Si u arratis Arben Frroku/ Pak ditë më parë u ndalua në kufirin malazezo-kroat

30 Qershor 2015, 09:05Politika TEMA

Pak ditë më parë, mediat publikuan një lajm që kaloi ma shumë zhurmë.

Arben Frroku ishte ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Ai u ndalua, pasi figuronte ende në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Frroku u ndalua më 19 qershor.

Por, pas verifikimeve, ai u la i lirë dhe tashmë nuk dihet se ku ndodhet.

Familjarët e tij thonë se Frroku ndodhet jashtë vendit, por nuk specifikojnë se ku.

Nga verifikimet në sistemin TIMS nuk rezulton që Arben Frroku të ketë dalë nga Shqipëria.

Për autoritetet, ky fakt ka dy shpjegime.

Frroku nuk është regjistruar në dalje nga punonjësi i policisë në pikën doganore, ose ai ka zgjedhur të largohet jo nga një pikë doganore, por nga territori i pakontrolluar i kufirit.

dyshohet se ai e dinte vendimin dhe kishte planifikuar gjithçka për arratisje nga Shqipëria.

Mundësitë e fshehjes së tij janë Greqia, Italia e Belgjika, ku familja e vet ka lidhje.

Por, nuk përjashtohet asa arratisja në vende të largëta, ku nuk mund të kapet.

13 komente në “Si u arratis Arben Frroku/ Pak ditë më parë u ndalua në kufirin malazezo-kroat”

  1. beni says:

    spjegimet e leshit. ngelet duke mashtruar lnjerezit. kur nje person merr pafajesine, bie automatikisht cdo mase sigurimi, keshtu qe personi eshe i lire dhe nuk ka asnje detyrim per te moslevizur. keni pare ndonje ju qe merr pafajesi nga shkalla e pare dhe vazhdon te rri ne burg derisa vendimi te mare forme te prere?

  2. Arben Aliko Froku says:

    Iku nje dite para zgjedhjeve, kur pocilia se kish shume mendjen?! U bllokua ne kroaci por pala shqiptare qe kishte nje gjyq te hapur me te e liroi. Prokuroria e kishte paditur ne apel dhe nuk duhet te dilte jashte kufirit.
    Ky ka vrare nje komisar policie, eshte njesoj si Alikot me shoke. Fjalimet prekese?! Ku shkuan?!

  3. arber1468 says:

    Ju merreni me gjurmët ujku bën kërdinë.

  4. fati says:

    Jeni shtet leshi.

  5. tani says:

    po shteti ka halle te tjera nuk ka kohe te meret me komisaret e vrare..te shkuara te harruara,sdo ngelemi peng i se shkuares..ja iku,beni..nje kriminel me paak ne shqiperi..mendojeni ne kete menyre.pse i vishni ngjyara negative gjithmon problemeve.mendoni pozitivisht.

    1. Cnjerezorja ska kufi says:

      O ju aviketerit e shtetit mafioz dhe sistemit mafioz te drejtsise jeni pengesa me e madhe e ketij vendi,me mafian politike kam fjalen te gjithe spektrin politik majtas djathtas,dhe ate qe nga koha e zogut dhe deri tani,vetem kane vjedhur,tradhtuar dhe varferuar popullin e vet

  6. Kotmkot says:

    Akuzat ne fillim rane por meqe ceshtja qe akoma e hapur smund te dilte nga Shqiperia. Per te mos thene qe nga shkalla e larte e krimit qe akuzohej duhet te ishte nen mbikqyrje 24 ore dhe ne hale ta pergjonin.

  7. Kastriot says:

    Gjithkush e di.Gjykates,prokuror,avokat,,familjaret e te ndjerit Lamaj,,dhe mbare opinioni shqiptar,,qe Arben Frroku eshte njeriu qe ka deshiruar me teper se kushdo tjeter,egzekutimib e komisarit.Por gjith te lartpermendurit e dine,,se Frroku eshte urdheruesi dhe jo egzekutori.Por Prokuroria e pa afte,,si cdo gje shqiptare,,per te zbardhur egzekutimet mafioze,,sajon deshmitare per te mbuluar paaftesine e vet.Personalisht jam i sigurt,,Froku nuk eshte egzekutor por urdherues.Hajt ta zbardhin te paaftet.Dhe gjykatat behen lemsh.Nese argumentat e prokurorise se pergjumur do shfaqeshin ne USA,,ju siguroj se vendimi i gjykates ,,do ishte i njejre,,si gjykata e shkalles se pare shqiptare

  8. anonim says:

    Fajin e ka Saliu edhe per kete…

    1. someone says:

      fajin gjithmone e ka Saliu ……….. edhe kur nuk jau hypin grave te veta, dhe ato shkojne shkerdhehen, prap Saliu e ka fajin ….. se ne kohen e tij u njohen e u martuan

  9. Pelasgian says:

    Saikeq Tahiri gerrmoi deri ne Norvegji per te gjet ata qe i preken telat. Te shikojme ca do beje tani edhe pse skam asnje shprese!

    E gjithe telenovela Doshi paska pas si qellim lirimin e ktij laros!

    Te keqen e shtetit te saliut ..te pakten ata qe vrisnin police i fuste brenda!

  10. Losar Vjerdha says:

    Titulli i gabuar.Nuk u arratis Frroku.Nuk ishte i burgosur, i internuar,nene hetim she iku. Ai ishte qytetare i lire i Shqiperise. Ai shkoi jashte shteti si gjithe te tjeret shkojne.

  11. Gersi says:

    e. e. iku po spranoi asgje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje