Një nga figurat emblematike të PD-së, Jozefina Topalli, ka ngritur e para zërin brënda radhëve të partisë së vet, për të kundërshtuar versionin zyrtar të Lulzim Bashës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Në thelb mesazhi i ish kryetares së parlamentit, i cili formalisht u dërgohej të rijve shkodranë, kishte tre të vërteta themelore. Së pari që pavarsisht se disa zëra të rëndësishëm brenda selisë pretendonin të kundërtën,PD-ja nuk kishte fituar. Së dyti që ndryshe nga sa thoshte Lulzim Basha, ajo nuk ka bërë një hap të madh përpara. Dhe së treti që pavarësisht nga problemet e zgjedhjeve, PD-ja duhet të shohë nga vetja për tu rregulluar.
Me anë të këtij reagimi Topalli është bërë zëri i parë autoritar brenda partisë (madje shumë e dëgjuar në rradhët e militantëve) që kërkon të çojë të vërtetën në vendin e saj kundër realitetit absurd ku kërkonte ta mbante linja zyrtare e PD-së. Por pyetja që lind pas kësaj përballjeje të parë të madhe pas zgjedhjeve është: pse reagoi kështu Topalli? Pse tentoi ajo ti thyente hundët të pavërtetës së madhe që u mundua të krijonte Basha?
Hamendësimi i parë është se kështu do të vepronte një njeri inteligjent, me përvojë politike, që beson tek e vërteta dhe që shpreson se ajo është armë shumë më e mirë për ringritjen e një force politike që mendon për të ardhmen dhe jo për të mbyllur situatën e momentit. Pra gjithkush nga simpatizantët e opozitës që nuk do një fitore si kjo edhe në vitin 2017, me siguri që duhet të mendojë në këtë mënyrë, të shohë difektet dhe të përpiqet ti rregullojë ato.
Hamendësimi i dytë lidhet me historinë. Është një fakt i njohur se Jozefina Topalli nuk e ka parë me sy të mirë Bashën, që kur ky i fundit ka futur këmbën në PD. Që në vitin 2005, shpesh pa të drejtë ajo ka mbrojtur pozicionin e qëndrestarëve të opozitës (1997-2005) që i shikonin të rijtë e KOP-it si disa çunakë, që u ulën poshtë pemës, pikërisht në momentin kur do të binin kokrat. Shpesh Topalli e ka gjykuar me këtë sy edhe angazhimin e Bashës dhe njerzve të tij në qeverisje. Por për hir të autoritetit të gjithpushtetshëm të Berishës, ajo nuk ka folur. Madje nuk e bëri këtë edhe pasi Basha u ngrit në krye të PD-së pas një gare të diskutueshme me Oldashin. Jozefina Topalli qëndroi në heshtje duke luajtur me simbole dhe duke lënë të kuptohet se ajo njihte PD-në me Berishën kryetar. Duhet të kalonin pra afro dhjetë vjet, që ajo ti kundërvihej kaq hapur dhe kaq ballas Lulzim Bashës duke i vënë vulën e humbësit të zgjedhjeve.
Pyetja që shtrohet në këtë moment është: a e dëmton deklarata e Jozefinës PD-në? A e godet ajo lidershipin e Bashës edhe kështu të lëkundur nga humbja e thellë?
Në pamje të parë duket se po. Sepse reagimi i këtij zëri autoritar brenda partisë, që mishëron një nga emblemat e elektoratit më fanatik, i jep fund linjës zyrtare të zgjedhur këto ditë. Ajo i jep liri të gjithë të tjerëve të flasin për këtë humbje jo të zakontë. Dhe po të mendosh se Basha kërkoi të bënte që në fillim atë që Edi Rama bëri pas humbjes së vitit 2009, pra shpikjen e një fabule për të fshehur një të vërtetë, prodhimin e një alibie për të fashitur zërat e kundërshtarëve brenda partisë, futja në këtë debat e Jozefina Topallit e hedh në erë gjithë këtë strategji.
Por paradoksalisht ajo që duket këto ditë si një thikë pas shpine është në fakt një dorë e shtrirë për Bashën. Sepse ajo duket sikur e godet në këtë moment, por ajo e ndihmon në afatgjatë. Së pari me përvojën e saj të gjatë politike, Jozefina Topalli e di, se Lulzim Basha nuk rrezikohet nga armiqtë e brendëshëm. Për të bërë gardianin e tij brenda partisë, vazhdon të mendojë Sali Berisha. Jo më kot lideri historik i PD-së doli i pari dhe deklaroi se kryetari nuk jep dorëheqje për zgjedhjet lokale, kur asnjeri deri në atë moment nuk ja kish kërkuar Bashës këtë. Pra jozefina Topalli e di mirë se Basha sado i traumatizuar për momentin, nuk rrezikohet në të tashmen. Rreziku i tij real është në të ardhmen e afërt (2017). Dhe në këtë kuptim reagimi i Topallit është një ftesë për reflektim, jo për të menaxhuar hallin e vogël të këtyre ditëve, por për të përgatitur betejën e madhe të dy viteve më pas. Pak rëndësi ka se daklaratat e saj nisen nga motivet private të një gruaje qejfmbetur, apo nga qasja parimore për të mirën e PD-së. Kryesore është që ato i shërbejnë opozitës shumë më tepër se alibia e përkohshme e Bashës.
*Lapsi.al
Rijve apo Rinjve!?
Vetem nje lufte e forte e Bojaxhiut brenda PD, e rinovon PD.
Kasta e Bashes, Berishes, Topallit, jane te krimbura ne krime dhe para.
Topalli ka Miljona Dollare nga trusti Ilaceve.
Dikush me pras në bythë
Dikush me car në gojë
PD ka veç një zgjidhje
Më mos të ekzistojë!
Që foshnjë lindi e vdekur
E s’mund të lindë prap
Me Lulet e shpellat
Nuk bën më as për skrap!
♤ ♢ ♤
Rithemelim i PD, largimi i gjithe kastes se vjeter te kompromentuar me Berishen dhe me korrupsionin.Ata qe jane me ndergjegje te paster dhe qe e duan si PD ashtu dhe SDhqiperine tashti kane rastin ta tregojne se jane demokratet te vertete. Koha nuk pret. Zera si Zhozi, edhe pse ne dukje parimore, kane brenda shume hipokrizi.Aj ishte dhe eshte nje nga lideret e kesaj partie dhe duhet ajo te jape e para doreheqjen nga gjithe forumet, sic beri Astrit Patozi dhe ajo jo qe nuk e dnoqi por nuk foli. Topallet, bashat, Imamet, Rulet, Bodet, Paloket etj (lista eshte e gjate), jane tejet te konsumuar politikisht dhe moralisht, prandaj ne mos me hir me pahir ( me rregulla )duhet t’ua lene vendin nje gjenerate tjeter jashte klaneve te tyre dhe ne rradhe te pare te Berishes. Bashke me Berishen dhe keta krijohen premisa per shkuljen e berishizmit nga ajo parti si e keqja me e madhe e saj.
Me asnje o Bushat sepse vetem polikane nuk jane ,me asnje o Bushat se na mbyti injoranca dhe ajnia ne te gjithe spektrin politik aty ku beni pjese edhe ju.25 vjete nuk degjova nga goja e nje ( politikani) te flase per shifra konkrete ,mireqenie, shkollim ,zhvillim, rend dhe siguri,por vetem akuza ,sharje,ofendime ,baltosje apo pazare qe keta maskarenj bejne prapa kamerave ne kurizin tone.Ka ikur koha e te berit shou politik perpara kamerave me kostume dhe fustane Armani sepse goda po derdhet.Pas Greqise radhen e kemi ne pavaresisht se shume nuk duan ta kuptojne .Demi ekonomik ,natyror dhe urban qe klasat (politike) te te dyja aneve i kane bere shqiperise gjithe keto vite nje dite do te zbardhet,dhe do te tmerrohemi kur te shikojme se gropa jone financiare do te jete edhe me e madhe se ajo Greke.Prandaj z Bushat ne qofte se e do qofte edhe pak ate vend shkrimi i radhes duhet te jete se si ta zhdukim dhe dergojme para drejtesise kete rrace te ndyre (politikanesh)sepse keshtu nuk vazhdohet me.
Po e la Sali komunisti me ngrejt kokë po , por ajo s’bën hajër po nuk zbriti me këmbë në tokë e të mos dërdëllisi si fashiste aty ku s’ka fashistë përveç Salës dhe Lulit që shan prej zorit.
O Bushat kopili, pas zgjedhjeve te vitit 2009 Rama nuk shpiku nje fabul per te fshehur humbjen sepse e pame te gjithe se si u futen duart ne kutite e votave. Madje e ke pare dhe ti qe ben sikur nuk ke pare gje. Pra krahasimi i Rames ne 2009 me Bashen ne 2015 nuk ka bythe ku te rrije. Ben mire qe kur te marresh persiper te besh nje analize ti permbahesh te gjitha te vertetave jo vetem atyre qe te pelqejne ty, perndryshe nuk je analist po thjesht putane.
shvejk,
Une jam i majte dhe jam dakord e ty, se ne duhet ti permbahemi te vertetave. Eshte fakt qe ne fitoren e vitit 2013 PS-ja mori te njejtat vota sic mori ne vitin 2009. Pra si logjike del se ne vitin 2009 nuk u vodhen vota. Tjeter pune se Edi pranoi koston per bashkimin me LSi dhe fitoi dhe sipas meje beri mire. Kryesorja ishte largimi i Sales qe ishte shkaku i te gjitha te keqijave qe ndodhnin ne Shqiperi.
Pershendetje
Enveri apo Hysni Kapo ?
Ore ti Bushati, akoma nuk ze mënd ti? Ky asht thjesht një rivalitet politik për të qenë në krye. E sa për PD-në, duhet përfundimisht pranuar që ajo parti që ka për ideologji berishizmin dhe për idhtarë tipat si Zhozi, Luli, Muli, Ristani, Paloqja, e plot të tjerë nuk mund të ekzistojë si e tillë. Ajo asht një parti në kolaps e sipër. Sa më shpejt të reformohet pa këta delenxhinj që e diskreditojnë aq më mirë do të jetë për të gjithë. S’e kuptoj pse vazhdon t’ia mbash anën asaj?
Dakort Andi! Por fjalia e fundit rrezon ato qe thua drejte me larte. Opozites reale nuk I sherbejne, por opozites tipbasha I sherbejne. PD I duhet nje lidership krejtesisht I ri, I tip it RAMA, qe te permbys gjitheshka ka ndodhur aty dhe te nise drejtim te RI, ne sherbim the demokracise e Shqiperise, qe po vuan sh nga paudhesite qe I ka bere kjo parti.
Dakord plotesisht me Shvejkun. Ne 2009 eshte bere nami ne manipulimin e kutive te votimit dhe te proces verbaleve qe nuk perputheshin me faktin ne kuti. Shume komisionere socialiste u blene dhe duhet thene pa frike se Partia sociliste i ka fituar ato zgjedhje……edhe ne 2013 po ashtu. Mos harroni 2011, kur pasi kishin perfunduar zgjedhjet dhe kishte dale rezultati online qe nxirrte fitues Edi RAMA-n, doli Sala dhe tha: Prisni, prisni se une kam shenimet e mija. Dhe u be ajo qe u be edhe me bekimin e llereperveshurit ARVIZ-HU.
Reforme – Basha te japi dorheqje, dhe te kandidohet nje person I Ri (edhe nga mosha) kurse keta figurat e djegura ne rast se duan, mund te rrijne permbrenda PD si keshilltar por jo si vendimmarres.
Keshtu mund te fitoje e djathta e Jona – jo e djathta e Topit te rreces, por ne, qe jemi te djathte ne zemer !
Te nderuar demokrate ate qe thote jozefina eshte e drejte ,duhet nje analize e thelle per humbjen por me nje kusht! Pa u bere analiza per humbjen e thelle ne 2013 dhe pa u vene pika mbi i se kush ishin arsyet qe PD-ja humbi . Kur PD kishte pushtetin ,pse ti zonja jozefine nuk bere te njejten gje pas rezultatit ne 2013 ? Apo nuk perballeshe dot me doktorin,keshtu qe lereni lulin te punoj dhe mbeshteteni ate drejt rruges se fitores ne se doni . Bollme me genjeshtra dhe hipokrizi se ju ka dale boja,demokratet sdo jua falin kurre padrejtsite qe ju bete ne kurriz te tyre ,kur ishte puna per nje vend pune ,thoje se e ka PR-ja ose Legaliteti ,Lsi- ja se familjaret e juaj i kishit rregullu me te gjitha te mirat ,dhe Tani ke goje dhe flete shkodra fitoj se jane qytetare jane fisnike dhe nuk fitoj se eshte merita jote . I uroj kryetarit zotit Lulzim Basha suksese ne punen e tij dhe ne organizimin e partis demokratike dhe fitore ne 2017 me rrespekt fieraku.
Z. Analist,
Kendveshtrimi yt eshte i drejte, por analiza në retro se “kesisoj paska arsyetuar xhozi per ato qe ka shprehur” nuk eshte vetem virtuale por dhe, jo e mundur. Qe ajo po ndihmoka Lulin per 2017, eshte nje deduksion paradoksial, qofte dhe i Bushatit. Xhozi, thjeshte ka njoftuar kandidaturen e saj “alternative per 2017” per Kryetarin Berisha (mbase dhe me bekimin e tij) dhe ka te tjera gjera në koke. Ka shume mundesi qe kjo te behet realitet, megjithese ajo eshte alternative e mangut, psh në menyren si artikulon shqip. (?!)
Si perhere Bushati eshte i thelle ne analize.Jozefina eshte nje faktor pozitiv per PD.Ajo eshte treguar me kurajoze se burrat me dhe pa mustaqe.Mjafton te kujtojme derlaraten ne kuvend per te inkriminuarit.Askush nuk e beri me pare deklaraten e saj.As eksperjenca nuk i mungon .po keshtu do thoshja edhe per majlinda bregun ,Mersila doden……Ka ardhur koha qe PD duhet te reflektoje dhe zgjeroje bashkepunimin edhe me te djathte te tjere,disa figura si dashamir shehu dhe shume te tjere qe gezojne reputacion ne popull.Por asnjehere te hape portat per te inkriminuarit.te gjithe duhet te reflektojne ne se duan te ndryshojne shqiperine dhe per ta cuar ate drejt Europes.Varferia dhe zgjedhjet e blera do sjellin shpejt ndryshime.PD duhet ti mbush mendjen popullit qe ka ndryshuar dhe eshte reformuar dhe zgjeruar.
Nje pyetje kisha: a ka burra ne PD, apo vetem Topalli, Bregu, Doda?
Falemnderit
Plaku ! Pleqeria nuk eshte kusht per mençurine . Mqs ju
perdorni argumentat e PD dhe Saliut per numrin e zgjedhesve te 2009 dhe 2013 une u pergjigjem : Pse Saliu nuk i hapi kutite e te shihnim se bashku te verteten e atyre kutive ? Sepse rezultati ishte ku te therret qameti per saliun . Mos loz me sofizma o mik
Mercenari Bushati! Duket qarte qe Berisha i jep pergjigje me Bushatin! Kjo lloj gazetarie dhe gazetare perverse tip Bushati te marre fund! Ishte Sandri e Blendi,pastaj u blene Tosi me shoke dhe tani kane hyre mendjeshkurtet Bushati apo Shkullaku!Poshtersia e medias shqiptare te shitur nuk mbaroka, pa mbaruar Sala!
Beth: Kur me genjen nje here eshte faji jot, kur arrin te me genjesh per here te dyte eshte me siguri faji im. Ti shpreson megjithmend qe PD te genjej kte popull per here te trete ???
o bushat bytha nuk te vjen turpo legen qe flet ato fjal ti kerkon que te vije edhe nji here koha e sali haxhis ti qenke i pa fetyr olegenti don nji peshtym ne surrat
Ka rrezik qe te kerkoje edhe Altin Goxhaj e Strazimiri per ta riformatuar PD-ne! E pastaj e mori lumi fare, prandaj njerez te spikatur si Bojaxhi, ka dhe te tjere mund te beje nje gje te tille. PD duhet riformuar te dali nga bataku i gjithe ketyre pocaqive.
O zoti Bushat!e ke ndyre analizen me krahesimin qe i ben me 2009,por dhe ti e di mire ne analizat qe jane bere pse su hapen kutite sepse saliu i kish vjellur votat.prandaj krahesime pa baza mos bej se hub besushmerine tende dhe behesh qesharak.
Hajde analist,hajde!… More nje fjali te Zhozefines,e tore dhe e tore dhe na cave bythen…
Perfundime qesharake…
Mirepo,hallall e pac honorarin… ?
Opozitë e qeverisë është tërë populli. PD-ja duhet të nxjerrë mësime nga humbja e kësaj radhe, pasi nuk bëri asnjë lloj analize për humbjen e 2013-ës. Berisha duhet të largohet nga PD-ja, tu hapë rrugë të rinjve. Ai tashmë hyri në historinë e Shqipërisë, e kreu misionin e vet, bile e kreu shumë mirë, por duket se vuan nga sindroma e dëshirës për tu bërë faktor vendimtar në politikën e ndjekur deri tani nga opozita. Ai thotë shumë të vërteta për keqqeverisjen e Ramë-Metës, por nuk duhet të jetë i vetmi në foltoren e parlamentit për t’i thënë KM-së të vërtetat e hidhura të qeverisë PS-LSI. PD-ja mund dhe duhet të ringrihet me forcë për të rrëzuar një qeveri që nuk ka qeverisur asnjë ditë së mbari. Ironia e Ramës dhe Metës se opozita ka shkuar në drejtim të paditur është cinike, është keqdashëse, pasi ai nuk do opozitë, pasi ai kërkon të jetë një diktator si në PS ashtu edhe në qeveri. Në rast se Berishës i ka ikur koha, bashkë me të i ka ikur koha edhe Ramës me gjithë Metën që për model kanë Ruçin e PPSH-së. Rama është i pabesueshëm për derisa morri në parlament frrokërinë,, doshërinë dhe -inë inët e tjerë të tipit Ndreu me shokë. Mos vallë Meta është më i mirë se ata?! Do ta besoja Ramën, kur të fuste në burg jo për dritat por ata që kanë qenë dhe ata që janë sot në krye të ekonomisë, financës, doganave, tatimeve etj… Rama të lerë batutat, ironitë, cinizmin që e karakterizon dhe të fillojë të qeverisë në rast se është në gjendje, ndryshe të lerë vendin që ka në pushtet. Ai ka qeveri me dy kokë!!!
Si gjithmone ky pinjoll i gjysh Hysniut,tani per force zakoni tregon nostalgji per byron politike te xhaxhi saliut.
Se pari duhet te falenderoni ustallaret e huaj qe nuk i dhan dore nje shkatruesi historik te shqiperis qe per pak nuk u be vet deklaruar mbret si zogu qe akoma kerkon ta vjedhe shqiprin pas vdekjes.vini mend dhe shiheni situaten me sy hapur,per ndryshe do kaloni dhe 25 vjet te tjera ne rum pall.uroj qe te kini fat dhe tju ndimoj zoti.vuaj kur ju shoh se sa po vuani