PD ndryshon strategji/ Në fillim përgëzoi kandidatët fitues dhe njohu rezultatin, tani flet për blerje votash

27 Qershor 2015, 16:41Politika TEMA

Ditën e e zgjedhjeve, në përfundim të tyre, Lulzim Basha doli dhe foli për mediat.

Ai foli për fitore të PD-së dhe nuk kishte kontestime të forta.

Por, disa minuta më vonë Sali Berisha botoi një trakt, se si u manipuluan zgjedhjet.

Megjithatë, kjo nuk i pengoi disa nga kandidatët e PD-së që humbën, ta pranonin humbjen dhe të përgëzonin fituesit nga mazhoranca.

Madje, edhe pse u duk qartë që PD kishte humbur, Basha doli në një konferencë dy ditë pas zgjedhjeve, dhe tha se Partia Demokratike arriti një rezultat shumë të mirë, duke u ringritur.

Por, tashmë PD ka ndryshuar strategji.

Basha fluturoi drejt Brukselit për të denoncuar manipulimin e zgjedhjeve.

Madje, ai paralëmjëroi nëpër dhëmbë, se dhe nuk mund t’i njohë ato, ashtu siç kishte kërkuar Berisha.

Edhe kandidatët e djathtë që kishin uruar rivalët e tyre, tashmë kanë ndryshuar qendrim.

Enkelejd Alibeaj p.sh, tani thotë se kandidati i majtë në Fier, Armando Subashi, i ka blerë votat.

PD dhe unë personalisht në Fier nuk kishim përballë jo thjesht një parti, apo një koalicion partish të majta. Përballë kishim një administratë publike, e cila u terrorizua dhe u kërcënua me largim nga puna, nëse ata dhe të afërmit e tyre nuk votonin për pushtetin.

Përballë kishim falanga krimi, të cilat mbollën frikë dhe shpërndanë shuma marramendëse për të blerë votë, e që bleu votë. Përballë kishim një publik, i cili u shantazhua sistematikisht nga vetë kryeministri për të mos na votuar, ndryshe do hakmerrej”, thotë Alibeaj.

Të përballur me shifrat dramatike të humbjes, në PD tashmë kanë ndryshuar strategji dhe po kontestojnë çdo zonë që kanë humbur.

 

8 komente në “PD ndryshon strategji/ Në fillim përgëzoi kandidatët fitues dhe njohu rezultatin, tani flet për blerje votash”

  1. Dashnori nga Peqini says:

    Po ne Permet do i njohe zgjedhjet ?
    Po ne Himare ? Nese nuk i njeh edhe ketu ben lojen e grekut. ?
    Po ne Shkoder ?
    Po ne Kamez ?
    Po ne Vore ?

    Audit ne financat e bashkise se Tiranes dhe nese ka shkelje te merret i pandehur Lul Basha. Heren e pare kishte procedure, kete here jo.

  2. meckojati says:

    Duhet justifikuar hubja e rende.

  3. Z/Kallami says:

    Kur njeriu asht duke u mbytur.Kapet per shkumen e detit.Tashti dhe lulush diplomati krypartiak,asht ne agoni te humbjes dhe i duket fitore.Kjo shifet se cfare flet nga momenti ne moment.Ku te fundit permbysin mendimet e para.A e kuptoni se ne cfare agonie humbje-fitime gjendet PD me kalors gomargjiun lulush.

  4. I.lir says:

    E. Gjyna …. Luli u menderos. Kush mban mend se c’ thosh ne fushate ate lloj trimi s’ka si ta njohe tani. Atehere fliste per fitore plebishitare, tani per manipulime. Atehere fliste per ulje cmimesh, ulje taksash e ku ta di une. Donte te na mbushte mendjen se me PD do te kishim nje qeverisje te bollekut, sikur nuk e dinte qe dhe para dy vjetesh ne ishim po kaq te varfer e me shume me shume hajdute. I humbi zgjedhjet e tha se i fitoi. Alibeaj me shoke uruan fituesit, po usta Sala s’ mund te mos diskretitoje Shqiperine ne sy te botes, po qe se nuk fiton vete. ….. PD humbi e prape do te humbe ne vitin 2017. Gjyna per PD po sa te kete ne krye Salen e Lul manekinin nuk ka per te ngritur koken.

  5. filani says:

    Rob shkedhata, nje vrime i bien. Populli ua dha pergjigjen me vote, tani te ulin koken.

  6. Ne vend qe ti thone Rames e gezofsh fitoren dhe tani mbaj premtimet ose dorezo qeverine, keta merren me budallalleqe kot fare. Rama ka premtuar gjera qe nuk mund ti arrime per 100 vjet, dhe ska mundesi ti mbaj premtimet. Pd duhet ti shkeputet nji minute e mepare berishes, per dryshe se sheh pushtetin as per 30 vjet. Eshte e thjeshte more Basha, Berisha shif hallet tuaja. Nqs vazhdon keshtu te gjitha premtimet e Rames do shumezohen me 0 per shkak te mospasjes alternative opozitare.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Keshtu ndodhe,kur je zedhenes i Berishes !

  8. alti says:

    Kjo eshte strategji e flliqur e dirigjuar nga gangrena e demolkracise shqiptare Berisha dhe Luljeta ,qe nuk ka rol fare ne PD . Sa do qe mundohen te pjellin strategji te tilla , populli shqiptar i dha shqelmin e fundit se keta ishin pregatitur per referendum politik ,dhe per te radikalizuar zgjedhjet. Vet e shkumja e Lulit ne Bruksel per te dhene nje panorame fallco per zgjedhjet duke manipuluar PPE tregon se sa te peshtire jane duke fituar zgjedhjet e tyre me ndihmen e plehrave te europres si Pack dhe Brook, qe me siguri ne baze te pageses se bere vazhdimisht nga PD turbullojne kot ujrat. Fitoren e te majtes nuk ka PPE dhe Brook ta prishe, se sot jemi vend kandidat ne BE dhe nuk pranojm diktat sipas skenareve te Berishes per te mbrojtur kanakarin e tij ne nje humbje katastrofale .Ulni koken dhe lini PD ta marrin ne dore te rinjte e paperlyer se ju e nxite kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje