Kodi zgjedhor duhet të rishikohet sipas kryetarit të PD dhe atij të PS, për Kukësin.
Sipas tyre, kodi aktual favorizon partitë e vogla tek presja dhjetore dhe formula e përllogaritjes, çka dëmton partitë e mëdha ndonëse në zgjedhjet vendore morën numër shumë më të lartë votash.
Arif Rexhmati, kryetar i PD: “Parti të vogla inekzistente kanë marrë nga një këshilltar.
Kjo është çështje e zgjedhjes së qyterave por ka të bëjë me kodin zgjedhor. Ai duhet të rishikohet. Favorizon ata parti, që tek presja dhjetore marrin këshilltarin.
PR mori 1019 vota në Kukës e mori një këshilltar, ndërsa subjekte të tjera që morën 300 vota dhe ato morën një këshilltar.”
Ylber Duraku, kryetar i PS: Nuk është sistem i mirë, pasi partitë e vogla anojnë për interesa të vogla
Këshilli bashkiak i Kukësit tashmë ka marë formën e tij të plotë, pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, por duket se elektorati më shumë ka votuar partitë e vogla, sesa forcat kryesore politike.
PD ka marë 4 mandate, PS 2, LSI 2 këshilltar, PDIU 2 këshilltarë.
Partia Republikane mori 1 këshilltar.
Ndërsa një këshilltarë i pavarur ka arritur mandatin me 1033 vota, raporton Ora News.
Në total 31 këshilltarët për Bashkinë janë ndarë mes 24 partive.
Po LSI ka hedhur lek te papare dhe te mendosh qe jane leket e vjedhura te popullit.Persa i perket PD njerzit akoma nuk kane harruar bemat dhe vjedhjet e Flamur Nokes,Fatmir Mediut,Genc Rulit, te ndjerit Olldashi,Majlindes qe asnje here nuk ja keni permendur emrin etj etj.Kjo eshte arsyeja e humbjes PD jo tjeter .2 vjet jane pak per te harruar korrupsionin galopant qe ti vazhdon akoma shkruan Mero
Kjo tregon se populli eshte ndergjegjesuar dhe tall menderen me ju duke bere zgjedhjet si ne kohen e kanunit nga nje per fis nga dy per bajraktaret dhe keshtu u be kryesia e kuvendit.Populli ka urtesine e mencurine para bajraktarve te pa ngopur e mizore.
Perse te kalojne ne kete gazete,dhe jo vetem,shkelje te rregullave gramatikore ne te shkruarin e gjuhes shqipe?
Kjo eshte demokraci, ne kete menyre edhe interesat e vogla mund te kthehen ne nje ortek te madh dhe ta rrezojne pushtetin.