KVV: Prokuroria të hetojë akuzat për shit-blerje votash

29 Qershor 2015, 18:41Politika TEMA

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka adresuar kritika për KQZ dhe komisionerët e Komisioneve Zonale. Në raportin e publikuar nënvizohet se është e patolerueshme që procesi i numërimit të votave të zgjasë kaq shumë

KVV i ka bërë apel organeve të drejtësisë të kenë në vëmendje fenomenin e blerjes së votave që sipas tyre ishtë i pranishëm në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Janë ngritur shumë akuza prej disa subjekteve zgjedhore dhe janë sjellë indicje të shumta edhe prej mediave të krimeve elektorale të konsumuara në këtë proces zgjedhor. Më e rënda ka qenë blerja e votës. Akuzat dhe indicjet e përforlura duhet të jenë prioritere në institucionet e hetimit”, thuhet në raport.

Gjatë publikimit të 4 të ndërmjet të monitorimit të procesit zgjedhor KVV nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për komisionerët e KZAZ që sipas tyre nuk ishin në nivelin e duhur për përmbushjen e detyrave dhe kjo sipas raportit i faturohet partive politike përgjegjëse për emërimin e tyre.

Raporti vlerëson ecurinë e qetë të ditës së zgjedhjeve, ndërsa thekson atmosferën politike gjithëpranuese, e cila ‘po i jep zgjedhjeve cilësinë e moscënimit të vullnetit të votuesve’.

“Ky respektim do t’u japë ligjitimitet këtyre zgjedhjeve dhe po ashtu i jep kredibilitet të gjithë procesit”, u shprehën përfaqësuesit e Koalicionit, gjaë prezantimit të raportit.

2 komente në “KVV: Prokuroria të hetojë akuzat për shit-blerje votash”

  1. batoni says:

    Kush u paguan parate juve? Ne Shqiperi eshte mbushur me komisione e shoqata qe marrin para nuk dihet se nga me keq se ISIS.

  2. Gregor says:

    Ore, kujt i thoni indicje ju nga krahina juaj? Po te mos ekzistonte fjala me te njejtin kuptim ne shqip, do te isha shume dakord me huazimin, bile do pranoja edhe nje neologjizem. Huazime nganjehere jane te pashmangshem. Por ne kemi fjalwt shqipe prova, tregues, apo pista hetimi, apo dreqi dhe i biri, por ty si gazetar pordhac asnje nga keto nuk te hyn ne sy sepse kerkon t’a sheses veten me kulture duke futur fjale te huaja neper fjali edhe aty ku nuk ka nevoje. Kjo nuk eshte kulture por pseudo-kulture. Kultura e vertete tregohet tek pastrimi i gjuhes shqipe nga huazimet e panevojshme, dhe po qe nevoja edhe pasurimi me fjale te reja por qe burojne nga shqipja. Rilindasit dhane jeten per kete gjuhe ndersa historianet serbe dhe greke mundohen t’a paraqesin kombin tone si disa ardhacake nga Vllahia dhe provincat osmane. Ata mundohen me artikuj dhe me lobime ne rrethet shkencore qe te heqin cdo lidhje midis ilirishtes dhe shqipes. Por u vijne ne ndihme edhe disa gazetare shqiptare me nje kulture endacake te mbledhur aty-ketu.
    Redaktoret e gazetave duhet te kene me shume pergjegjesi kur i perpunojne artikujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje