Florian Bieber nga Qendra e Studimeve për Europën Juglindore në Universitetin e Grazit në Austri, i cili ndodhet në Tiranë, në një intervistë për Top Channel jep këtë opinion për vizitën e 8 korrikut të Kancelares Angela Merkel në Tiranë.
Nga Muhamed Veliu
“Mendoj se kjo vizitë lidhet me ripërfshirjen e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor. Tani ne shohim një interes të shtuar të Gjermanisë, e cila i vlerëson si tejet të rëndësishme marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit. Gjermania tashmë e ka kuptuar rëndësinë e Ballkanit dhe dinamikën pozive të rajonit”, thotë Florian Bieber.
Top Channel: Por përse pikërisht tani ky interes në rritje nga Gjermania për rajonin e Ballkanit?
Florian Bieber: Mendoj se kjo bazohet më së shumti në të kuptuarin se zgjerimi BE-së nuk është duke funksionuar siç duhet për momentin. Dhe për këtë ne shikojmë disa vende antare që përfshihen në këtë çështje. Kështu, disa vende janë duke marrë rol udhëheqës. Një prej tyre është Gjermania, që ka kuptuar se nuk është e rëndësishme vetëm çuarja përpara e procesit të zgjerimit, por gjithashtu se ka edhe lojtarë të tjerë në këtë histori, siç është Rusia. Ne e dimë që marrëdhëniet e BE-së me Rusinë janë përkeqësuar dhe se Rusia mund të luajë një rol negativ në rajon dhe është nevoja në dërgimin e një sinjali të qartë se, me reforma dhe një bashkëpunim më të mirë rajonal këto vende mund të avancojnë rrugën e tyre drejt Unionit Europian dhe se nuk ka alternativa të tjera. Gjermania dhe BE-ja duan që rajoni të jetë në BE. Europa nuk e shikon me shqetësim pse investitorë rusë i afrohen Ballkanit. Problemi lidhet me frikën e aplikimit të modelit autoritar rus në rajon, të cilin ne e kemi parë në Maqedoni, ku Rusia është duke mbështetur qeverinë aktuale. Jo se ata janë pro Rusisë, por se duken më afër atij lloj autoritarizmi në Rusi. Prandaj, në këtë këndvështrim roli Rusisë në rajon shihet si negativ.
Ndërsa Gabriel Partosh, analist për rajonin në “The Economist Intelligent Unit” në Londër, jep këtë përkufizim për ardhjen e Merkel në rajon.
“Rëndësia e kësaj vizite të Kancelares Merkel lidhet me faktin se Gjermania tani është duke marrë një rol më pro-aktiv në Ballkanin Perëndimor. Këtë ne e pamë me Konferencën e Berlinit vitin e shkuar. Gjermania është duke dhënë inkurajimin e duhur për reformat në këto vende të rajonit për të përshpejtuar hapat e antarësimit në BE. Prandaj, mendoj se kjo vizitë, përfshihet në të tilla përpjekje që parashtrova më sipër që Gjermania tani është duke marrë një rol aktiv e të shtuar në rajon”, thekson Gabriel Partosh.
Top Channel: Përse ky rol aktiv dhe i shtuar nga Gjermania pikërisht tani?
Gabriel Partosh: Sepse askush në Europë nuk e ka vullnetin ta bëjë një gjë të tillë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshira me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Unioni Europian është i tejmbushur me problemet e brendshme, si Greqia apo edhe Britania me referendumin. E gjithë kjo situatë e largon vëmendjen nga Ballkani përveç gjermanëve, të cilët edhe ata kanë probleme me BE-në, por të paktën tregojnë se kanë energji të merren me Ballkanin. Por përse dhe përse tani? E veçanërisht që prej vitit të shkuar. Mendoj se kjo lidhet me rrezikun që i kanoset BE-së, e në veçanti integrimit të vendeve aspirante, duke humbur shpejtësinë siç ndodhi me Maqedoninë, një vend që pret e pret pafundësisht, pasi ka 10 vite që është vend kandidat. E kështu, gjermanët mendojnë se ky mbase është rasti për t’u dhënë fund zvarritjeve të BE-së, duke u siguruar se progresi të paktën për Kosovën mund të arrihet. Prandaj Merkel do të vizitojë edhe Beogradin, dhe Tiranën, e në këtë rast merr rëndësi të posaçme. Merkel kërkon të sigurojë mbajtjen e premtive nga serbët dhe ata kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve. Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të luajë një rol të përgjegjshëm në lidhje me shqiptarët e Kosovës, ata në Maqedoni dhe rajon.
Top Channel: Ardhja e Merkel në Tiranë e çon në tre numrin e takimeve me Ramën në harkun kohor të një viti. A mendoni se Merkel është duke kërkuar një lider për rajonin dhe se Edi Rama a mund ta përmbushë një rol të tillë?
Gabriel Partosh: Ajo nuk ka shumë zgjedhje në këtë rast. Qartësisht Edi Rama potencialisht mund të jetë një prej udhëheqësve. Natyrisht për Gjermaninë dhe rajonin, Serbia është padiskutim me rëndësi, është një prej vendeve më të forta, i cili është parë në citimet ruse me një lloj flirtimi në distancë. Merkel kërkon siguri që Serbia mos të dalë nga rrugëtimi europian. Vuçiç shihet si një kryeministër pragmatist. Unë nuk do t’i vendosja të gjitha paratë në një bast për Edi Ramën, për atë që ju më pyesni, por natyrisht për Merkel, Rama shihet si një figurë e rëndësishme në rajon, sëbashku me kryeministrin Vuçiç.
gjermanet i duan shume sunitet………..
Po tek pasardhesi i Jezu Krishtit Tsipras, do shkoje? Gjithsesi tfgs lutju Papuse qe racionin e muajit tjeter ta jape njeheresh, se pas pak do veje nje kg domate hollandeze, 150 000 dhrahmi. Mos pyet fare per miellien apo orizin.
o po leri sunitet ti dhe ik nxirr evrote qe ke ne banke andej nga elladha se me 1 korrik e ke dambaro elladhen, boll bere gerr verr me sunitet se i je merzitur edhe vetes tende o i semure mendor
Komentet e tua nuk kane shpalosin vlera krishterimi brenda tyre e aq me pak Ortodoksie Shqiptare.
QenOrtodoksi Greke po, por aspak Shqiptare!
Merkel, Merkel, Merkel……….
Flirtimi Ruso-Serb neutralizohet vetem atehere kur te neutralizohet Putini, dhe ky proces kerkon zhdukjen e ndikimit Rus me ane te shteteve satelite te tij ku nje prej tyre eshte vete Serbia.
O TEMA
E keni dhier pak muhabetin, se ky ne fotografi nuk eshte FLORIAN BIEBER por GABRIEL PARTOSH
ANALIST I SHKELQYER ME ORIGJINE HUNGAREZE.
ESHTE NJOHES SHUME I MIRE EDHE I POLITIKANEVE SHQIPTARE, PASI ESHTE NGA TE PARET QE KA VLERESUAR SE SALI BERISHA PERBEN RREZIK PER SHQIPERINE……
Nese e kam une gabim, jam I hapur per kritikat dhe faktet tuaja qe te provoni te kunderten e asaj qe them une…..
Pse ju shiat e iranit jeni xheloza eh?
E po nese tfgs seshte dakort me Gjermanet ,ahere Gjermanet duhet te respektojne dhe te bien dakort me qendrimet e tfgs “””Fjal e qeruar pune e mbaruar…ska nje alternativ tjeter duhet te biem dakort apo jo?…..
po se shef se ashte mbushe vendi plot me shiha !
vjen te kruaj edhe ndonje kusi qe ka ngelur pa rrenbyer nga Saliu
Populli sigurisht qe eshte qorr,por e bukura eshte kur dhe keta mender politikanesh bejne qorrin qe populli te qorrohet deri ne verbim.Europa sigurisht nuk e do ballkanin per shkak te historise se tij te trazuar e te qenurit akoma ne mesjete si ne ekonomi ashtu dhe mentalitet.Ndaj gjermania ka marre persiper te krijoje Unionin ballkanik me ne krye serbine duke u premtuar ndonje kokerr leku per zhvillime rurale.ndonje rruge a pishine,fabrike mielli e perpunim agrumesh dhe aq me shpresen se do shpetoje prej tij e njeherazi do e mikloje per te mos u hedhur ne prehrin e Ruseve.Kjo eshte dhe domethenia e vizites se Merkelit ne boshtin Tirane-Beograd.
Shqiperia ndoshta ,per fatin e saj poshterues ,ka nji perberje popullsie
te perzjer ,me gjysme/shumice islame ,dhe gjysmen tjeter ortodoxo-katolike,
por si vend si toke eshte Historikisht- Perjetesisht nji vend Ortodox .
Bilaci lidhjeve midis Shqiperise + RUSISE -veshtrim Realist jasht politikes sot.
1- RUSIA mbas luftes LIIB ndihmoj rimbekembjen e Shqiperise mesjetare ,duke e ngritur ate ne nivelin e shteteve fqinj Ballkanike ,ne cdo aspekt .
Ushtri,industri,infrastrukture,kulture dhe s’i mori Shqiperise asgje mbrapsh si shperblim .
2- Gjermania , e pushtoj Shqiperine , i vuri flaken fshatrave e jo vetem ,Shqiptare, vrau ,interrnoj ne kz shqiptare e nuk kthehu asnjiher ,demshperblimet e luftes .
tjeter Shqiperia si nji vend i dhene nga Zoti, Ortodox e lidh me Rusine ate se ajo eshte qendra e Ortodoxise ortodoxsise gjithe botes ,
po islamistet shqiptare c’i lidh me gjermanet ?
Apo rraca kArJane islame shqipcare !
Jep argumenta nqs deshiron islamist kArjan
Ik falju Janulles dhe Putinit o mesjetar, ke ngaterruar artikull
Trumykur!
1. Ne mbeshtejte te argumentin tend rraca gjermanike nuk i vuri flaken Shqiperise se sotme vetem gjate L2B, por edhe qe ne kohen e para krishterimit kur visigotet bashke me Ostrogotet shkaterruan gadishullin Ilirik per te pushtuar Dodonen.
2.Tani keta Ruset e vegjel sllav qe njihen me emrin Serb, mekembes te Rusise ne Ballkan dhe xhelate te Ortodoksise, cfare te semes kerkuan ne Ilirikum atehere kur erdhen si pagane?
3.Rusia ndihmoi Shqiperine se ashtu i interesonte asaj pasi Shqiperia konsiderohej si shtet satelit i B.S. dhe te njejtin gje beri edhe me Moldavine, Biellorusine….. Pa me thuaj cfare ndihme i dha Rusia Shqiperise pas 1962?
4.Me Gjermanine sot Shqiperine e lidh interesi i perbashket ekonomik dhe ushtarak.
5. Per ju ushtaret e Janullatosit Gjermania eshte shtet armik dhe komentet tuaja e tregojne kete me se miri, pasi nuk flisni per huan dhene prej gjermaneve por flisni akoma per L2B duke pare fantazma me naziste.
4.
argumente myslimanesh si gjithmon ,shperndahen si kurva ne muhabete,duke hyre ne krahasime te pallogjikeshme ,si imitime kllounesh,
sja vlen te diskutosh me karagjozat e isamit
Nuk jane veçimet por kooperimi e bashkimi, zgjidhja!
Be-ja i ka hipur kalit se prapthi duke shkaktuar konflikte te kota dhe duke pretenduar nga shtetet aspiruese per anatearesim ne te, te ndjekin te njejtin qendrim. Eshte qesharake qe pas mijera e mijera vjetesh te hedhura dem ne urrejtje, ndarje, luftera e shkaterrime, ende vazhdohet t’i bihet fyellit ne te njejten vrime.
Shqiperia NUK duhet te anetaresohet ne nje bashkim te komanduar nga lobet e industrialisteve dhe bankiereve, per sa kohe ky bashkim ngelet i tille! Nuk kemi nevoje per BE, por vetem per nje zhvillim gjitheperfshires ne harmoni me te gjithe popujt, natyren dhe çdo gjallese!
Andrea Radi
edhe grekaret i kane qef gjermanet se jane pervelim
o TemA “gjermanet i duan shume sunitet…” po tall menderen me ne apo si eshte puna jote, si eshte e mundur qe tgfs-ja komenton gjithmon ne pole position apo eshte rastesi ?