Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Arata Dade dhe Aldo Bumçi e konsiderojnë vizitën e pritshme të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë si pozitive
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Jashtëm, deputetja socialiste Arta Dade dhe demokrati Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë e cila sipas tyre është konfirmim se pala greke ka vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.
“Mirëpresim vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Greqia është avokate për Shqipërinë në NATO dhe rrugën drejt BE.
Çështjet e mbetura pezull do të zgjidhen përmes negociatave”, tha Dade.
Ndërsa deputeti bumçi theksoi se duket se ka një vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.
Bumçi gjithashtu ka kërkuar më shumë informacion nga ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me cështjen e PDIU-së.
“Do ishte e papranueshme që Greqia të kërkojë daljen e PDIU nga qeverisja”, u shpreh Bumçi.
Sipas mediave greke, në vizitën e kreut të diplomacisë greke në Tiranë, do të shqyrtohen problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe. Pala grekë do të ulet në tryezën e bisedimeve me 7 propozime konkrete:
1.Korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.
2.Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.
3.Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
4.Do propozohet ndërtimi i 3 varrezave për të rënët në Shqipëri.
5. Me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Kotzias do të diskutojë edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë.
Ç`fare ka per te diskutuar ne kete axhent te pales greke me palen shqiptare per abrogimin e te ashtuquajturit Ligji i Luftes?!!!
Eshte nje çeshtje e atavizem historik qe gjithe kohrave Shqiperia po pret abrogimin nga Parlamenti grek si i vetmi organ zyrtar qe e ka fuqin te shfuqizoi kete ligj absurd mbreteror grek te vitit 1940. Vizites se priteshme te Ministrit te Jashtem grek duhet te paraprihet ne kete vizit me nje akt te tiile zyrtar dhe dhe ai duhet te vij me dekretin e abroguar nga Parlamentit grek ne dosjen e bisedimeve dy palshe dhe tua komunikoj zyrtarisht shqiptareve. Ketu ska me vend per diskutime te tjerat jane te kuptueshme. Çdo gje qe ka bllokuar qellimisht ky ligj grek per afro 75 vjrt te marresise se tyre eshte pjese e bisedimeve dypaleshe.
Varreza? Ne do shporrim edhe ate qe ndertoi janulla, ai debil do te ndertoje te tjera ne token e shenjte Ilire!
C fare varrezash? A jan ne rregull nga trute e kokes kta zagaret tane politikan qe jan gati te diskutojn te tilla poshtesira greke
Tani o beni banja publike o varreza ushtaresh greke. Ngelem duke pshurrur ne kishat ortodokse.
Nuk mjafton se e kane bere gjithe Camerine varr e nuk po lejojne te shkoje njeri t’i qaje. Cameria akoma eshte mbushur me germadha te shkaterruara e te djegura, me varre pa emra. Tani duan edhe varreza greke ne Shqiperi?!? Nese paskeni ju te drejte te beni varreza ne Shqiperi atehere shqiptaret duhet te ngrejne permendore e monumente pafund ne Cameri. Cfare lesh drejtesie eshte kjo? A jane ne vete keta qe e lejojne kete pike diskutimi??