Rezultati i Zgjedhjeve/Idrizi: PDIU, rikonfirmohet forca e 4-të

27 Qershor 2015, 12:00Politika TEMA

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet rikonfirmohet si forcë e katërt politike në vend.

Në një deklaratë për shtyp kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi tha se rezultati ynë në zgjedhje është një fitore e madhe. PDIU rriti mbështetjen elektorale me 35% më shumë se në 2013.

Sipas tij, PDIU, u rikonfirmua si forca e katërt politike në vend.

Idrizi vlerësoi se fitorja e PDIU në Konispol e veçante pasi ishte në një terren të minuar”

Ai tha se PDIU kishte arritur rezultatin pa asnjë abuzim dhe pa qenë pjesë e administrates, dhe vlerësoi procesin zgjedhor si të mirë dhe pa konfliktualitet

“Sërish procesi drejtohet nga partitë e mëdha. Kjo gjë sjell sërish probleme në administrimin e procesit zgjedhor. Mungesa e numëruesve të PDIU tregon se ka ende probleme me procesin i cili duhet të çpolitizohet.

PDIU u rikonfirmua si parti e katërt në zgjedhjet vendore. Në kuadër të ASHE-së, ne fituam 3 bashki nga 3 ku vendosëm kandidatët tanë të përbashkët dhe u rritem nga 45 mijë në 60 mijë vota. Ne kemi 60 keshilltarë. Kjo do të thotë se ne kemi rritur mbështetjen elektorale me 35 për qind më shumë se më 2013.

Me rezultatet në terren, me shpërndarjen e votës në të gjithë qarqet, jo vetem ne 5 qarqet ku ne kishim bastionet tona, PDIU u konfirmua si parti e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e çamëve, si mundohet ta kufizojë një pjesë e rivalëve tanë politikë, një pjesë e mendimtarëve të banaqeve mediatike, e pse jo dhe ndonjë kancelari e ndonjë shteti fqinj.

Ne kemi arritur rezultate spektakolare dhe në bashki të tilla si, Dibër, Kukës, Lezhë, Malesi e Madhe, Devoll, gjë që na bën krenar për ofertën tonë elektorale, të qëndrueshme, cilësore, kombëtare”, tha Idrizi.

4 komente në “Rezultati i Zgjedhjeve/Idrizi: PDIU, rikonfirmohet forca e 4-të”

  1. DURRSI says:

    Zgjidheni me Mediun. Ai thote PR eshte force e katert ti thua PDIU eshte force e katert.

  2. Lisi says:

    Ky rezultat me gezon shume.Partite tjera ne Shqiperi ende jetojne dhe punojne nen parullen e internacionalizmit,ku jo shqiptaret i devijojne interesat kombetare dhe shtetrore de fakto ndersa,de juren paraqiten rrejshem si patriote.Keto parti,si ne kohe te Enverit,nuk i shohin,nuk i degjojne as nuk iu pergjigjen fqinjeve tane hegjemoniste,te cilet edhe sot i shfaqin pretendimet e tyre teritoriale ndaj kesaj,cope Shqiperi te mbetur nga gersheret e Evropes.

  3. TOMORRI says:

    mbani forte intelektualin me te madh te te gjitha koherave dashin e havase ose dashamir tahirin

  4. mirjam says:

    Lereni mediun e lulin qe falin detin, te kuisin si qener te rrahur, ata kane fituar ….. Idrizi ka fituar bashki, keshilltare kane fituar edhe ora e shqiperise se u ngaterruan dy zefa,. Bravo shpetim, levizja e duhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje