Social-demokratët europianë vlerësojnë zgjedhjet e 21 Qershorit/ Fleckenstein: Shpresojmë për hapjen e negociatave

30 Qershor 2015, 11:55Politika TEMA

Grupi i Social-Demokratëve në Parlamentin Europian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale përshëndet rezultatet e suksesshme të Aleancës për Shqipërinë Europiane në shumicën e bashkive në vend në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

“E mirëpresim fitoren e koalicionit socialist në zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në postimin e social-demokratëve në Twitter.

“I përgëzoj kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë socialistë për fitoren e tyre në zgjedhjet lokale. I ftoj të implementojnë më tej reformat e suksesshme.

Rezultati i pabesueshëm i zgjedhjeve është një shenjë e qartë se qytetarët shqiptarë duan të kthejnë faqe, duke zgjedhur të ardhmen europiane”, shkruan eurodeputeti Gianni Pittella. 

Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shprehet  “zgjedhjet lokale të 21 Qershorit janë një tjetër hap përpara për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Shpresojmë që shumë shpejt, Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për negociatat me Bashkimin Europian”.

Gjithashtu Fleckenstein shpreh habinë e tij në lidhje me deklarimet e europarlamentarit Elmar Brook, i cili pas një takimi me kreun demokrat Lulzim Basha, tha se edhe sikur një pjesë e vërejtjeve të misionit të OSBE/ODIHR të qëndrojnë, procesi zgjedhor është i parregullt.

Në këtë kuadër Fleckenstein kërkon një vlerësim të paanshëm nga europarlamentarët për procesin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

1 komente në “Social-demokratët europianë vlerësojnë zgjedhjet e 21 Qershorit/ Fleckenstein: Shpresojmë për hapjen e negociatave”

  1. Tiku says:

    Kandidosh njerez te krimit kur e di qe jane te till nuk eshte demokraci dhe tani kemi kriminela qe fituan dhe do na drejtojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje