Harito mbledh ambasadorët e BE për reformën në Administratë

27 Qershor 2015, 12:50Politika TEMA

Reformimi i administratës publike është një nga pesë prioritetet në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ka mbledhur në një takim pune ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në vendin tonë, të cilët i ka informuar lidhur me hapat që janë ndërmarrë në drejtim të reformës në administratën publike, e në mënyrë më specifike për masat që janë marrë për shtrirjen e kësaj reforme edhe në pushtetin vendor, i cili me ndarjen e re administrative do të ketë më shumë përgjegjësi dhe kompetenca veprimi.

Burime zyrtare nga MIAP thanë se Harito u ka shpjeguar ambasadorëve procedurat e reja që po aplikohen për rekrutimet në administratën publike, procedura që bazohen në ligjin e ri të Nëpunësit Civil. Sipas saj këto procedura u kanë hequr mundësinë institucioneve të përzgjedhin punonjësit, sipas interesit të tyre dhe ja ka kaluar këtë mundësi kandidatëve që fitojnë maksimumin e pikëve në konkurrim.

Ministrja ka theksuar se që prej shtatorit të vitit 2014 rreth 20 mijë persona kanë marrë pjesë në konkurset e organizuara nga Departamenti i Administratës Publike, për t’u bërë pjesë e Shërbimit Civil. Kjo shifër e lartë sipas saj tregon rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këto procedura rekrutimi.

Nga ana tjetër ministrja Harito është ndalur në punën e mirë që po bën Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Për të ilustruar fakt, Harito ka përmendur shifrën e rreth 8 mijë  punonjësve të administratës që janë trajnuar në 18 muaj.

Ambasadorët e BE, vlerësuan përpjekjet e qeverisë për të thelluar reformën në administratën publike si dhe kanë kërkuar shpjegime më të detajuara për mënyrën se si do të shtrihet kjo reformë në pushtetin vendor, veçanërisht me ndarjen e re territoriale. Ata nuk kanë nguruar të japin edhe përvojat e shteteve të tyre në këtë drejtim.

1 komente në “Harito mbledh ambasadorët e BE për reformën në Administratë”

  1. sokrati says:

    Mashtruse.Cfar konkur se jane bere kur ne administrate ju keni futur dhe kriminelet.Mjere ata ambasadore qe ju degjojne.Shko ne France atje ku ishe dhe mos bej lojen e Edit dhe ahmetajve,tavove,erioneve dhe kompani hajdutesh.Turp te te vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje