Humbja e zgjedhjeve/ Prapaskenat e Bashës për të shmangur analizën e përgjegjësive

28 Qershor 2015, 10:17Politika TEMA

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit duket se do të kalojë pa ndonjë analizë konkrete në Partinë Demokratike, megjithëse brenda selisë kryesore të opozitës ka disa zëra që kërkojnë analizimin e tij.

Burime nga PD konfirmojnë për TemA se diskutimi mbi zgjedhjet vendore do të zhvillohet pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it, i cili pritet të publikohet gjatë 10 ditëshit të parë të muajit gusht.

Duket se Basha do të përdorë konkluzione nga ky raport mbi shkeljen e standardeve zgjedhore, nëse në raport do të përfshihen si të tilla, për të justifikuar përgjegjësitë ndaj një rezultati që cilësohet si në minimumin e tij për një forcë politike, kryesore në opozitë.

Burimet theksojnë se aktualisht në Partinë Demokratike nuk flitet për ndonjë proces konkret analize, madje as për pranimin e humbjes, edhe pse kjo parti rezulton humbëse jo vetëm në Bashkitë e mëdha, por në plot 59 këshilla bashkiake nga 61 që ka gjithsej vendi.

Mësohet se javën e ardhshme Basha pritet të mbledhë Grupin Parlamentar demokrat ku do të njohë deputetët me bisedimet që ka zhvilluar në Samitin e EPP në Bruksel, por edhe me qëndrimin që do të mbajnë deputetët demokratë gjatë seancave të mbetura parlamentare deri në mbylljen e sesionit parlamentar.

Aktualisht drejtuesit e PD janë të përqëndruar në përpunimin e fakteve, që sipas tyre provojnë manipulimin zgjedhor, dhe depozitimin e tyre pranë kancelarive ndërkombëtare.

Lulzim Basha dhe Albana Vokshi duket se kanë nisur procesin e denoncimit në strukturat përkatëse të Partive Popullore Europiane, duke shfrytëzuar edhe lidhjet e krijuara me eurodeputetë, pjesë e EPP.

Zyrtarisht Basha deklaroi se zgjedhjet janë një hap i madh përpara për Partinë Demokratike, ndërsa paraqiti disa prej shkeljeve të evidentuara gjatë procesit, që sipas tij kanë ndikuar në rezultat. Basha i është përmbajtur pikë për pikë qëndrimit të ish-Kryeministrit Berisha mbi procesin zgjedhor, i cili vetëm pak orë pas mbylljes së tij, shfaqi qëndrimin për mosnjohjen e rezultatit për shkak të manipulimeve dhe presioneve, që sipas tij u bënë nga mazhoranca.

Në anën tjetër ish-Nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli i cilësoi zgjedhjet jo si një hap i madh përpara për Partinë Demokratike, ndërsa pranoi humbjen e zgjedhjeve. Madje Topalli shprehej se demokratët fillimisht duhet të shikojnë më shumë nga vetja në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

Referuar burimeve nga PD, kreu demokrat Lulzim Basha ka shmangur cdo komunikim me deputetët e kësaj partie pas zgjedhjeve, madje edhe me kandidatët që për më shumë se 1 muaj u angazhuan në fushatë për postet e kryebashkiakëve.

Mësohet se në pjesën më të madhe të tyre, kandidatët kanë drejtuar gishtin mbi mungesën në fushatë të strukturave të PD-së apo mos angazhimin e tyre. Burimet theksojnë se ankesat i janë bërë të njohura Bashës, por edhe nënkryetarëve të kesaj partie dhe Sekretarit të Përgjithshëm demokrat që para datës së zgjedhjeve.

Madje mësohet se ankesat dhe ngritja e problemeve nuk ka pasur të bëjë vetëm me mungesën e burimeve njerëzore, por edhe me mos mbështetjen financiare të kandidatëve të caktuar.

Kjo situatë e krijuar gjatë fushatës duket se ka detyruar disa prej kandidatëve që menjëherë pas zyrtarizimit të rezultatit të pranojnë humbjen dhe të urojnë kundërshtarët, në një kohë që zyrtarisht PD nuk ka pranuar rezultatin.

Burimet theksojne se qëndrimet e shfaqura nga kandidati i PD për Tiranën Halim Kosova dhe ai i Vlorës Genci Deromemaj, të cilët kanë pranuar publikisht humbjen dhe kanë uruar rivalët në garë, janë konsideruar si qëndrime personale nga kreu demokrat, por edhe lidershipi i kësaj partie.   /gj.k/

 

15 komente në “Humbja e zgjedhjeve/ Prapaskenat e Bashës për të shmangur analizën e përgjegjësive”

  1. relisti says:

    me mire te behet analiza pse u blene dhe u vodhen votat….megjithese me duket po e bejne organizmat europian

  2. keshtu ,akoma me kete mendje qe kane akoma banditet e mender PD se,

    greminen e kane shume te sigurte !

    [udhe te mbare ,dhe gurin ne qafe….fashista ]!

  3. Fillori says:

    Kesaj I thone:I ZOTI E SHET,TELLALLI SE JEP.
    Per shume Bashki te medha(Fier ,Vlore, Durres, Tirane Shkoder etj)vet kandidatet, kan pranuar rezultatet e zgjedhjeve,ndersa drejtuesit e PD,per te justifikuar vehten,s’duan ti pranojne ato.Por nuk mbulohet dielli me shoshe.

  4. fshatari says:

    Parti hajdutesh dhe dembelesh me nje kryekar genjeshtar patologjik njeri pa karakter me gjak te ftohte si gjarper,me nje kryekar shpirteror vrases dhe i pabese,psikopat manipulues dhe me formim thellesisht joqytetar.
    PERPARA SB

  5. shqip says:

    nuk ka analize qe ju bie ne vete ju talebane te shqupit. nese duam vertete te kemi nje te djathte, atehere ajo mund te ringrihet pa figurat e urryera 2b plus banden e shqupit.

  6. Toni says:

    Tek ky gje e shpifur ne foto rendojne shume ndyresira si vjedhje+vrasje,vjedhjet fillo nga rruga e kombit-pakti detare me shitjen apo faljen e detit+tokes Shqiptare ndaj grekut,vrasjet e 21-janarit dhe kandahari+tallja qe i beri Tirones si kryebashkiak per plot 4-vjet,Car poziviteti+rezultati priste ky krric i importuar nga familja berisha gjasme kryetare PD-je…

  7. Petro says:

    Nje nga deputetet qe duhet ndeshkuar eshte Albana Vokshi.Humbja e thelle e Durresit s ka justifikime anesore te vogla qe sigurisht kane ekzistuar(veti te skorjeve te komunizmit s rrine pa i manifestuar).Po pavaresisht nga keto, kjo bashke me Caren e me ca te tjere jane autoret e ketij corganizimi te organizuar qe solli rezultatet minimale.Nese keta nuk largohet nga cdo funksion(le te jene deputet) as qe mendohet nje kthese ne 2017.Nje numer keshilltaresh krejt te padeshirueshem bene qe durrsaket ta braktisin voten.Cdo qender votimi brenda ne qytet me minus dhe Cara pretendon se s ka me durrsak , se ka te ardhur, sikur te ardhurit qenkan te tere te majte.Te pergjigjen pse raportet jane prishur.C ka ndodhur?C fare interesash personale kane prevaluar tek keta qe sollen kete gjendje, ne c fare niveli i kane depozitat bankare, c pasuri te palujteshme kane vene, ne nje kohe qe ish pronaret kane mbetur me gisht ne goje.

  8. batoni says:

    Po dhe Alibeja e ka uruar Subashin ne emisionin e Fevzos, pavaresisht se thote si Basha qe pd ka fituar bashke me Preçin. Basha eshte sikur jeton jashte asaj partie bashke me Strazimirin e Albana Vokshin (motren e putanes Vokshi qe jeton ne Ameriken latine dhe vjen e takon vetem Saliun), kur demokratet e vertete e pranojne humbjen. E thote mire Mero, pd duhet te riformohet se do te zhduket si parti dhe pastaj do na ngelet LSI parti ne opozite. U beni te fala barkderrave europiane te partive popullore qe e çuan dhe Europen ne kete gjendje katasrofike. Edhe europianet duhet te ngrihen ti bojkotojne keta politikane furbo. Ndersa Basha duhet te ikij tek gruaja ne Hollande te ja lere partine nje demokrati te perkushtuar per demokracine, por jo Jozefines, Patosit qe çoi vjehrrin familjarisht ne Vore, Strazimirit, Halimit , Albana Vokshit etj marka jashte perdorimit per kohen. Keta duhet te shkojne ne banken e te akuzuarve per vjedhje dhe krime me Flamur Noken ne krye.

  9. temujin says:

    Lereni me se na duhet edhe per fitoren ne 2017…

  10. Spartaku says:

    Te zese ju,te mjere ju te pd-ke.Deri kur do vazhdoni me keto mente qe nuk i ha as qeni.Genjeshtrat,mashtrimet dhe hedhja hi ne syte e demokrateve eshte e kote se nuk u beson me njeri.Humbja e pd-ke ne 21 qershor eshte e udheheqjes,Sali Berisha dhe Lulezim Basha.Qe te dy keta persona te ndjekur edhe nga persone te tjere antiparti,Ristan droga,Edi Paloqja,etj.etj te cilet i kane dhene nje imazhe te keq partise.Ata e kane bere pd-ke nje parti te urryer nga populli,pasi te bardhen e bejne te zeze,dhe nuk dine kurre ti thon te bardhes e bardhe.Ata nuk e njohin autokritiken,nuk dalin te sinqewrte para elektoratit dhe ti kerkojne falje,por vetem me justifikime.E them me bindje dhe keqardhje,se pd-ke ne te ardhemen do te shkerrmoqet,do te shkrihet si parti,se ajo po e tregon se eshte nje parti terroriste.Kjo eshte evertet,se ne krye qendrojne kriminelet Berisha dhe Basha.Reformatimi i kryes se partise eshte e domosdoshme,dhe pa xhaketet e vjetra,qe e mbajne penge partine.

  11. TJ says:

    Nuk e kuptoj kur shume media thone se c’fare tha , beri ose do te beje Basha?! Dhet ta kuptojme qe S’ka Basha Ka vetem Berisha!

  12. Z/Kallami says:

    Asht humbje kohe te merremi me filozofit e PD dhe me lideret e saj Basha dhe Berisha.
    Merreni me mend se cfare politikanesh jane kur humbjen e quajne fitore.
    Ne pergjigje te filozofise politike te tyne duhet ti pergezojme:
    Urime nga fitorje ne fitorje ne cdo teke qershorit (23.6.2013 – 21.6 2015).

  13. Patriot says:

    Keta rrufjane dhe hipokrite shkojne me mendjen se nje dite pushteti do u vije te dera,heret a vone. vetem pushtetin kane ne mendje. Nuk kane shans te gjenerojne ide ,projekte, vizion per te nesermen,keta te degjeneruar totalisht. mirepo sic kane rrjedhur ngjarjet,nuk ka tashme rendesi se c’ka ne mendje Luli.apo Jozefina ne krahun tjeter. Njeri mund te mendoje si te mbijetoje,tjetra si te startoje revanshin,por PD do vazhdoje te zbythet. Dalengadale po rreshqet shkallet,po largohet nga skena.Forca te reja,bartese idesh dhe energjish te reja do ngjiten ne skenen e te djathtes shqiptare. keshtu do te ndodhe.Nuk do ta pengojne dot kete proces nje tufe nostalgjikesh per karrike–mercenare te mbledhur te SHQUP-i, ish-doganiere,idh-tatimore,ish-drejtore policie…etj.

  14. Mico says:

    Me Vokshin, Boden, Rulin, e sorollop te tille te dale boje si hajdute te qeverisjes 8 vjecare PD s ka fytyre te iu dale para mbeshtetesve te vet. Bodja nr 3 i PD per 15 vjet nuk ka fituar as ne fshatin e tij jo me ne qark, si ne qeverisje si ne opozite. Po keta jane fytyra e PD qe Berisha ia serviri shqiptareve dhe ja ku e kane rezultatin. Keta fytyra thjesht kane bere para vete dhe tani i vetmi shqetesim qe kane eshte ruajtja e tyre ne bankat e Qipros e Greqise.
    Keta njerez duhej te ishin ne burg, por sic duket Rama i ka perfshire dhe keta ne listen e te amnistuarve nga drejtesia dhe merret me ato qe s paguajne dritat qe jane per buken e gojes.

  15. marie says:

    JEP DOREHEQJEN—-JE I FALIMENTUAR….DESHTAK NE CDO DREJTIM!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje