Ristani jua sjell nga Lazarati

29 Qershor 2015, 09:20Politika TEMA

Që Partia Demokratike ka një marrëdhnëie të veçantë me Lazaratin kjo është një gjë e dukshme që e di gjithkush. Që mes një partie politike dhe një zone gjeografike, marrëdhënia të jetë e llojit të dashurisë pa kushte, edhe kjo është një gjë normale. Në këtë rast, megjithatë kjo dashuri e ka një kusht në mes. Së paku një kusht: pra, që Lazarati shërben si kuti votimi që merr votat e vetë fshatit, por çunat “ndihmojnë” të mbushen kuti të tjera edhe nga fshatra e zona përreth nga njëra anë dhe PD i afron mbrojtjes dhe mbështetje politike sa herë që kjo gjë i nevojitet çunave të fshatit, nga an tjetër.

Nuk bëhet fjalë kur PD ësthë në pushtet dhe marrëdhënia është pak më e komplikuar se kaq, dmth, torta prej Cannabis-i Bio e bën edhe një rrugë Tirane për shije të sofistikuara zyrtarësh dhe jo vetëm segmentesh të policisë dhe trajtohet njëherësh në dy mënyra, si produkt që përdoret dhe si mall që shitet dhe blihet. Të paktën kështu ka qenë gjithmonë dhe e e rëndësishme është që kjo gjë të ndodhë edhe kur pozita e opozita në Tiranë të këmbejnë vendet.

Por mes PD-së dhe Lazaratit ka ndryshuar diçka e madhe. Ka ndryshuar cilësia e mbrojtjes apo lufta që bëhet pa zemër kundër “luftës” që i bëhet fshatit.

Një vit më parë, kur nisi operacioni i policisë për decannabis-imin e zonës, flamurin e morri Doktori. Dhe atij i ka lezet gjithçka thotë e bën. Edhe kur flet për mijëra plumba që qëlloheshin nga policia në ajër dhe kur fliste si shef komisariati për një postobllok policor edhe kur fliste për të drjetat e njeriut. Sepse kur flet Doktori ka kuptim.

Një vit më pas zbritja e nivelit të përfaqësimit të luftëtarëve në krah të Lazaratit është dramatike. Tani për Lazaratin flet Arben Ristani. Fatkeqësisht atë nuk e morrën seriozisht as policët në Gjirokastër kur shkoi të interesohet nëse ka keqtrajtime të të ndaluarve. Nëse në stacionet e policisë verifikohet torturë, vlen të hapet një hetim i shpejtë, serioz dhe përgjegjësit të ndëshkohen. Por më parë duhet sqaruar se çfarë e çoi Ristanin në Lazarat. Detyra? Atë nuk e merr njeri seriozisht. Njohja e situatës? Varet! Mund të jetë dhe kjo një arsye, njohja në thellësi dhe prej kohësh e sityatës në Lazarat dhe produktit politik që krijihet në fshatin rebel. E dërgoi kryetari Basha si zëvendësin e tij në hierarki? Kjo pastaj ndoshta nuk do të tingëllonte mirë për ata që janë mësuar të mbrohen nga Doktori dhe të quhen njerëzit e Doktorit.

Sekretari i PD-së ka sfiduar prej kohësh Ramën e të tjerët për një test përdorimi kokaine. Dhe ka bërë mirë. Më mirë do të bënte, madje, sikur ta bënte vetë i pari dhe t’ua tundte në Parlament si flamur sfide. “Jua sjell nga Lazarati”.

 Javanews.al

8 komente në “Ristani jua sjell nga Lazarati”

  1. VUTHJANI1 says:

    Nje krye Bandit kriminel i vjedhjeve te votes shqiptare para syve kombtarve dhe nderkombtarve.Krimineli me syza dielli qe raporton nga lazarati fatzi e qe mund te ishte ku e ku ma mir se Shum fshatra,po ja qe kriminelet per interesa te tyre e shkatrruen e njullosen e shtrien per tokë.
    Po ti ore krye Bandit mendove qetë shkoi shqipria gjithmon me njoll te zezë ore faqezi,qeveris Rama ministrit te mbrendshem Saimir Tahirit forcave te rendit qe nga policia e thjesht e gjer te forcat speciale ju lumt ashtu mbahet dhe zhvillohet shteti, dhe nga sukseset as mos lshoni pe.Shqiprija jon e bukur duhet dhe ka zot.Kurse si ky krimineli Ristani qe her prezantohej nga Vlora per fitore tashi nga Lazerati per deshtime kso fundrrinave si vyen shqipris.Poshtë kriminelat, Rroft shqiprija.

    1. Pilo Lala says:

      Mua nuk me cudit Ristani, por me cudit Lazarati, qe nuk e kuptoi qe kete biznes te paligjshem 25 vjecar, duhet te nderpresi, dhe te filloje te investoje.
      Cfare presin? Te behet prape Berisha Kminister?

  2. emigranti says:

    Nuk eshte nevoja qe ristani te shkoj te beje testin e droges.Mjafton qe Ilir Meta ti jap fjalen per te folur ne seance dhe do te bindeni plotesishte nga syte e skuqur , dhe oratoria e tij.E thoni ju qe pi raki.Jo or jo. ai “smok’ dy a tre cigare e pastaj del ne tribun, ku i duket vetja si ata oratoret e lashtesise greke.Ne rast se ka tub per testin e Droges, si ai qe mbajne policet per testin alkolit, do ishte mire qe Ilir Meta pervec cekicit te mbante dhe nje te tille se nuk eshte vetem Ristua qe tymos , ka plote te tjeredhe sa here qe aparati leviz, t’ia fus me cekic kokes qe te vej i turullosur ne seance e ta zere gjumi, kaq per sot.

    1. Pilo Lala says:

      E bukur kjo…

  3. Tiku says:

    Prralla lazarati ka qene dhe I ps atehere deputete zones lazarat marbule ceco kurse tani ka vetem deputet qarku.marbulja mbolli per here te pare

  4. Mergimtari says:

    Qe nga Saliu i pari, luli dhe gjithe falangat e PD, bejne be e ryfe per Lazot qe kane qene dhe mbeten bastjon i PD, kultivus e shperndares te droges, kriminel e vrases te policise dhe kundervenjes te shtetit. Aktet e fundit dhe vrasja e oficerit te policise Basha nje jave me pare deshmoi dhe njhere qe lazaratasit kerkojne me cdo kusht e mjet te kethejne parajsen e humbur dhe te mbeshtetur nga PD. Esht detyre e drejteise qe te mos bej kompromise dhe koorupsjon me kriminelet qe grumbulluan nje arsenal armesh bashkekohore, goditen policine dhe vrane oficerin ne lulen e jetes dhe ne krye te detyres. Burgim te perjeteshem, ose varje ne mes te GJIROKASTRES. Mos kini frike nga Evropa dhe Amerka se edhe ajo vete denon me vrasje dhe elektrikparsona qe bejne krime te tilla. Vetem keshtu dote vene mend kriminelet e Lazaratit.

  5. dante says:

    Po ne Lazarat behej cannabis!
    C’hyn kokaina,..apoo futja kot se skeni cfare te shkruani.
    O gazetaxhinj te lodhur po te keputur fareee.

  6. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Namin ka ujku se kerdine e ben cakalli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje