PS festime për 24 vjetorin e themelimit, ftohet edhe Fatos Nano

28 Qershor 2015, 10:56Politika TEMA

Partia Socialiste do të festojë 24 vjetorin e themelimit të saj, por edhe fitoren në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit , ditën e hënë në orën 19:00 tek Teatri Kombëtar.

Ashtu sic deklaroi përpara zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetar i PS-së, i është përmbajtur pikë për pikë zhvillimit të festimeve për datën e themelimit të Partisë Socialiste, bashkë me fitoren e zgjedhjeve vendore.

Madje, në këtë 24 vjetor, socialistët nuk kanë kursyer ftesat as ndaj liderit historik të kësaj force politike Fatos Nano, megjithëse nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë i pranishëm në festime.

Përvec deputetëve dhe të zgjedhurve vendorë, kandidatëve dhe strukturave drejtuese të PS-së, ftesa në 24 vjetorin e themelimit i janë dërguar edhe partive aleate, ish-deputetëve apo figurave të kësaj partie ndër vite, por edhe opozitës.

Sipas organizatorëve, ceremonia do të ketë në qendër të saj një fjalim të Kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të përqëndrohet jo vetëm në fitoren e thellë të arritur në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, por edhe në reformat e pritshme që do të ndërmerren.

Ndërkohë kandidatët fitues të ASHE në 46 bashkitë e vendit kanë festuar rezultatin zgjedhor me deputetët eangazhuar në fushatën e tyre.

 

 

11 komente në “PS festime për 24 vjetorin e themelimit, ftohet edhe Fatos Nano”

  1. nuk keni pare gje akooooooma ….ec perpara…..PS !

    1. Odeta says:

      Ore Detar, memaliot je ti mo?

  2. coli says:

    po ftone dhe saliun se tosit nuk i ecen muhabetet pa saliun te gezoni ti kujtoni se populli jetone ne parajse borgjesh etaksash te asimiluar prej te gjithave partite qe drejtuan keto 25 vjet!

  3. hari boo says:

    Nano mos e humb rastin qe te jep Edi per Presidentin e ardhshem. Nuk keni vrare e prere me njeri tjetrin. Ti duhet te jesh aty. Figuren tende e ka zvetnuar vetem Berisha, sepse, je permendur ne dualitet me te.

  4. latif says:

    Kukuvajkat vajtojne.Fatos Nano e coi pushtetin tek Berisha,Dyshja Nano-Berisha i kushtoi shume ketij populli.Ne dac te vije ne feste,ne dac te mos vije,Nano i ngjan atij atij prindi qe la peng femijet e vet.Tani qe e gjen kete familje te bashkuar,triumfuese,me besimin absolut te popullit,ndoshta eshte bere pishman,por me mire te mos vije!

  5. mos harroni fotot e enver hoxhes!
    si dhe kendoni internacjonalen..
    ftoni edhe ca antiimperjalista grek..
    dhe nderoni me grusht veteranet/..

  6. Z/Kallami says:

    Origjina hyjnore e pluralizmit te partive ne Shqiperi.

    Jane disa parti zoga te pjelluna nga partia Meme Socialiste.Zoga e pare LSI do marrin pjese ne kete kremtim pervjetori.Etj,etj zoga.
    Merreni me mend sikur te festonte PPSh pervjetor krijimtarie partie ku nuk do ngelte asnji zoge partie pa pjesmarrje.Pra te gjithe partite pluraliste sot kane te njejten gjenez,te ardhur trasheguar nga nji GEN.
    Perjashtime bajne Balli Kombetar dhe Legaliteti qe jane me gen me vete.

  7. Muzapopullore says:

    Rrofte dhe lavdi Erion Velise, kryeministri de facto I Shqiperise. I vetmi yll nje ngritje qe do kthjeje lavdine europiane Shqiperise.

  8. Spartaku says:

    Ps-te rofte dhe qoft per jete,per te miren e popullit shqipetare.Te shpetojme nga bastardi Sali Berisha.Rrofte partia socialiste dhe EDI RAMA.

  9. zekth says:

    Rrotullohemi dhe vime prape aty ku ishim.
    Berisha, Nano, Rama, Meta.

    Me keq nuk ka ku te veje.

  10. jena says:

    po TOM DOSHIN e keni ftuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje