhurohet por fitohet

  10. DURRSI says:

    Menyra se si po sillen politikanet ne Kosove, do te vij nje dite, shume shpejt, qe Europa dhe ShBA do ti thone Serbise: -Mereni dhe beni c’te doni me Kosoven.

  11. Myslimet jan te zot per dy gjera:
    Te ngrejne xhamia si nipa te turqve qe jane
    Dhe te nxjerrin luftetare te ISIS
    HAJ SIKTIR FAR’ E NDYRE!

    1. Toni KS says:

      Te uroj bankrotim te kendshem. Vrapo te bankomati te nxjerresh parat se neser nuk hapen bankat ne Junanistan.

  12. kushe beson ne fjalet e lubonjes,besone edhe ne pordhet e kalin,se mund te jet nje pefem natyrel

    .fatos lubonja eshte goran cernagor i mbetur ne shqiperi,dhe identik i niejti me gpranin e ulqinit asllan resuli,tani me mbiemer te vertet muratoviç ,qe thane ne gjeneve,se ilire nuk ka pas ne ballkan,dhe kosova duhet ti kthehet serbis

    .une pastaj kerkova ne internet per asllan muratoviçin,dhe gjeta foto ne forumet serbe ne zvicer,dhe i delkaruar me babe goran e nen serbe.

    .pra kujdes nga minoritetet me emra te dyfisht ne kosove e shqiperi.

  13. feniks says:

    Lubonja ne gjithcka thote e ka GABIM!
    Ne se duhen gjykuar KRIMET gjate luftes per Clirimin e Kosoves,kjo ne radhe te pare duhet bere jo nga nje Gjykate Speciale e ngritur ne Kosove,sepse nate lufte e beri NATO kunder Serbise,me UCK-ne!
    Ne radhe te pare duhet gjykyar SHKAKTARI I KESAJ LUFTE:SERBIA,pastaj NATO e ne fund UCK-ja!!!
    Kjo pune ka filluar mbrapsht!!!

  14. f.lubonjes duhet pergjegjur ne thenjen serbo-cernagore.pushi kurac.

  15. Gjak Serbi says:

    Ky qen(Lubonja) ka gjak Serbi ky eshte agjent serb.
    Perendimi nuk lejoj qe kafshet Serbe te vazhdonin te zhduknin komplet nje popull dhe bene nje lufte humanitare, shpetuan nje komb dhe i dhane te drejten te vendosinKosovaret sot mund te bejne shume gabime por kane shtetin e tyre dhe vendimet te mira apo te gabuara nuk mund te gjykohen me me metalitetin serb.
    Maqineria serbe eshte hedhur ne sulm me agjenturen kudo, ne KOsove e Shqiperi dhe ky serb po ben detyren dhe mediat shqipetare i bejne hosana kesaj haleje qe po qelb gjithe Shqiperine sebashku me shefin(SRB).
    Mjaft me me keta tradhettare neper media, qe shpalosin pa turp e frike keto mendime, shikoni sa trima jane bere dhe shikoni dhe perkrahjen qe kane edhe neper komentues te dyshuar(agjente serbe).
    Rrofshin kombet Shqiptare poshte tradhetaret.

  16. katarakti says:

    Fatosi e di mire se ne çdo lufte ka viktima te pafajshme. Fatosi po ashtu e di mire se shume njerez te pafajshem jane vrare ne Irak gjate luftes kunder talibaneve. Fatosi nuk e ka harruar se gjate luftes se dyte boterore aleatet shkaterruan me themel Drezdenin vetem e vetem per tu shtire tmerrin hitlerianeve. Fatosi e ka mesuar ne shkolle se po gjate L2B dy bomba atomike u hodhen mbi qytetet Nagasaki dhe Hiroshima! Se qindra mijera njerez te pafajshem u vrane si pasoje e ketyre luftrave?! Dhe asnje nuk u denua. SE historine e ben fitimtari.
    Fatosi qe hiqet sikur ka ardhur nga ndonje planet tjeter, duhet te veje ne peshore krimet e Serbise ne Kosove me krimet e UCK-se ndaj serbeve. Per te qene realist dhe i balancuar. Por Fatosi eshte nje i semure mendor. Ai mendon se eshte nje qenie e rralle qe rri mbi te gjithe te tjeret dhe qe ka qene thjesht fatkeqesi dhe trill i fatit qe ka lindur ne Shqiperi? Dhe e keqja me e madhe eshte se Lubonja nuk eshte as i balancuar, sa per forme te pakten. Por i sulmon shqiptaret si dikur turqit Skenderbeun. Ndofta keto gabime te Lubonjes vijne se ai e konsideron Kosoven si pjese te Serbise dhe thelle ne veten e tij mendon qe Perendimi beri gabim qe e sulmoi Serbine! Vetem keshtu spjegohet ky qendrim i tij njenashmerisht antishqiptar. Eshte e vertete se shqiptaret si popull dhe njerez nuk jane me te mire se fqinjet e tyre. Por ata jane dhe kane qene me te vegjel, me te dobet dhe me te pambrojturit. Prndaj te gjithe u kane tundurkembet dhe u kane rene me qafe. Pra shqiptaret jane viktima shekullore te Turqise, Serbise dhe Greqise. Dhe nje analist i drejte dhe i pavarur, siç mendon Lubonja se eshte, normalisht duhet te mbroje viktimen dhe me te dobetin.

    1. r. th. says:

      Historine e ben fitimtari! Sa bukur e thote katarakti kete! Pastaj ne fund thote: shqiptaret … nuk jane me te mire se fqinjet e tyre. Por ata jane dhe kane qene me te vegjel, me te dobet dhe me te pambrojtur. Prandaj te gjithe … u kane rene me qafe. Dakort me mendimin tend katarakt! Atehere kush esht me i interesuar per nje gjykate te tille, e cila do ta tregoje nje popull vertet se ka qene me i dobet dhe i pambrojtur ndaj fqinjeve te tij? Shqiptaret e Kososves, apo serbet e Serbise? Llogjika te con, qe populli me i dobet e me i shtypur eshte me i etur per nje gjykate te tille nga nje popull dhe qeveri e forte. Perse mos ta aprovoje kuvendi i ketij populli te shtypur kete gjykate? Apo per lojra fitimtaresh!? Te cilat sa here kane ndrruar kahet!

  17. Qemal says:

    K…..qe mbeti gjithe jeten ky Lubonja!

  18. Pelasgian says:

    Sa i peshtire qe eshte …tipik korrak i ndyre gerrkosrrb!

  19. V.K. Lubonjes says:

    Simbas kesaj llogjike edhe ne Shqiperi duhet te ngrihen gjykata speciale per komunistet qe vrane bashkepunetoret e pushtuesit, nje prej te cileve dhe me fanatiku ka qene Todi Lubonja. Edhe ne France simbas Lubonjes duhet te ngrihen gjykata speciale per luftetaret e rezistences Franceze te cilet mbas clirimit te Frances pushkatonin pa gjyq edhe kurvat Franceze qe bashkepunuan me Gjermanet. Ne cdo lufte tradhetaret dhe bashkepuntoret e pushtuesit ndeshkohen shume rende dhe kete e dine te gjithe, bile edhe Fatosk por paguhet per te shkruar keshtu.

  20. Bukoshi says:

    Enveri kolosi i kombit, nuk ka gabuar kure ka burgosur soj esorollop te tipit Lubonja. E ka thene dikush dite me pare se:” Gabim te pafalshem ka bere Enveri qev ka vdekur”!…

  21. Tomorri says:

    Shkurte i ligu ngelet i lig dhe antishqiptari ngelet antishqipar,kjo nuk do me kallaus.

  22. çibuku says:

    More çfar shkolle ka bere ky mor aman qe i thote vetes analist?

    1. Loko-Loko says:

      @cibuku!
      Lubonja nga vete emri i zanatit te tij qe nuk ekziston ne asnje shkolle apo profesion “ANAL-ist” do te thote qe ka zanat me “BYTHE”!
      Pra vete e pranon qe quhet “ANAL-ist”!!
      ANAL perkthehet shqip:BYTHE!!!

    2. xho says:

      Cibuku. Eshte e sigurte se kam jetuar ne kohen kur ky Karroqe ishte nxenes maturant ne shkollen e mesme Naim frasheri ne Tirane dhe per hajdutllik te tezave te provimit te matures u perjashtua nga shkolla.

  23. moderni says:

    je vetem 200 vjet me vonese per keto muhabete o lubonja..pale ca do kishe thene kur krijoheshin shtet fqinje ne fillim te 1800es…nuk do ti ishte rrujt njeriut gjithesisi per ate qe thu ti as atehere, po vetem si eksperiment per te provuar idiotesine e tezave te tua do kish qen interesante. lubonja del me keto teza vetem per te terrhequr vemendjen me qellim qe te flitet per te…njelloj si kate moss kur del dhe tund bythet ne londer dhe tabloidet i ksuhtojne 3 faqe gazete….fatosi eshte i shemtut dhe te vetmen menyre qe ka per te vazhduar te mbijetoje si anal-ist eshte te dale me teza vk si kjo. eshte e kuptueshme o lubonje, te gjithe duan te mbijetojne…vetem se disa e bejne duke punuar dhe duke krijuar vlere, disa te tjere si ty parazitojne ne menyren me negative.

  24. shpetim arapi says:

    Zoti Lubonja duhet te kete kujdes kur flet per ceshtje te tilla
    Nuk ka pasur kuure demokraci per ti prere krahet nje kombi te tere si shqiperia ne cdo aspect
    Mbi te gjitha kur flitet per mbijetese dhe vetembrojtje dhe kur shikon qe ne sy te vritet djali mamaja vajza akoma presim qe te mendojme me dokumentat e te drejtave e detyrave ne nje lufte te padrejte per te mbijetuar
    Atehere neqoftese nuk mendojme qe lufta qe beme eshte e drejte ca kuptimi kane gjithe vuajtjet e kombit tone per qindra vjetesh ne roberi.
    Sepse shqiperia ka pasur gjithnje njerez qe e quajne veten enciklopedike dhe e kane ngritur veten mbi shoqerine vetem sepse dine te shkruajne gjuhen atij populli qe ka luftuar te mbijetoje ,por kane folur ne dem te tije ne cdo moment kur duhet .
    Bota ben te pamunduren edhe pa pasur te drejte te mbroje interesat e veta
    Ne me intelektualet tane qe perpiqen te tregohen koke e madhe dhe vihen ne sherbim te interesave jo kombetare vetem sepse duan te tregohen qe respectojne parimet dhe normat duke harruar se asnje norme ,parim ,ligj lufte ,e drejte njeriu u zbatua per exsistencen e nje populli qe vetem ka vujtur mizorite e te huave.

    Kur vjen puna ke lufta .E sidomos kur eshte e drejte o do vras ose do te vrasin
    Merruni me gritjen e vlerave te luftrave te popullit tone se ka luftuar per te drejtat e tije .Edhe sot nuk e di se ku eshte sepse gjate gjithe koheve ka pasur intelektuale qe merren me universin dhe jo me problemet reale te popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje