Ballkani shtrëngon rripin nga frika e dramës bankare greke

27 Qershor 2015, 21:07Rajoni TEMA

Nëse Athina nuk i shlyen borxhet ndërkombëtare, ish-fqinjët komunistë të Greqisë do të rrezikohen nëpërmjet huadhënësve grekë, që kontrollojnë sektorë të rëndësishëm bankarë të tyre. Zyrtarët në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Rumani dhe Serbi thonë se ata, në fakt, kanë vënë në karantinë bankat lokale duke mbajtur nën kontroll kapitalin e tyre në rast se selitë bankare greke falimentojnë. Ata ngulmojnë se bankat në vendet e tyre do të mbijetojnë pa u ndikuar prej krizës së vendit fqinj.

Por ata nuk mund t’i mbajnë nën kontroll depozitorët: nëse kriza në Greqi shkakton panik në mesin e konsumatorëve për të tërhequr paratë e tyre nga bankat në pronësi greke në vendet tjera, rezultatet do të ishin të paparashikueshme.

«Nuk është mirë kur ka zjarr në shtëpinë e fqinjit tuaj», ka deklaruar Levon Hampartzoumian, shef i asociacionit të bankave në Bullgari, megjithëse ka theksuar se nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejtë nga Greqia.

Shtetet e Ballkanit, që janë në rrezik, kanë ekonomi të vogla, por kanë edhe histori të brishtësisë financiare, kështu që spiralja eventuale nga Greqia do të mund të kishte ndikim të madh në to. Me ultimatumin për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Athinës dhe kreditorëve të saj dhe me tërheqjen nga bankat greke të një miliard euro në ditë, guvernatori i Bankës Qendrore greke u ka thënë bankierëve që të bëhen gati për «ditën e vështirë».

Të njëjtat banka që tani po përballen me krizë në vendin e tyre, si «Piraeus» dhe «Alpha Bank», ia kishin dalë të shtriheshin përtej kufijve të shteteve të tjera të Ballkanit para se të shpërthente kriza financiare e vitit 2008. Kredidhënësit grekë përbëjnë një të pestën e sistemit bankar në Bullgari dhe Maqedoni, dhe një shumë më të ulët në Rumani, Serbi dhe Shqipëri.

Agjencia e lajmeve Reuters u ka kërkuar bankave në vendet që rrezikohen prej falimentimit eventual të bankave në pronësi greke të tregojnë se çfarë masa preventive kanë marrë.  Të dhënat janë këto:

Në Bullgari, bankat në pronësi greke nuk mbajë letra me vlerë të thesarit grek, dhe nuk i varin politikat e tyre financiare prej bankave kryesore degë e të cilave janë, ka bërë të ditur Emil Angelov, zëvendësshef ekzekutiv i bankës «Pireaus» në Bullgari.

Banka Qendrore ka më pak autoritet për të kufizuar shumën e parave që mund të transferohen prej njësiteve te hisedarët prapa në Greqi. «Bankat greke në Bullgari janë struktura të ndara», ka deklaruar presidenti bullgar, Rosen Pleneliev në fillim të muajit.

Në shumë vende është miratuar legjislacion me qëllim të parandalimit të transferimit të fondeve prej selive të bankave. Nuk do të ketë mundësi që të transferohet kapitali financiar në drejtim të bankës amë pa marrë pëlqimin e bankës qendrore të shtetit përkatës.

Një numër bankash qendrore kanë bërë të ditur se gjatë muajve të kaluar, kanë ashpërsuar masat e kontrollit të bankave në pronësi greke. «Ato duhet të na informojnë në baza ditore për transaksionet që kryejnë në bankat amë. Deri tani nuk kemi vërejtur diçka të pazakonshme», ka deklaruar një zyrtar maqedonas në Bankën Qendrore, që ka refuzuar t’i publikohej emri.

Miliona persona në Shqipëri, Maqedoni, Rumani dhe Serbi kanë depozita në banka lokale në pronësi greke, që do të mund të prekeshin në rast se do të kishte krizë totale bankare në Greqi. Më poshtë keni detajet për secilin vend për punën e bankave në pronësi greke dhe masat që kanë marrë autoritetet për të mbajtur nën kontroll rreziqet për degët bankare.

Bullgaria

Bankat në pronësi greke përbëjnë një të pestën e sistemit bankar bullgar. Në mesin e këtyre bankave përfshihet edhe banka e katërt më e madhe «Banka e Bashkuar Bullgare», në pronësi të «Bankës Kombëtare Greke», dhe «Postbank», banka e pestë më e madhe në tregun financiar bullgar, kontrolluar prej «Eurobankës» greke, banka e nëntë në listë, «Banka Piareaus e Bullgarisë» kontrolluar prej «Bankës Pireaus» të Greqisë dhe «Alpha Bank», që është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me «Alpha Bank» të Greqisë.

Në një raport që tregon për rejtingun e bankave në Bullgari, agjencia e rejtingut «S and P» ka theksuar se banka qendrore ka marrë hapa për të fuqizuar likuiditetin e bankave greke si mandatimi i depozitave më të larta me bankën qendrore, si dhe rritja e proporcionit të likuiditetit të aseteve dhe reduktimi i ekspozimit të rrezikut të bankave amë.

«Sektori financiar i bankave është në gjendje të përkryer», ka deklaruar Ljubomir Mitov, kryeekonomist i huadhënësit të madh, «Unicredit Bank». Ai ka thënë se nuk sheh kurrfarë rreziku prej bankave në pronësi greke, që punojnë sipas mbikëqyrjes së rreptë të bankës qendrore. «Gjendja ka ndryshuar shumë që nga viti 2008 dhe këto banka nuk mbështeten më në bankat ‹amë›. Ato mbështeten në depozita dhe nuk kanë problem me likuditetin. Ato nuk kanë hua te sipërmarrjet greke».

Rumania

Janë katër banka me kapital të madh grek që operojnë në Rumani: «Alpha Bank Rumania», «Piraeus Bank», «Bancpost», kontrolluar prej «Eurobank Ergasias», dhe «Banca Romaneasca», kontrolluar prej «Bankës Kombëtare të Greqisë». Bashkërisht ato llogaritet se mbajnë 12 për qind të kapitalit të përgjithshëm të aseteve financiare në Rumani.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se degët greke në Rumani janë shumë mirë të kapitalizuara dhe të dhënat e fundit tregojnë se vlera mesatare e kapitalit të tyre është mbi 17 për qind – edhe pse rregullatori lokal bankar kërkon një shifër prej 10 për qind. Bankat gjithashtu kanë bërë marrëveshje me shtetin për sigurimin e letrave me vlerë, me qëllim që të rrisin stabilitetin financiar.

Shqipëria

Janë tri banka në pronësi greke që kanë degë në Shqipëri. Është «Banka Kombëtare e Greqisë», «Piraeus Tirana Bank» dhe «Alpha Bank». Hiseja e tyre e aseteve të përgjithshme e sektorit bankar në Shqipëri llogaritet diku rreth 15.9 për qind, një rënie e vogël krahasuar me 20 për qind sa ishte në vitin 2010, ka bërë të ditur Klodi Shehu, drejtor në Departamentin e stabilitetit financiar në Bankën Qendrore Shqiptare.

Shehu ka thënë se Banka Qendrore ka imponuar kufirin e kapitalit minimal për bankat në pronësi greke prej 14 për qind, edhe pse 12 për qind është pragu për bankat e tjera. Tri bankat në pronësi greke kanë kapital prej më shumë se 17 për qind, tregojnë të dhënat. «Këto banka janë shumë mirë të kapitalizuara, likuide dhe të zonja që të kryejnë me kohë pagesat për atë që mund të ndodh në Greqi», ka deklaruar Shehu për Reuters.

Maqedonia

Maqedonia ka dy banka në pronësi greke, që bashkërisht kanë më shumë se 20 për qind të aseteve të përgjithshme të sektorit bankar. Ato janë: «Alpha Bank AD Skopje», degë e «Alpha Bank», dhe «Stopanska Banka AD Skopje», në pronësi të “Bankës Kombëtare të Greqisë”.

Sipas ligjit maqedonas, bankat amë greke nuk kanë asnjë mundësi të tërheqin kapitalin e tyre mbi pragun prej dhjetë për qind, derisa nuk ia shesin aksionet e tyre ndonjë investitori.

Një zyrtar në Bankën Qendrore Maqedonase, që ka refuzuar t’i publikohet emri, ka bërë të ditur se disa muaj më parë bankat në pronësi greke janë instruktuar që të ofrojnë raporte të përditshme për transaksionet e tyre si masa parandaluese.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Dimitar Bogov, duke folur pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov, ka thënë: «Banka Qendrore ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ne jemi të gatshëm edhe për një seri masash preventive në rast se ndodh skenari më i keq».

Në një analizë të skenarit më të keq të mundshëm, me bankat në pronësi greke që falimentojnë për shkak të tërheqjes së depozitave, «Standard Bank» ka llogaritur se Qeveria maqedonase do të duhej të dilte në ndihmë me 250 milionë euro, apo me tre për qind të bruto prodhimit të brendshëm, për të kapitalizuar plotësisht bankat, «diçka që mund ta bëjë një shtet sovran».

 Serbia

Në Serbi katër banka në pronësi greke kanë vlerën e katër miliardë dollarë asete ose 14 për qind të aseteve totale bankare. Ato janë: «Alpha Bank», «EUROBANK EFG», «Piraeus Bank» dhe «Vojvodjanska Banka», pjesë e grupit të «Bankës Kombëtare të Greqisë».

Në një përgjigje të shkurtër me shkrim, Banka Qendrore e Serbisë ka bërë të ditur se ka një plan «të monitorimit vlerësues të bizneseve të katër bankave në pronësi greke, veçanërisht likuiditetin e tyre, marrëdhëniet e tyre me grupet amë dhe ngjarjet në tregjet ndërkombëtare të lidhura me bankat greke dhe degët e tyre».

Banka Qendrore ka njoftuar gjithashtu se «raporte të përditshme» ofrohen prej bankave në pronësi greke, ku shihet se nuk ka pasur largim të kapitalit dhe kursimeve. Banka ka bërë të ditur se degët greke nuk janë të varura prej bankave amë, por janë entitete të pavarura dhe se ka kufizime strikte për vlerën dhe shkallën e tërheqjes së kapitalit prej këtyre degëve.

«Banka Qendrore do të vazhdojë të monitorojë bankat në pronësi greke dhe nëse është e domosdoshme do të marrë masa të tjera sipas mandatit të saj për të parandaluar ndikimin e mundshëm negativ në sektorin bankar të Serbisë», thuhet në përgjigjet e Bankës Qendrore të Serbisë.

41 komente në “Ballkani shtrëngon rripin nga frika e dramës bankare greke”

  1. the Punisher says:

    Bojkotoni Bankat Greke. Dhe jo vetem ato por edhe prodhimet dhe sherbimet Greke.

    1. Pelasgian says:

      Asnji produkt te tyre nuk e blej , as ne Shqiperi as jashta!!!!

      Djathin Feta sa e here e shoh ne supermarket e caj me bicak !!!

      1. TANI DURRES says:

        edhe une e kam pas bo at pune se i urreja ne maksimum,po me te thone te drejte se boj mo tashti se ato jan bo per gjynof.
        Megjithse sduhet me pas gjynof per kto qelbesina
        me duket se atje do plasi si ne 97 ke ne
        Shtet piramidal
        Dhe sa per ta myll;
        Tortofag te q… rracen

        1. tfgs says:

          pis sunit…….per 5 dite ne bankat greke greket terhoqen 9 miliarde evro,10 miliarde evro eshte borxhi i shtetit shqiptar……….!
          kjo do te thote se greket kane pasuri aq te madhe sa te ”blejne”nga nje sunit per familje per te mbledhur ullinje apo rodakina………..

          1. undefined says:

            Qen i Kishes greke terhoqen parat qe u kan dhene takspaguesit europian dhe qe nuk po i kthejn thjesht parat e botes ore qafpalare

          2. arbereshi says:

            Greket kane pasuri aq te madhe sa te blejne shqiptare per gjinine femerore greke

      2. Janullatos arxidoglyftoi says:

        Ooooo pelasgian, nuk ka djath grek ne supermarkete ne perendim. Feta prodhohet ne gjermani a importohet nga turqia.

    2. Dreni says:

      Bravo kosova qe nuk ju hapi dyerte bankave greke. Ne kosove nuk vepron asnje banke apo institucion tjeter financiar Grek.

  2. Pelasgian says:

    Mossssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss …….ike patriadhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa hahahahahahahahahahahhahahahahahhahah

    un kam kohe qe e kam ble shampin …………. feste feste kombtare ne mbare shqiptarine !!!!!

    DATA 30.06.2015!!!!!! TAPA N’KOK TE GRRQISE !!!!!

    AHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAAHHAHAHA!!!!

  3. tfgs says:

    Dite te zeza po vijne per korraket e Zike dylberit………..vatani e ka ne bithe te gjatin nqs ekonomia greke deshton.
    Kur ne nje tavoline greke nuk hahet buke,minjte[sunitet] qe shpresojne tek therrimet ngordhin………….

    SAPEN:
    Franca eshte e gatshme te ndermjetsoi qe Greqia te mbetet ne familjen evropiane.As nuk mund te diskutohet nje nje e tille.Evropa dhe francezet i detyrohen vendit ku lindi DIMOKRATIA!

    1. undefined says:

      Francezet i kan breket per vete ne fu d te kembeve ore qen i Kishes greke prandaj perpara se te shpresosh tek francezi shko kruaj sumen nga mizat ne koliben tende ne o orrin e Kishes se Janulles

      1. Ortodhijaksi says:

        Gjithashtu edhe Janullatoset e shqiperis te shtrengojen rripin e ti pervishen punes se do thermohen kishat prandaj as ne oborrin e tyre nuk mund te jetoje keta qener, nuk mund te iu hedh kocka me kasha, poor little fagosat

        1. F.K says:

          O ramy kari,po dil mor burre me emrin tend oj putane e berishes

      2. tfgs says:

        pis sunit………

        1. populli says:

          tfgs ti e di se je pjelle e gjithfare rracash qe ju kane shkelur e mbajtur nen zap: turqit, afrikanet nga keni origjinen, arabet, bullgaret…Prandaj ti flet me kete urrejtje, se nuk di se produkt i kujt je.

    2. Rreqebulli says:

      ik ere kar futi nje tas dhalle, mbaj shpresen te franca dhe te dimokratia leshit, se s’po e ze gjumi europen se kane ngel mustaqellinjte greke pa buke! Cope bole.

    3. delete says:

      Po c’flet kot o placke Manastiraqi kur ske haberin e ekonomise se patridhes. Ti thua nqs ekonomia deshton. Ore ekonomia greke me nje borxh skandaloz, shpenzime te fryra e mos-kompetitivitet ka vite qe ka shkuar ne t’semes. Po mbaheni ne kembe vetem prej lemosheve te BE-s dhe krahut te lire te punes nga emigrantet shqiptare. Kshu qe ne bithe ka kohe qe e keni ju o skupidhjotes po nuk e keni marre vesh.

    4. berti says:

      aty mbahu ti, kur te t’i nxjerrin breket nga koka (ose evrote nga bitha) thuaji gjermanit: po dale se jam nga vedni ku lindi DHImokratia. Edhe eja me jep xhevap se ç’do te te thote

    5. ARYAN says:

      HAHAHAHAHHAHAHAHAHA, ti thua qe te tjeret jetojne me therrime te grekve kur ata vet nuk kan cfar te hane?
      hahahahah cna bere per te qeshe.

    6. the Punisher says:

      Ekonomia Greke ka kohe qe ka deshtuar, or trap, si ajo e Shqiperise. Edhe domatet po i marrin nga Hollanda.Tani po falimenton SHTETI! Per cfare ekonomie e ke fjalen?! Per ate qe mbahet nga taksimi i restoranteve dhe kafeneve?! Ah po ka edhe turizmin. Ja po dynden turistet Ceke dhe Polake, qe edhe buken e marrin me trasta me vete. Greqia le te rroje me parate qe i dha Rusia. Pastaj te shpresoje nga Franca. Ah me fal, Rusia i futi gishtin me duket, apo jo? Nejse, nuk do te thote gje, mbase Franca e ka me te vogel dhe nuk ju dhemb.

    7. landi says:

      JU GREKET E NDYRE NUK JENI RRACE,POR JENI AMALGAM RRACASH DHE PERJERJE SP….ASH QE KENI SI BAzE ORIGJINEN ETIOPJANE.
      NUK MA MER MENDJA SE NE BOYE KA NJERE ME TE NDYRE SE RRACA JUAJ E NDYRE.
      EUROPA E PA SE CFARE MOSTRASH JENI, NJERI ME I NDYRE SE TJETRI NKLUIV DHE PLEREN E PLERAVE
      {tfgs} PJELLEN E JANULLES
      TO TA SHIKONI SE KU DO TE SHKONI SHUME SHPEJT , NE GROPE TE WC ATJE E KENI VENDIN PLERAR E PLERAVE. QENE TE PESHTIRA

  4. Pelasgian says:

    Me falni TAPA jo ne Kok t’Gerrqise por DIREKT PRENOST SIC THOT GJENERAL TOTILA NE VRIM T’BYTHES TE GERRQISE !!!

    AHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAH !!!!

    T’ja u zeme puseten se qelben Europen , na hapen barkun tu bo si Luli i Vocerr ,,neme pese leke te llustrroj kepucet , neme pese lek te pastroj xhamin e makines !!!

    Hhahahahahahahahahahahahhahahaha …….ne greqi dikur isha doktorr , tani pastroj halet ne Suedi !!!

    Lajm i fresket ne Euronews i Doktor Prof Analstass Bithcpuaris Pederopoulous me dy zanate . Ne mengjes doktor , ne darke ARRETHYES !!!

    hahahahahahahahahahhahahahahahahah !!! Tani me profesion te ri ne Sweden …ske ca ti thush …gerrku ka vullnet gjermani per pune !!!!

  5. cajani says:

    ky eshte rasti me i mire per tu solidarizu me greqine dhe tu tregohet se ne jemi fqinje dhe ndajme shqetesimet, me kte rast rrisim bashkepunimet tregtare dhe zhdukim mosmarreveshjet shekullore dhe behen hapa drejt formimit te ballkanikes.

    1. Pelasgian says:

      Kur ne ishim ne KRIZE TOTALE …fqinji per pak sa s’te PUSHTOI !!!!!

      T’q….fffffffffffffsha familyn !!!!

  6. ALEX says:

    Mos nenvleftesoni pasojat e krizes greke!Bankat kane rol vendimtar ne ruajtjen e situates te qete!Ktu ne Greqi mund te themi se ATM(makinerite automatike te levrimit te parave) punojne ne kapacitet te plote mbasi rradhet e njerezve jane te shumta. Por duhet te kujtojme se sot jane shperndare dhe parate e pensionistave, ndaj eshte pak heret per konkluzion! Te shohim javen e ardheshme, vecanarisht ne se BE nuk ndryshon qendrim dhe e konsideron veprimin e Aleksis Tcipras si nji levizie komplekse “Ala Troja”!

  7. kuq e zi says:

    1) heqje e rrufeshme te llogarive nga kto banka
    2) keta banka nuk duhen mbajtur ne kontroll qe te mos nisin para ne bankat mema por tu merret kontrolli i transaksioneve
    3) greqia po lobon fort per te futur shqiperine ne be hihihihihiiiiiii

  8. tr says:

    Mos i qani hallin Greqise ,se atyre i dhuron Europa miliarda . Mjere Shqiperia qe nuk i japin as nje kacidhe . Shume shpejt do te shohim se si do te fryje era nga Greqia ,duke i dhene perseri miliarda .

  9. Greqia s’del jasht nga Eurozona.
    Kjo eshte 100% e sigurt .
    Basta me aludime kaqolash shqyp

  10. qe te gezohesh per ‘zjarrin ne shtepine e tjetrit,qe te ndan vetem gardhi’eshte shprehje e pa matur fare.

    mos te harrojme se ne shtetin fqinj ,Greqi ,punojne dhe jetojne akoma mbi 600 000 shqiptare.

    dhe mos harroni se gjysma e atij populli qe quhet Greqi,jane vellezerit tane shqiptare[arvanitas] !

    dhe tjetra ,nji shprehje e tille ,eshte nji mungese kulture.

  11. Emigranti says:

    Mos rrini duke share…por shkoni e pytni Rame – Meten, sa keni hyre borgj si shtet sepse ju popull do ti paguni! edhe me Berishe Borgj !

    Marrin Borgj dhe i fusin ne bankat e tyre – keshtu kane bere edhe Greket!

    1. the Punisher says:

      Cfare do te thote kjo borgj?

  12. Ajaxs says:

    Mos u gezoni per fatkeqesine e fqinjit. Fatekeqesia Greke eshte edhe fatkeqesi shume e madhe edhe per SHqiperine. Mendoni qe SHqiptaret qe jane ne Greqi te kthehen ne SHqiperi per 2 jave, a e mendoni se çfare kaosi behet tek ne. Jane nje milion qe duan te hane,qe duan te punojne etj.; Katastrofe eshte me shume per ne se sa per Greqine.

  13. zz says:

    Fqinji desh na vuri shqelmin ne fyt me 97 apo keni harruar ore shqiptare leshi neqoftrse jeni te tille shqiptare por nuk ma do mendja te jeni te tille jeni disa dele qe i shnkoni mbrapa matufit 90 vjecar grek

    1. Pelasgian says:

      Kte po ju them edhe un ne shume komente “moralisteve” legena !!!!

  14. nallbani says:

    shqiptare keni degjuar per sindromen e stokholmit? keshtu me dukeni!
    Sa per greqine une kurr nuk kam patur inate me popullin e thjesht grek po me politiken e tyre shoviniste grekomadhe ,para disa vitesh ishim me nji kembe ne varre keta donin te na groposnin te gjalle!
    kosoven nuk e kane njofur.
    Sa per tkfg ky morr *punani*paguhet nga kisha greke dhe agjenti janullatos pikerisht per te percare shqiptaret!
    koloneli janullatos e ka mision kriesor percarjen e shqiptareve.

  15. ilir says:

    Nuk kuptoj?!
    Te bojkotosh ushqimet eshte e lehte.
    Nje gje si mund te thuash me nje bindje foshnjore bojkotoni bankat Greke.
    Jo se jam me to por ju nuk kuptoni rrethin bankar, bankat dhe si sistemi jane te lidhura me njeri tjetren si do ti bojkotoni pse vetem depozitat jane e Bankes jane?
    Nuk do paguani kredine, do tu marrin shtëpive.
    Nuk do paguaje shteti kredine nje nder me shume i Beni Bankes.
    Nuk do te paguaje letrat me vlere akoma me shume do fut ne kolaps shtetin.

  16. Labi says:

    Eshte nji fjale e mire angleze: “what goes around comes around” kaq!!!

    1. delete says:

      right on bro, and as it should be for these pathological back-stabbers.

  17. Z/Kallami says:

    Banka ekziston nga depozitat dhe nga vjelja e kredive.
    Shkurt:
    Nga hyrjet e parave nga klientet dhe entet shtetenore dhe bizneset,dhe nga loja e huadhenies kreditorve.
    Mbi bazen e kesaj hyrje banka jep kredi.Nji banke e rregullt normale duhet te mbaj ekuliber dinamike qe te mos prishet ballanci i hyrjeve ne banke dhe i krididhenieve prej te cilave duhet te vjelin te ardhurat nga keto kredidhenie.Nese keto kreditor shkelin afatet si dhe mos kethimin e kredise bakare damtojne kapitalin e bankes sjelle anomali tek bilanci.Banka fillon falimentimin,nese kredidheniet nuk kthehen,dhe jane ma shume sec duhet te mbaj buxhet te pa tundshem banka.
    Bankat per te mos falimentue duhet ti drejtojne kredit ne vende me stabilitet te fort ekonomik.Nese shumica e kredive te ketyne bankave gjinden tek bizneset e shtetit te vet Grek.Cunami do prekin dhe vendet e ma siperme:Bullgari,Rumani,Shqiperi,Maqedoni,Serbi dhe ku do qe ekzistojne kredidhenie greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje