Teuta Hoxha rrëfen marrëdhëniet e familjes Hoxha me Mehmet Shehun dhe pse Enveri s’shkoi në fejesën e Skënderit me Silva Turdiun

29 Qershor 2015, 11:17Politika TEMA

Prej disa ditësh, Teuta Hoxha, gruaja e djalit të diktatorit Enver Hoxha, Ilirit, ka nxjerrë një libër ku rrëfen marrëdhëniet brenda familjes Hoxha, sipas këndvështrimit të saj.

Libri i kushtohet diktatorit dhe mban titullin “Enveri në kujtimet e mia”.

Panorama ka zbardhur një pjesë nga ky libër ditën e sotme, që ka të bëjë me marrëdhëniet e familjes Hoxha me Mehmet Shehun.

Pjesa flet për fejesën e djalit të Mehmetit, Skënder Shehut, me Silva Turdiun.

Në këtë fejesë, çuditërisht Enveri nuk ishte ftuar, edhe pse marrëdhëniet e familjeve Hoxha-Shehu ishin shumë të ngushta.

Më poshtë rrëfimi i Teuta Hoxhës:

Nuk do të flas këtu për aspektin politik të kësaj ngjarjeje, e cila bëri bujë të madhe për kohën, por dua të sjell disa konstatime të miat, pasi jo vetëm e kam përjetuar nga afër, por edhe kam qenë vetë pjesë në një episod të saj. Me fëmijët e Mehmet Shehut, unë dhe Iliri kemi pasur marrëdhënie shoqërore mjaft të mirë, për më shumë që Iliri dhe Skënderi kanë qenë shokë klase, siç kam qenë edhe unë me Bashkimin.

Me Vladimirin marrëdhëniet ishin më të largëta për vetë moshën që ai ishte pak vite më i madh se Iliri. Me Ladin dhe Bardhën patëm një afrim kur edhe ata jetonin në Durrës, në të njëjtën kohë që Iliri punonte në Shkozet të Durrësit. Ruaj përshtypje të mira për ta. Ishin djem të zgjuar, të sjellshëm, megjithëse ishin pak të mbyllur brenda shoqërisë së tyre të ngushtë, por kjo nuk i bënte dëm kujt. Një ditë, sapo ishim kthyer nga puna, bie telefoni i shtëpisë. Iliri ngriti receptorin dhe vura re që po dëgjonte me shumë vëmendje. Dukej që kishte diçka serioze.

Me të mbyllur telefonin më tha: “Ishte Neli (Skënderi, T.H.) na fton sot në orën pesë të vemi në shtëpinë e tyre se do shkojë Silva (Turdiu, T.H.) të prezantohet me familjen e tij”. Unë mbeta e çuditur. Duke sjellë ndër mend ditën kur u bë prezantimi im në familjen e Ilirit, m’u duk pak e tepërt të merrnim pjesë në një ceremoni aq të ngushtë. Megjithatë, nuk bëra fjalë, duke menduar që ftesën me siguri e kishte bërë Mehmet Shehu, si për të treguar lidhjen e tij të ngushtë me Enverin.

Vëmendja ime u përqendrua te veshja, që si çdo grua në të tilla raste kërkon të duket sa më mirë. “Pse na lajmëruan kaq papritur”, i thashë Ilirit, gjithmonë duke qarë hallin tim, që nuk kisha kohë të shkoja as te parukierja. Iliri më qetësoi duke më thënë: “Mesa kuptova, takimi do të jetë familjar, ndaj nuk ka rëndësi të stolisesh shumë”.

Kur u bëmë gati, të veshur si për një rast të veçantë, Iliri tha: “Kthehemi pak nga babai, t’u tregojmë dhe atyre për Nelin”. E quajta me vend që duhej ta njoftonim sepse kjo nuk ishte një ftesë midis të rinjve. Pavarësisht se na ishte bërë ne të dyve, ajo ishte ftesë për t’i bërë nderim Enver Hoxhës.

Në ato dy orë që kishim marrë ftesën ishte koha kur Enveri rregullisht punonte në dhomën e gjumit. Gjithë kujdes u futëm në ambientet e tij dhe kur pamë që drita e dhomës ishte ndezur, hymë dhe babain e gjetëm akoma të pangritur nga shtrati. Sa na pa, me atë të qeshurën e tij, na tha: “U sa të bukur qenkeni bërë, nga kështu?”. Ne i treguam për ftesën. Më kujtohet që u gëzua.

“Gëzohem më shumë për Mehmetin,- tha; se e kishte shumë merak sa ta fejonte Skënderin”. Pastaj, më shumë sikurse pyeste veten, shtoi: “Si nuk na thanë asnjë fjalë?!”. E kishte fjalën për Mehmetin e veçanërisht për Fiqiretin, e cila me Nexhmijen ishin si motra.

Meqë ishim vonë, nuk e zgjatëm bisedën. Kur do të iknim na tha: “Urojini nga ana ime dhe e Nexhmijes, Mehmetin, Fiqiretin dhe çiftin e ri”. Atje na pritën shumë mirë. Ne bëmë urimet e rastit dhe pastaj u përcollën dhe urimet e Enverit dhe të Nexhmijes.

Mehmeti dhe Fiqireti u gëzuan shumë dhe iu bë qejfi për këtë. Më kujtohet Fiqireti me sytë e ulur përdhe, diçka mërmëriti nëpër dhëmbë, diçka si justifikim, që nuk i kishin vënë më parë në dijeni shokun Enver dhe Nexhmijen.

38 komente në “Teuta Hoxha rrëfen marrëdhëniet e familjes Hoxha me Mehmet Shehun dhe pse Enveri s’shkoi në fejesën e Skënderit me Silva Turdiun”

  1. tani says:

    Pordh me rigon.. Hajde besoju nje llaf ketyre..

  2. mali says:

    Histori mafie,histori kriminelësh.
    Në një vend ku përveç familjes së tiranit nuk ishte i sigurt asnjë.
    As vetë kryeministri.

    1. Spartaku says:

      Mali! E ke gabim.Ne ate kohe siguria dhe jeta e lire ishe kudo dhe pa frike.Nuk duhet ngaterruar tregimi i Teuta Hoxhes me kete.Ajo thjeshte po tregon pse Enveri nuk vajti ne fejesen e djalit te M.Shehut.Ketu le vende per pikpyetje,pse nuk e ftuan Enverin kur ata ishin shoke lufte e pune.Pastaj,E.Hoxha nuk ishte tiran,ai ishte njeri i popullit shqipetare,punonte dhe e donte.Deshmi per kete ishin dhe jane kenget qe i kendohen,lotet qe derdhen ne vdekjen e tij.Ai nxori shqiperine nga erresira ne drite,hapi shkolla,ndertoi uzina dhe fabrika,hidrocentrale,beri nje bujqesi te perparuar,te modernizuar.Keta te sotmit me Sali Berishen ne krye e shkaterruan qe nga themelet dhe nuk po e bejne dote as sa gjysma e asaj qe ishte.Po,ketyre mund tu thuash me tere kuptimin e plote te fjales KRIMINEL.

      1. Jeronim de Rada says:

        Edhe Enveri edhe Saliu jane kriminele!

      2. aleks says:

        Ore spartak ke jetuar ne Shqiperi ne komunizem zotrote apo jo ? Po mijera te pushkatuar me dhe pa gjyq ? Po dhjetera mijera te internuar ? Po mungesa e lirise ? Po varferia ? Po lufta e klasave ? Po ti ben shume mire qe shkruan sepse kur nuk ua beme si Causheskut ne Rumani ke gjithe te drejten e Zotit (atij qe e keni mohuar per 50 vjet) te thuash cfare te duash.

        1. Andi says:

          Te lumte goja, Alex

    2. Axhim says:

      po fole si papagall,edhe në amerikë janë bërë atetntate mbi kryetart e shtetit

  3. tr says:

    Shkruaj nje liber me vellime per djalin moj kunadhe ,se keto nuk i interesojne me askujt .

  4. SADJA says:

    IK MOJ BUCE MOS U HAP PLAGEN ASAJ FAMILJE TE NDERUAR TI JE NJE COP FYK

    1. batoni says:

      sadja, familje e nderuar familja e Mehmet Shehut? Fole dhe ti nje fjale se duhej te shkruaje ketu; Djemte e mehmetit kane qene rrugaçet me te medhenj ne Shqiperi dhe jashte saj. Kam episode personale qe i kam pare me syte e mi rrugaçerine dhe kurverine e tyre. Megjithate genjeni keta qe nuk dine gje si per Enverin dhe Mehmetin, por vazhdoni te genjeni dhe per Saliun se ne i kemi syte mbyllur.

  5. i presekutuari says:

    ti vije turp ketyre gazetave e gazetarve qe meren me histori,, kemi shume halle sa keto histori te te kaluares jane ber boz,, keta kelysh te enverit i ka ardh prap dita pasi sali qeni nuk i pushkatoj ,, si nuk i vjen turp dhe nuk ulin koken e te jetojne e mos te ndihen por ngren kryet e flasin,, qelbesira ,, keni te drejte se ky popull haron shpejt ,,,, poshte komunizmi e pseudo demokracia.. perfundimisht popull pa karakter ,,,

  6. niku says:

    Cfare problemesh te rendesishme paskan pasur keta……
    si ja dilinin ti perballonin.

  7. Dervish Malluta says:

    Po Enveri e Mehmeti kur boheshin qejfli, a i shkembejshin grate nonjihere?

    1. Bali Catravella says:

      Po po, kur pijshin whisky-cola, shpesh-here bonte vakì qe i ndrrojshin grate, por Mehmeti simbas disa informacioneve e kishte malluten mo te modhe, keshtu qe Enveri masanej u bo gjeloz dhe e mbyti Mehmetin!

  8. sokrati says:

    Mire ben qe i shkruan. Dihet se jo te gjithe do t’i pelqejne,ashtu si jsne shprehur dy komentuesit e me siperm. Kjo bisede eshte treguar edhe me pare dhe nuk i ndryshon asnje presje e si e tille ka vertetesi…….. Po sot te gjithe jane bere anti komuniste edhe pse goja u eshte shqyer e duarte u jane coptuar nga te thirrurat e duartokitjeve qe i benin atij sistemi……. Per te till njerez ka plot shembuj e fakte. Ashtu si mohoeshin prinderit , te cilet ishin lidhur me pushtuesit e ballin , asu mohohen edhe sot ,per lidhje me partine e punes…. Me shume shajne keta tipa se sa te persekutuarit. Me shume e mbrojne Mehmet Shehun ata qe nuk e kane njohur ,sidomos brezi i ri ,se sa djemte e niprit e tij………

  9. gjembaci says:

    mendoj se do te kishte mare tjeter drejtim shqiperia sikur mehmeti te ishte ne vendin e enver hoxhes ,kur ky i fundit na la shendene .
    mehmeti me shume se te tjeret e dinte se si funksiononte ai sistem ,por nuk i shpetoi dot asaj qe i ruhej .
    bashtua i gjirokastres u tregua me dobic se te gjithe ,por sidomos karshi leberve si hysni kapos ,mehmet shehut dhe kadri hazbiut te cilet,pasi i perdori dhe i shfrytezoi duke u ngarkuar mijera te pabera nga ata dhe me pas i hoqi qafe perpara vehtes qe tia linte rrugen pa ferra dhelpres boshnajke ,ramiz aliut
    kemi 24 vjet qe nga 1991 dhe deri me sot ne si shqiperi qe vijme verdalle si pordha neper breke .
    asgje nuk ndryshoi nga ai sistem .
    gjeja kryesore qe u paraprin dhe vendos rregull ne nje shtet normal ,toka ,kurre nuk u zgjidh .
    ajo ,pra toka qe kurre nuk shkoi tek i zoti dhe me pas te kishte vleren reale te saj ,eshte burimi i gjithe ketyre vrasjeve makabre qe jane bere per 24 vjet ,pothuajse 1000 njerez mesatarisht ne vit dhe ku e ke fundin .
    levizjet e pastudiura demografike dhe lufta si ne ameriken e shekujve XVI-XVIII ,per te zene nje “”bythe vend ” e ka bere vendin tone lehtesisht te thyeshem .
    kjo zonja na risjell ne kujtese ate qe sipas saj kandodhur ne vitin e larget 1981 ,ku per mua fejesa e skender shehut me bukuroshen silva turdiu ishte e kurdisur nga sigurimi paralel i enver hoxhes ,per te bere ate qe beri me pas me familjen shehu qe e shoi qe te gjithe sikur te ishin romanovet .

    1. Lomi says:

      Mehmeti ishte nje kriminel me i çmendur se enveri e me mizor!!!

    2. kastriot says:

      Ne vleresimet keni te drejte Ndersa me ate qe Enveri aktivizoi sigurimin per Skenderit me Silven eshte imagjinate e viteve 2000.Teuta mindohet te ndrtoje nje histori te re qe Enveri dh Xhaxhai I saj Ramizi nuk kishin gje me Mehmetin nuk I pergjigjet te vertetes

  10. shqiptar says:

    mut i thate e mut i njome;ndryshonte fasada

  11. Emigranti says:

    Keto kan ber qef kjo e kishte mendjen te vishesh bukur dhe ne populli skishim buke e jo rroba mos na nxirrni keto plera ne gazet se na kujton kohen kur ne punonim si skllever per pashallaret e kuq

  12. sapergallat says:

    Per kete e paska vra . Duhej ta ftonte. Ne hanim buk misri me sheqer more te qifsha rracen.

  13. shqiptar says:

    Po te ka mare malli,shko e fli tek vorri i krimineleve;po si kunna the per bace Ramizin qe i hengri nga mbas shpine te gjithe;vec nexhit qe ja merrte perpara se vdiste per te

  14. Nje shqiptar says:

    Je teper i vogel ose je nje mikroborgjeze ne formimin kultural, njerezor dhe politik moj Teuta per te kuptuar rrethin familjar qe te ka pranuar si pjestare tij. Kendeveshtrimi me te cilin i shikon dhe i interpreton gjerat, nga ato shkrime qe ke botuar, tregojne qe ti nuk e ke merituar asnjehere te ishe pjestare e asaj familje te madhe qe eshte pjese shume e rendesishme e historise te shtetit shqiptar.

    1. Shahisti Klasik says:

      Eh mer lal, ti paske shkuar per lesh.

  15. Ledio says:

    Ja the kukuvajka e sistemit to kosit te holluar me uje dhe te embelsuar me pak sheqer. Ne vend te qepi gojen vazhdojne e flasin…

  16. Lina says:

    Cfare jane keto monstra qe akoma tregojne historira personale e i bejne popullit lavazh truri. Shko moj T. se populli ka 100 halle e ska nder mend te merret me qefet e tua enveriane. Babai jot ka qene e do ngelet nje DIKTATOR qe e futi Shqiperine ne nje regjim monstruoz komunist ku akoma e sot e kesaj dite spo marrim vehten. Cfare kontributi i ke dhene ti shoqerise shqiptare me kete shkrim ?
    Si ka kurajon kjo qe na del e shkruan per ringjallje enveriane e ju pseudogazetar i jepni mundesine ketyre personazheve pa dinjitet njerezor.
    Shqiptaret kane alternative te reja shpreseplota e driteprurese e nuk kthejne koken prapa ne kete klime vjelleprurese.

  17. pjerini says:

    pse moj kurv libra kriminelash do blej populli i matrizuar prej jush

  18. george says:

    teuta ti je nje servile si xhaxhai juaj sna intereson fare vrasja e kriminelit Mehmet Shehu popullit do ti interesonte ku I keni fshehur paret qe vollet per 50 vjet dhe varret e atyre qe i pushkatuat me gjygj e pa gjygj

  19. VUTHJANI1 says:

    Duke lexuar kujtimet e Teutes nga libri, konkretisht per Enverin kuptova nje grue besnike siq esht Teuta sa do komentues bajat me ofendime siq kann zakon shqiptaret.
    se din kta te shkreter qe ajo koh sa do qe ndoshta skisht luks te tepruar qe ska s sotë kishte rend e qetsi,kishte Arsim e Kultur skishte papunsi skishte drog e krime te perditshme ,pra ay ishte raliteti snguxej femra ne mes te nates siq ishin turnet.
    Kishte pregaditje per mbrojtjen e atdheut qe e qfaqin edhe historin botrore ishte perkrahje per pjeset e pushtuara nga jugosllavia titiste.Pra ay ishte Enveri i madh qe duhen koh e koh per nje te till per mbar kombin.Teutes i lumt me paraqitjet e saja te sakta pa qka se nje pjes shqiptare jan qart nen sundimin berishist.Ky esht raliteti qe eshofim dhe e ndjejm per ditë drogiraten thuaja kush te mundet kemi vendin e par ne europ me prostituta nese sdoni ta besoni qarkulloni si tregojn ca shok vidhen shtepit dit per ditë vriten kot se koti shifrat tregojn se nga ndryshimi i pushtetit popullor ne mnyr civilizuese ne kte pluralist jan vra 3-4 fishin e periudhes se pushtetit popullor Siq jemi katandis qet lozin fqinjet APO dhe shtete tjera per rreth na duhet nje Enver me dashje pa dashje.

    1. Cakorri (KS) says:

      @Vuthjoni, a mos na qenke ti bir apo bir-qeni i atij sadistit Ymer Mekulit qe terrorizonte adolescentet kosovar kur kapercejshin kufirin, vetem e vetem pse kenget e Fitnete Rexhes, Agim Hoxhes, Havza Zymberit etj. na imponojshin te ndermarrim kete aventure? Edhe bisha Ymer Mekuli qe terrorizonte kosovaret ishte me origjine nga Vuthaj. Cdo informacion rreth Ymer Mekulit qe vepronte ne qytetin Shijak eshte i mireseardhur!

  20. VUTHJANI1 says:

    Ne varre te sharres
    jan dy burra shtetit
    gjinden ball♪ per ball
    kuvendojm mes veteit
    Shoku Enver Hoxha
    pyt Ramiz Alin
    ju erdhet ma mbrapa
    si e kem shqiprinë
    Eh shoku Enver
    ramizi pergjigjet
    esht ne nje rremuj
    zemra Shum me digjet
    jan shtu ca makina
    luks e telefona
    por jan do te kqia
    shqiptarve sjau kana
    ka fillu rinia
    te marrin dhe drog
    nje rini e madhe
    ka msye ne europ
    Nuk mund ti ndaloja
    vetem me ber krim
    ate smun ja beja
    kurr atdheut tim
    mir ke ber Ramiz
    enveri i thetë
    le ta shofin boten
    me sy shqiptart vet
    Sot ne dy do ishim
    ke nena shqipri
    ke shoket qe kishim
    ajo tna mbaj gji.

    1. Pelasgian says:

      Aty per drogen ti thoshte enverit se DRAGOI Ermal LIDER !!!!

  21. lili says:

    Di gje te na tregojsh ku i mort paret arben Bora,djal i ramizit ,qe sot edhe emrin ka ndryshuar per te hap banke private ne Partia e ne svicer?kjo eshte nje mije here ma intéressante per shqiptaret se Jane paret e tyre te kursyera gjate 50 vjet qe u livruan ne svicer e France nga ralle alia e nesh mije Hoxha! Tregon edhe per kete!

  22. Mallakastrioti says:

    @@ E Nderuar “Nusja” e Enverit:Une personalisht do ti Besoja te gjitha sa Shkruanit,por ajo qe do te pyesja eshte:A munde te “Vetevras” Njeriu Veten me dy Plumba ne Zemer???
    1-Si e komento ju Deklaraten e Minstrit te Shendetesise se asj kohe, z.Zicisht:Kete e paskan vrare(Mehmetin)???
    2-Enveri ,rrinte i Zymte, dhe i Menduar Shkruani ju…po e kuptoj..por ne Mendimet dhe zymtesin e tije ju Shikonit vetem Analizat qe ai do ti paraqeste Partise si te “Verteta”..apo ishte i Zymte dhe i Menduar, se nuk e dinte , sa sa perqind nga Shqipetaret do ta “Hannin Sapunin per Djathe”, pra do te Besonin ALIBIN e tije te Vetevrasjes??Po Pershtypja qe do tu bente Opinionit Boterore ate kohe, duket se keto Mendonte Enveri yte moj Zonje…
    3-Ka shume Argumete qe i Kundervihet “Vepres” suaj Artistike, ose edhe Veper-Bulevardi munde te quhet mjafton qe te Blihet,po vepra juaj perseri kerkon te marre ne Mbrojtje “Udheheqsin” e madhe per “Trishtimin” Dhe “Dhimbjen” qe i Shkaktoj “Vetevrasja” e Mehmetit.
    4-Nese Enveri, do te kishte sadopak Simpati per Mehmetin,nuk do te kishte lene qe ish-Shoku dhe bashkpuntori i tije do te terhiqej zvarre neper Shkallet e Shtepise ku do ti perplasej koka sa majtas Djathtas.
    Shkalla e Hipokrizis suaj zonja Teuta, ketu ka arritur majat me te larta kur ju vete pas Vdekjes se Mehmet Shehut po kerkoni pikerisht te Perfitoni ne Kurriz te tije…Publiku Shqipetare eshte ngopur me Librat qe jane shkruar dhe rishkruar per Enverin…..Per Publiku7n shqipetare Interesant eshte Figura e Mehmet Shehut Arkitektit te Ndertimit te Shqiperise, njewriut qe beri shqiperine me Ushtri, me marine detare, me Force Ajrore ne gjendje te mbroje veten,njeriut qe Ndertoj Hidrocentrale, uzina dhe kombinate me Ndihmen kineze pa paguar asnje leke.
    Enver Hoxha Vjehrri yte Mbijetoj me Gestapon qe drejtonte Nexhmije Hoxha me Sulo Gradecin, si dhe Drejtorin e DYte te sigurimit, duke u marre me Intriga ne Kurrize te Shokeve dhe Bashkpuntoreve, duke vrare me Buzeqeshjen e tij te “Embel” prej njeriu Babaxhan.
    Ju teuta hoxha keni te Drtejten tuaj te Shkruani dhe rishkruani, por do te ishte me e ndershme te mos e Permendnit fare Mehmet Shehun, Djalin e Mallakastres, Heroin e luftes se Spanjes, Burre qe ti thoshte Gjerat hapur si nje Mallakastriot ne sy, dhe jo intrigant dhe i lig si Enver Hoxha…Ishte pikerisht Enver Hoxha ai qe i beri Varrin Mehmetit,per ti hapur rrugen Ramiz Alise, qe i Lepihej Vjehrres suaj nexhmijes , pyete nexhin eshte gjalle ende..Nexhmija e ndiente se Enveri do te Vdiste, prandaj kerkoj nga Enveri ti “LInte nje Parti te Forte dhe te paster”..pas Mehmetit nuk pati asnje grupe komplotiste apo Armiqesore..Mehmeti mori me vete gjithe klanin e Labo-Mallakastrioteve..te gjithe u Pushkatuan..
    Enver Hoxha, Jetoi vitet e fundit me mbeshtetjen e Cobaneve(Vllachove), si dhe minoritareve(Stefani-Kico-Mustaqi)…

  23. Se pari pershendesim Teuten , nusen e djalit te te madhit e te pa vdekshmin Enver Hoxha , per kete sjellje ne kujtesen tone te ketij kollosi te kombit tone ! Madheshtia e vepres se tij duket gjithenje e me mire sa me shume QE KALON NGA AJO KOHE ; NJESOJ SI PUNA E MAJAVE TE MALIT , SA ME SHUME QE TU LARGOHESH ATYRE , MAJAT , U DUKEN ME MIRE NE HORIZONT , EDHE VEPRA ENVER hOXHES SHKELQEN GJITHENJE E ME TEPER SA ME SHUME QE T’KALOJNE VITET NGA NDARJA NGA KJO BOTE !

  24. emigranti says:

    Nuk e di kur e ke bere kete fotografi,por nuk te kam pare ndonje here kaq te bukur moj nuse Enverit.Kjo duket se vjen nga syte e kalter dhe melankolia.

  25. SPECIALISTI 8 says:

    TEUTA MIRE BENE QE SHKRUAN PER ENVERIN E MEMETIN. POR DO TE KISHAKURJOZITETIN CFARE DO TE SHKRUAJE PER SOKOLIN ,LILJANEN,QE BRENDA SHTEPISE ,NEXHMIJA ME MJEKET E FAMILJES BENE EKSPERIMENTE MBINUSEN QE VINTE NGA NJE FAMILJE POPULLORE (LILJANA).SHUME GJERA NE TIRANE QARKULLONIN .I TREGONIN ATA QE PUNONIN BRENDA BLLOKUT,PRANDAJ MEQE KE MARRE LAPS E LETER MUNDE TE SHKRUASHE PER KRUSHQITE QO BEHESHIN NE BLLOK,PER ORGJITE QE BENIT JU FEMIJT,NUSE DHENDURRE NIPER MBESA,QE I BENIT NE HOTELET E DURRSIT,ADREATIKU APOLLONIJA,KRUJA,ETJ.TJETER KISHA
    NJE PYETJEPER FEMIJTE TUAJ .ATA ISHIN TE PERSEKUTUARI E DEMOKROCISE ,NUK
    KANE PUNUAR QOFTE DHE NJE DITE TE VETME ,KU I GJENIN LEKET PER MAKINA TE
    SHTREJTA PER JETEN E NATES PER DROGEN QE KONSUMONIN…prandaj MOS NA BEJE SHENJTOREN,TE MENCUREN,. TI JE HIPOKRITE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje