Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, analizon për Tema Tv zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Ai theksoi se humbja ne bashkite e konsideruara si bastione partiake, si Pogradeci, Vora, Lezha e të tjera, nuk ishin humbje e LSI-së, por e koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Vasili mohoi pretendimet e LSI-së për shtim të influencës së saj në qeverisje për shkak të votave në rritje në zgjedhjet e 21 qershorit. Sa i përket standartit të zgjedhjeve, kreu i deputetëve të LSI-së nuk është shprehur dakord me raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it, veçantërisht në kritikën e këtyre të fundit për shitblerjen e votave. Vasili tha se këto zgjedhje i arritën standartet demokratike pavarësisht kritikave të vëzhguesve ndërkombëtarë
Kanë përfunduar zgjedhjet, jemi një javë e një ditë pas tyre. LSI ka shënuar një rezultat shumë të kënaqëshëm, megjithatë kryetari i partisë tuaj është shprehur për një analizë në këto zgjedhje, ndoshta në bashkitë ku ju keni humbur…?
Jo. Kryetari i LSI-së ka bërë një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për një rezultat të madh të LSI-së, dhe kjo është në sytë e të gjithëve. Dukshëm e reja politike që zgjedhjet shënuan ishte riafirmimi i LSI-së mbas zgjedhjeve të 2013-ës, përsëri dhe në mënyrë shumë sinjifikative edhe në zgjedhjet e 2015. Natyrshëm trajtoi probleme që kudo që ka pasur rezultate që kishin premisa që të ishin dhe më pozitive natyrshëm do të kishte dhe një analizë të tyre. Ashtu sikurse çdo forcë politike serioze do të bënte mbas një momenti të rëndësishm politik siç janë zgjedhjet. Zgjedhjet janë një moment finalizimi i një kohe të caktuar, i një programi të caktuar dhe sfidave të caktuara, realizimi dhe mos realizmi i tyre është objekt i një analize që bën çdo forcë politike e cila do të rritet. Një forcë politike që ju shmanget analizave është një forcë e cila nuk e merr seriozisht çdo gjë. Për sa i takon kandidatëve, kemi thënë që ditën e parë të zgjedhjeve që nuk kanë humbur kandidatët e LSI-së, kanë humbur kandidatët e ASHE-së. Kandidatët e ASHE-së nuk kanë mundur të fitojnë në 15 bashki dhe gjithkund ka vend për të analizuar në detaje arsye,t shkaqet dhe shkaktarët e mosfitimit të tyre.
Ju thatë se nuk kanë humbur kandidatët e LSI-së por kandidatët e ASHE-së. Kjo është një shpërndarje e përgjegjësisë për humbjen? Do të thotë se pesha kryesore e humbjes i përket pasrtisë kryesore të këtij koalicioni? Nuk ka funksionuar bashkëpunimi në Pogradec kryesisht, e cila është një bashki e njohur për votën në shumicë majtas?
Unë thashë thjesht dhe vetëm se ne kemi promovuar 61 kandidatë, të cilët dakordësia dhe risia politike ka qenë se këta ishin kandidatë të ASHE-së. është thënë shumë thjeshtë se këta janë të barabartë në pikpamje të vlerësimit politik për fitoren e tyre si përfaqësues të aleancës. Këtu po perifrazoj deklaratat që janë thënë nga dy liderve tanë se vetëm e drejta e propozimit ka qenë e veçantë dhe në raste të ndryshme, ndërsa përgjegjësia politike dhe bashkëpërgjegjësia politike ka qenë se për se për çdo kndidat kudo që konkuronte dhe ai kishte siglën e ASHE-së ishte një kandidat i ASHE-së. E gjithë problematika me gjithë përgjegjësitë që ka brenda do të trajtohet si e tillë.
Do të ketë një analizë të përbashkët, si do operohet në këtë pikë? Nga përgjgija duket se ju nuk e mbani përgjegjësinë, të paktën për Pogradecin e cila është një zonë e majtë, që do të thotë se nuk ka funksionuar koalicioni me PS-në në këtë qytet?
Nuk do të ndaloja shumë në këtë çështje. çështja themelore është se ne kemi pasur një palë zgjedhje të një standardi shumë të mirë, për mua kjo është kryefjala e gjithë këtyre gjërave. Nuk kemi parë më histori tensionësh ditën e votimit, tension në numurim. Në mënyrë spektakolare brenda ditës së mërkurë thuajse 98-99 për qind i rezultateve kishte dalë. Megjithëse kishim dyfish votim sepse u numëruan votat për kryetarët dhe për këshilla, rezultati ishte në duart e gjithë publikut në më pak se tre ditë.Kjo është një risi për fenomenin pasi nuk pati asnjë tensionim, kishte vetëm rste të shkëputura të cilat nuk shënjojnë asgjë. Kemi arritur një fitore të madhe në këtë drejtim, pastaj nëse është më e majtë Mllkasstra apo Pogradeci, janë çështje që në fund të fundit ka një verifikim të gjërave të përgjigjësive politike, si u mbajtën ato. është procesi politik që secili do bëjë analizat e veta. Sigurisht do të ketë analiza, ku secila forcë politike do bëjë analizat e saj dhe nëse do të gjykohet e nevojëshme edhe të përbashkëta. Pasi çdo forcë politike bën analiza për të parë atë se çfarë ka ndodhur në ato pak raste të shkëputaura. Unë besoj se se të qëndrosh në vetëm ato bashki ku humbëm dhe të anashkajosh një fitore kaq dërrmuese do të thotë të shkëpusësh vëmendjen nga problemi. Rezultai i zgjedhjeve është ky, një konfirmim dërrmues i ASHE-së dhe një humbje e opozitës. e cila është ndofta më pak se në kufijtë e mbijetesës .
Kur flas për humbjen në disa bashki, fjala është për ato bashki ku fitorja e koalicionit tuaj dhe e LSI-së dukej thuajse e sigurt e thënë prej jush. Duke lënë pas Pogradecin e njëjta situatë është edhe me Lezhën, përqëndrohemi në Vorë, aty ku u duk se do zhvillohej një betejë politike. Aty ku LSI u përball drejtpërdrejtë me PD-në dhe një nga figurat kryesore të saj Astrit Patozin dhe ju e humbët këtë betejë. Çfarë nuk shkoi në Vorë?
Nuk dua që të sfumohet ky koncept i rëndësishmë politik. Besoj se një nga risitë që ne kemi ndërtuar në këtë aleancë të fundit e bashkëndarë nga ne, e bashkëndarë nga mediat e bashkëndarë nga opinioni publik është se ne kemi pasur një kandidat të përbashkët të ASHE-së. Që do të thotë, pa kontributin e të dyja forcave politike kandidatët e kishin të pamundur të fitonin. Sa i përket pyetjes tuaj megjithëse ka elementët e intrigës mediatike, nuk është përballur LSI me PD-në por ASHE me PD-në dhe PD me të tjerët. Ju më përmendët një deputet të caktuar, Astrit Patozi, me thënë të drejtën nuk e kam ndjekur me asnjë lloj interesi, është një personazh që nuk e kam parë të përfaqësojë gjëkundi PD-në.
Ishte në krye të betejës politike në Vorë dhe ai thotë se ka fituar betejën politike ndaj Ilir Metës.
Unë nuk jam këtu për të shenzuar as një minutë kohë për këtë deputet. Nuk më rezulton gjëkundi as në objektivat e PD-së, nuk më rezulton gjëkundi as në betejën që bën PD-ja duke filluar nga salla e parlamentit e cila është politika e përditëshme. I kam mirëkuptuar dhe i mirëkuptoj pa ndonjë vështirësi të madhe se cila është dhimbja ekonomike që provohej nga disa personazhe politike lidhur me çështjen e Vorës, por kjo nuk është një dhimbje politike. Unë nuk jam këtu dhe nuk do ti bëj as një koment politik këtyre deklaratave. Këto janë deklarata që kanë pasur një qëllim, që të mbrojnë interesat ekonomike të një biznesi, të cilin ne nuk e dimë sa i pastër apo i papastër është. Këto deklarata kanë pasur një qëllim shumë interesant dhe idealist që të mbrojnë interesat ekonomike, por që nuk kanë lidhje as me luftën politike as me betejën politike të PD-së me ASHE-në.
Ju thatë që këto ishin zgjedhjet me standardet më të larta. Janë zgjedhje të cilat janë vlerësuar edhe nga mizioni i vëzhguesve ndërkombëtarë, por standardet e kërkuar ende nuk janë arritur. Janë disa elementë të cilët nuk janë plotësuar, apo elementë të cilët e kanë prishur imazhin e këtyre zgjedgjeve siç është dhe shit-blerja e votës e cila i adresohet shpesh LSI-së si një akuzë që vjen nga opozita por gjtihsesi është përfshirë në raportine vëzhguesve?
Raporti nuk ndërtohet nga akuzat e opozitës.
Janë përfshirë aty akuzat e opozitës dhe shitblerja e votës është një ndër pikat?
Për sa i takon akuzave ne i kemi provuar, kemi pasur mundësinë ta shohim dhe tek TemA se si shkëmbehej vota në Vorë, me një thes me miell, këtë e ka bërë opozita jo LSI as PS dhe as ASHE. Për sa i takon raportit lidhur me standardin demokratik, unë nuk pajtohem me raportin se nuk janë garantuar standardet demokratike. Së pari në demokraci duhet të garantohet e drejta e votës dhe kjo e drejtë është garantuar gjërësisht në të gjithë territorin. Nuk ka pasur asnjë njeri të përjashtuar nga procesi i votimit, nuk ka pasur asnjë njeri që të ankohej që në qendrat e votimit ka pasur pamundësi që të votojë lirshëm dhe pa presion. Nuk ka pasur asnjë presion gjatë gjithë procesit të numurimit. Ju nuk keni raste të tilla sepse do ti kishit raportuar, mjafton të shohim ëebsite-n tuaj dhe nuk ka asnjë rast. Ka pasur një proces numërimi të pakontestuar nga askush. Nëse do të duhet të kishte një proces votimi elektronik që edhe numërimi të bëhej brenda dy orësh kjo është një mundësi, por nuk është standard demokratik, por standard teknik i zgjedhjeve. Së dyti do të kishte nesë do të kishim mundësinë që ato kutitë e kartonit të ishin më të bukura në rregull, por sërish ska lidhje me standardin demokratik, ka lidhje me çështje teknike. Po të doni të testoni, bëni sondazhe në site-n tuaj dhe po të pyesni shqiptarët a janë këto zgjedhje demokratike, do të kishit një rezultat me shifra të larta, sepse asnjë shqiptar nuk e ndien më vetën të trysnuar si në të shkuarën. Për më shumë përthyerja politike që skena politike ka marrë, për alternativat gjithmon ë më shumnë në këto zgjedhje, ku nuk ka më vetëm dy alternative të dy forcave politikesi si në të shkuarën , të cilat sigurisht e kishin të paevitueshme edhe një përplasje të egër mes njëra-tjetrës, e ka çliruar klimën politike nga tensioni. Insistimi për të thënë që s’janë demokratike janë një llo negativizmi i cili edhe realitetit nuk i përgjigjet por edhe shqiptarët nuk janë dakord.
Pra ju keni kritika ndaj raportit të OSBE-së?
Unë nuk kam kritika, ndaj thjeshtë këndvështrime të ndryshme. Dikush duhet të më shpjegojë se përse nuk ishin demokratike zgjedhjet në Shqipëri.
Raporti është i qartë dhe aty përfshihet edhe presioni i ushtruar ndaj administratës publike?
Ka një gjë e cila është kokfortë, meqënëse jemi në fushën e medias dhe fusha llogjike duhet të ndërtohet në këtë mënyrë, çdo konstatim në shkencë në media në politikë duhet bazuar në fakte, dhe ne skemi të tilla.
Sidoqoftë do të ketë një raport përfundimtar të OSBE/ODIHR-it në tetor. Vëzhguesit janë shprehur se do të verifikojnë të gjithë materialin për të dhënë një raport përfundimtar. Ndërkohë që ju po thoni se nuk ka pasur asnjë presion ndaj administratës dhe as shitje votash?
Ne kemi disa tregues shumë kokfortë,besoj se nuk ka asnjë njeri të marrë në këtë vend që të mos ketë sytë në ballë dhe të mos i shohë. E dimë shumë mirë se deri në vitin 2013 kishte det të administratës në takimet elektorale dhe në mitingje të cilët ishin të urdhëruara. Ju prej dy vitesh nuk keni parë më as shkolla që të mbushin sheshet, nuk keni parë më ministri që të mbushë sheshet. Ne po flasim për fakte që janë të verifikueshme dhe publike. Nëse dikush thotë se më ka marrë mua ai dikushi, ky është një banalitet që nuk mund të marri efektet e përgjegjësimit dhe ti japi pamje zgjedhjeve në nivel kombëtar të cilat janë më shumë se sa kaq.
çfarë ndryshimi kishte fushata e 2013 e PD-së në krahasim me atë 201-s, kur ju ishit në koalicion me PD dhe ishin pjesë e së njëjtës fushatë?
Nuk e njoh dhe s’kam pasur asnj interes për fushatën e PD-së?
Meqënëse ju po flisni për mënyrën e të bërit fushatë çfarë ndryshimi kishin dy fushatat e PD-së pra ajo e 2013 kur ju ishit larguar me atë të 2011 kur ju ishit pjesë e koalcionit me PD-ne?
Unë po marre raportimet tuaja dhe po citoj. Unë besoj se raportimet mediatike janë korrekte, këto janë faktet nëse ato nuk janë të vërtea atëherë unë i marr mbrapsht.
Kthehemi dhe njëherë tek rezultati, LSI jo vetëm ka konfirmuar rezultatin e 2013 por e ka tejkaluar atë. A do të ketë pretendime të reja partia juaj në raport me pjesën që i takon në menaxhimin e pushtetit duke u bazuar tek rezultati?
Nuk kemi bërë ndonjë lidhje të kësaj natyre shkak-pasojë, në asnjë rast.
Po flitet edhe për mundësinë e ndryshimeve në qeveri?
Problemi është i tillë në të gjitha format të drejta apo jo të drejtpërdrejta, gazetareske ose jo, përgjigja ime është se nuk kam asnjë koment. Nuk kam as tagrin as atributin për të komentuar atë që media verore në këtë rast do të bëjë dhe do të vazhdojë të bëjë.
O Vasili!
Ne Pogradec,Vore,Lezhe etj HUMBI LSI-ja e jo ASHE-ja!
Arsyeja eshte se elektorati nsocialist qe mbeti i pa puine se i zune vendet ,e shumice LSI-stet,kurre nuk mund ta honepsnin LSI-ne si bashkepuntore por si ARMIKE!
Ne se Berisha ju dha 20% te vendeve te administrates,me PS0ne ju moret mbi 80% te vendeve!!
Ju jeni PARTI MASHTRUESISH qe keni shfrytezuar mjerimin e popullit per te fituar e blere vota!!!
Me VOREN ju deklaruat si LOSI se atje do te dilte REZULTATI ME SPEKTAKOLAR ne te gjithe Shqiperine!
Pra ju kishit siguri se atje fitoren e kishit te sigurte,POR….DESHTUAT SI MASHTRUES!!!
Shko ore pirdhu.
Pse nuk thua per Shkodren apo Permetin ti?
Ke hallin se Lsi nuk u rrit aq sa e prisnit ju dhe do na e canit trapin pastaj”kemi kaq ,kemiaq…”.Ai Ilir”floriri” do kerkonte edhe Tiranen pastaj.Rraca me e keqe jeni ju te LSI,keni futur te gjithe ata te PD perfshi edhe Fatmir Kajollin qer beri ate skandal ne zgjedhje,tani si republikan se aty i leverdis.Hengri sa deshi me parkingun dhe po ha akoma.
Une u gezova shume qe nuk i fituat,perfshi edhe Lezhen.
Njerez pa shtulle kurrizore(pa bythe).
LSI dhe ky plehra Vasili nuk Kane cte thone pasi arriten nje humbje spektakolare kudo qe kandiduan.Keta krenohen me Keshillat Bashkiake por harron ky se ne Keshilla Bashkiake Kane marre 500 mije vota partite e vogla vota qe kan dale nga thesi i PD dhe PS.Ne zgjedhjet politike keto parti te vogla nuk marrin dot asnje deputet dhe PD bashke me PS Kane 600 mije vota te sigurta ne cdo zgjedhje parliamentare.Petrit Hajduti nuk permend humbjet spektakolare ne Vore dhe Pogradec.Por Edhe humbjen qe mori Petrit Sinaj ne qytetin e Beratit ku per here te pare PD mori po aq vota sa e majta.Humbjen me 4600 vota ne Lezhe dhe me 11.000 vota ne Shkoder ku Keti Meta Bazhdari e LSI humbi turpshem.As humbjen ne Tropoje e Klos.As ne Mallakaster e Kukes ku Hasani I aq shum perfolur humbi me Turp ne Kukes.LSI esht nje bande mafioze qe nuk mer vota por i blen dhe I vjedh
O parti perverse.i detyruat arsimtaret infermieret policet te votojne familjarisht per ju sepse ju gjoja i mbani ne pune dhe ata te shkretet qe kane 20 vjet qe punojne si arsimtar polic infermier e mbajne familjen ju bete presion psilollogjik qe votoni per LSI ndryshe ikni nga puna.ju jeni partia me antihumane madje me antihumane se partia naziste e staliniste.
Nese per te mbajt nje administrate stabel dhe mos te levize nga nderrimi pushteteve eshte krijuar LSI dhe administrata qe anetaresohet ne LSI ruan vendin e punes kushdo qe fiton zgjedhjet atehere per hajer qofte por problemi eshte se te LSI po futen ne pune me kristal e me ufo infermiere qe sdine ceshte aspiruna police qe sdine ceshte uniforma ekonomiste qe sdine ceshte tatimi apo taksa .pra lsi u krijua per te ruajt administraten por po e shkaterron administraten
Zoti Vasili.Keni shum te drejte qe flisni me gjuhen e nje qytetari te nderuar..Se ju nuk njihni asnje lloi krimi,se hajdutet nuk mund ti thone hajdutit se ti je hajdut..Vrasesi nuk mundet ti thote kriminelit
se ti je vrases;Kur vete ju jeni organizatoret e krimeve gjithperfshires….