Bashkitë që vijuan dhe ato që u kthyen majtas në zgjedhjet e 21 qershorit

28 Qershor 2015, 14:25Politika TEMA

E majta fitoi zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Koalicioni Aleanca per Shqipërinë Europiane siguroi numrin me te madh te bashkive te vendit, duke marrë 45 bashki, përballë 15 bashkive që kanë fituar rivalët e koalicionit të djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ndërsa bashkia e Finiqit u fitua nga partia Mega.

Kjo e fundit e premtuar për t’u bashkuar po me koaliconin e majtë.

Për të majtët bastion vijon të mbetet Gjirokastra, me vetëm 1 mandat të humbur në 7 zgjedhje lokale.

Socialistët janë dominues edhe në Durrës, Berat, e Fier me pesë nga 7 mandate, raporton Ora News.

PS vijoi të mbanjë një pjesë të mirë të bashkive të mëdha, duke nisur nga kryeqyteti.

Kandidati i ASHE, Erion Veliaj arriti një fitore të thellë prej më shumë se 43 mijë votash përballë kandidatit Halim Kosova, të APPD.

Qazim Sejdini u rikonfirmua për të 3 herë në krye të Bashkisë së Elbasanit, përballë demokratit Ardian Turku.

Elbasanasit i siguruan një fitore të thellë kandidatit të ASHE 60,27% të votave, kundrejt afro 40% të Turkut të APPD.

Edhe bashkia e Durrësit do të vijojë të qeveriset majtas pasi Vangjush Dako fitoi me një diferencë prej 7% të votave përballë Grida Dumës.

ASHE arriti të mbajë majtas edhe bashkinë e Fierit, e drejtuar prej 2 mandatesh nga Baftajr Zeqaj.

Që nga 21 qershori, Bashkia do të drejtohet nga ish deputeti i PS Armando Subashi, që fitoi bindshëm me 54% të votave, përballë ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Hasi rezultoi të suprizonte të majtën duke i dhënë për të dytën herë të majtës drejtimin e bashkisë tashmë të zgjeruar.

Adem Lala, ish ushtarak dhe ish kryetar i komunës Golaj në rrethin e Hasit u zgjodh të drejtonte bashkinë në emër të Partisë Socialiste pasi mposhti me rezultat të thellë konkurrentin demokrat Elez Maçi.

I përzgjedhuri i Aleancës per Shqipërinë Europiane Lala, fitoi 53 për qind të votave të bashkisë së re.

Edhe bashkia e Dibrës u ngjuros vjollcë pas 12 vitesh. Shukri Xhelili i ASHE me 48% të votave i hoqi mandatin e katërt demokratit Ilir Krosi që mori 46% të votave.

Një tjetër bastion i PD, Puka u fitua nga ashe bashkë me Fush Arrëzin që kishin edhe dy rezultatet më të ngushta.

Kandidati i majtë Gjon Gjonaj fiton garën për Bashkinë e Pukës, megjithëse me një diference shumë të vogël vetëm prej 1% përballë Rrok Dodajt të APPD. ASHE fitoi edhe në Mirditë, me Ndrec Dedajn që fitoi përballë Gjergj Prengës.

Në Kurbin, koalicioni i majtë arriti të merrte bashkinë, pa garë pas tërheqjes së kandidatit të dhjathë Altin Biba. Artur Bardhi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane mori 82,79%, të votave.

Në 21 qershor, ASHE pati fitore të vështirë, siç ishin bashkitë Gjirokastër, Sarandë , Berat e Dibër .

Bashkia e Sarandës është qeverisur në 6 palë zgjedhje, 2 herë nga demokratët, 2 herë nga PBDNJ dhe 2 herë nga socialistët. Floriana Koka e ASHE-së, do mbajë mandatin e tretë për të majtët.

Fatos Tushe i PS do të hyjë në histori si kryetari i parë i PS që fiton një mandate të dytë ë Lushnje, me 25.034 vota përballe kandidatit të APPD Darien Xhindoli që mori 22.587 vota.

Një mandate të dytë, të majtët siguruan dhe në bashkisë Himarë me Jorgo Goron, në Divjakë , në Patos me ish deputeten Rajmonda Balilaj, në Tepelenë ku u rikonfimuar Tërmet Peçi, dhe në Kavajë, ku Elvis Roshi fitoi thellë me 63,61 të votave kundrej Engjëll Carës së PD .

Në disa bashki, socialistët mbajnë rekord për numrin e mandateve të fituara.

Superkryebashkiak mund të cilësohet Gëzim Topçiu. Ai drejton prej 5 mandatesh komunën dhe më pas bashkinë e Maliqit.

Rekord mban edhe Adriatik Zotkaj, në Poliçan që mori mandatin e 4 dhe I dha ASHE një fitore të thellë prej 72,46 të votave kundrejt vetëm 27.54 të votave të Florian Qamës së APPD.

Në të njëjtën linjë edhe Arif Tafani që rimori për të 4 herë Bashkinë e Belshit, me një mbështetje prej 45.51 përqind të votave, përkundrej 38.35% të kandidatit të djathtë Asqeri Kuqja.

Por, PS nuk arriti të siguronte fitore në disa bashki të mëdha. Socialistët nuk arritën të kthenin majtas Shkodrën, ku kandididuan Keti Bazhdarin. Ajo humbi me 41,08% të votave ëprballë ish deputetes demorkate Voltana Ademi.

Socialistët u përballën me humbje të papritura, siç ishte rasti I Përmetit. Gilberto Jace nuk mundi te marrë nje mandate te dyte ne emër te Aleancës per Shqipërinë Europianepasi humni përballë të djathtit Niko Shupuli .

ASHE humbi betejën në bashkitë e mëdha ku kandiduan emrat e përgjdhur nga LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim humbi 6 nga 15 bashkitë ku konkurronte duke mos arritur të fitonte në Kukës, Pogradec, Lezhë e Vorë, zona në të cilat u investua pjesa më e madhe e fushatës.

Surprizë për rezultatet e arritura nga kjo forcë politike ishte Bashkia e Pogradecit, bashki kjo me historik të majtë, e cila për të paktën tri mandate është drejtuar nga Artan Shkëmbi, nën siglën e Partisë Socialiste.

Rezultati i zgjedhjeve të 21 qershorit tregoi se kandidatja e LSI-së, Diana Mile, humbi me një diferencë prej më shumë se 1500 votash ndaj kandidatit demokrat Eduart Kapri. Kandidatura e së majtës në këtë bashki fillimisht ka hasur në kundërshtinë e bazës, derisa dy forcat kryesore të aleancës qeverisëse arritën në konsensus për të kandiduar arkitekten Diana Mile.

Duke pasur parasysh se qyteti i Lezhës është qeverisur nga LSI që nga viti 2007, Viktor Tushaj është një humbës i madh i zgjedhjeve të 21 qershorit, pasi humbi me 45% të vorave ëprballë Fran Frrokat të APPD.

Edhe ne Kukësi kandidati I propozuara nga LSI, Hasan Halilaj humbi garën përballë Bashkim Shehut. Halilaj drejotoi Kukësi si I zgjedhur I PD ne 2 mandate, por 1 javë apra zgjedhjeve parlametnare kaloi nga PD tek LSI. Por në 21 qershor, ai humbi betejën për një mandate të tretë me 11% vota më pak se kandidati demokrat.

Të majtët humbën gjithashtu edhe Mallakastrën, me kandidatin e LSI Shyqyri Kapllani.

Edhe pse LSI e PS janë forcat kryesore në qakrun e Beratit, kandidati i ASHE për Bashkinë e Beratit, pati vështirësi në arritjen e fitores. Petrit Sinaj fitoi me 3 mijë vota diferencë përballë demokratit Kasëm Mahmutajt të APPD.

Një tjetër bashki e madhe e fituar nga Lëvizja Socialiste për Integrim është ajo e Gjirokastrës, ku kandidatja e majtë Zamira Rami arriti të fitojë me 54.47 përqind të votave përkundrejt 45.53% të ish kreut të PD në këtë qytet, Igli Kokalari.

Bashkitë e tjerë të fituara nga LSI janë kryesisht bashki të dorës së dytë si Skrapari, Cërriku, Delvina, Bulqiza, Kuçova apo Prrenjasi.

5 komente në “Bashkitë që vijuan dhe ato që u kthyen majtas në zgjedhjet e 21 qershorit”

  1. gllavenica says:

    Mallakastra humbi pasi :
    1.banoret e komunave Fratar,Kute,Greshice,Hekal,Aranitas jane udhehequr per 25 vjet nga Kr.komune te majte e konkretisht :
    -Fratari me Kr.Astrit Sejdini nje fshatar i Tiranizuar,u mandatua pa e pyetur bazen fare nga E.Meksi, fitoi me te shtrenguar dhe pasi fitoi vinte vetem nje dite ne jave per uikend ne kete komune, ndaj dhe banoret e kesaj komune votuan masivisht djathtas duke e nxjerre fitues te djathten me 200 vota.
    -Kuta, me Kr.faktik Qerim Ismaili (de jure Ramis Malaj) per kater mandate rresht nuk u kreu asnje sherbim banoreve,por i ka lene ne harrese dhe mjerim te plote
    -Greshica me Kr.Batjar Bakiu,historikisht e majte nga 92 doli 110 vota plus per te djathten,pasi ishin te zhgenjyer nga puna e Kr.Komunes
    -Hekali me Kr.Eqerem Mico Beqiraj,doli minus 200 vota e majta pasi Kr, nuk kishte kohe tu sherbente banoreve,pasi i quante delet e tij dhe me nje te fershellyer i fuste ne vath,servil personal i Pajtim Smalit Kryetar PS-je,
    -Aranitasi me Kr.Viktor Mamutaj,i cili per 15 vjet rresht nuk vendosi nje “tulle” per ndertimin e kesaj komune,doli 60 vota minus,kur vete fitonte me 700 vota plus,

    -Ballshi me Kr.Bashkie Ilir Cela, mjeshtri intriges dhe pabesise,i deklaruar hapur kunder kandidatit te majte dhe PS-se,ishte delfini i kandidatit te djathte,dhe gjithe stafi i tij,njerezit e tij votuan per te djathtin pasi e ka kusheri kjo eshte e vertetuar pasi i dha tenderin 600 000 000 lek,
    Po intrigon ne bashkpunim me Qerim Smailin dhe nen/Kr e LSI Gentjan dervishi per te marre LSI-ne, duke kerkuar shkarkimin e Kr.Lsi-se.

    -Faktore tjeter qe coi ne humbje ishte dhe
    -megalomania e kandidatit te caktuar i cili u dha pas imazhit dhe jo punes dere me dere me qytetaret.
    -sulmi i paprecedent nga te siperpermendurit me qellim denigrimin e deputetit Pirro Lutaj,pasi duan qe ai te mos jete me deputet i mallakastres.
    -injoranca e plote ne drejtim e Kr.PS-se Pajtim Ismaili, i cili nuk i mobilizoi strukturat jo se nuk donte por se nuk e perfillnin me pasi per dy vjet rresht ka futur ne pune njerezit e tij dhe te agallareve te siperpermendur,

    Nuk fitoi PD-ja, ishte mllefi popullit qe nuk i shikon dot keta bajraktare te talleshin per dekada me voten e tyre qe coi ne humbjen e thelle te PS-LSI.
    Me keq do te ndodhe ne 2017 nese nuk behet analize e thelle dhe e drejte, pasi Kryetari i ri i PD-se, ka filluar punen konkrete, (pyesni banoret e Metohut ku mjetet po hapin dhe rregullojne rruget e lena ne meshire te fatit per 25 vjet rresht,
    E majta duhet te zgjedhe drejtues puntore qe te garojne per ti sherbyer qytetarit dhe jo drejtues qe dine te punojne vetem me nofullat e tyre te menca e Flamur Malasit,te Tradita apo ne Bylis a Pocem.

  2. Muzapopullore says:

    Te rroje sa malet PS me ne krye Erion Veline

  3. joni says:

    As per ate dreq Gezim Topciu,team do kish here more the mos e quante super….,se nuk eshte as pak merits e atij batakciu e interesaxhiu the fitonte zgjedhjet.Super I tin eshte vetem ne pazarlleqet we air beri perpara zgjedhjeve me kokat me part.Nejse,the rroje partia

  4. perlat spahiu says:

    AHHHH ,EHHHH ,DIKUR KETA DY BASHTO ASHTU SIKURSE EDHE KELYSHE TE TJERE QE JANE NE KOOPERATIVEN SHQI-PTARE NDERONIN ME GRUSHT,SOT KETA MAFIOSE DIKUR PA BREKE SOT KAPARDISEN ,DIKUSH I QUAN EDHE LIDER,AHHHHH,EHHHHHH,KETA KELYSHE TE SIGURIMIT QE KANE LEJUARE NDERTIME ABUZIVE,E SHUME SHUME TE TJERA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje