Dukagjini, “Lazarati i heshtur” i kultivuesve të hashashit

28 Qershor 2015, 14:40Politika TEMA

Kultivuesit e hashashit në zonën e Dukagjinit po përdorin forma të reja për t’i shpëtuar policisë dhe vjelë fitimet nga aktiviteti i paligjshëm; ndonjëherë edhe duke ndarë fitimet me të. 

Në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, një grup i armatosur të rinjsh synoi të rikthente “republikën e hashashit” duke i shpallur luftë forcave të policisë. Aventura e tyre i kushtoi jetën një efektivi të repartit special RENEA të mërkurën.

Rreth 350 kilometra në veri, në Dukagjin, kultivuesit e hashashit vazhdojnë betejën e heshtur me forcat e rendit, duke shfrytëzuar tokat pa pronarë dhe terrenin e thyer. Gjatë muajit të fundit, policia ka shkatërruar 19 mijë bimë kanabis sativa në rrethinat e fshatrave Mazrek, Shllak, Pult, Shosh apo Temal.

Në dekadën e fundit, Lazarati në jug dhe Dukagjini në veri u shenjuan si vendburimet kryesore të kultivimit të hashashit në Shqipëri. Për të ndryshuar këtë histori, policia e Shtetit ndërmori dy operacione masive kundër plantacioneve me hashash verën e vitit 2014.

Megjithatë, një vit pas goditjes së rëndë të kultivuesve të hashashit, policia nuk ka mundur të çrrënjosë fenomenin, që në këto zona është kthyer në një mënyre jetese.

Ndryshe nga Lazarati që ka qenë nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë gjatë vitit të fundit, kultivuesit në zonën e Dukagjinit po gjejnë forma të reja për të vjelë fitime nga aktiviteti i paligjshëm. Një kultivues i hershëm hashashi nga zona e Dukagjinit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se bashkëfshatarët e tij vazhdojnë të shfrytëzojnë zonat malore, ndërsa kanë investuar edhe për ngitjen e serave përreth shtëpive.

41-vjeçari është i zemëruar, pasi në kohën e përshtatshme për mbjelljen u denoncua në polici dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që e dënoi me 3.5 vjet burg. Pranoi se ishte i punësuar për të transportuar ujë në tokat e mbjella me hashash dhe ia hodhi me 3 muaj burg.

Më paditi një person, që donte të mbillte në parcelën që kisha shpyllëzuar unë. Më kapën duke çuar ujë me mushkë, e s’kisha nga të ikja,” i tha ai BIRN.

Rivaliteti mes kultivuesve të hashashit në malësinë e Dukagjinit është i madh dhe spastron fushën e lojës, po aq sa aksionet e policisë lokale. Megjithatë, një pjesë e madhe e kultivuesve ia kanë dalë të shpëtojnë parcelat me hashash dhe të mos përfundojnë në prangat e policisë.

Kultivuesi i hashashit i tha BIRN se disa banorë janë të lidhur me policinë në nivele të ndryshme, duke ndarë fitimin dhe garantuar hedhjen e prodhimit në treg. Ai tregon se këta njerëz punojnë larg prej zonave ku bëhen aksionet e policisë dhe vetëm në raste shumë të rralla janë goditur.

“Unë kam punuar i vetëm, por kunati im ka punuar prej vitesh sipas kësaj skeme. Kuptohet që fitimi është më i pakët, por më i sigurtë,” thotë ai.

Zyrtarë të Policisë së Shkodrës, të kontaktuar nga BIRN mohojnë që të ketë policë të lidhur me grupet e kultivimit të hashashit në zonën e Dukagjinit. Ata thonë se vetëm gjatë muajit maj kanë shkatërruar dhjetra parcela në fshatrat Mazrek, Shllak, Pult apo Shosh dhe se e gjithë zona është nën monitorimin e rreptë të tyre.

“Nuk kemi evidentuar asnjë rast të përfshirjes së punonjësve të policisë në këtë aktivitet të paligjshëm. Nuk kemi marrë asnjë informacion për këto dyshime,” tha një zëdhënës i policisë.

Megjithatë, policia e Shkodrës është e ndërgjegjshme se beteja me kultivuesit e hashashit do të vazhdojë për shumë gjatë. Banorët e zonës së thellë të Dukagjinit kanë mbijetuar për vite të tëra falë tregtisë së hashashit. Për forcë zakoni, apo edhe për shkak se largësia nga zonat e banuara i favorizon, ata vazhdojnë të sfidojnë forcat e rendit duke gjetur mënyra nga më të ndryshmet për kultivimin e hashashit.

Një zyrtar i policisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se operacionet kanë qenë të vazhdueshme, por ata hasin sërish sasi të konsiderueshme hashashi në territor. Ai tregon se vetëm gjatë vitit 2014, u gjetën 3 punishte për tharjen e bimës narkotike dhe prodhimin e hashashit në zonë.

“Këto investime tregojnë për praninë e krimit të organizuar në kultivimin e hashashit,” i tha zyrtari BIRN.

Në gusht të vitit 2014, forcat e policisë asgjësuan më shumë se 130 mijë bimë kanabis sativa në fshatrat e Dukagjinit dhe arrestuan një numër të madh personash si të përfshirë në këtë aktivitet. Forcat e policisë u pritën me breshëri plumbash dhe rezistencë nga banorët e zonës.

“Operacioni i vjetshëm ishte më i madhi, megjithëse për ne, kjo është një betejë e përhershme,” tha zyrtari i Policisë.

Kultivuesi i hashashit i tha BIRN se ishte përfshirë në këtë aktivitet 10 vite më parë, kur u kthye nga Greqia dhe se e ka të vështirë të heqë dorë. Ai tregon se në Greqi kishte mësuar si kultivohej hashashi, ndërsa në rrugën e kthimin kishte marrë 250 gram farë për ta mbjellë në Shqipëri.

“Me fitimet e vitit të parë u shpërngula në rrethinat e Shkodrës, në mënyrë që fëmijët të shkolloheshin rregullisht. Katër vitet e tjera, kam fituar, por edhe kam dalë i humbur nga aksionet e policisë,” thotë ai.

Pas daljes nga burgu, 41 vjeçari i ka gjetur parcelat e hapura prej tij të zëna nga të tjerët, ndërsa sezoni kishte kaluar. Megjithatë, rreziku i një dënimi më të madh nuk e ka trembur të heqë dorë nga kjo punë.

“Duhet nisur gjithçka nga e para. Që nga gjetja e tokës dhe shpyllëzimi i saj, e kjo bëhet në vjeshtë,” thotë ai.

“Këtë vit është e sigurtë që mbeta jashtë. Vitin tjetër të shohim,” përfundon kultivuesi i hashashit.

7 komente në “Dukagjini, “Lazarati i heshtur” i kultivuesve të hashashit”

  1. Pelasgian says:

    Vazhdoni mbilleni se kjo palo barake nuk iu ofron mundesi te tjera!

  2. ATDHETARI says:

    MAROKU PRODHON 30 PERQIND TE HASHASHIT NE BOTE DHE 70 PERQIND TE HASHASHIT NE EVROPE MIREPO QEVERIA MAROKENE NUK BEN GJE EVROP NUK I BEN GJE MAROKUT SEPSE MAROKU ESHTE I ZGJUAR DHE E SHEH SI PUNESIM PER POPULLSINE VENDASE. Ne Shqiperi psikopat si Rama duan ta heqin se ju thote Italia apo te Huajt sepse te Huajt jane te shqetesuar se ne podhojme hashashin me cilesor ne bote. Kemi toke te ndertuar ne menyre te tille,klime dhe uje te paster qe bejne hashashin me te mire. Nuk duan qe Shqiptaret te fuqizohen dhe te behen me lek. Duan te na shtypin koken,DROGEN E SHET DHE AMERIKA ME NE KRYE CIA SEPSE ESHTE PARAJA ME E MADHE NE BOTE, BAZAT AMERIKANE NEPER BOTE JANE HAMBARE DROGERASH, BANKAT NE AMERIKE PUNOJNE ME LEK DROGE.

  3. Selmani says:

    Jane dy gjera krejt te kunderta Lazarati me Dugagjinin,sepse dugagjini eshte terren shum i hapur dhe shum i veshtire nga tereni, dhe jo si lazarati i cili eshte sa nje lagje e dugagjinit,Policia e shkodres e lufton cdo vit ate, por nese ka lidhje policia me kultivuesit ata jane vetem shefa te piset qe gjate ghjithe jetes kane bere nje gje te tille,prandaj duhet gjetur ata dhe nenshkuar pa meshire, sepse jua hellin e gjithe mundin e djersen shokeve te tyre te cilet rrezikojne jeten e tyre ne ato operacione.

  4. ee e!
    po fituan ata!
    fituan me vota ata qe der me dje ishin me partin komuniste te punes me von i ndryshun emrin partis si kameleoni ngjyrat me u masku dhe jan prap n fuqi!
    der dje ishin me diktat sot me vota!
    nji mut esht.
    der dje te ndalonin edhe me pas dashnore,se kush kishte dashnore duhet ta martonte ose e internonte partija..
    der dje nuk lejoshin me ngju muzik me pa filma etj etj ..me gzu jeten pra!
    sot po njisoj.
    nuk dun qe njerzit t ken pare prona vila bisnese porse dun qe njerzit t jen mas bythes s partis.
    ky ed roma kujto se bota perndimore ku ai ka lidh kapistren e vet osht e nershme.
    gjith bota
    osht kurv me rrota! ka thon qifqi karrota.
    arm,drog,luftna kopuksh,spiunlliqe dobicesh,tregtina t ndalume eturlilloj gjonash te tilla bo kushdo shtet perndimor per interesin e vet. per pare mo!
    kurse shqiptart i kan dhon besen perndimit mos me u bashku,me luftu vetveten me njoni tjetrin ,me ja mor shpirtin shqiptarit kur ai konkurro perndimorin..
    ah shqiptari
    ky rrot kari
    me i madh
    dhe se mullari
    ka thon Qishqi Lovidhjari

  5. Paulsady Florida says:

    Edhe ne kete faqe paska shume koqe,lavdi qe ikemi qe te na japin mend.

  6. V.1912 says:

    Lazarati, Lazarati!,,, Dukagjini (dhe gjithandej) kryen pune!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje