Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të ankimojë ditën e hënë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë së Vorës.
Një ditë më parë dhe nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta, tha se do të ketë një betejë ligjore për këtë Bashki.
Rezultatet e shpallura nga KZAZ, shpallin fitues Fiqiri Ismailin, me një diferencë prej 258 votash me kandidatin e propozuar nga LSI në emër të koalicionit të majtë, Luan Sallaku.
Kjo forcë politike pretendon se në këtë njësi lokale janë regjistruar fiktivisht, për arsye elektorale, 600 persona, të cilët nuk i përkasin kësaj Bashkie, raporton Klan.
LSI nuk i beson dot faktit qe ka te tjere qe vjedhin me mire.
Turpi i rradhes nga k/ministri i cili nese do ta lejoje te ndodhe, atehere duhet te terheqe gjithshka tha, kur LSI bashke me PD i moren k/qytetin, 4 vite me pare.
amani more ankimoni dhe selenicen
Po edhe për listat e Durrësit të bëhet denoncim pavarësisht që nuk do ketë efekt në rezultat. Kështu që Iliri do marrë një tel ku I thuhet hiq dorë për më tej. Fatkeqësi është që na kanë rrethuar kryebashkiakët “të fortë”
Zgjedhjet i fituan Partite. Kush doli i humbur nga zgjedhjet? Populli doli humbes i madh i ketyre zgjedhjeve.