Paloka: Arben Frroku drejtoi fushatën e PS në Pukë, ky është standardi i Edi Ramës

29 Qershor 2015, 18:35Politika TEMA

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për Arben Frrokun, që sipas PD ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Në një deklaratë për mediat, kreu grupit të PD Edi Paloka tha se Arben Frroku udhëhoqëi fushatën e PS në Pukë.

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Kjo ishte një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar nga opozita shqiptare. Vendimi i pafajësisë u dha për Arben Frrokun në shkallën e parë për të përdorur vëllain e tij deputet në procesin e vrasjes së dy deputetëve nga Ilir Meta, të denoncuar nga Tom Doshi.

Por kjo histori nuk u mbyll me kaq. Prej 2 muajsh Arben Frroku udhëhoqi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Pukë fshat më fshat, e më pas vulosi hapur aleancën e tij me Edi Ramën në takimin prej mëse 1 ore në mes të qytetit të Pukës tek turizmi, ditën e mbylljes së fushatës në këtë bashki.

Të gjithë qytetarët e Pukës e dinë fare mirë kush drejtoi fushatën në këtë bashki e më pas krejt në mënyrë të papritur, ditën e shtunë, në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit, Arben Frroku largohet nga Shqipëria dhe fushata në Pukë.

Pasi u përdor disa muaj për fushatë elektorale në Pukë, Edi Rama i dha ndihmën e fundit aleatit të tij duke i dhënë lejen që ai të largohet në drejtim të paditur jashtë Shqipërisë.

Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës, përdorimi i administratës dhe i elementëve të inkriminuar për të shantazhuar shqiptarët. Tashmë lidhjet e Ramës dhe kësaj maxhorance me krimin janë një fakt evident jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare”, tha Paloka.

7 komente në “Paloka: Arben Frroku drejtoi fushatën e PS në Pukë, ky është standardi i Edi Ramës”

  1. riti says:

    Ky eshte i papame ,fyellit gjithmon ne nje vrime i bien keta te p,d,

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      Kesaj radhe thuthuqi ka te drejte. Edvini per te marre nje bashki qe nuk i hyn ne pune as dreqit, i nxori bojen vetes me Frroket dhe maloket…

  2. endri says:

    10 perqind do dilni ne 2017-en!

  3. Ardi says:

    Dritan Hallunaj. qe eshte dhe anetar i KLD, qe dha pafajesine per Frrokun ka tre muaj qe thote qe ma ka kerku Edi Rama e Ilir Meta me dhane pafajesi. Rama nuk duhet te lejoje te manipulojne ne emer te tij se ai ka marre miliona me liru Frrokun e permend emrin e Rames ngaqe gjoja hiqet si i majte nderkohe qe eshte super i korruptum.

  4. england says:

    Ish gazetarit ordiner nuk i bejne pershtypje gjyqet e humbura per mashtrime dhe trillime,keta jane bere te gjithe si plaku i lojtur mendsh,genjejne te gjithe si ai,per sa kohe do sillen keshtu,do rrine gjate ne opozite!Nuk del e ti kerkoje ndjese elektoratit te djathte edhe per genjeshtrat gjate procesit te votimeve kur thoshte se kemi marre nje rezultat spektakolar nga jugu ne veri,por sajon per endrrat qe i shef Saliu gjate nates,dhe ky si ushtar na i tregon si te verteta te nesermen.

    1. feja e shqiptarit eshte bere lepirja e ...arit says:

      ku eshte genjeshtra ketu more njeri? Cdo gje qe ka thene eshte e vertete. Vetem nje i verber nuk e shikon pafytyrsine e Rames ne kete rast.
      ps. dmth ti, andrea stefani, muc qelbesiregelltitesi, cipa i unionit te socialistgazetareve te pavarur dhe nazarko katundarbrothers.

  5. Truri i vogel says:

    Dritan Hallunaj djali i axhes se kryetarit te Ps Shkoder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje