Gjendet video e vrasjes së Ibrahim Bashës në Lazarat

28 Qershor 2015, 14:35Politika TEMA

Policia vazhdon të mbledhë prova materiale për të faktuar vrasjen e Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s të vrarë në Lazarat më 24 qershor, ndërkohë që listës së të kërkuarve i mungon vetëm një person.

Një tjetër provë faktike dhe e pakundërshtueshme, se cilët ishin personat që qëlluan mbi Bashën, është ajo e pamjeve filmike të sekuestruara pasditen e së shtunës në fshat.

Bëhet fjalë për xhirimin në momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë, raporton TCH.

Pamjet filmike janë kryer nga një banesë në afërsi të vendit, nga ku u qëllua, dhe janë gjetur nga policia gjatë kontrolleve rutinë të banesave.

Të 6 tashmë ndodhen të arrestuar dhe do të akuzohen për vrasjen e policit. Personi i mbetur në kërkim është vetëm një bashkëpunëtor dhe, megjithatë, një pjesë e efektivëve të RENEA-s do të vazhdojë të jetë në Lazarat, deri në kapjen e tij, pavarësisht se nuk luajtur rol në vrasje.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditura se, pas kapjes së të gjithë të kërkuarve, tashmë armët e krimit mbeten të vetmet objektiva, për realizimin deri në fund të këtij operacioni.

Ka të dhëna, që dy vëllezërit i kanë treguar vendet se ku janë armët e krimit, ndaj RENEA po përpiqet t’i gjejë ato, për të bërë që dosja hetimore ndaj tyre të jetë e plotë.

Ndërkohë, 4 personat e tjerë të përfshirë në vrasje kanë pranuar përpara Policisë, faktin se kanë kryer qitje me armë në drejtim të automjetit të policisë në Lazarat. Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, ende nuk kanë firmosur ndonjë deponim, ndërsa janë në pritje të marrjes në pyetje

18 komente në “Gjendet video e vrasjes së Ibrahim Bashës në Lazarat”

  1. emigranti says:

    Bravo , 1 mije here bravo Policise dhe Prekurorise, qe bene te mundur per nje kohe rekord zbulimin e autoreve dhe dokumentimin ligjor te vepres penale.

    1. John says:

      C’bravo more. Alikot ishin ne kerkim prej 1 viti dhe verdalloseshin ne fshat si kaubojsa. Aty i kishin para syve pse nuk i kapen? Diten e zgjedhjeve hynin e dilnin ne qendrat e votimit dhe askush nuk i preku. U desh te vritej nje njeri qe policia te nderhynte. Tahiri nuk eshte me i mire nga Mul Noka. Jane njesoj te paafte dhe po aq te shitur tek politika, vetem kostumet ndryshojne. Funderrina.

      1. me thene te drejten says:

        Mor John Derdimeni,pa na thuaj ke arrestoi Muli yt ne Lazarat,qe te themi pastaj se jane njesoj Muli me Sajmirin!!!

  2. Pirxh pirxh se lirohesh says:

    Shqetesuese filmimi i sulmit, duhet hetuar
    Dhe ne aspektin e terrorizmit, sepse dihet qe terroristet i filmojne sulmet per propagande e panik, prandaj nuk duhet qe hetimet te mbyllen vetem me kete grup te
    Arrestuarish, respekte policise

  3. Demokrati says:

    Ky eshte nje shembull I vertete I rimekembjes se Shtetit Per kete kemi nevoje te gjithe! Pershendetje vendosmerise,trimerise dhe sakrificave te forcave te policise.

  4. Vini says:

    Po ca bravo .Me ket moshe qe kane esht shum e kollajte ti cosh ne kurth me ane te teknikave te hetimit .Bile ve bast se gjysma e atyre do pranojn te bashkpunijne ti ulet 1/3 e denimit .

  5. Tirana says:

    Zbulimi i vraseve te policit dhe dokumentimi ligjor i saj ne kohe rekord eshte tregues profesionalizmit te oficereve te policise dhe prokuroreve .Bravo per punen e bere .Ec perpara sajmir Tahiri

    1. niku says:

      Nuk mund te thuhet se ka profesionalizem kur dihet boterisht se ne lazarat konsumohet droge, e sidomos moshat e reja, te cilet jane edhe autor te krimit. Policia duhet te kishte vepruar ndryshe, pa u demtuar asnje nga radhet e saj, por te thuash qe policia ka treguar profesionalizem kur nga radhet e saj pati te vrare nuk eshte dinjitoze. Policia e dinte shume mire qe rinia ne Lazarate konsumon droge e mbi kete baze duhet ta ndertonte strategjine e saj luftarake per te kryere detyren e saj me cdo kusht por pa u demtuar asnje nga radhet e saj, vetem ne kete rast cdo kush mund te thoshte qe policia veproi me profesionalizem, por policia vajti ne Lazarat pa nje pregatitje paraprake te duhur per permbushjen e detyres, duke bashkepunuar ngushte me pushtetin lokal.

  6. Optimisti says:

    Urime nga larg policise e shtetit dhe ministrit Tahiri qe brenda javes i zuri zagaret, kusaret dhe ktriminelet e Lazaratit qe kerkonin te kethejne kohen e Saliut qe i mbeshtete dhe i mbronte te kultivonin dhe tregetonin ashashin qe po mer jete njerzish. SHpresojme qe edhe SHqiperia nje dite dote behet shtet, me masat dhe rreformat qe po ndermer qeveria Rama. I kjtojme drejtesise te jape verdiktin qe meritojne keta kriminele. Denim Maksimal, sepse vrane djalin e ri ne krye te detyres, Hero ne Aganistan dhe Irak dhe viktime nga kriminelet e Lazaratit, I qofte dheu i lehte.

  7. Pelasgian says:

    Lexoje pak John o demokrati!

    Ktej ankohen fajin e ka Saliu e pastaj Sali tall topet me ta!

    HIPOKRITA!

  8. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Eh kur do Shteti !
    se kap lepurin me qerre po I thot lepurit hip ke qerrja si ne kohen e Gjeneralit
    Nji respekt madheshtor per djemt e vajzat ne krye te detyres se luftes se krimit

  9. marie says:

    kush flet kunder policise se shtetit e ka te kote,jane shembullore dhe po bejne nje pune te persosur me ne krye S.Tahirin,nje bravo e madhe!Ato qe shkruajne brockulla,e bejne per te na mbushur mendjen qe kjo qeveri nuk po ben asgje! MBLIDHNI MENDJEN,ME NE FUND PO BEHET SHTET!

  10. beni says:

    komplimenti policise.SAJMIR TAHIRI dua qe te besh nje kontroll ne forcat RENEA dhe FNSH.NE VIDEOT E LAZARATIT SHUME EFEKTIVE ISHIN MBI PESHE NGA 100 KILE.ME GJITHE RESPEKTIN NUK MENDOJ TE JENE PROFESIONISTE.

  11. Z/Kallami says:

    Informacioni qe vjen,Top Sekret nga John,diktone:
    Ne policine e shtetit ne vend te Samirit do vije ky lolo John mbasi ketu ma siper ka dhan nepermjet komentit nji test teper imagjinar se ia kalon ishit te Policise as nuk diskuohet.Po ia kalon edhe te madhit Saimir Tahiri qe ne keto 2 vjet vazhdon te baj histori qe do mbetet per shume vite ne mendjen e popullit si ma i shkelqyeri ne keto 25 vjet jo shtet do e si do.Po rrupalle shtet “demokratike”.Kur ne keto dy vite 2013-15 po gjene qetesin duke bllokue “drejtimet te padituna”.Me johnin ne krye te policise se shtetit Shqiperia do beje mrekullina.Lum kush te rroje ta njohe zonje.
    Z.Saimir!
    Qe te kesh suksese merr keshilltar Johnin.

  12. sqarusi pa parti says:

    Ne pergjithsi jam dakodt me komentet. Por mburrja,vetkenaqesia,euforia,vetlavderimet,jane te teperta per cka ndodhi,kaq shume nuk eshte eshte gezuar H.Pobrati kur ka kapur banden e stervitur nga CIA te kryesuar nga Hamit Matjani,jo per keta adolishente te drogua te cfaqur hapur ne veprimet e tyre, qe kane kohe ne ndjekje dhe mos arrestimi ne kohen e duhur solli kete pasoje te pa riparushme,nje djale mungon ne shtepi,nje oficer policie mungon ne rrepart, nje shok,nje mik nuk e kemi midis nesh.
    Kam degjuar me nje interviste “strategun” e policise kriminale Sokol Bizhga, qe para nje viti ka thene se “Une do te vij cdo jave ta pi kafen ne Lazarat” ku eshte ky fare trimi se nuk po ja degjoj kakerrimen,ku e ka rrjetin sekret informativ qe ti paraprij sherbimeve policore,nje informator i mire ne perberje te grupit kriminale do ta kishte evitura vrasjen e oficerit te policise,Sokol B ka nuseruar dy here si drejtues madhor i policise kriminale,prandaj bej pyetjen,nuk di apo nuk do?
    Z.Tahiri perqendroje vemendjen tek policia kriminale se kjo te nderon,eshte e kollajt qe policin ta “armatosish” me kosor, te per korrur hashash,pinca per te prere lidhjet elektrike,apo kazmat per te prishur ndertimet pa leje,kjo eshte detyre kalimtare qe shume shpejt do ta kryejne punonjesit e pyjores,elektrikut apo komunales.Armatose policine me kodin e procedures penale,me teknikat dhe taktikat e hetimit, qe ne ekspertimet kriminalistike te perdorni metodat karteziane,me menyrat e ngritjes se grackave dhe kurthet agjenturor. e tje e tje,qe disa drejtuesit tuaj nuk ja u dine emrat.(Perdore se me pak shprehjen “bravo çuna”)
    Po citoj dy postulate te nje sherbimi policor perendimor pr vleresimin e jetes se policit 1. Asnje sasi droge e kapur nuk vlen me shume se jete Juaj.
    2. Asnje proces hetimor sado i rendesishem qe te jete nuk vlen me shume qe femijet Tuaj te rriten pa baba.
    Nderim dhe respekt per deshmoret e policie Shqipetare.Qofte deshmori i fundit I.Basha

  13. Shqiptar says:

    Saimirit nuk ka pse ti behen elozhe pse kapi disa kriminele ne lazarat apo kudo qofshi.Ai eshte duke bere detyren.Saimiri e ben detyren sipas politikes pasi jo vetem qe nuk ka kapur vrasesit e Santos por as nuk e di se kush jane?Po te jete per grupin e tritolit te vene ne biznesin e familjes se tij po Ai ste fal i kap edhe ne suedi.Bravo Saimir!

  14. Laver Stroka says:

    Degjova intervisten e disa miqve te mi te shoqates “LAZARATI”. Me shqetesojne TRE FAKTE te shprehura prej tyre dhe te qarkulluara ne Jug prej shume vitesh.
    1-Lazaratasit ishin cirake te boseve NE QEVERI, NE PARLAMENT DHE NE POLICI, por jo sic jane etiketuar gabimisht Gatja me shoke.
    2-Transporti i droges eshte bere me mjete te pakontrollueshme nga policia.
    3-Grupi “terrorist” i fshatit eshte pergatitur nga ushtarake.
    Kur te vihen keto tre pika mbi “i”-ne, atehere do te besoj se ne kete vend problemi i droges(I BIMES VRASESE-qe kerkon te legalizoje M.Dajti dhe K. Kokdhima “per te pasuruar shqiptaret” ose me shqip: PER TE VRARE SHQIPTARET) do te marre zgjidhje. Ne te kundert do te kete katrahura te herepashereshme me cirake te burgosur dhe jete te humbura policesh. Do te kete kriminalitet ne rritje, fusha djerre, hajdute, pasiguri dhe terror, pra ecje jo ne drejtimin e duhur.

  15. Nikoja says:

    Nje gja me ban pershtypje qe keta <> qe nuk kapin arme me dore sepse <> sipas te atit te tyre (qe permenimin tem ashte po aq fajtore sa djemte ) kane marre nje Avokat kaq te <>.Si ka mundesi qe zoti Berisha ja dha uha (borxh) avokatin e tij personal ??? A thu ka noj soj lidhjet mes tyne …le te shohim e noshta edhe munde te mesojme noj gja te re plus qe keto dy jane nen hetim edhe per heren e pare qe kane gjujte forcat e policise …. me dy denime te perjetshme gjithsesi nuk ma merr mendja qe ulja e denimit me 1/3 te ndikoje edhe aq ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje